Gjeneralmegafoni

Berisha - Narcizi që nuk dëshiron të shihet në pasqyrë

E-mail Print PDF
E çuditshme! Ka kohë që e shoh Berishën, që dëgjoj deklaratat e tij e që mundohem të kuptoj qëllimet dhe synimet e fshehta që e motivojnë. Dhe sa më shumë kohë kalon aq më shumë ngjashmëri vërej mes tij dhe Narcizit – po, po, Narcizit, atij të përrallave dhe miteve. Për t’a argumentuar këtë që thashë më sipër, po parashtroj disa pararelizime.
     Kur Narcizi ishte ende fëmijë, nëna e tij, nimfa (Liri)opë pyeti orakullin e Tiresias mbi të ardhmen e birit të vet. Ajo e pyeti: “a do të ketë jetë të gjatë im bir?” Përgjigjja e orakullit është mbresëlënëse: “po, iu përgjigj ai, aq të gjatë sa nuk do të njohë më as vetveten!” Të gjithë i kemi dëgjuar deklaratat e Berishës mbi shëndetin e tij, e pamë kur notonte si rekordmen, e madje ai vetë tha një herë se në tridhjetë vitet e fundit nuk është plakur fare. Që jeta (politike) e Berishës ka zgjatur më shumë se ç’duhet është e vërtetë, siç është e vërtetë edhe që ai s’po e njeh më vetveten. Por, le të vazhdojmë me historinë.
   
     Narcizi djalosh ishte aq i bukur saqë bëri nimfën Eko të dashurohej marrëzisht pas tij. Por ai nuk e përfilli dashurinë e saj, dhe, e gjora, u venit ngadalë nën peshën e pikëllimit. Në greqisht, “eko” do të thotë “tingull” ose “zë”. Dhe sigurisht, Berisha nuk dëgjon as edhe një zë këshillues. Ai do vetëm që ta dëgjojnë të tjerët, dhe nuk i intereson fare nëse edhe ata kanë diçka për të thënë. Madje ai nuk dëgjon as zërin e arsyes: flet absurditete si çadrat pistolete dhe thikat me helm, duke e berë arsyen të venitet e të dalë në sfond, duke ia lënë vendin mosarsyes.
     E dëshpëruar, Ekoja, u kërkoi perëndive që ta bënin Narcizin që të provonte edhe ai ndjenjën e dëshpërimit që i kishte shkaktuar asaj. Dhe perënditë, e dëgjuan zërin e saj. Një ditë, teksa kalonte pranë një burimi, Narcizi u ul të pinte ujë, por kur pa imazhin e vetvetes kaloi në ekstazë – ra në dashuri me veten.
     Tani, le t’i hapim udhë zhdërvjelltësisë psikanalitike (të mos harrojmë që psikanaliza është ngushtësisht e lidhur me mitet) dhe të orvatemi të ndërtojmë një profil psikologjik të Berishës. Nuk është vendi për të hartuar një profil të plotë, pasi për Berishën mund të shkruhen libra, prandaj këtu do të merremi vetëm me narcizizmin e tij.

     Teksa kalonte pranë burimit të pushtetit, Berisha ishte krejtësisht i pasigurt. Ai nuk kishte pirë ujë kurrë më parë nga ky burim. Por, ndërsa u përkul dhe pa imazhin e vetvetes rrethuar nga ato “ujëra pushteti” ai u dashurua me këtë imazh. Vetëm se, në ndryshim nga Narcizi i mitit, Berisha nuk është dashuruar pas imazhit fizik te vetes, pra pas pasqyrimit të vetvetes, por pas një imazhi të idealizuar të vetes. Ai ka krijuar një profil ideal, dhe çdo veprim që bën, e bën sepse kështu mendon se do bëntë edhe profili ideal që ai ka ndërtuar.
     Në qoftë se shohim me vëmendje fjalimet e tij, gjithmonë na duket sikur ai nuk u drejtohet të tjerëve, por vetvetes. Argumentat e tija duken të pabazuara e të paarsyeshme, e shpeshherë ai jep përgjigjje që nuk kanë asnjë lidhje me pyetjet që i bëhen. Mund të mendohet se kjo është një taktikë dredhuese për të mos iu përgjigjur pyetjes, por jo, ai e jep këtë përgjigjje sepse pikërisht kjo i diktohet nga profili i tij ideal. Dhe kjo ndodh vetëm për shkak të mungesës së pasqyrës.

     Ne e njohim veten duke parë pasqyrimet e veprimeve tona në sytë e të tjerëve, pra duke vështruar reagimet e të tjerëve ndaj veprimeve tona. Dhe nëse bën vaki që të dashurohemi me veten, kjo dashuri është dashuri për paqyrimet e veprimeve tona tek të tjerët. Pra, tjetri nuk përjashtohet kurrsesi. Në rast se Berisha do të ishte në gjendje për ta parë veten e tij në një mënyrë të tillë, ai do fillonte ta njihte atë e të kuptonte më mirë veprimet e veta. Për më tepër, nëse do të dashurohej me pasqyrimin e vetes, ai do mundohej t’i ngjasonte sa më shumë këtij pasqyrimi. Dmth., meqënëse ne e shohim pasqyrimin e vetes tek të tjerët, kritikat e këtyre të fundit na bëjnë të gjykojmë veprimet tona, të mësojmë nëse këto janë të mira apo të këqija, e të përmirësohemi. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Berishës nuk i bën përshtypje mendimi i të tjerëve për të. Ai nuk dëshiron kurrsesi të shihet në pasqyrë. Dhe e kemi parë, në rast se ndokush e kritikon, me fjalë të tjera, nëse ndokush i nxjerr përpara një pasqyrë ku ai mund të shohë veten dhe veprimet e veta, ai e largon menjëherë këtë njeri dhe, kështu, e thyen pasqyrën, të vetmen mundësi për të njohur vetveten.
     Prandaj edhe ato gjëra që neve na trondisin, atij nuk i bëjnë përshtypje fare. Kur zv. Kryeministri u kap me presh në dorë, ai preferoi të fliste për shegët. Dhe kur në 21 janar u vranë katër vetë e u plagosën dhjetra të tjerë, ai preferoi të fliste për Shakirën dhe Lady Gaga-në. Nuk është për t’u habitur, ai nuk shihet në pasqyrën ku shihen të gjithë. Pamja groteske që shohim ne, atij i duket një fushë me lule.

     I dashuruar pas një vetveteje të idealizuar, ai është i gatshëm të thyejë çdo pasqyrë që do t’i shfaqte atij realitetin, që do ta shfaqte ashtu siç e shohin të tjerët. Sali Berisha nuk e di sesi e shohin të tjerët, dhe as nuk dëshiron që ta dijë. Ai nuk e njeh veten, dhe as dëshiron që ta njohë.
     Dhe ja ku u kthyem edhe njëherë tek përgjigjja ogurzezë e orakullit: ai do të ketë një jetë aq të gjatë sa s’do të njohë më as veten e tij.

                                                                                                                                                      Kel Musaj

Share

Shto koment Kerko
min   |2011-02-20 06:29:42
paralelizem i gjetur me pelqen perqasja dhe rrjedha logjike qe ka
perdorur autori
Arjan   |2011-02-21 13:59:03
Edhe vete Saliut do ti pelqente cfare ka shkruar autori ketu se per Saliun
eshte njesoj si ta shash apo ta lavderosh mjafton qe te mereni me te.Saliu eshte
nje i semure psiqik teper i rezikshem qe ne fakt duhet kuruar ne spital.Po sa me
shume te mereni me te aq me i forte behet Saliu sepse edhe ky shkrim eshte nje
ushqim per semundjen e tij,shpesh ja kane bere nje analize te hollesishme
semundjes se tij por askush nuk po gjen nje menyre efikase qe ta beje ate te
kuptoje realitetin,pra me as nje lloj menyre qe eshte perdorur deri tani nuk e
ben Saliun te nderoje mendje edhe per 100 vjet te tjera.Mos u lodhni kot me
mjete paqesore te mereni me Saliun kjo vetem e forcon ate......
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania