Gjeneralmegafoni

Kozmetika e faktit ose fundi i lajmit

E-mail Print PDF

Ne flasim hapur. Këtu gjërat i themi ashtu siç janë. Në internet, atë që mendon, ke lirinë ta përpunosh dhe ta ndërtosh vetë, pa influencën e gazetarit , politikanit apo akoma më keq Bosit të Lagjes . Këtu informacioni është gratis dhe nëse nuk të pëlqen mjafton një KLIK dhe spostohesh aty ku dëshiron. Jo si në media, qofshin të shkruara apo vizive, ku për të përdorur një eufemizëm; të vjen rëndë nga pafytyrësia, shtirja dhe lëpirja që u behet pushtetarëve. Të ngrejë dorën kujt nuk i është neveritur të paktën një herë bota e informacionit në Shqipëri, ose thjesht fare, me një klik le të largohet nga ky shkrim sepse nuk është dakord, ky është avantazhi i internetit.Dikush mund të thotë që edhe me telekomandën e televizorit mund të bëhet e njejta gjë, por në të vërtetë nuk është aspak ashtu, sepse nga një lajm i shtirur do të kalosh tek një tjetër edhe më i shtirur.

Nga një lëpirje qeveritare do kalosh tek një adhurim ministri. Nga një televizion i kapur prej pushtetit ka shum gjasa të kalosh tek një tjeter që i bindet Taçit. Fatkeqësisht nuk ka asnjë përjashtim nga ky rregull, as kur bëhet fjalë për drama që prekin një pjesë të madhe të popullsisë (përmbytjet, Gërdeci etj), as për çështje madhore ku preket interesi dhe cenohet integriteti kombëtar.

Në rastin e pare të fatkeqësive masive, mediat tregojnë pandjeshmëri dhe përulësi ndaj politikës duke rendur kush të mbrojnë më shumë ministrin e radhës dhe kryeministrin e përhershëm. Ndërsa të tjera media që sulen e shajnë, nuk e bejnë për ndjeshmëri ndaj jetës njerëzore dhe profesionalizëm por sepse ka shume gjasa t’i ketë kapur ndonjë ndërtues i opozitës. Hetimit në gazetari nuk i duket as hija. Deri këtu gjërat duken të tolerueshme pasi ka një barazpeshë midis  atij që mbron të pambrojtshmen dhe atij që shan se i preken interesat. Nje botë e rreme pallavrash por e balancuar. E ndotur por e pranueshme, sikur të mos kishte ndodhur çudia e radhës. Kohët e fundit po shohim sesi televizioni apo grupi mediatik më i njohur për qëndrimin e tij majtas (gjatë të 20 viteve) papritmas me t’u rrahur Bazja nga Taçi, ka bërë kthesë spektakolare si të ishte një garë Rally. Taçi natyrisht është reklamuesi më i fuqishën në këtë grup mediatik dhe ateherë: “ Askush të mos prekë Taçin”… Përfundimi? Të gjitha mediat fryjnë në të njëjtin drejtim, atë që çon përpara anijen e kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.

Le të kalojmë tek çështjet e rëndësishme me interes kombëtar. Mediat tona këtu duhet te ishin të pavarura. Në përgjithësi mediat në këtë pikë janë në llogore, janë të parat që mbrojnë partizançe interesat e kombit. Por jo! Aty ku duhet të bërtasin mediat tona pafytyrësisht heshtin. Dhe shembulli më i turpshëm është ai që ka të bëjë me shitjen e vijës bregdetare nga kryeministri i gjithë shqiptarëve. Mediat shqiptare në tërësinë e tyre reklamojnë kompanitë e fuqishme celulare me kapital grek Vodafone dhe AMC (kërkoj ndjesë, bën përjashtim News-i që reklamon vetëm Taçin). Atëherë ndodh që as Topmedia, as Vizionmedia, e aq më pak mediat e Klanit Berisha, nuk u morën me këtë punë, sepse kjo do të thoshte të humbje hyrjet më të fuqishme financiare nga reklamat e kompanive greke. Por nuk kanë faj. Fukarallëku, maskarallëku – thotë populli. Po e bëjmë këtë përpjekje të dëshpëruar që ta justifikojmë botën e informacionit me këtë shprehje popullore...
 Sikur të mos ishin blogjet dhe Interneti cfarë do të ndodhte vallë? A do të kishte qënë i mundur ai reagim mbarëkombëtar që bëri të mundur shtyrjen e kalimit të ligjit në estradën e vendit që quhet Parlament? Edhe opozita vrapoi të kapte pak elektorat duke e mbështetur shpërthim popullor të nisur në internet, por vetëm 6 muaj më vonë...

Le të kthehemi tek mediat. Le ta mbyllim njëhërë e pergjithmonë me mediat. Le t’i mbyllim ato, në shtëpitë tona, pasi nuk do të donim që mijëra punonjës të këtij sektori të mbeteshin rrugëve. Në fund të fundit nëse gazetat mund të mbijetojnë pavarësisht nga shitjet (sepse ky eshte realiteti), falë financimeve nga të fortët e mëhallës e politikanë, atëhere ato shumë mirë mund të vazhdojnë këtë rrugë edhe pa ne.
Shqipëria moderne ka njohur më shumë përbysje dhe revolucione sesa qetësi dhe emancipim. Më në fund menduam se liria dhe mediat si mburojë e saj do të na e sillnin këtë qetësi. Por në fakt na sollën shumë zhurmë dhe mbarësi me pikatore. Zgjidhja mund të jetë fikja e ekraneve të TV-ve dhe injorimi i gazetave. Nuk e di! Mbase edhe këtë herë ndryshimi duhet të vijë nga populli!
                                                                                                                                                             Onufri

Share

Shto koment Kerko
Beni   |2010-01-18 11:59:37
Do ti kujtoja shkruesit meqenese e ka theksuar qe Balkanweb i ben reklame te
dyja kampanive te ashquajtura greke Amc dhe Vodafon ( mos gaboje eshte e News).
Onufri   |2010-01-18 12:16:32
Per te mos patur keqkuptime. Ne shkrim eshte thene qe Newsi ben perjashtim nga
keto reklama. Por edhe nese ben Balkanwebi, serisht qendron fakti qe mediat ne
shqiperi jane te kondicionuara nga grupe te fuqishme biznesi te lidhura ngushte
me politiken. Keto dy kompani fale pjeses se kolosit qe luajne ne reklamat e
shumices se mediave tona, kane fuqi influencuese deri edhe vendim marrese. Kete
opinion nuk ke per ta gjetur ne asnje media, vizive apo te shkruar dhe kjo
tregon qarte lojen e Lobeingjeve qe behet.
INDRIT DEDEJ  - emigrant i thjeshte   |2010-01-18 17:13:57
Une ju jap plotesisht te drejte por desha t'ju kujtoj vetem diçka qe mendoj ju
e dini fare mire.Bleta e mbledh nektarin e saj ne nje vend shume te lulezuar,por
edhe atje ku ka pak lule,ndaj dhe i madhkuari SAL(per mu)ka mbizoteruar medjat
qe i sheh i varferi dhe i pasuri dhe jo internetin qe per shume nga ne
SHQIPETARET eshte akoma nje e re e pazbuluar,megjithate ju uroj fat ne rrugen e
nisur.Pershendetje.
Franko   |2010-01-19 07:05:19
Deri diku jam dakort, por ama disa paralelizma i shtrini shume lehte. Kur u rrah
mero baze, edhe pse taci ka reklama tek newsi u shkruajt gjate gjithe dites per
kete ngjarje dhe gazetaret e saj firmosen peticionin kunder dhunes. Ne faqe te
pare te balkanwebit ka qene me foto te madhe si lajm dite bashke me linkun e
peticionit, mendoj se eshte media jo lehte e kapshme. Ben gabim kur e quan te
majte, pasi te besh opozite nuk eshte e thene te mbeshtesesh me domosdoshmeri
palen tjeter, ne kete menyre bie pre e fjalimeve fjale boshe te atyre qe sju
shkon per shtat. Mos te harrojme se po kjo media ka qene opozitare e flakte
gjate qeverisjes se majte te fatos nanos.
Agim Zadrima   |2010-01-19 07:19:29
Kemi per te pare si do flitet sot e deri ne mars per deputetet e opozites qe do
futen ne parlament dhe do te harohet permbytja e veriut kjo eshte fuqia
manipuluese e mediave te lidhuna me pushtetin
keperele   |2010-01-19 07:21:39
autori u shpreh gabim kur tha e majte. duhet te thoshte opozitare me pushtetin
dhe me arrogancen e tij. do te ishte me e sakte. dhe them se kjo ka qene
ideja.

nga ana tjeter, shume persona qe jane mesuar te ndiqnin news-in per
lajmet qe denonconin skandalet e qeverise kane vene re disa nuanca ne dhenien e
lajmeve. mbase eshte ndonje "terheqje taktike" e mediave duke pare
tendencen e qeverise per te monopolizuar gjithcka, ose nje "paranoje" e
njerezve, ose nje e vertete qe po e konstatojme me keqardhje.

si ne shume
vende ku qeveria nxjerr dhembet, ajo mbase eshte duke bere nje lufte nervash me
mediat dhe me popullin per te pare se deri ku do te shkoje shpirti i
kundershtimit. kjo nuk eshte e mire, sepse konsumohen energji te demshme per te
mbajtur pushtetin. rrjedhimisht harxhohet kohe dhe djerse per te kundershtuar
tendencat autoritare te qeverise derisa te vije nje dite kur te jete thene
gjithcka dhe kur te kete shume pak vesh per te degjuar.
Onufri   |2010-01-19 08:37:10
Jam shume dakort me cfare sjellin ne vemendje Indriti dhe Agimi.
Ndersa i them
Frankos se nuk eshte problemi i nje Tv pasi artikulli ve ne shenjester te gjithe
boten e informacionit. Por nese ti mendon se lajmi qe Genc Pollo ka vene 100
mije lek ne poste per krizen e ben Balkanwebin(Newsin etj) nje media opozitare,
atehere jam une qe nuk e kam te qarte termin opozite. Megjithate ketu nuk eshte
çeshtja tek nje shembull per te cilin mundet edhe te jem gabuar. Ketu shtrohet
çeshtja e MARRJES FUND TE LAJMIT ne Shqiperi, sepse te tilla lajme si sot kemi
patur edhe gjate dikatures komuniste e cila mesa duket , ajo po qe nuk paska
marre fund akoma.
Beni   |2010-01-20 02:36:01
Bw nuk i ka bere opozite Fatos Nanos gjate qeverisjes, do te isha kurioz te
lexoja ndonje shkrim, po kur ne vend te tije duhet te vinte dikush tjeter qe Bw
e don shume fort, ne qofte se kjo quhet opozite lum si ju qe e mbeshtesni.
Franko   |2010-01-20 07:29:12
Beno, un kam vite qe e lexoj bw-ne, qe ne kohen kur isha ne itali, pasi ishte e
vetmja media shqiptare e mirfillte per kohen qe trasmetonte online. Dhe gjithmon
e kemi konstatuar opoziten qe i ka ber qeverive, te majta apo te djathta qofshin
ato. Kete mund te ta konfirmoj edhe autori i shkrimit.
Onufri, balkanweb eshte
edhe agjenci qe pecjell lajmet, pra do kete edhe informacion te pergjithshem
brenda saj, kjo nuk e ben te kapur.
Onufri   |2010-01-20 10:15:44
Kur ke qene ne Itali ti Franko se nga komentet ketu te njohim?. Une kam te
pakten 7 vjet qe e ndjek BW. Historikisht opozitare ka qene. Tani e shof po aq
opozitare sa edhe TVSH (me ndonje nuance te lehte ne qender kuptohet). Sdq, Beni
dhe Franko e theksoj nuk eshte thelbi i artikullit vetem grupi i BW. Me e rende
akoma me duket indiferenca thuajse 6 mujore e Topit, Vizionit, Klanit etj per
ceshtjen e detit. Por edhe njehere e perseris: keto jane veç shembuj sepse
padobishmeria e mediave ne Shqiperi eshte shume thjeshte e kapshme nga kushdo
Beni   |2010-01-20 14:40:36
Une dhe shoket e mije se kemi konstatuar ndonjehere qe news dhe bw kane qene
opozite, antishqiptare dhe perdorues te lajmeve sensazionale me qellim per
destabiizim dhe keq informim, te pakten mire o keq po u fol, kjo ka qene moto e
tyre.
Opoziten e pushtetit qendrore e paska bere sipas jush po ate te pushtetit
lokal, ne skemi pare dhe degjuar ( 1/3 e popullsise eshte ne kryeqytet). Jam
dakort me shkruesin qe jane te gjitha njelloje dhe asnje nga mediat nuk ka
sjelle progres por vetem fitime personale.
Raimonda Gjencaj  - Gazetare, perkthyese   |2010-01-21 12:48:02
Ka nje perqindje te konsiderueshme shprehja fukarallek - maskarallek ne
qendrimin qe mbajne mediat ndaj lajmit. Ne kete kuptim edhe mund t'i
justifikonim. Por kjo s'ka asnje lidhje p.sh. me faktin qe vdiq nje nga kolloset
e perkthimit ne Shqiperi, Pashko Gjeçi dhe ngjarja u percoll ne heshtje. Ky
eshte fukarallek shpirteror dhe maskarallek njerezor. Nuk ka mundesi qe kemi
rene kaq poshte dhe nuk e kuptojme, ose e kuptojme, por heshtim. Nuk kam asgje
me nderimin ndaj P. Panos, por nuk mund te vleje me shume kemba se mendja. Nuk
besoj se ka njeri normal qe mund ta pranoje kete
stavri   |2010-01-21 16:17:37
rajmonda ke shume te drejte kur permend fukarallekun shpirteror. vecse une nuk
do e ndaja aktivitetin fizik nga ai mendor. sot ne shqiperi gelon nje individ i
kamur pa interes pervec lekut dhe makines, i ngopur nga gjithcka, i gatshem per
mashtrime te cfaredolloji me kusht qe te ruaje mireqenien. dhe nje njeri i tille
nuk e prish terezine se nuk ka fusha ku te luajne femijet (edukimi fizik eshte
po aq i rendesishem sa shpirterori), nuk ka biblioteke te hajrit ku te hape
horizontin dhe te njohe boten dhe rrjedhimisht injorohen kollos te tille qe kane
dhene per kete vend dhe per kete gjuhe.

sot ne shqiperi sundon kjoskezimi
mendor brenda nje kulle te florinjte ku cdo meter i saj katror mban era mjerim.
Franko   |2010-01-22 04:17:33
Onufri, vet e ke then ne disa komente qe ke qene ne itali.
Po flitet shume ne te
pergjithshme.
Nje pyetje kam, ju cfare sugjeroni konkretisht?
Beni   |2010-01-22 05:10:39
Lexo teorine "modeli i propagandes" te Edward S.Herman e Noam Chomsky.
Onufri   |2010-01-22 06:32:18
Per momentin eshte thjeshte per te ardhur keq. Eshte per t'u deshperuar e siç
ndodh shpesh per t'u larguar nga Shqiperia. Por kjo nuk eshte zgjidhje, eshte te
dorezohesh. Me konkretish (do mbaj parasysh edhe keshillene Benit) sugjeroj
Internetin; blogjet, forumet, lexim titujsh dhe seleksionim i te gjithave ne
saje te nje llogjike dhe te nje arsyetimi. Per fat te keq kjo e ngushton shume
rrethin e atyre qe mund te informohen ashtu sic duhet, kur ne fakt informacioni
eshte nje e drejte e te gjitheve pa perjashtim. Por kushtet keto jane, edhe
zgjidhjet te tilla do te jene, per sa kohe as fati (shiko eklipsin ne Australi
dhe miun ne Stadiumin Qemal Stafa) nuk na buzeqesh.
Franko   |2010-01-22 06:36:24
Beno dicka me konkretisht, pa literature... se edhe ata qe shkruajne, kane ber
literature ne shkolle dhe po del qe bejne gabime...
Beni   |2010-01-22 07:43:58
Ishte thjeshte nje keshille, per te kuptuar qe eshte nje rryme mediatike e
manipoluar dhe nuk jemi i vetmi vend preh e kesaj rryme. Ne shkolle te mesojne
si shkruhet por ste tregojne qe ne ne realitet shkrimet e tua manipulohen nga
nje sistem i gatuar nga nje llojshmeri perbersish.
armandS.   |2010-02-15 23:19:00
jam dakord rreth perdorimit te internetit,po dhe ndonje veprimtari ne terren do
ishte goxha me interes,po per kete duhet ... organizim (nuk po zgjatem me tej me
problematiken e organizimit besoj se ndajme te gjithe nje mendje qe ne
shqiptaret se fundmi prej nja njezet vjetesh e kemi te pamundur te organizohemi
per motive qe nuk perbejne perfitim material te menjehershem)

Gjithsesi ky
sistem si cdo tjeter mund te luftohet,permbyset, nderrohet dhe medja ne kete
optike mund te jete edhe nje mundesi per tu shfrytezuar (te luftosh
kundershtarin me armet e tija eshte goxha mire apo jo)ato do te varen gjithnje
nga interesi privat sepse jane private.

e zeme se egzistonte nje organizate tek
programi i te ciles te gjenim ne forme objektivash e planesh pikerisht keto
sugjerime e ide qe japim ketu,me pak fjale gjendeshim plotesisht ne te njejten
linje mendimi dhe veprimi,si mendoni do te ishim pjese aktive e kesaj
organizate?
une mendoj se po,besoj te gjithe ja pra organizimi eshte thelbi
mendoj sepse po te ishin ashtu gjerat sic i pershkrova me lart atehere hapat e
menovnshem mund te shpien ne ndryshime rrenjesore.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania