Gjeneralmegafoni

Kushtetuta ka rënë!

E-mail Print PDF

“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, Vendosim këtë Kushtetutë:”

  

***

Kjo është hyrja e kushtetutës së vendit tonë të dashur. Duke lexuar këtë paragraf të shkurtër, por thelbësor, u trishtova tej mase, mendova që kjo kushtetutë ka rënë, po fatkeqësisht ka rënë, kokë e këmbë.

Le ti marrim gjërat me radhë:

A jam unë krenar për historinë e vendit tim? Kjo varet, po të më pyesësh për ato 25 vjet legjendare të kohës Skënderbeut, po, do të thosha që ndihem shumë krenar, pastaj ka një periudhë shumë të gjatë “black out”, me ca nuanca rezistence tek e tuk, deri tek kontributi i Rilindasve, pastaj prapë errësirë me mungesën e shtet formimit. Më tej, ndihem krenar që në kohën e Zogut, siç më ka treguar gjyshi, një xhandar mbante zap një qytet të tërë (pak a shumë si edhe sot) me forcën e ligjit, me frikën e ligjit, e me kaq më mbaron krenaria për kohën e Zogut, se në atë periudhë të gjithë monarkitë po ktheheshin në republika, ndërsa ne bënim të kundërtën. Po, ndihem krenar për luftën kundër pushtuesit, sikundër trishtohem nga kolaboracionistët dhe aktet e një lufte civile në fund të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë 45 vjet diktaturë komuniste, dhe pastaj 20 vjet demokraci hibride, ku asnjëherë nuk janë zhvilluar zgjedhje të ndershme, shto këtu disa vite tejet të mbrapshtë si ‘97, ‘98, dhe fatkeqësisht dhe ky viti aktual. Nuk ndjej ndonjë krenari të veçantë për dhuratën që ju bë atdheut tim me anëtarësimin në NATO, më tepër më ka mërzitur lëvizja e mundimshme me viza këto 20 vitet e fundit, sikurse krenaria që do kisha (sipas planit fillestar) kur të shkelja pa viza në Itali, që tanimë u hodh sërish në erë nga ngjarja në bulevard, kryesisht ajo brenda gardhit, sepse polici në pikën kufitare do më vështrojë gjatë dhe vëngër dhe sërish me dyshimin fillestar.

Me përgjegjësi për të ardhmen. A ka vepruar populli shqiptar me përgjegjësi? Në të shumtën e herëve, pa hezitim, do thosha jo. P.sh. si mund të kthehej në pushtet, me votën e popullit, njeriu, që në fajin më minimal të tij i ra shteti në vitin 1997. Po pas Gërdecit a mund të thuhet që populli ka vepruar me përgjegjësi për të ardhmen?!

Vlerat universale. Shqipëria është një vend tejet i prapambetur edhe në raport me vlerat universale, duke filluar që nga vota e lirë, e deri tek raportet në shoqëri dhe familje.

Shteti i së drejtës. Deri më sot, mund të gjesh një grusht me njerëz që beson se në Shqipëri ka ekzistuar apo ekziston shteti i së drejtës. Dhe ky grusht që e beson këtë, ka gjasa të jetë ai vetë që e ka dhunuar brutalisht shtetin e së drejtës. Prova e fundit dhe me flagrante është mosdorëzimi i gardistëve në duart e Drejtësisë. Akoma më keq, ata mbahen të strehuar në selinë e Kryeministrisë!

Demokratik e social. Demokracia ka disa shtylla, si vota e lirë, funksionimi i pushteteve me të drejtë dhe në pavarësi nga njeri tjetri, ku këtu spikat sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat, për të cilat sot nuk ekzistojnë prova, fakte, apo grup fakte, që të kenë funksionuar në mënyrë demokratike. Shtet social. Sa njerëz vuajnë për bukën e gojës, ose sa njerëz punojnë për bukën e gojës, sa të tjerë janë bërë milionera (në euro apo dollarë), në kurriz të këtyre njerëzve? Çfarë shërbimi shëndetësor i ofrohet këtij populli? Po arsimi në çfarë gjendje është? Po me pronën dhe kapitalin si është vepruar?

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në vendin tim nëpërkëmben shumë shpesh, dhe lehtësisht.

Po, shyqyr zotit kemi tolerancë fetare, se po të mos kishim edhe atë (që sipas mendimit tim buron më tepër nga mungesa e besimit apo ateizmi i tërësisë së individëve), këtu vendi mund të  kthehej në shoqëri terroriste.

Dinjiteti njerëzor, këtu nëpërkëmbet nga mëngjesi në darkë, njerëzit (kryesisht ata të përfshirë në politikë) shpifjen e kthejnë në institucion, dhe kjo e pasuar edhe nga mosveprimi i sistemit të drejtësisë. Kujtojmë këtu “shpifjet” ose edhe të “vërtetat” e thëna midis grupimeve të klasës politike, por asnjë herë të mohuara ose të vërtetuara nga sistemi i drejtësisë.

Prosperiteti i gjithë kombit. Këtu çereku i popullsisë jeton në emigrim, ndërsa pjesa tjetër, në tërësinë e saj, vetëm në prosperitet nuk mund të thuhet se jeton, madje jeton edhe e përçarë edhe e urryer brenda gjirit të saj.

Nuk po vazhdoj më tej me zbërthimin e frymës së Kushtetutës, se tek e fundit çdo gjë në atë paragraf rrotullohet rreth vlerave universale të shoqërive demokratike.

***

Kushtetuta ka rënë, fryma e kushtetutës ka rënë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e një populli që aspiron demokraci.

Në këto rrethana, në gjykimin tim, ka tri rrugë të mundshme, ose populli shqiptar  së bashku me klasën politike t’i kthehet kësaj kushtetute, ose kjo Kushtetutë duhet bërë nga e para, ose të vazhdojmë në këtë mënyrë në dekadat që do vijnë.

Unë përkrah variantin e parë, ti kthehemi kësaj Kushtetute. Midis klasës politike dhe popullit, zgjedhja dhe zgjidhja kryesore, me përgjegjësi patriotike dhe të vlerave  universale, i takon popullit. Për variantin e dytë, nuk shosh ndonjë aspekt pozitiv, se më bukur se si është shkruar kjo frymë e kushtetutës nuk mund të ketë. Ndërsa varianti i tretë ka për të qenë shkatërrues për Shqipërinë, ky  vend do vazhdojë te vidhet, të pritet, të dhunohet, këtu do mbeten vetëm kulla të larta, shoqëri e betonizuar, male të trishtuar, dhe njeriu i vlerave universale do zhduket një herë e përgjithmonë nga faqja e Shqipërisë.

Kam dëgjuar disa herë Z. Dashamir Shehi, që propozon që duhet themeluar një republikë e re. Po, kjo duhet të jetë zgjidhja më e mirë, duhet edhe  një Kushtetutë e re, në aspektet teknike të saj, se fryma e asaj aktuale është e përkryer në gjendjen aktuale. Duhet një kompromis i madh gjithëpërfshirës, duhet një paqe e madhe, duhen sakrifica të mëdha, duhet një bashkim i madh.

Jani Marka

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania