Paralelizmi historik eshte ofendimi me i madh qe mund t`i behet inteligjences dhe vetedijes se nje populli sepse nje gje e tille do te thote se nuk ka nxjerre as nje mesim nga historia e tij.Ne vitet e diktatures komuniste ne Shqiperi, nje nga taktikat me te perdorura te pushtetit ishte prezenca konstante e nje armiku imagjinar. Ishte nje taktike gjeniale. Te lejonte te eliminoje cdo kundershtar politik, me burgosje apo pushkatim, si armik te popullit; gjithcka ishte e justifikuar, per te “shpetuar” Atdheun! Gjithashtu, te krijonte mundesine qe ne cdo moment te veshtire te shkepusje vemendjen nga problemet e verteta dhe ta perqendroje te rreziku qe kanosej nga ky armik imagjinar. Edhe sot me kujtohet kur ne moshen 5 vjecare, perfundova me gjysherit e mi ne bunker, ne nje simulim bombardimi te qytetit nga armiku.
Pas 20 viteve armiku i popullit u shfaq perseri (dhe ne budallenjte qe menduam se ia hodhem kur na futen per zhelesh ne NATO!!). Akoma me I eger! Shenjat e para i kish dhene kur disa pushtetare u akuzuan per korrupsion ne ndertimin e rruges se Kombit. Kush guxoi te zinte ne goje nje gje te tille u “pushkatua” mediatikisht nga udheheqja si armik i popullit! Shfaqjen e tij te plote e pame pas vrasjes makaber te protestuesve ne nje demonstrate ne qender te Tiranes. Udheheqja deklaroi se armiqte e popullit ishin shfaqur perseri dhe kishin tentuar pucin ( disa me gure, disa me çadra e disa me duar ne xhepa…). Kesaj radhe pushkatimi kish qene real, atehere dhe armiku duhej te dukej sa me real. Flamuj, dekorime, mitingje per Atdheun, ngujime ne ‘keshtjelle’. Garda vazhdon te jete ne gatishmeri numer nje! Sulme te reja priten. Nderkohe, “bombardimi” mediatik ka filluar duke shkaktuar nje numer te madh viktimash ne Shqiperi, por sidomos ne Kosove, ku s`i njohin mire bunkeret…
I_LIR
| Share |
|



Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.