Gjeneralmegafoni

JEMI NË UDHËKRYQ!

E-mail Print PDF
Shqipëria nuk qëndron vetëm në udhëkryqet gjeografike dhe ekonomike të Evropës. Shumë shpesh është folur për rëndësinë strategjike të Shqipërisë, për urën e kalimit midis lindjes dhe perëndimit, për rëndësinë strategjike ushtarake, për syrin sovjetik mbi Mesdhe etj… Aq shumë është folur, aq shumë është trumpetuar një gjë e tillë, sa erdhi një kohë kur njerëzit të fryrë nga kjo propagandë vetë-mbrojtëse dhe vetë-shaktërruese njëkohësisht i thanë boll dhe i hodhën në plehra teoritë e komploteve si perëndimore ashtu dhe lindore për Shqipërinë. Dhe qysh nga ky çast, Shqipëria u kthye në një vend periferik i Evropës, ku askush nuk e dinte ku binte në hartë dhe ku të gjithë mendonin se futja në Evropë, atë entitet gjeografik të cilit i përket do të bëhej, qoftë me të shtyra qoftë me reforma.
Dhe bash me këtë ide, vërshuan dhe teoritë e shtetit të së drejtës, e konstitucionalizmit, e Bill of Rights, e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, filloi që në Shqipëri të flitej për respekt të pronës dhe të individit nga të dërguar të urtë dhe të dijeplotë nga perëndimi, u rritën përpjekjet për forcimin e institucioneve sipas modeleve perëndimore, u përhapën dhe teoritë e sigurisë juridike, e forcës së arsyeshme të përdorur nga shteti në raport të drejtë me qëllimin që kishte. Dhe të gjitha këto për të eliminuar abuzivitetin lindor që i bëhej pushtetit, për të krijuar më në fund dhe në Shqipëri një demokraci funksionale, me shpresë se Evropa do të na priste krahëhapur.

Por tani kemi zbuluar se Shqipëria është në udhëkryq dhe politikisht. Jo vetëm sepse ka interesa nga të dyja palët, por ekziston përshtypja se njëra nga palët nuk po tregon vendosmërinë e duhur për t’a marrë Shqipërinë në “patronazhin” e vet. Më shkoqur, nuk ekziston vullneti i Evropës dhe ndoshta i SHBA-ve gjithashtu që Shqipërinë ta fusin në hartën e vendeve me demokraci perëndimore. Nuk e dimë për ç’arsye, ndoshta mbizotërojnë ende dhe sot parimet e vendosura nga Konferenca e Jaltës (që ndau botën në dy zona influence, nën atë të Bashkimit Sovjetik dhe nën atë të SHBA-ve). Dhe kësisoj, Shqipëria duhet të mbetet në një influencë nga lindja, e shoqëruar dhe me pasojat që rrjedhin dhe që kryesorja është ekzistenca e një regjimi hibrid demokratik (si disa vende autoritare afrikane dhe të lindjes së mesme…). Ndoshta sepse, kokat perëndimore mund të fusin ndonjë element antropologjik në analizat e tyre politike dhe të arrijnë në konkluzionin se shqiptarët nuk qeverisen dot ndryshe veçse hibridikisht.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet mefshtësia e përgjithshme e BE-se ndaj ngjarjeve të 21 janarit, të Gërdecit dhe të aferave korruptive që bëjnë mu. Ndryshe nuk ka si shpjegohet konferenca e shtypit tërësisht jashtë çdo logjike demokratike e Ambasadorit amerikan në Tiranë, ku dënon ata që u vranë dhe mbron vrasësit. Si mund të mbrohet ajo ndodhi në 21 janar?! Pyetja shtrohet shumë thjesht dhe duhet të shtrohet nga të gjithë. Nëse ka njerëz që janë ende të pabindur në lidhje me kauzën e atyre që protestuan në 21 janar është mirë të bëjnë pyetjen se si ka mundësi që në 2011, në një vend anëtar të NATO-s që aspiron për BE të vriten njerëz me automatikë për shkak se po protestonin me mjete rrethanore, dhe këtu fus dhe parodinë e turpshme të çadrave pistoletë dhe stilolapsëve TT dhe për shkak të ushtarëve që  ishin ose të trajnuar keq ose në rastin më të keq të vënë aty kastile për të rënë në thundrën e panikut dhe të gjuanin dhe në mish. Nuk ja vlen të diskutojmë për përgjegjësi edhe pse e kemi të qartë se justifikimi i dekapitimit të komandës drejtuese të Gardës nuk kapërdihet më: nëse ata kanë vepruar jashtë kornizës ligjore ata janë të dyshuar numër një për masakrën që ndodhi. Shteti do të jetojë dhe pa atë zinxhir aktual komandues të Gardës, madje më mirë dhe më me dinjitet. Ndryse nuk ka si shpjegohet heshtja bashkëpunëtore në lajthitjet televizive të Kryeministrit, në dënimet me vdekje, me linçim kundër Opozitës dhe gazetarëve.

Na lind automatikisht dhe një pyetje tjetër shumë e thjeshtë: çfarë mësohet nëpër bankat e shkollës? Për çfarë flitet në fakultetet e Juridikut dhe të Shkencave Politike, partnerët ndërkombëtarë për çfarë lirie e kanë fjalën? Nëse liria konceptohet në të drejtën për të dalë dhe për tu bërë tapë, ja kemi dalë mbanë. Po mua ma kanë mësuar ndryshe: ma kanë mësuar se fjala është e shenjtë dhe nuk mund të vritesh për shkak të saj, nuk mund të dënohesh pa një proces të rregullt, ashtu sikundër drejtësia duhet vënë në vend me anë të njëprocesi të rregullt (shih rastin e turpshëm të Gërdecit), më kanë mësuar se nëse të shkelen të drejtat dhe nëse shkelësi këmbëngul në atë rrugë, më lind e drejtë të ngre krye. Ky realitet që më kanë mësuar nuk puqet kurrkund me realitetin e deklaratave të ndërkombëtarëve. Është për të ardhur keq, për më tepër që për ata që kanë vesh, sy dhe dëshirë për të njohur sadopak politikën amerikane, mund t’ju kujtohet mjaft lehtë skandali i Watergate që nuk ka të krahasuar me vrasjet dhe për të cilin dha dorëheqjen një President amerikan. Koherenca është shumë e rëndësishme, por tashmë populli shqiptar po mëson fatkeqësisht se në fushë të gjeopolitikës, koherenca nuk i shërben askujt. Tashmë, populli po shikon realitetin e vërtetë: ai është një gur ndër shumë gurë të tjerë shahu që duhet të lëvizen në një kohë të caktuar në një katror të caktuar, pavarësisht vullnetit të tij.

Ndoshta shumë veta nuk binden për arsyet e Protestës së 21 janarit. Por ama duhet të binden për mungesën e arsyes së veprimit tiranik të shtetit kundër demonstruesve. Mos harrojmë se janë vrarë katër veta, dhe ende nuk po dalin përgjegjësitë. Prokuroria po e heton dhe shumë faleminderit Ambasadorit amerikan që na rikujton detyrën e saj, po ama duhet të rikujtojë gjithashtu se në Shqipëri nuk ka kafshë që duhet të sundohen nga kafshë, po njerëz me dinjitet që duan të drejtohen denjësisht, pasi Shqipëria nuk është një vend që shkelet dhe pastaj ikën, por një vend ku jetohet!
                                                                                                                                                               Stavri

Share

Shto koment Kerko
JM  - Rruge pa krye!   |2011-02-07 01:13:11
Per mendimin tim nuk jemi ne udhekryq, se po te ishte keshtu duke nje fare
shprese apo optimizmi, mua me duket sikur jemi ne nje udhe pa krye, dhe kjo
eshte tragjedia e vertete.
rasha pali  - E kemi humbur rrugen   |2011-02-08 13:03:12
Kemi 20 vjet qe endemi pa e ditur ku po shkojme se kemi humbur rrugen. Edhe kur
ngrihet nje ze qe perpiqet te na jape zemer, prape nuk ia del, se na mbyti
injoranca, egoizmi, varferia dhe pa dyshim mungesa e drejtesise. Prandaj jemi
katandisur keshtu, sepse nuk kemi shprese dhe mungesa e saj na ka prere
krahet.Ate te premte te zeze kur shteti vriste qytetaret e vet, ca pasanike te
shkolluar ne kohen kur shkolla ishte vertet shkolle, dhe qe tani merren me
ndertime, ishin bere pike e vrer per rremujat sepse "nuk kishin mundur te
kalonin weekend-in sipas programit, me grate apo dashnoret, kjo s'ka rendesi.
Vetem per kete ju qante zemra...
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania