Gjeneralmegafoni

Demokracia si një çrregullim seksual

E-mail Print PDF

Çdo teori, sido që të jetë, filozofike a morale, psikopatologjike a sociologjike, fsheh brenda vetes një qëllim politik. Një rast të tillë përbën edhe psikanaliza: Freud-i, seksi, politika... ç’mund të kenë të përbashkët këto? Asgjë... Shumë, faktikisht! Ndonjëherë nuk jemi në gjëndje t’i shohim gjërat që kemi para syve. Njëlloj si ai fëmija një apo dy vjeçar, të cilit në qoftë se i tregojmë një makinë apo një kukull dhe pastaj ja zhdukim nga fusha e tij vizuale (se si, nuk është e vështirë të merret me mend), beson se objekti në fjalë është zhdukur.
    Na duhet të kthehemi pak mbrapa në histori (edhe pse kjo mund të duket disi kontradiktore), dhe të shkojmë në Gjermaninë e pas Luftës së Parë Botërore. Aty, një fallxhor seksual me emrin Max Weber, arriti të lexonte me përpikmëri pulsionet seksuale të Gjermanëve dhe të parashikonte shumë kohë më parë ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Se si ia doli mbanë këtë nuk jam në gjendje ta them. Por kjo nuk ka rëndësi.

      Pak kohë pas ardhjes së Hitlerit në pushtet, një hebre i quajtur Zigmund Freud, nisi të organizonte një sulm të hatashëm teorik mbi regjimin nazist dhe regjimet totalitare në përgjithësi. Si? Le të zbresim pak më poshtë. Sigurisht, jo me shumë vrull sepse rrëzikojmë të pengohemi dhe të thyejmë qafën.
     Për ta përmbledhur me pak fjalë teorinë psikanalitike (edhe pse ajo është e njohur për të gjithë) mund të themi se ne kemi impulse, ndjenja dhe dëshira që, pa qenë ne të ndërgjegjshëm, motivojnë veprimet tona... Për shumë asrye, midis të cilave më e rëndësishmja është frika se mos humbim miratimin e prindërve dhe miqve tanë, ne i shtypim këto impulse... Megjithatë, fakti që kjo shtypje kryhet jashtë dijes sonë nuk do të thotë se ato janë fshirë. Në të vërtetë, ato vazhdojnë të ekzistojnë me një forcë të atillë, sa manifestohen në forma të ndryshme, por pa na lënë të kuptojmë se kanë depërtuar përmes një porte sekondare... kur ato rishfaqen dhe zbulojnë praninë e tyre, janë falsifikuar e maskuar aq shumë, saqë mendimi ynë i ndërgjegjshëm s`arrin t`i njohë për çka janë realisht... shkurt dhe shqip: shtypja Atërore i ngjesh thellë në të pandërgjeshmen pulsionet tona seksuale.
     Roli i Atit është qëndror në psikanalizën e Freud-it. Madje këtu gjendet edhe shkaku se pse ne kërkojmë një Zot, dhe pse e adhurojmë atë. Duke patur parasysh kompleksin e Edipit, dëshirën tonë për të vrarë Atin në mënyrë që të fitojmë dashurinë e nënës, sipas Zigmundit, ne e vrasim Atin në të pandërgjegjshmen tonë. Kështu, ne ndihemi në faj për këtë vrasje “të pandërgjegjshme”, dhe pikërisht me ndjenjën e fajit ne shpirt ne i projektojmë pulsionet tona seksuale tek një qenie e mbinatyrshme tek e cila shohim Atin tonë.
     Ja ku dolëm edhe tek politika. Në të njëjtën mënyrë, gjermanët e zhgënjyer i projektuan impulset e tyre seksuale tek një At dhe ishin të gatshëm të kryenin marrëzira për të. Këtë parashikoi Weber-i: ai nuk foli për Hitlerin, por ai e kuptoi fare qartë se Gjermanët e asaj kohe kishin nevojë për një udhëheqës totalitar, për një njeri gjysëm-zot. Shkaktari i regjimit nazist nuk ishte Hitleri, pasi edhe nëse ky nuk do të kish lindur vendin e tij do ta kishte zënë dikush tjetër. Ishte populli Gjerman ai që kishte nevojë për një udhëheqës të tillë.
     Nuk mund të mohohet që Freud-i sulmin kryesor e bëri ndaj Atit. Siç shprehet Michel Foucault, “në qoftë se më parë ishte marrëdhënia e mjekut me prindin që kontrollonin seksualitetin e fëmijës, me ardhjen e psikanalizës raporti i fëmijës me mjekun do të trondiste seksualitetin  e vetë të rriturve”.
     Ky është qëllimi politik i Zigmund Freud-it. Duke sulmuar Atin, duke u përpjekur të shkatërronte struktuart e pushtetit me ndihmën e të cilave Ati shtypte dhe sundonte mbi fëmijen, Freud-i synonte të shkatërronte strukturat e pandërgjegjshme që ndërtuan dhe mbajtën gjallë një regjim totalitar në Gjermani. Psikanaliza është një sulm i hapur ndaj Nazizmit. Ati i Freud-it është as me shumë e as më pak por Hitleri. Duke kërkuar çlirimin nga shtypja e pulsioneve seksuale, duke kërkuar haptazi një liri seksuale, Freud-i, me mjaft dinakëri, kërkoi një liri politike të mirëfilltë, kërkoi shkatërrimin e regjimit totalitar.
     Nuk kemi thënë akoma as edhe një fjalë për demokracinë. Tek titulli e kemi identifikuar demokracinë si një sëmundje seksuale. Duhet argumentuar diçka e tillë.
     Në bazë të teorisë psikanalitike, një lider politik është një mishërim i pulsioneve tona seksuale; domethënë ne projektojmë tek ai dëshirat e shtypura seksuale. Duket sikur sipas psikanalizës i vetmi regjim i legjitimuar është një regjim totalitar, mbasi dëshirat e shtypura seksuale projektohen tek Ati.
     Duke ndjekur këtë logjike mund të shihet qartë se këto pulsione mund të projektohen tek një individ i vetëm, dhe jo tek 140 të tillë. Në këtë mënyrë, demokracia paraqitet si një sëmundje seksuale, pasi në këtë rast, pulsionet e ndrydhura projektohen tek disa dhe jo tek një individ. Sipas psikanalizës, t’i projektosh dëshirat seksuale në një shumësi individësh, tek një shumësi baballarësh, do të thotë “çrregullim seksual”, pasi ne mund të kemi vetëm një At.
     Kjo mund të duket absurde, por kështu qëndrojnë punët me psikanalizën dhe Freud-in. Duhet të bëjmë një zgjedhje: ose të pranojmë psikanalizën dhe njëkohësisht të pranojmë se jemi seksualisht të sëmurë ose ta hedhim poshtë atë si një teori të vjetëruar,  e cila e kreu më së miri funksionin e saj historik, por që tani nuk bën gjë tjetër veçse na bën të dukemi të sëmurë.

 

                                                                                                                                                       Kel Musaj

Share

Shto koment Kerko
kosht   |2009-11-06 07:47:57
ndonje rrugezgjidhje? analiza shume e mire, po rrugjezgjidhje ne fund? apo
keshtu e ka psikanaliza. analizon po nuk propozon?
genti   |2009-11-06 08:07:07
shume i bukur komenti larte. Nuk e kisha menduar ndonjehere qe psikanaliza
merret vetem me analize dhe nuk jep rrugezgjidhje. Por te ndihmon qe ta gjesh
vete zgjidhjen te pakten...
Ndersa persa i perket artikullit, mund te them
shkurt qe e vleresoj maksimalisht.
km  - ...   |2009-11-06 12:48:57
problemi me psikanalizen nuk qendron ne faktin se ajo nuk jep rrugezgjidhje...
Krejt e kunderta, k.r. Popper shkruante se problemi me psikanalizen qendron ne
faktin se ajo perpiqet te jape rrugezgjidhje per gjithcka
Genti   |2009-11-06 13:06:02
... ose te ndihmon ta gjesh vete rrugezgjidhjen...
Sdq kam pershtypjen qe
artikulli ka komplet nje tjeter teme dhe qe ju me kot fokusoheni tek
psikanaliza. Autori ka perdorur disa nocione te psikanalizes mbase edhe pa patur
njohuri te plota mbi kete te fundit, por ne fakt flet per tjeter gje...
Artikulli flet per totalitalizmin, demokracine dhe nese nje popull e zgjedh
formen e qeverisjes ne nje moment te caktuar te historise se vet apo i qellon
rastesisht te qeveriset nga njera forme ose tjera...
taku   |2009-11-07 03:19:38
Per te spieguar totalitalizmin eshte shume konkret teoria e Le BON, per
fenomenet e turmes ajo e Freud, i cili u mbeshtet tek Le BON kur shkruajti mbi
"psikologjine turmes dhe analiza e UNE".
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania