Gjeneralmegafoni

Karakteristika konjukturale e të drejtave të njeriut

E-mail Print PDF

Iku koha e deklaratave të mëdha. Ka ardhur koha e përshtatjeve të vogla. Ato që shpëtojnë njerëzit nga situata e momentit, që i bëjnë të ndiejnë mirë, pa kuptuar se po krijojnë probleme më shqetësuese për të ardhmen. Iku koha e ngjarjeve të mëdha. Ka ardhur koha e meskinërive të vogla që na i shesin për politika të mëdha, talente të pastra ose zgjuarsira të padëgjuara ndonjëherë. Ka ardhur koha e sigurisë, e frikës nga e ardhmja, e përçmimit të tjetrit. Ka ardhur koha e reaksionit të madh kundër atyre parimeve të rrënjosura ndër vite në sajë të luftrave të paepura për dije, për liri, për emancipim.

Të ishte për Shqipërinë, sa u tha më lart ka kohë që ka filluar të zbatohet. U kulmuan me 21 janarin dhe me 8 majin. Dy data që vendosën kthimin prapa të Shqipërisë nga pikëpamja e lirive dhe e të drejtave themelore të njeriut.

U vranë 4 vetë dhe askush nuk po përgjigjet. U vodhën me togën e përdhunës vota dhe prapë askush nuk po thotë gjë. Por kjo situatë e ka zanafillën e vet. Është sakrifikimi i lirive dhe i të drejtave në altarin e shpifur të stabilitetit. Dhe ja ku jemi. Vend stabël, me turizëm stabël, me demokraci aq shumë stabël deri në stanjacion. Por mbi të gjitha me frikën për të ardhmen tonë shoqërore, ekonomike dhe politike.

 

Por kjo, në pikëpamjen e politikës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nuk ka kurfarrë rëndësie pasi jemi një shtet i vogël, pjesë e përjetshme e konjukturave të momentit. Dhe kësisoj, përçudnimi i të drejtave të njeriut është një gjë që ndodh rëndom, jo vetëm këtu por kudo ku më shumë peshojnë rëndësitë gjeostrategjike sesa mirëqënia e popullsive lokale.

Por nëse të drejtat e njeriut harrohen në mes të Londrës, aty ku kanë filluar pikërisht legjendat e të drejtave të njeriut, atëherë jemi përpara një treguesi të frikshëm se të drejtat e njeriut janë jo vetëm në rrezik, por duhet të pyesim veten nëse ato thjesht kanë patur ndonjë funksion historik që sot nuk ekziston më ose është në shuarje e sipër dhe si rrjedhim i kthen ato në parime boshe.

Dënimi me katër vjet heqje lirie për dy të rinj që kishin bërë thirrje për revolta në Facebook, ndërkohë që ato nuk u ndoqën nga faktet kanë shokuar opinionin publik, ose më mirë të themi atë pjesë të opinionit që akoma ndjen diçka për të drejtat e njeriut dhe procesin e rregullt ligjor. Është gjithashtu dhe rasti i një studenti që u dënua me 6 muaj heqje lirie sepse u vërtetua se kishte vjedhur një shishe ujë në supërmarket. Dhe kjo, në bazë të udhëzimeve të gjyqtarëve të cilët kishin autorizuar mënjanimin e procedurave normale vetëm për ata që kishin marrë pjesë në protestat e ditëve të para të gushtit në Londër dhe qytetet e tjera të mëdha të Anglisë. Rregullat e provës, të proçesit të rregullt, të barazisë së armëve, parime të arritura me gjak nga vet anglezët përgjatë historisë së tyre, që përbëjnë dhe thelbin e të drejtave të njeriut, u injoruan vetëm, për të qetësuar publikun e gjerë, i lumtur se jeton në qetësinë e tij të përditshme pa u përpjekur të kuptojë se ç’ngjet me komshiun e tij që nuk ka asnjë mjet të denjë për të përballuar jetën dhe lukset e saj të tepërta të imponuara nga makina propagandistike e tregut të lirë.

Koha kërkon një “shkurtim” të të drejtave të njeriut. E mendonim të vlefshme vetëm për vende as mish as peshk si ky i yni, por jo. Problemi është më i thellë se kaq. Edhe shtetet perëndimore janë duke rikonsideruar liritë e konsoliduara për vite me radhë. Kjo për arsye tërësisht politike të momentit duke treguar mjaft qartë se karakteri i përjetshëm i të drejtave të njeriut ishte thjesht një legjendë. Puna është se sjellje të tilla liberticide do të kopjohen me shpejtësine e dritës nga liderë të vendeve hibride, si për shembull Kryeministri ynë.

Stavri

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania