Gjeneralmegafoni

Bulevardi dhe Trekëndëshi i Nënshtrimit

E-mail Print PDF

Pas disa ditësh kalendari vjetor rifillon nga e para, dmth pas disa ditësh shënohet fillimi i një viti të ri. Si gjithmonë, atmosfera ndihet ngado shumë ditë përpara. Këtë vit, në fakt ka një specifikë, atmosfera po ndihet jo vetëm nëpër shtepi, dyqane apo tregje siç është zakon të ndodhë, por edhe nëpër rrugët e qytetit të Tiranës dhe kjo si rrallë herë. Ajo, që këtë vit bie më shumë në sy është zbukurimi multimilionësh i "Bulevardit të Dëshmorëve". Besoj se kjo nuk është rastësi, bulevardi më së shumti është zbukuruar, sepse i përket jo vetëm shumëllojshmërisë së dëshmorëve, por edhe shumëllojshmërisë së viktimave.

Ai është bulevardi i dëshmorëve të kombit dhe dëshmorëve të shtetit, dëshmorëve të lirisë dhe atyre të demokracisë, dëshmorëve të qeverive dhe të ministrive, dëshmorëve që shpallen kriminelë dhe kriminelëve që shpallen dëshmorë. Ai është bulevardi i viktimave të 15 Marsit dhe të 21 Janarit, edhe i atyre që vdiqën në Gërdec edhe i atyre që vdiqën në Bulevard, dhe për të mos e harruar se është edhe bulevardi i atyre që vdesin vazhdimisht në Bulqizë. Çuditërisht këtë vit i gjithë bulevardi me gjithë dëshmorët festojnë. Të vdekur e të gjallë së bashku gëzojnë madhështinë e festës nën madhështinë e dritave. Të vdekurit gëzojnë për të gjallët, e të gjallët gëzojnë edhe për të vdekurit edhe për veten.

Sepse bulevardi është pastruar, ska me gurë as drurë, as djegje e as thyerje, as britma as krisma, nuk ka me gjak e as urrejtje. U zhduken te gjitha me një të rënë të dorës.Se është viti i ri e këto gjëra sduhet të kujtohen, këto gjëra duhet të  harrohen përndryshe gjithë viti ecën ters...Se është festë dhe, në raste festash, nuk mbahet mëri por shpresohet për një vit më të mirë. Për festa nxitohet të kapet çdo çast e të gëzohet në maksimum ai, çdo moment sado i shkurtër të jetë s'duhet lënë të shkojë pa gëzuar, prandaj nuk ka kohë për të kujtuar të kaluarën. Fundja ç’rëndësi ka e kaluara kur ne jetojmë më shumë për të ardhmen thonë disa. Për  e ri Shqiptarët magjishëm bien brënda këtij trekendeshi me ekstremitete nënshtruese.

Harrojnë politikanët se cfarë premtimesh i bënë popullit vitin që shkoi dhe harron populli se cfarë premtimesh mori nga politikanët vitin e shkuar. Harron populli të vrarët, harron pozita kushi-në, harron opozita pse-në. Harrohet sa minator vdiqën këtë vit në Bulqizë, harrohet sa Shqiptarë vdiqën në Tiranë, sa vdiqën nëpër aksidente rrugore, sesa u vranë nga vetja e sa u vranë nga tjerët? Për fundvit llogariten thjesht si statistika dhe harrohet se janë njerez. Rezulton një bilanc lufte dhe harrohet se nuk jemi në luftë!

Shpresojnë Shqiptarët: Për nje jetë ata që se kanë e për një jetë më të mirë për ata që e kanë,për një punë për ata që këte vit se patën e për një punë më të mirë për ata që e paten, për pak para për ata që këtë vit nuk kishin e për më shumë para për ata që kishin. Shpresojnë tetra-paraplegjikët ,të vonuarit, të sëmurët mendorë, të paaftët për punë per pak mëshirë  nga përbindëshi social, shpreson nga ana tjetër përbindëshi që këto parazit të zhduken me gjith rrënjë. (Ska faj këto kategori njerëzish nuk bëjn asgjë përveçse ushqehen me trupin e bollshëm shtetëror )

Gëzojnë kriminelët për krimet që nuk u zbardhën këtë vit, luten që të mos hetohen e shpresojnë për krime të tjera.  Gëzojnë hajdutët për parat që vodhën, luten të mos zbulohen e shpresojnë t'i shijojnë. Gëzojnë mashtruesit për mashtrimin që bënë, luten të mos demaskohen dhe shpresojnë që viti tjetër të jetë viti i një mashtrimi më të madh. Gëzojnë gjakpirësit për gjakun e popullit, luten që ai të mos i kuptojë plagët dhe shpresojnë që viti tjetër t'ju sjellë edhe më shumë gjak. Gëzojnë maskarenjtë për masakrat që benë, luten të mos u hiqet maska e shpresojnë se do te ketë masakra të tjera.

Ky trekëndësh me ekstremitete nënshtruese lidhet me kuptimin e bulevardit si ajo hapësira ku ekstremitetet e gjerësisë përfundojnë me institucionet më të rëndësishme të vendit. Po ta fillojme nga sheshi, kemi Bashkinë e Tiranës dhe Përmirësimit Progresiv të Jetës së Shqiptarëve, Ministrinë e Ekonomisë Korrupsionit dhe Errësirës, Ministrinë e Bujqësisë Urisë dhe Helmimit të Konsumatorit,Ministrinë e Mbrojtjes dhe Dhunimit të Qytetarit, Ministrinë e Punëve Private dhe Transportit për në Varreza,Presidencën e Horrave të Bulevardit dhe Kryeministrinë e Vendit dhe e Nënvendit.

Nga sheshi te sheshi,nga Skënderbeu te Nënë Tereza, kaq është shteti. Ai shtet,i cili gjatë gjithë vitit i bën të gjitha të këqijat e mundshme popullit dhe në natën e fundit të vitit, nën zbukurimet madhështore të dritave,me fishekzjarret miliona lekësh, me muzikën dehëse për shpirtrat e varfër,ashtu siç manipulohet nje zemër çupëline, i propozon popullit për vazhdimin e një marrëdhënie të re dhune,vuajtjesh dhe nënshtrimesh. Ata bien dakord t'ja falin gjithçka njëri-tjetrit dhe të vazhdojnë po ashtu siç kanë kaluar deri më sot. Shteti dhunon, populli harron të kujtojë;shteti vret,populli shpreson se mund të ndalojë; shteti feston, populli nuk nguron të gëzojë.

Format moderne shtetërore të përdorura për nënshtrim, përgjithësisht të njohura, janë manipulimi i të dhënave, fshehja e problematikave, përgënjeshtrimi dhe gënjeshtrimi i statistikave, mënjanimi i çështjeve përmes krijimit të ngjarjeve dhe problemeve artificiale etj. Nqs të gjitha këto dështojnë hyjnë në lojë disa menyra më burrërore të nënshtrimit siç është dhuna me të gjitha kuptimet që mund të ketë: frika në forma nga më të larmishmet dhe ushtrimi i terrorit masiv,për hir të së vërtetës rrallëherë i zbatueshëm.

Bulevardi (Shteti), pasi i ezauron të gjitha rrugët dhe format që sjellin nënshtrim, si për një ëmbëlsirë ne fund të darkës, përdor edhe kopjen e fundit të fytyrës, e cila përpiqet të fshehë shëmtinë e një monstre të vjetër për këtë vit të ri. Fytyra e re, fryma e re, dhunë e re,vjedhje e re, mashtrim i ri,  manipulim i ri, krime të reja, të gjitha për këtë vit të ri. Kjo është ajo që ndodh, gjithçka e vjetër rinohet vetëm me një "re", "ri", "reja". Prandaj mënyrat e shtypjes priten që të jenë edhe ato të reja dhe kjo pashmangshmërisht ndihmohet më shumë kur shteti padashur bashkëpunon me ekstremitetet e harrimit të së kaluarës, shpresës së të ardhmes dhe gëzimit të së tashmes.

Alban Pira

 

 

Share

Shto koment Kerko
Rezi  - Bravo   |2011-12-28 09:27:38
Nje analize shume interesante dhe realiste
klani nates  - po me sheshin c'pate   |2011-12-28 11:56:17
me vjen keq qe bulevardin edhe pse eshte ndricuar shume si asnjehere me pare,
gjate 11 vjecarit te rames, ti e identifikon si bulevardi i gjakut dhe i
protestes. ne rradhe te pare deshiroj te kujtoj se meqenese ky eshte bulevardi
kryesor i tiranes dhe ne perberje te tij ka edhe institucionet shteterore, eshte
normale qe te gjitha protestat aty do te perqendrohen. aty do derdhet gjak, aty
do hidhen gure, aty do rrihen dhe do arrestohen njerez, aty do hidhet gaz
lotsjelles, etj. ne keto momente sheshi po gezon nje natyre tjeter, po gezon
vitin e ri te cilin askush nuk mund te parashikoje se c'pritet te na sjelle. une
do te thoja se ka tema me interesante per t'u marre se sa sheshi. sheshi
gjithmone fushe beteje dhe arene festimesh do jete.
klika e mengjesit   |2011-12-29 03:07:58
me pak fjale ti thua "te shkuara te harruara". me kete mendje ke per te
patur nje 21 janar tjeter dhe kesaj here mund te jesh ti viktime. ca do mendosh
sikur te te thone "te shkuara te harruara"? personalisht ndjej vetem
perbuzje per njerez si puna jote qe jetet e njerezve i barazon me ca makiazhe qe
me shume veshtiresi maskojne realitetin ku jetojme.
Klani Nates   |2011-12-29 04:38:54
Me vjen shume keq qe e kuptuar ne kete menyre por do deshiroja ti hapje syte dhe
te shikoje me tej. Cfare po ben ti per jeten e ketyre njerezve dhe per cdo
fatkeqesi qe ka zene familjaret e minatoreve apo kedo tjeter. Asgje, thjesht del
dhe perkrah autorin e shkrimit te mesiperm i cili edhe ne kete dite festash na
imponon ta shikojme Tiranen te zeze. Me dukesh si tip kryengrites, te cilit nuk
i pelqen menyra aktuale e drejtimit te shtetit dhe cdo gje qe lidhet me te. Nje
pyetje kam per ty, do vazhdosh te jesh kaq kryengrites ne rast se do vije ne
pushtet nje parti tjeter, PS per shembull, dhe korrupsioni do ishte ne po keto
nivele, me miniera qe gllaberojne jete njerezish, me ministra te zhytur ne lloj
lloj pazaresh, etj., etj. Jo, se edhe ti e ke nje kah politik, ku te lidhen
interesat per nje vend pune apo per ndonje perfitim tjeter. Ku do mbyllesh syte
dhe veshet dhe do gjesh njemije arsye per te justifikuar forcen politike ne
pushtet per te cilen ti je sakrifikuar.
klika e mengjesit   |2011-12-29 05:19:02
ti duhet te jesh ne nje moshe relativisht te re po e ke mendjen perfundimisht te
mykur. i shikon gjerat sic ta ka mesuar partia e djeshme dhe ajo e sotme, me
interesa dhe me prapaskena. nese do lumturi gaz dhe hare shko ha qofte te
kioskat afer ministrise se brendshme.
Klani Nates   |2011-12-29 06:30:36
Tani ke fol sic ta ka enda. Bravo, pergezime!
Ping pong   |2011-12-29 09:07:41
Mos e beni kaq personal debatin, sepse dilni jashte temes dhe aq me keq jashte
realitetit. Gjerat jane me te thjeshta se kaq. Cdo qeveri qe vret, cdo autokrat
qe shtyp, duhet ndeshkuar, nga ligji dhe nga vota e popullit. Drejtesia vonon
por nuk harron. Ndersa persa i perket ndeshkimit me vote, ne rast se vota vidhet
dhe manipulohet rezultatet jane ato qe po shohim ne Tunizi Egjipt e gjetke...
Duke i uruar nje fund te ngjashem cdo totalitaristi nuk do doja ti uroja te
njejtin fat edhe popujve qe kane patur fatin te kene nje totalitarist ne krye.
Por revolta eshte e pashmangshme... Dhe fundi si i Ghadafit gjithashtu
M.M   |2011-12-30 17:43:44
kam pershtypjen se ai shesh cdo dite eshte pasqyre e historise...por ne keto
dite festash me zbukurimet e ekzagjeruara historia eshte me e dhimbshme. A e
keni ven re sa barkengopur,te kapardisur, me hunden nga qielli u shkein duart
lypsve qe shtrijne pellembet per nje monedhe 10 lekshe??? Ne nje shesh kaq te
"kapardisur" ne bote ne vend te lypsave shef artista qe luajne
muzike...( kjo qeveri e shpreh stonimin ne cdo detaj dhe eshte per tu ardhur
keq....)
Anonim   |2012-01-07 16:48:43
ai qe vjen eshte gjithmone me i keq se ai qe iken
Anonim   |2012-01-07 16:53:02
Nqs vazhdojme te mendojme qe drejtesia vonon por nuk harron e sigurt eshte qe
ska per te patur drejtesi ndonjehere. Duhet te kuptojme qe drejtesia nuk eshte
destinacion ku duam te arrijme, por eshte nje proces dhe eshte nje veprim
konkret qe duhet ndermarre.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania