Gjeneralmegafoni

Helmetat që kanë pushtuar vendin nuk i vesh hordhi e huaj!

E-mail Print PDF

Shqipëria është e pushtuar nga një ushtri uniformash jeshile që nuk i vesh dushmani, por një kontigjent militantësh të paskrupullt, të pandërgjegjshëm, të drejtuar nga totalitaristi i fundit. Nuk mund të ishim të sigurtë për këtë, për sa kohë Ramiz Alia, edhe pse larg pushtetit prej 20 vitesh, vazhdonte ti bënte hije tokës, duke mos i dhënë kënaqësi Berishës që të mbante primatin në asgjë tjetër veç notit.
Berisha nuk arrin të jetë i pari në asgjë; nuk ishte komunisti i parë në Shqipëri, nuk u bë demokrati i parë e as presidenti i parë i epokës së re. Ai është i pari mes shqiptarëve vetëm në not. Por duke filluar nga sot, e në të gjitha vitet në vijim, ai do të jetë i fundit (mbase edhe për këtë nuk mban meritë). Berisha është totalitaristi i fundit i Shqipërisë...

Shekulli i XX prodhoi dy luftra botërore dhe luftën e ftohtë. U eksperimentuan forma të reja qeverisjesh dhe u instaluan regjime totalitare, në të dy hemisferat të globit. Këto sisteme u karakterizuan nga pushtete të pakufizuara që jo domosdoshmërisht vareshin nga fuqia e një individi të vetëm. Sistemet totalitare nuk mbarojnë me largimin e diktatorit, apo pas ndarjes së tij nga jeta. Ato janë në gjendje të gjenerojnë totalitaristë të rinj, nga barku i të njëjtit regjim. Përkufizimi më i saktë i totalitarizmit do të ishte: një sistem pushtetesh të pakufizuara në duart e një shpure burokratësht të indoktrinuar, të cilët manovrohen nga produkti më i përkryer i vetë sistemit, diktatori.  
Sistemet totalitare gjatë shekullit të shkuar u bënë  drejtpërdrejtë përgjegjëse për shkeljet flagrante të të drejtave themelore të njeriut, për genocide dhe humbjen e miliona jetësh, tortura çnjerëzore dhe krijimin e kampeve famëkeqe të përqëndrimit...

Sigurisht përjashtim nuk mund të bënte Shqipëria, e cila pati eksperimentin e saj të vogël por me famë botërore për brutalitetin dhe hermetizmin që e karakterizoi. Paçka se me figurë qendrore dhe të vetme për thuajse 40 vjet,  Enver Hoxhën, regjimi shqiptar diti të nxjerrë nga gjiri i tij edhe totalitaristë të vegjël, bij të partisë dhe që i shërbyen më së miri linjës së shënuar. Këta ricikloheshin herë pas here në bazë të kërkesave dhe luftrave brenda llojit. Për të mos u zgjatur shumë, njëri prej tyre mban ende të gjitha fijet e pushtetit në vend...

Me rënien e murit të Berlinit por sidomos me epokën e re të globalizimit, me liberalizimin jo vetëm të tregjeve por edhe të lëvizjes së njerëzve, ideve, dhe komunikimit, shekulli i ri e fshiu një herë e përgjithmonë mundësinë e lindjes së sistemeve të reja totalitariste. Sigurisht që në vende të ndryshme të botës ka ende regjimë të tilla, por ato mbajnë datëlindje të shekullit të shkuar, nuk kanë aftësi ripërtëritëse dhe po shijojnë ditët e fundit të agonisë. Provën më të qartë na e japin lëvizjet popullore që kanë shpërthyer në botën arabe. Ndonjë diktator do të rezistojë akoma edhe në të ardhmen, por pas tyre, është e sigurt që nuk do të ketë më pasues. Po përjetojmë zhdukjen e parikthyeshme të sistemeve totalitare.

Shqipëria bën pjese pikërisht te ky grupim i fundit, i shteteve që kanë ende një totalitarist në krye, mbase pak nostalgjik për regjimin e shkuar, por që nuk do të lerë pinjollë nga pas. Jo sepse nuk do të dëshironte, por epoka dhe zhvillimet e shekullit të ri nuk e bëjnë të mundur. Por derisa totalitaristi i fundit në Shqipëri të largohet prej aty ku është, dhe për hir të pushtetit të tij, do të na duhet të durojmë ende poshtërime të një pas njëshme. Do të dëgjojmë Turqinë të na japë leksione se si shkruhet historia, të cilën nuk paskemi ditur ose dashur ta shkruajmë siç duhet. Do të dëgjojmë Rumaninë të na thotë se këtu 10% e popullsisë i përket minoritetit të saj. Do të shohim se si ambasadori i shtetit fqinj inauguron shkollën serbe mu në mes të Fierit. Greqia do të na e marrë detin e tokën pa iu dridhur syri, e jo vetëm këto por edhe dinjitetin. E mbase shuarja e një fshati të tërë në dyert e Tiranës, nuk do të na mjaftojë për ta ndjerë të nevojshme dhënien fund të kësaj agonie; dhe as ekzekutimi i katër fukarenjve, bij të kësaj toke e të ketij mjerimi, mu përpara derës së pushtetarit të fundit të tipit totalitar, nuk do të na japë kurajon për ta bërë sot e jo nesër ndryshimin...

Ajo çka na ngushëllon të gjithëve është se Berisha do të jetë i fundit i kësaj race. Deri kur do të zgjasë ky fund askush nuk e di. Deri atëhere do të na duhet të durojmë helmetat që kanë pushtuar vendin.

Onufri

 

Share

Shto koment Kerko
Mona   |2011-10-23 09:14:06
Ky i fundit kur e ka fundin, se me sa shikoj do marim fund ne para tijë
viroi   |2011-10-31 11:27:31
te gjithe duhet te kontribuojme ne menyren tone, ashtu sic e thote dhe
artikulli, qe ta largojme sa me shpejt!
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania