Gjeneralmegafoni

Keqkuptimet e qëllimshme

E-mail Print PDF

Për shkak të të kaluarës enveriste, populli shqiptar e ka shumë të vështirë të kuptojë rolin e institucioneve dhe të mbrojë para tyre pretendimet e tij nëse këto institucione tejkalojnë kompetencat. Kjo sepse mekanizmat e ankimit kundër shtetit-parti nuk ekzistonin ose mbyteshin që në filizë. Një situatë e tillë rëndohet më shumë kur 20 vjet demokraci nuk kanë arritur as më të voglin mision, atë të sensibilizimit të popullit në lidhje me të drejtat e tyre dhe me kompetencat dhe përgjegjësitë që kanë institucionet.
Kjo për shumë arsye si për shembull padituria e atyre që duhet të edukojnë si dhe naiviteti ose frika që ka mbetur akoma në mendjen e shumë shqiptarëve.

Po marrim disa shembuj keqkuptimi, duke e mbyllur me kulmin e tyre, KQZ-në.

Po të marrim rastin e kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme, Kodi Civil thotë: “Pronësia mbi një pasuri të paluajtshme kalon në çastin e lidhjes së kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. [...] Sendet e paluajtshme dhe faktet që kanë lidhje me gjendjen juridike të tyre regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Regjistrimi bëhet në bazë të një akti publik, të një vendimi gjykate apo të një organi tjetër shtetëror kompetent, si dhe në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.”

Ajo që vlen në këtë rast, është shprehja e vullnetit nëpërmjet kontratës, për shfaqjen e pavesuar të të cilës sigurohet noteri, përballë të cilit kjo kontratë duhet të lidhet detyrimisht. Kjo do të thotë se transkriptimi ose regjistrimi në hipotekë nuk është gjë tjetër veçse një mjet i nevojshëm për t'i dhënë publicitetin kontratës, për të bërë të njohur ekzistencën e saj dhe të pronarit nga të tretët. Transkriptimi ka funksionin e publikimit deklarativ. Po si mund  t ‘ja shpjegosh këtë njerëzve të fiksuar pas regjistrimit si një akt vlefshmërie dhe jo publikimi të një drejte të fituar qysh me lidhjen e kontratës?! Gjithandej dëgjohet vetëm refreni bajat: “e ke me letra, e ke të regjistruar...”. Me pak fjalë e ke të kopsitur mirë në mënyrë që askush mos të ketë pretendime kundër saj? Po kush mund të ketë pretendime përveçse zaptuesi pa të drejtë i pronës?

E njëtja histori vlen dhe për agjencitë ere ja të krijuara këto 4 vitet e fundit, njëra prej të cilave është Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Fatkeqësisht, enverizmi primitiv në konceptimi e institucioneve që populli shqiptar nukpo e flak dot tutje e ngre këtë institucion në një tempull që vendos fatet e bizneseve,q ë vendos se kush biznes do të jetojë dhe kush do të vdesë. Në fakt, puna është shumë më e thjeshtë. Edhe si në shembullin më lart, do të zbulojmë, nëse do të kishim fare pak kohë në dispozicion, se regji strimet në QKR janë thjesht për efekte deklarative, në  mënyrë që palët e treta të kenë në dispozicion të dhënat mbi shoqëritë tregtare. Po për shkak të injorancës në këtë pikë, shumëkush ka abuzuar me këtë gjë, që në fakt do të thotë se ka abuzuar me naivitetin e popullit shqiptar ku institucionet i sheh si shprehje plotfuqishmërisë së atij që ka të drejtë të të fundosë, të të lërë siç je, ose të ngrejë më lart, të gjitha këto abuzivisht.

Dhe këtu arrijmë dhe në rastin më të nxehtë të këtyre ditëve, në atë të KQZ-së. KQZ-ja është organ që në këtë fazë ku jemi thjesht regjistron vullnetin e popullit. Pra ka një funksion të pastër deklarativ të gjendjes së vullnetit të popullit. KQZ-ja nuk mund të përcaktojë fituesin në këtë stad, pasi KQZ luan vetëm rolin e administruesit. Në një fazë të dytë (faza e ankimeve) ajo mund të luajë dhe rolin e gjyqtarit. Nuk ka nevojë për shpjegime të mëdha për të kuptuar se KQZ ka një rol kryesisht administrues dhe jo arbitri për të vendosur në tavolinë se kush do të fitojë zgjedhjet. Kështu siç po vepron KQZ, ajo merr kompetencat e vendimmarrëses në vend të vullnetit të popullit dhe pasi të mbarojë me këtë maskaradë do të veshë robën e gjyqtarit, si organ ankimimi që është. Pra, Ristani do të vendosë dhe Ristani do të vulosë. KQZ nuk duhet të kishte vepruar kështu. Ajo duhet të shpallte rezultatin dhe pastaj të analizonte problematikat si organ që adresohen ankimet. Dhe pas kësaj, të merrte vendim. Natyrisht, sipas Kodit Zgjedhor, vendimet mund të ankimoheshin në shkallën më të lartë që është Kolegji Zgjedhor. Mirëpo, në rastin e Tiranës, kjo procedurë u shkel rëndë: meqënëse KQZ është duke rinumëruar votat jo në kuadër të ankimit por në kuadër të “korrigjimit” të vullnetit të popullit, ajo nuk mund jetë gjyqtare në fazen e ankimit, pasi KQZ, konvertuar në trup gjykues nuk do të ketë asnjë kredibilitet. Me pak fjalë, njëra nga shkallët e ankimit do të ishte e paragjykuar ose ndryshe e pavlerë.

Kjo situatë e moskuptimit me sa duket të qëllimshëm me institucionet tona do të zgjasë për aq sa populli nuk do të ketë kulturën e nevojshme demokratike dhe respektin për vete për të kërkuar atë që shteti, nëpërmjet institucioneve i detyrohet. Kjo do të zgjasë për aq sa shteti dhe politika nuk kanë interes që qytetari të jetë i edukuar me frymën e demokracisë. Dhe kjo kuptohet: me këtë teknikë, ata i mbajnë peng qytetarët, mbajnë peng zgjedhjet, mbaj peng shpresat se në Shqipëri do të sundojë ndonjëherë shteti i të drejtës dhe vota e lirë.
                                                                                                                                                       Stavri

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania