Gjeneralmegafoni

Letërnjoftimi, mjet identiteti apo pacavurre korruptive

E-mail Print PDF
Këto kohët e fundit opozita ka ngritur zërin kundër “taksës së votës”, term që sipas saj përcakton pagesën që duhet të furnizojë çdo qytetar për t’u pajisur me kartë identiteti (letërnjoftim). I kemi dëgjuar me vëmendje relative thirrjet e opozitës, më tepër për të kuptuar ku qëndronte thelbi i kritikës sesa për të mbajtur një pozicion të caktuar në  lidhje me këtë debat.Mirëpo sa më shumë të mendohet në lidhje me këtë çështje, aq më shumë ngrihen pikëpyetje mbi sistemin e kartave të identitetit të iniciuar nga Qeveria. Nisma për të pajisur popullsinë me karta identitet...

është për t’u përgëzuar dhe njerëzit u turrën që të aplikonin për pajisjen me letërnjofim më shumë të shtyrë nga dëshira për të vënë rregull përfundimisht në një fushë ku sundonte amullia më totale, sesa nga sanksionet qesharake që po vendoste Qeveria. Me këto sanksione ajo synonte që të mbyllej procesi i aplikimit sa më shpejt, duke patur parasysh se askush nuk mund dhe nuk duhet t’i shmangej këtij procesi për arsye shumë të thjeshta për tu kuptuar.

Megjithatë, javët e fundit, ecuria e pajisjes me letërnjoftime ka njohur një bllokim dhe njëkohësisht po shprehen shumë kritika të cilat nuk duhet të na lënë indiferent, pasi ekziston një mundësi jo e vogël që ky proces gjigand të përfundojë si fati i kartave elektorale të qeverisjes socialiste - një vrimë e madhe në ujë. Më tej, duke patur parasysh që skandali më i madh zgjat vetëm tre ditë, mundet që ky i radhës të kalojë me një buzëqeshje të shëmtuar elektorale dhe me premtime për pajisje me karta te tjera më të mira, më të bukura dhe pa lekë...

Mirëpo nuk do të ishte e pëlqyeshme që të ndodhë një gjë e tillë. Nuk duam po mbase është duke ndodhur... Së pari, dhe kryesorja, askush nuk mund të spekulojë me idenë se pa karta identiteti nuk mund të votohet. Një gënjeshtër e tillë është e paskrupullt, pasi e drejta e votës e sanksionuar me Kushtetutë nuk varet nga pajisja me një kartë të tilla. Ka dokumenta të tjera që mund të vërtetojnë identitetin e personit, duke filluar me pasaportën. Ndërsa për shtresat në nevojë, Qeveria duhet të kuptojë se përtej votimit, kartat e identitetit janë të nevojshme për identifikimin e personit dhe se nuk mund të spekullojë me këtë argument duke u vënë lakun në fyt, apo duke kujtuar se “500 lekë shqiptarët i kanë për kafe” (dixit Kryetaren e Parlamentit).

Së dyti, nuk kuptojmë pse pajisja me karta është një shërbim i pagueshëm. A nuk është bërë një tender për këtë gjë? Dihet se mekanizmi i tenderit është bërë me qëllim realizimin e diçkaje nga një subjekt i specializuar, por me lekët dhe sipas kushteve që dikton shteti. Në këtë rast, pse duhet paguar për kartat, apo që të amortizohet harxhimi që ka bërë Shteti dhe pse jo, të nxirret dhe ndonjë fitim? Po a nuk është detyrë e Shtetit që të pajisë qytetarët e vet me mjete identifikimi?

Së treti, po dëgjojmë lart e poshtë se këto karta nuk do zëvendësojnë detyrimin për pajisje me çertifikata personale në rast se një institucion ose ambasadë e kërkon një gjë të tillë. Për këtë fazë transitore dhe mund të ketë një fije kuptimi. Mirëpo nuk bëhet fjalë për periudhë transitore, po përgjithmonë... Atëherë, ku qëndron nevoja për pajisje me një mjet identifikimi që kushton 1,200 lekë? Apo sipas parimit një kilometër një polic, rrjedhimisht lind dhe nevoja të identifikohemi njëherë për çdo kilometër...

Së fundmi, por jo më pak interesantja. Sipas Ligjit “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë” thuhet në nenin 6 se dokumenti i identitetit duhet të përmbajë atësinë dhe mëmësinë, mjete shumë të domosdoshme për të identifikimin e personit. Mirëpo këto të dhëna mungojnë në kartat e reja! Një gjë  e tillë na shtyn të mendojmë në rastin më të mirë se karta e identitetit do të jetë dokumenti plotësues i çertifikatës personale, pra do vazhdojnë radhët në gjendjen civile dhe në rastin më të keq, që këto karta mund shumë shpejt të bëhen të pavlefshme... Mirëpresim buzëqeshjen e radhës...

 

stavri

 

Share

Shto koment Kerko
Aliko   |2009-04-28 05:14:08
ku eshte interesi i kesaj klecke?
olti   |2009-04-28 05:22:55
Interesi eshte se ke nje karte qe nuk permbush kerkesat ligjore. mund te mos
jete klecke, mund te jete nje gabim ne berjen e kartave, po ky gabim i bene ato
te pavlefshme. dhe nuk zevendeson nevojen e pajisjes me certifikate, gje qe u
trumbetua aq shume atehere.
Bruna   |2009-04-28 05:28:35
Kartat e identitetit, nje degezim i ri i rrumpalles ne Shqiperi.....nje shprehje
shume e qarte e mungeses se vullnetit politik qofte dhe per te pervijuar
konturet e nje shteti demokratik....!
Genti   |2009-04-28 10:51:06
Shto ketu edhe cilesine e dobet te leternjoftimeve. Serioziteti me te
cilin
eshte punuar duket qe ne mungesen e disa germave ne stampim, si psh: germa
ç
dhe germa ë . Tiran(ë) ne leternjoftim eshte Tiran(e). Ne disa
karta
identiteti kam hasur gjirokaster me “gj” te vogel etj. Mund te duken
gjera
te vogla, por ne fakt kane nje rendesi te madhe kur behet fjale per nje
dokument
identifikimi.
Lola   |2009-06-05 20:11:15
A eshte e vertete qe nqs ben karten e identitetit duhet te paguash dhe nje lloj
takse rreth 10.000 leke (mua me thane gjelberimi). Nuk e di ne eshte e
vertete.
Une jetoj jashte dhe nuk me duket normale te paguaj dhe takse per te
marre nje karte identiteti kur nuk jetoj aty...thashe ta merrja qe te kishim dhe
ne ketej nje dokument identifikimi po nqs ajo me siper eshte e vertete as me
duhet nje dokument i tille.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania