Gjeneralmegafoni

Kombësia 1 euro

E-mail Print PDF
Më kujtohet analiza e para një viti e gjysëm e formuluar nga Agim Isaku në një revistë të njohur brenda kufijve aktualë të Shqipërisë që shprehte keqardhjen për ata që shqetësohen për ndryshimet e kufijve dhe për deklarimet e kombësive. Në fund të fundit, ishte përfundim i tij lapidar, të gjithë do të shkojmë në Evropë dhe do të humbasim, duam apo s’duam ne, pjesë nga sovraniteti… Ndoshta kishte të drejtë. Ndoshta vazhdon të ketë të drejtë. Po nuk e ndaj pikëpamjen e tij. E imja është tërësisht e kundërt dhe këtu nuk kam ndërmend të çmontoj vizionin e tij. Është e kotë. Jo vetëm sepse mendja e tij dhe e shumë intelektualëve që e kuptojnë globalizimin mbrapsht është tashmë e përpunuar në atë drejtim por edhe sepse ekziston një ambjent i dëmshëm korruptiv gjithpërfshirës që vë në peshoren e përfitimit dhe thelbin vet të të qënit shqiptar.

Problemi i kombësisë në Shqipëri, nga pikëpamja praktike ka lindur kur njerëzit e kuptuan se përveç mjeteve të tjera ligjore ose joligjore për t’i shpëtuar skamjes ishte dhe ndërrimi i kombësisë. Ky fenomen duhet parë ngushtë me joshjet që bënte shteti fqinj në lidhje me ata që rezultonin me kombësi greke. Një nga përfitimet në këtë rast ishte dhe pensioni i famshëm i derdhur çdo muaj për ata që rezultin të “homogjenizuar”, pra që arrinin të vërtetonin se kishin prejardhje helene. Sa për anekdotë, fqinji ynë Greqia është një nga shtetet e vetme në botë, të paktën e sigurt që në Evropë po, që përveç lejeve të qëndrimit dhe shtetësisë u jep individëvedhe karta homogjeneiteti.

Megjithatë, që t’i rikthehemi folklorit tonë vetëvrasës, mjeti me anë të të cilit filluan ndërrimet e kombësisë ishin gjykatat. Në saj të një neni të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me vërtetimin gjyqësor të fakteve, shumë persona kërkuan vërtetimin e faktit të të qënit pjesë e minoritetit grek. Gjykatat, pa patur asnjë lloj dokumentacioni në dispozicion përveçse pohimin e vet kërkuesit dhe një dokument qesharak lëshuar nga komuna e lindjes së individit ose prindërve të individit, procedonin në ndërrimin e kombësisë. Ky dokument i komunës vërtetonte se personi ka lindur ose ka origjinën nga filan fshat, që ndodhet në një zonë të njohur si minoritare. Kuptohet se ky dokument ishte abuziv dhe pa asnjë vlerë ligjore. Dhe ky dokument paçavurre së bashku me pohimet e indidivëve arrinin të rrëzonin dokumentin e shkruar nëpër regjistra që flasin për individë me kombësi shqiptare dhe me prindër shqiptarë. Këtu nuk fus ata që kanë një nga prindërit me kombësi tjetër ose rastin ekstrem por ekzistues të atyre pakicave që nuk kanë të shkruar asnjë kombësi, fenomen i ndodhur sidomos menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. E theksoj dhe njëherë është rast shumë i rrallë dhe nuk ka të bëjë me fenomenin e ndërrimit të kombësisë.

Në këtë aspekt, del qartë fakti se gjykatat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, disa politikanë përfaqësues të interesave të huaja më shumë sesa të minoritarëve mbrohen me parimin e lirisë së ndërrimit të kombësive, parim që sipas tyre mbrohet nga Konventat ndërkombëtare. Medemek, edhe pse vendimet e gjykatave janë të paligjshme, ju vazhdoni të procedoni me ndërrimet sepse jua  lejon e drejta ndërkombëtare.
Një pohim i tillë është kryekëput abuziv. Konventa thotë se çdo person që i përket një pakice kombëtare gëzon lirinë për t’u trajtuar apo jo si i tillë. Pra nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lirë, por për përfitime që mund të vijnë në favor të individit për shkak të përkatësisë së tij në një pakicë kombëtare (për shembull shkollimi në gjuhën amë...). Gjithashtu, Konventa thotë se ajo nuk duhet nënkuptuar sikur i jep të drejtën individit që të zgjedhë arbitrarisht përkatësinë e tij në një pakicë kombëtare. Zgjedhja subjektive indidviduale është pandashmërisht e lidhur me kriterin objektiv përkatës të identitetit të personit. Pa dashur të spekullojmë, mund të themi me bindje se kriteri objektiv është shënimi i kombësisë nëpër regjistrat e gjendjes civilë. Pra ndryshimi arbirtrar në bazë të lirisë së zgjedhjes së kombësisë është abuziv, jo ligjor, kundërshton të drejtën ndërkombëtare dhe në analizë të fundit është antishqiptar.

Arsyet e kësaj kryqëzate kuptohen. Madje kuptohet dhe neglizhenca e gjykatave dhe e shtetit ndaj fenomeneve te ndërrimit të kombësisë, pasi nëse Shqipëria do të kishte shtet shqiptarët do të ishin të parët që do e kishin marrë vesh. Por nuk kuptohet përse vazhdohet në rrugën e doktrinës së ndërrimit të lirë të kombësisë ndërkohë që ajo bie në kundërshtim me çdo gjë që ka ligjore në këtë vend! Në fakt nuk kuptohet përse në Shqipëri është bërë traditë që asnjë ligj nuk duhet zbatuar, madhe këtë stil e kanë kuptuar mjaft mirë dhe komshinjtë tanë që kanë gjetur një terren të përshtatshëm për të zbatuar parime që në vendet e tyre as nuk guxojnë t'i mendojnë. Por për aq kohë sa në Shqipëri do të qeveriset me retorikë nacionaliste, të gjithë do të jenë të lumtur: fqinjët, në radhë të parë, sepse kemi të bëjmë vetëm me retorikë dhe shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve gjithashtu, sepse kënaqen vetëm me atë retorikë...
                                                                                                                                                             Stavri

Share

Shto koment Kerko
Anonim   |2011-02-16 10:45:40

Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania