Nesër do të zhvillohet në Tiranë një demonstratë popullore kundër drejtimit Salist të shtetit dhe pushtetit . Unë për vete do të marr pjesë, do të jem në radhë, do të jem paqësor, me duar në xhepa, nuk do të kem as armë as gurë, do të marshoj në heshtje, do të bisedoj me miqtë e mi, se nuk do të jem vetëm, do të bisedoj me njerëz të panjohur rreth e rrotull, por që na bashkon halli, halli i madh që na ka zënë, halli që quhet Sali, diktator…
Unë nuk jam i vetmi, as i pari, as i fundit, që ngrihem kundër një diktatori, dhe kjo nuk është demonstrata e parë kundër një diktatori, historia botërore është jo vetëm e pasur por edhe e freskët në këtë drejtim.
Unë do jem nesër në protestë sepse dua të jetoj në një vend të lirë, dhe një vend i lirë nuk mund kurrsesi të drejtohet nga një diktator, unë do të jem nesër në protestë, sepse nesër do të jemi shumë, do të ndihem i mbrojtur nga turma, nesër do marr guxim, nesër unë s’do kem frikë, nesër unë do të jem “burrë”.
***
Po Ti, a do bashkohesh me ne? Mos ki frikë, hajde, bashkohu, ngrihu, për të ardhmen tënde, për të ardhmen e femijve të tu (sot mbase nuk ke, por do kesh nesër, dhe e nesërmja vjen shumë shpejt). Të lutem, bëhu i arsyeshëm, hajde me ne, bashkohu me ne, të lutem, të lutem, bashkohu, ngrihu, bërtit, të dëgjohesh dhe ti…
Nëse Ti bashkohesh, ngrihesh, merr parasysh edhe nje gjë tjetër: që vetëm nesër nuk mjafton… Asnjë diktator nuk largohet me një ditë, do të duhen disa ditë, javë e ndoshta muaj. Bashkohu me ne, në ditët, javët, e muajt në vazhdim….bashkohu me ne, kundër diktatorit!
| Share |
|



Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.