Gjeneralmegafoni

Edhe njehere mbi sistemin zgjedhor

E-mail Print PDF

Edhe njehere mbi sistemin zgjedhor, duke shpresuar qe te jete me e qarte.

Sic dihet, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor sanksionojnë një sistem të ri elektoral. Deputetët e Kuvendit të ardhshëm do të zgjidhen me sistemin proprocional zonal, ku për cdo zonë ka një listë shumëemërore kandidatësh që paraqitet nga cdo parti që do të futet në garë...

 


Shqipëria do të ndahet në 12 zona zgjedhore, ku në secilën prej tyre do të ketë një numër kandidatësh që do të marrin mandatin e deputetit në bazë të votave që do të marrin partitë në secilën zonë. Për shembull, në zonën zgjedhore Tiranë (që përfshin dhe Kavajën) do të ketë 32 mandate që do të shpërndahen, ndërsa në zonën zgjedhore Gjirokastër do të ketë 5 mandate e kështu me radhë për të 12 zonat zgjedhore. Kriteri për përcaktimin e mandateve për cdo zonë është ai i numrit të popullsisë që duhet të jetë relativisht i ngjashëm për cdo zonë. Ndërsa për sa i përket kriterit të përcaktimit të zonës zgjedhore merret parasysh kompaktësia dhe vazhdimësia e territorit që do të përbëjnë zonën.

Kodi i ri Zgjedhor ka parashikuar pragje të reja nën të cilat partitë nuk kanë të drejtë që të garojnë për të përfituar mandate. Kështu, nëse një parti nuk ka marrë më shumë së 3% të votave të vlefshme në një zonë zgjedhore, kjp parti do të skualifikohet në fazën e shpërndarjes së mandateve. Ndërsa, për koalicionet, pragu do të jetë 5% i votave të vlefshme në një zonë zgjedhore. Sic u tha, pragjet do të bazohen në votat e vlefshme jo në rang Republike, por në rang zone zgjedhore.

Lidhur me shpërndarjen e votave, sistemi proporcional rajonal i parashikuar nga Kodi do të bëhet në dy etapa. Etapa e parë do të jetë shpërndarja e votave në një zonë zgjedhore midis koalicioneve, partive që garojnë vetëm dhe të pavarurve (nëse ka kandidatë të tillë). Më pas, pasi të bëhet shpërndarja e mandateve për secilën nga subjektet ose grup subjektesh, do të kalohet në shpërndarjen e mandateve brenda koalicioneve. Më poshtë, do sqarojmë një gjë të tillë me anë të shembujve.

Marrim zonën zgjedhore Tiranë, ku do të shpërndahen 32 deputetë. Supozojmë se 237,700 vota të vlefshme. Ndarja e votave bëhet në mënyrë të tillë:

Koalicioni “Bashkimi për ndryshim” (PS) 111,000 vota

Koalicioni “Aleanca për ndryshim”  (PD)  107,000 vota

Koalicioni “Aleanca socialiste për integrim” (LSI) 19,700 vota

(Për efekt thjeshtësimi, janë lënë mënjanë partitë e tjera të bashkuara  në koalicion dhe partitë që garojnë vetëm. Shifrat që janë dhënë në këtë shembull bazohen në rezultatet e vitit 2007 dhe mbi përqindjet që u akordohen partive nga sondazhet që janë bërë këto kohët e fundit).

Numri i votave në nivel zone zgjedhor të secilit koalicion pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore, që për rastin e Tiranës do të jetë 32. Do të kemi:

 

 

Koalicioni PS

Koalicioni PD

Koalicioni LSI

1.     111,000

2.     55,500

3.     37,000

4.     27,750

5.     22,200

6.     18,500

7.     15,857

8.     13,875

9.     12,333.33

10. 11,100

11. 10,090

12. 9,250

13. 8,538

14. 7,928

15. 7,400

16. 6,937

17.

18.

32. …

 

 

1.     107,000

2.     53,500

3.     35,666.66

4.     26,750

5.     21,400

6.     17,833.33

7.     15,285.71

8.     13,375

9.     11,888.88

10.  10,700

11.  9,727.27

12.  8,916.66

13.  8,231

14.  7,642

15.  7,133.33

16.  6687

17.

18.

32. …

1.    19,700

2.    9,850

3.    6,566.66

4.    4,925

5.   

6.   

7.   

32. …

 

Rezultati me mbetje, pra nëse herësi që përftohet është me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. E njëjta logjikë për rezultatet e tjera me mbetje dhjetore.

Rezultatet e përftuara në këtë tabelë renditen nga herësi më i madh në herësin më të vogël, pa bërë dallimin se kujt partie i përkasin. Do të kemi (shih herësat e nënvizuar):

Koalicioni i PS-së – 15 mandate

Koalicioni i PD-së – 15 mandate

Koalicioni i LSI-së – 2 mandate

 

Në këtë koment, do të bëhet llogaritja e dytë, pra shpërndarja e votave brenda koalicioneve. Këtu, numri i votave të vlefshme për secilën parti të koalicioni do të pjesëtohet me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm duke filluar me numrin 1 dhe duke mbaruar me dyfishin e numrit të mandateve që shpërndahen në zonë. Kështu, nëse marrim koalicionin e PS-së, supozojmë se ai është i përbërë nga këto parti që kanë numrin e votave të vlefshme vijuese:

PS – 104,450

G99 – 4000

PSD – 1250

PDS – 1300

Nëse ndiqet i njëjti arsyetim si më lart, por duke pjesëtuar me numra tek votat që kanë marrë këto parti, do të arrijmë në përfundimin që PS merr 14 mandate, G99 1 mandat dhe dy partitë e tjera asnjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

PS

G99

PDS

PSD

1.    104,450

2.    34,816

3.    20,890

4.    14,921

5.    11,650

6.    9,495

7.    8,034

8.    6,963

9.    6,144

10. 5,497

11. 4,973

12. 4,541

13. 4,178

14.   3,868

15.  

1.    4,000

2.    1333.3

3.   

1.  1800

2. 

1.    1300

2.   

 

E njëjta logjikë do të ndiqet për PD dhe për LSI.

Ky sistem do të zbatohet në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në bazë të Kodit të ri Zgjedhor të hyrë në fuqi. Është mëse e qartë se në mos matematicienë të mirë, nevojiten njerëz të pajisur me durim dhe qetësi për të kryer etapat e mësipërme të llogaritjes së shpërndarjes së mandateve. Është e qartë se ndarja midis dy koalicioneve të mëdha do të jetë shumë e ngushtë dhe në këtë aspekt roli i koalicionit të tretë do të jetë mbase dhe vendimtar.

 

 

Share

Shto koment Kerko
Ita   |2009-06-29 16:43:43
Hapi 1)
Hapi 2)
Hapi 3) loading............

Hapi 4) ;)


Nice job dhe vertet shpjegim i qarte.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania