Gjeneralmegafoni

Dikush hesht, dikush flet...

E-mail Print PDF
...Por askush nuk e bën në momentin e duhur. Dikush flet për thika me helm, për çadra me plumba dhe për të gjithë arsenalin e filmave me spiunë që lumturojnë vetëm djemtë e vegjël por që trishtojnë të gjithë ata që presin nga Qeveria të merret me problemet thelbësorë te vendit. Dikush tjetër gjen strehën e vet në fjalimet as mish as peshk. Ndoshta sepse mendon se kështu do të imitojë fjalimet e dinjitarëve të perëndimit dhe rrjedhimisht një gjë e tillë e bën detyrimisht perëndimor ose sepse nuk do të lëndojë atë që deri dje e kishte si baba në Parti.

Ky person deri dje heshtte, nuk fliste, ose bënte mish-mashe fjalimesh pa kokë e pa këmbë, sikur të ishte President i Fixhit dhe jo i Shqipërisë. Ka pastaj nga ata që ngrejnë universitete që kanë si lajtmotiv të tyre përgatitjen e mendjeve të reja të mbrujtura me idetë e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut dhe të shtetit të të drejtës. Shumë cuditërisht, këta të fundit mbrojnë Gardën e Republikës, mbrojnë komisionin hetimor te kukullave të radhës dhe sulmet që ajo po u bën njerëzve të shtypit dhe të opozitës si dhe ndaj bizneseve: operatorët celularë janë të dënuar të jenë me Qeverinë dhe të pranojnë kërkesat e këtij Komisioni kukull. Sepse nuk kanë sesi të mbrojnë të drejtën e tyre. Kush do e marrë përsipër në fund të fundit? Kryeministri strehon persona të kërkuar nga organet e hetimit, i bën karshillëk Kryeprokurores, dënon ish birin e tij aktualisht President si pucist dhe kryqëzon atë pjesë të shtypit që i ka nxjerrë dhe do të vazhdojë t i nxjerrë të palarat dhe të gjitha këto nën hundën e drejtësisë, më të kapur se kurrë, më të heshtur se kurrë.

Kjo mbrojtje që i bëhet kësaj politike shkatërruese për vendin është e shëmtuar dhe sa më shumë të theksohet, aq më shumë merr pamjet e një regjimi fashist, ku në krye qëndron një person që është vet drejtësi, vet president, vet ekzekutiv dhe vet ligjvënës dhe poshtë tij qëndrojnë butaforë që nuk kanë më asnjë skrupull për ta mbrojtur atë. Ata nuk kuptojnë momentin historik. Ata rreshtohen ethshëm në krah të Qeverisë në një moment kur Qeveria dhe krahët e saj të armatosur në Parlament dhe në Gardë po sulmojnë cdo gjë që ka hije institucionale ose ligjore në Shqipëri. Dhe përse në fund të fundit? Për hir të një bllokburri që bënte pazare dhe që për të cilin nuk po veprohet nga drejtësia në pritje të një mesie amerikan që do të vërtetojë atë që të gjithë e panë me sy...

Ata bëjnë një gabim historik sepse nuk po mbrojnë një Qeverisje legjitime, por një Qeverisje kërcënuese ndaj lirisë. Unë jam i bindur se atë pozitë e mbajnë për shkak interesash të ngushta ose për shkak të një koherence intelektuale që tashmë duhet ta lënë mënjanë. Nëse kanë qënë të rreshtuar djathtas, ata do të mbeten djathtas edhe sikur të kritikojnë Qeverinë, sepse kjo Qeveri nuk ka asgjë djathtas. Kjo Qeveri ka cdo gjë që e klasifikon atë si autoritare, gati fashiste ose ushtarake: ndryshe duartrokitjet e Gardës së Republikës drejtuar Kryeministrit ndërkohë që kanë si drejtues Presidentin, unitetin e kombit, janë simptomat e një Qeverisjeje në bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë, për mos ta klasifikuar si juntë... Edhe sikur qëndrimet e këtyre opinionistëve drejtues universitetesh të ishin të justifikuara, si kundër opozitës ashtu dhe pro Qeverisë, tashmë ato nuk qëndrojnë më. Cdo minutë heshtje është në dëm të demokracisë, cdo minutë e harxhuar duke justifikuar këtë Qeveri është gjithashtu në dëm të demokracisë. Ka ardhur koha që ato që thuhen dhe predikohen të realizohen dhe nga drejtuesit e universiteteve opinionistë: vetëm kështu mund të shkojmë në Evropë, përndryshe do të mbetemi me hijet lindore të të kaluarës...
                                                                                                                                                                    Stavri

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania