Gjeneralmegafoni

Gallata me Parkun e Liqenit

E-mail Print PDF

Hapet rruga për betonizimin e Liqenit. Ky mund të ishte një titull i mundshëm për lajmin që dhanë gazetat në lidhje me procedurat për dhënien e statutit "Park Natyror Rajonal", Liqenit Artificial të Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë mblodhi grupet e interesit për të diskutuar se çfarë do të bëhet me Liqenin-Kënetë të Tiranës. Njoftimet në fakt, menjëherë pasi dhanë këtë lajm, duhet të merreshin me shqyrtimin e këtyre personave të pranishëm në takim dhe që përfaqësojnë “grupet e interesit”. Togfjalësh që po e humb sex-appeal-in pasi i shumëpërdorur dhe që fatkeqësisht fsheh nga pas njerëz që ndoshta nuk kanë asnjë interes që aty të ketë liqen, faunë dhe florë...


Në rreshtat më poshtë do të na duhet të merremi pak me dy tre teknikalitete ligjore që në fakt nuk duan ndonjë mund të madh për t'u zbuluar, mjafton të shfletohet legjislacioni i duhur. Në Shqipëri ekziston një Ligj që quhet “Për zonat e mbrojtura”. Këtu klasifikohen zonat e mbrojtura dhe niveli i mbrojtjes. Kështu në Ligj parashikohen si objekt të tij parqet natyore, momunentet natyrore, rezervuaret natyrore të menaxhuara në të cilin bën pjesë dhe parku natyror rajonal. Nëse Liqenit të Tiranës do t’i jepet ky status, atëherë ai do të mbrohet nga Ligji për zonat e mbrojtura.

Do të mbrohet në kuptimin më sipërfaqësor të fjalës. Në fakt, po t’i hedhim një sy pak më të thelluar ligjit do të shikojmë se efektet e dhënies së këtij statusi mund të jenë relativisht larg cilësimit mbrojtje. Statusi i parkut natyror rajonal është një status që sanksionon mbrojtjen e hapësirës së cilësuar por pa lënë mënjanë dhe menaxhimin e saj. Interpetimi i fjalës menaxhim në zhargonin shqiptar, shumë fatkeqësisht dhe në atë ligjor, nuk nënkupton mirëmbajtje dhe investim në mirëmbajtje por edhe ndërtim dhe investim në ndërtim. Kështu, ligji thotë se veprimtaritë si prerja e drurëve, përdorimi i kimikateve, nxjerrja e mineraleve dhe mbi të gjitha ndërtime të çdo lloji mund të kryhen pasi subjektet kërkuese pajisen me leje ndërtimi. Për të qënë më të saktë, këtë dispozitë e gjejmë në nenin 9 të Ligjit, kombinuar me nenin 5, pika 2.

Nëse për rezervat strikte natyrore aktivitetet e përmendura më lart ndalohen kategorikisht, për rezervat e menaxhuara (në fakt, parqet natyrore rajonalë) këto aktivitete lejohen nëse lëshohet një leje mjedisore. Pa e zgjatur shumë në këtë pikë, duhet të themi dy fjalë në lidhje me lejet mjedisore. Një leje e tillë nuk është garanci për mbrojtjen totale të mjedisit, por është garanci se mjedisi nuk do të preket substancialisht nga veprimtaritë ekonomike të njeriut. Kështu, një subjekt që shfrytëzon një minierë duhet të marrë një leje mjedisore, për arsye se aktiviteti i ti në thelb është anti-mjedisor, por ama ai duhet të kufizojë pasojat e dëmshme maksimalisht në mjedis duke respektuar kufijtë që përcakton leja mjedisore. E njëjta logjikë dhe për një subjekt që pret pyje ose për një subjet që ndërton një TEC ose një fabrikë. Me pak fjalë, një leje mjedisore jepet kur aktiviteti ekonomik njerëzor është primar nëse respektohet mjedisi dhe pasojat mbi të nuk janë përtej niveleve të lejuara.

Tani, që të rikthehemi të Liqeni ynë. Në pamje të parë, duket sikur dhënia e statusit park natyror rajonal e shpëton atë Liqen nga fundi tragjik që po duket gjithmonë më i pashmangshëm. Kënetizimi i tij është pasoja më pak e rëndë duke patur parasysh se tani po kthehet në një vatër infeksionesh të shumta pasi aty po derdhen lloj lloj produktesh nga kompanitë e ndërtimit që kanë ngërthyer atë copë territor gati për ta gllabëruar. Dhe pikërisht janë këto biznese ndërtimi që mendojmë se përbënin shumicën e grupit të interesit në takimin me Edmond Panaritin, Nënkryetar i Bashkisë, si dhe Drejtor i strukturës mjegullnajë të Mbrojtjes së Konsumatorëve në Bashki, që me këtë veprim tregon se vetëm konsumatorët nuk është duke i mbrojtur, por tinëz po u shkatërron të vetmin mjedis tërësisht të gjelbër që ka Tirana. Pasi dihet se në kushtet e Shqipërisë, lejet mjedisore mund të japësh si të duash dhe sa të duash dhe, duke lexuar përmbajtjen el igjit, një gjë e tillë, pra ndërtimi edhe i komplekseve banimi do të lejohen në atë zonë me anë të një leje mjedisore, mjeti që duhet të kufizojë një veprimtari ekonomike por që në fakt, legjitimon të pariparueshmen. E keqja në këtë rast qëndron në dy nivele: në cinizmin e atyre që na shërbejnë dhe në legjislacionin e dobët në shërbim të këtij cinizmi. Duhet të ngrihemi dhe të flasim fort kundër kësaj farse të radhës që po na servirin.

Nuk duam të bëhemi kritikë kot. Dhënia e një statusi Liqenit Artificial është në vetvete një hap cilësor përpara. Aktualisht ai territor nuk ka asnjë status. Është më mirë të ketë një mbrojtje ligjore sesa të kënetëzohet më thellë nëpërmjet mungesës minimale ligjore mbrojtëse. Por nuk duhet të mohojmë realitetin. Nëse miratohet dhënia e Statusit të Parkut Rajonal, asgjë nuk ndalon ndërtimin nga pikëpamja ligjore. Në këtë rast, sërish grupet ambjentale dhe vet njerëzit duhet te bëjnë një betejë të ngjashme me betejën e importit të plehrave (a nuk është ky import i ligjëruar me anë të një ligji?). Por edhe në rastin se ky Status nuk miratohet, rreziku mbetet ende i hapur për shfarosjen përfundimtare të Liqenit dhe Parkut që e rrethon. Në të dyja rastet, grupet e interesit dhe vet banorët e Tiranës duhet të tregojnë vigjilencë ndaj projekteve të dyshimta në lidhje me të.

Stavri

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania