Gjeneralmegafoni

Greva që çorri një tufë me maska

E-mail Print PDF

Shumëkush shpreh shqetësim në lidhje me grevën e opozitës. Një nga shqetësimet, që nga pikëpamja e stabilitetit shoqëror mund të qëndrojë, stabilitet që e ka burimin në formimin e një shoqërie të re borgjeze që shqetësohet për fatin e saj individual më shumë sesa atë të popullit, është dhe ai i përsëritjes së grevës si taktikë nga pala që sot është në pushtet për të kërkuar realizimin e kërkesave të saj në të ardhmen. Dhe rrjedhimisht një situatë e tillë do të krijonte pështjellim në një klasë njerëzish që më shumë se standartet kërkojnë rehatinë, stabilitetin dhe dhunën e organizuar të shtetit për të vënë gjithçka në rregull. Mund të qëndronte një shqetësim i tillë nëse me pak vëmendje historike do të kujtojmë protestat e parreshtura të Kryeministrit aktual, dhuna verbale që ai përdorte, sabotimet, provokimet, kryengritjet e armatosura, grushtet e shtetit…

Natyrisht që ne nuk duam që këto të përsëriten në Shqipëri. Periudha kaotike në të cilën ato u zhvilluan i përket një kohe tjetër. Megjithatë, vija ndarëse për të legjitimuar një protestë dhe jo një tjetër është shumë e ngushtë. Në një shtet si i yni ku partishmëria është më e fortë se ndjenja e përkatësisë në një shtet të së drejtës gjithkush ka bindjen e thellë se protesta e tij është më e mirë, më sublime dhe më e legjitimuar se e tjetrit. Në këtë aspekt, të bëhemi gati se sapo të kemi ndërrim të pushtetit do të kemi balukekrehurit e qeverisë në rresht për një para një çadre blu për të prerë çdo lidhje midis stomakut të tyre dhe ushqimeve dhe për të kërkuar ndonjë të drejtë që qeveria do jua mohojë në mënyrë të padrejtë.
Por nuk i themi këto për të minimizuar rëndësinë e grevës dhe të protestës në përgjithësi. Përkundrazi, protesta mbetet në këtë vendin tonë një armë e pashfrytëzuar mirë me anë të të cilës mund të dëgjohen seriozisht kërkesat e grupeve që reklamojnë të drejtat e tyre me anë të këtij mjeti. Dhe kjo për arsye se në Shqipëri nuk mund të sigurohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat minimale që ka gatitur Kushtetuta dhe ligjet për individin për shkak të mentaliteteve të vjetra që ende sundojnë, për shkak të korrupsionit, për shkak të dëshirës atavike për pushtet të njerëzve si Kryeministri ynë. Rrjedhimisht, të vënë para një situate që nuk siguron mbrojtjen kushtetuese të individëve, e drejta do të kërkohet me protestë. Kjo nuk duhet të vihet më në diskutim sot në Shqipëri. Por, nëse protestat berishiane kishin nje pamje klanore, protesta e ditëve te sotme edhe pse tërësisht e legjitimuar nuk i ndahej dot idesë se në disa aspekte ajo dukej e sforcuar dhe e ndrydhur. E sforcuar sepse u desh një katalizator i fuqishëm si greva e urisë për të ndërgjegjësuar njerëzit të dilnin të denonconin fillesën e çdo nëpërkëmbje të të drejtave të tyre. E ndrydhur sepse fjalimet përshkallëzoheshin duke i dhënë shpesh herë tone apokaliptike dhe kur vinte momenti i shpërthimit, u kujtohej turmës nga ligjëruesit  se ajo duhet të përmbahej për të treguar se “ne i respektojmë institucionet”… Por nuk mund të qe ndryshe. Ne jemi në fillesat e ndërgjegjësimit qytetar dhe protesta, e pavarur nga çdo parti politike, nuk ka hyrë ende në kulturën tone qytetare.

Ndoshta, që të triumfonte kauza e protestës më shpejtë, do të nevojiteshin disa grupe të pavarura politikisht të cilat do të radikalizonin veprimin politik. Natyrisht, kjo Qeveri shurdhe do të nxirrte daullexhinjtë dhe kërcimtaret e rastit për të nënvizuar qytetarinë e tyre shterpë dhe për të stigmatizuar grupet e revoltës si anti-demokratike dhe staliniste, por pak rëndësi ka. Në këtë kakofoni deklaratash që ata na kanë mësuar, veprimi i organizuar do të binte më shumë në sy në ambjentin e squllët politik shqiptar dhe do të bënte që daullexhinjtë qeveritarë të merrnin trajtat e papagajve besnikë në përsëritjen e alogjizmave qeveritare…


Por më shumë sesa triumfi i kauzës (që mbetet për t’u vërtetuar) dhe triumfi i qytetarisë përballë rreshtimit fashist që shteti bëri në krah të interesave të Kryeministrit, vlen të theksohet se kjo grevë shërbeu për të identifikuar disa sjellje në mesin tonë që tregon se jo vetëm nuk jemi në një demokraci të mirëfilltë evropiane, por po vuajmë ende mendësi të vjetra, të pluhurosura të të kaluarës që kanë refleksin tashmë të njohur të rreshtimit krah pushtetit kur pushteti e kërkon “me mirësjellje” një gjë të tillë. Dhe këto rreshtime jo vetëm nuk janë të shëndetshme por duhet të fusnin intelektualët në mijëra mendime në lidhje me qënien e tyre si të tillë dhe misionin që mund t’i kenë caktuar vetes, nëse e kanë caktuar një të tillë.
Në këtë kuptim, na u duk shumë domethënëse antimitingu i Sali Berishës, që nuk duam ta komentojmë më, pasi vet njerëzit e pranishëm aty e kuptuan për një çast se si njeriu mund të bëhet hije e vetvetes dhe të bjerë në kotësinë e një ekzistence, në të cilën të fusin metodat fashiste që fatkeqësisht i përdor një qeveri kinse demokratike… Na është dukur shumë domethënëse, edhe pse e papritur listimi i intelektualëve, term gjenerik që në Shqipëri nuk do të thotë asgjë, nëpër lista kundër grevës për arsye që një deputete aktore e PD-së i rreshtonte si shumë të rëndësishme, duke filluar nga bllokimi i bulevardit dhe duke përfunduar me bjerrjen e personalitetit të gruas, pasi sipas saj një grua nuk duhet të futet në grevë se ka shëndet më të dobët…  Ishte shumë e turpshme të lexoje nëpër gazeta shkrime intelektualësh (gjithmonë kjo fjala që në Shqipëri nuk do të thotë asgjë…) me arsyetime nga më banalet, nga më çoroditëset që nuk i prisje të formuloheshin nga gojë që deri dje përfaqësonin ajkën e intelektit shqiptar (…) si A. Plasari apo S. Kumbaro por që sot vetëm me një shkrim inkoherent nëpër gazeta aspak koherente kanë treguar se aftësinë e tyre për të bërë kompromise të pështira me ndërgjegjen e tyre. Nga ana tjetër, dihet mjaft qartë që intelektualët e vendit tonë nuk janë shumë të respektuar. Atyre u duhen bizneseve të reja për të ngritur prestigjin, i trajtojnë mirë financiarisht por kurrsesi nuk duhet të thonë fjalën e tyre dhe rrjedhimisht raporti i tyre me të vërtetën nuk është aspak fisnik ashtu sikundër mund të jetë karriera e tyre. Pikërisht sepse çdo fjalë e tepërt e thënë u rrezikon të ardhurat, bizneset që i punësojnë, sepse qeveria me anë të gëringave, rohm-ëve dhe gëbelsave të saj të vegjël reagon pa paralajmëruar… Megjithatë, për të qënë në krah të intelektualëve paksa të frikësuar, duhet të themi se opozita, për shkak të veprimeve të saj kur ishte në pushtet nuk i ka krijuar mundësitë intelektualëve që të jetojnë si të pavarur…

Kjo grevë shërbeu gjithashtu për të kuptuar se ç’lloj marrëdhënie mban Evropa, më saktë institucionet e saj, me Shqipërinë. Më shumë se kurrë, na duhet të përsërisim atë që kemi thënë në një artikull të mëparshëm të Gjeneralit se Evropës i rreh meraku te stabiliteti dhe jo te standardet. Evropa e ka shumë të qartë se çfarë zgjedhjesh mund të organizojnë partitë politike shqiptare dhe tashmë i kanë akorduar violinat e tyre në një tonalitet: zgjedhjet më të mira se të fundit po sërish me disa probleme (të cilat presupozohen se do të rregullohen në turin e ardhshëm zgjedhor, ose nëpërmjet disa ndryshimeve surrogate të kodeve zgjedhore si ai i 2005, i sponsorizuar nga të panjohurit e famshëm të OSBE-së…). Dhe zgjedhjet e radhës nuk i shpëtuan këtij rregulli. Evropa është në gjendje të kuptojë kasaphanën që fshehin ato kuti, po nuk do kurrsesi të hapen sinqerisht pasi mbi të do të bjerë faji i rëndë i pranimit në gjirin e saj të një vendi me shumë probleme që nuk kërkon t’i ballafaqojë, por t’i fshehë në një petk zhvillimi vegimtar. Dhe Evroa i bën iso kësaj loje të shpifur. Tashmë, kërkesa e opozitës kokëfortë po e ve Evropën para një dileme të madhe: të heshtë prapa preteksteve të stabilitetit dhe justifikimeve shterpë të qeverisë për respektim vendimesh të gjykatave apo të hapë kutitë duke u ballafaquar dhe ajo me refleksin demokratik që duket se e ka harruar jo vetëm në marrëdheniet me Shqipërinë por dhe brenda marrëdhënieve që e lidhin atë me isntitucionet e saj…

                                                                                                                                                                   Stavri

Share

Shto koment Kerko
Monda  - Kjo greve tregoi shperfytyrimin tone   |2010-05-21 15:58:26
Situata që përcolli kundërshtimi i grevës të kujtonte as më shumë e as
më pak se sa thellë e kemi në gjak helmin e diktaturës. "Merakosja për
stabilitetin" më kujtoi kohën kur na thuhej se duhet të bënim kujdes,
sidomos ne gazetarët që "armiku" të mos informohej për
vështirësitë që kalonte sistemi ynë socialist i "mbushur me
suksese". Apo kur të mbushej koka të thoshe ndonjë gjë për dikë, të
thuhej se me mirë të heshtnim "për hir të unitetit". Intelektualët
e ditëve tona fatkeqësisht nuk i shpëtuan së dje- shmes. Sado që përdorën
fjalë të tjera, thelbi mbeti po ai. Dhe kjo të fut në dëshpërim. Por
ndërkohë e ke fare të qartë pse sundojnë gjatë diktatorët tek ne. Greva
përveçse një shkollë, ishte edhe një test për shoqërinë shqiptare. Ata
që u ngritën kundër, nesër do të përpiqen të mbulohen me jorganin e
aspektit njerëzor. Do ta harrojnë bllokimin e bulevardit. Do të thonë se u
vinte keq edhe për lodhjen e protestuesve. Do të ketë nga ata që do të
thonë se firmën ia kanë hedhur të tjerët. Kështu që shpërfytyrimi ynë
do të vazhdojë bashkë me jehonën e grevës. I vetmi dyshim që unë e kam
pasur që në krye të herës është përdorimi i frymës së Gandit në një
vend si Shqipëria. Në vendin e Gandit, mbushur me kulte besimi, atje ku
njerëzit janë të bindur se Drejtesia Qiellore është e njejtë për të
gjithë, pa perjashtim, sakrificat e Gandit u bënë mesazhe për reflektim.
Kurse qeveritarët tanë të sojit të majekrahit as që ka shanse të
reflektojnë. Për ta bërë një gjë të tillë duhet të kesh kokën mbi
supe. Druaj qe nuk e kane.
Onufri   |2010-05-21 16:55:53
Ndaj te njejtin mendim dhe te njejtin shqetesim me Monden...
Kjo forme
proteste, fatkeqesisht per ne, ishte me perendimore sec duhej. Jo se ne
Shqiptaret nuk jemi perendimore ne shpirt dhe ne aspirata, por sepse ata qe na
drejtojne jane orientalè ne mentalitet dhe veprojne si te tille.
Persa i
perket frymes gandiste edhe une kam disa verejtje. Gandi pati vite te tera kohe
per te arritur qellimin final. Pra edhe menyra e protestes iu pershtat kohes,
vendit dhe qellimit. Duke qene se jetojme ne tjeter vend dhe koha jone nuk pret,
madje kerkon ngut, mendoj qe forma te tjera duheshin studiuar. Asgje nuk ka
mbaruar dhe forma te tjera protestash duhen ushtruar, qe neser.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania