Gjeneralmegafoni

Dua t’ju pyes!

E-mail Print PDF
Unë jam njeri, unë jam shqiptar, unë jam konfuz, jashtë mase konfuz, nuk po di më nga të rrotullohem, nuk po di të kuptoj, çfarë është e mirë, çfarë është e keqe, çfarë është edhe e mirë edhe e keqe. Unë jam konfuz.
Ju, populli shqiptar, ju e keni fajin që unë jam konfuz. Unë dua t’ju rreshtoj të gjithëve, të më kaloni përpara, një nga një, dhe t’ju pyes. Unë kam shumë pyetje për ju.
Së pari do ju pyes për 21 janarin. Do të të them ty o Qamil për shembull: çfarë është 21 janari?  Dhe do të pres përgjigjen dhe nëse më përgjigjesh që 21 janari është dita e protestës ku u vranë Ziveri, Hekurani, Faiku dhe Aleksi do të të bëj një pyetje tjetër: a ke protestuar ti o Qamil për këtë ngjarje? E nëse ti më përgjigjesh po, unë kam edhe një pyetje tjetër: po përse nuk proteston më? Apo e ke harruar 21 janarin?  Përse e ke harruar? Në fakt, kam shumë pyetje për 21 janarin, më intereson të di se si mendoni ju populli shqiptar rreth kësaj ngjarjeje.
Unë dua të pyes Qamilin, Haxhiun, Amarildon, Anxhelinën, … dua ti pyes të gjithë për 21 janarin. E kjo ishte pyetja e parë, vetëm pyetja e parë.
Unë jam konfuz, dhe dua të kthjellohem, prandaj kam shumë pyetje për ju o popull. Do ju pyes edhe për Gërdecin, do ju pyes edhe për Diverolin, do ju pyes edhe për Mediun, dhe do të shënoj në bllok përgjigjet tuaja. Dua rezultate absolute, një për një, se nuk besoj as institute statistikash, as Gallupër, as analistë, as parti e as shoqata, nuk besoj as mikun tim më të mirë, sepse tashmë unë jam i sëmurë, jam konfuz. Dhe fajin e keni Ju!

Do ju pyes për demokracinë, do ju pyes për votën e lirë, do ju pyes për transparencën, do ju pyes për korrupsionin, do ju pyes për 97-ën, do ju pyes për 22 marsin, për 20 shkurtin, për 8 dhjetorin, për 8 nëntorin, për 2 korrikun, do ju pyes për Enverin, për Hitlerin, për Edin dhe për Saliun.
Do ju pyes si jetoni? Me se jetoni? Sa fitoni? Si i fitoni? Ku i shpenzoni? A i paguani dritat, ujin, taksat? A vidhni? A jepni ryshfete? A pranoni ryshfete? A keni shkollë? Sa diploma keni?  Ku i keni marrë? Përse ju duhen kaq shumë diploma? A shisni diploma? Po leje ndërtimi?
Do ju pyes për kë votoni? Sa herë votoni? Do ju pyes për kë do të votoni më 8 maj? Për kë votuat në 29 qershor? Përse do votoni për…? Do ju pyes përse nuk doni të votoni? Do ju pyes nëse keni kartë identiteti? Falsë apo të vërtetë? Apo i keni të dyja llojet? Atëherë sa karta falsë keni? Do ju pyes për emrin? Sa emra keni?

Do ju pyes për Greqinë, për Amerikën, për Evropën, për Libinë, Singaporin dhe Vorio-Epirin. Do ju pyes çfarë jeni nëse nuk ndiheni shqiptarë? A jeni grekë, apo jo? Po përse jeni grekë? Përse doni të bëheni grekë?
Do ju pyes për gjykatat, për ambasadorët, për prokurorët, për spitalet, shkollat, kopshtet, lulishtet, gradaçelat dhe për tapinë e shtëpisë. A keni një tapi shtëpie? Si e keni marrë? Po përse nuk keni një tapi shtëpie? Sa jeni të gatshëm të paguani që të keni një tapi shtëpie?
Do ju pyes për fëmijët tuaj? Do ju pyes nëse e dini se çfarë është e ardhmja? Do ju pyes se si e përfytyroni ju të ardhmen? Dhe në fund fare do ju pyes nëse i doni apo jo fëmijët tuaj? A jeni gati të sakrifikoni për ta?
Pas kësaj lodhjeje të skajshme, me aq aritmetikë që di, do i mbledh përgjigjet tuaja, një për një, dhe të paktën do të jem i qetë dhe i qartë, sepse do të di të vërtetën, dhe më pas në dreq të venë të gjitha, edhe çmenduria ime.
                                                                                                                                                                 Marka X

Share

Shto koment Kerko
123Ger   |2011-03-29 08:26:44
Nuk po tentoj te kthej pergjigje sepse ketyre pyetjeve do u marresh pergjigje
diten kur Saliu bashke me 40 hajdutet qe i rrine ne krah te zhduket njerher e
pergjithmon nga faqja e dheut...
Franko   |2011-03-30 09:14:25
sa hidhur qe te ben te ndihesh...
ingrid shehu   |2011-03-30 10:50:43

pergjigja eshte e thjeshte per mua mjafton te ndergjegjesohemi,te kemi gjak
dhe jo leng spinaqi dhe ti tregojme botes qe jemi dhe ne njerez e jo turme qe
na terheqin per hunde ca xhahiler si barbari Sali me lakenjte e tij
edvin adhami  - bravo   |2011-03-30 17:29:34
ku e paske pas gjithe kete duf karshi sistemit .veshtire se behet ky vend duhet
dicka nje levizje e re qe ti luftoje sistemin dy partiak Ps -pd perdryshe do
kemi dhe nja 20 vite te tjera te veshtira flm
ina  - Trishtim...   |2011-04-03 07:19:02
Une nuk ndihem thjesh konfuze por dhe e trishte...Jam e trishte per kaq pak
alternativa qe na ofron politika jone... Jam e trishte se me duhet te zgjedh
midis nje njeriu qe me duket sikur punon animator(fytyra, gjestet pikepamjet e
Sali Berishes, tek ai duken qarte) Dhe nje njeriu tjeter qe mendoj se po
integrohet si duhet ne politiken shqipetare(te mbaje per vete te gjitha
postet)Me vjen Trishte qe nuk kam nje alternative te trete... Sikur dhe nje...
Genti   |2011-04-03 08:22:29
Ke shume te drejte Ina... Verej edhe une nje fenomen. Shume Shqiptare te mire,
njerez me vlera, po pershtaten, po korruptohen e po perqafojne antivlerat.
Fatkeqesisht keto antivlera sit kane nje nofke dhe per keta njerez sot thuhet qe
"PO SHQIPTARIZOHEN". Edhe kush kthehet nga jashte me vizion e plot me
shpresa per ta ndryshuar kete vend, shume shpejt lodhet, apatizohet,
korruptohet... me pak fjale SHQIPTARIZOHET. Po prape se prape nje shprese e
vogel qendron, pikerisht ajo qe vdes e fundit. Per momentin kemi ne dore veç
voten (nese vlen ende edhe kjo)
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania