Gjeneralmegafoni

Lotët e Skënderbeut

E-mail Print PDF

Çdo komb ka simbolet e veta – edhe ne kemi tonat, kemi shqiponjën me dy krerë, kemi përkrenaren e Skënderbeut, dhe kemi gjithashtu edhe Nënë Terezën.
Cili prej tyre na identifikon më së miri? Megjithëse çdokush do përgjigjej sa hap e mbyll sytë për Skënderbeun, na duhet të bëjmë një analizë më të detajuar. Kjo sepse kombi nuk është vetëm një fenomen historik, por, si të thuash, është dhe një dukuri politike. Kështu, është një dukuri politike dhe jo historike, fakti që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, le të profetizojmë pak, gjysma e kombit shqiptar do përbëhet nga grekë etnikë.

Por le t’i lëmë mënjanë nacionalizmat e profetizimet dhe të përqëndrohemi tek çështja: kohët e fundit, pas kthimit me sukses në atdhe të eshtrave të Ismail Qemailt, Ministria e Kulturës dhe e atyre gjerave të tjera që përtoj t’i shkruaj, ka ndërmarrë një tjetër mision jetik për kombin – në Qendër të Tiranës, në vendin ku dikur qëndronte busti vigan i Enver Hoxhës do të vendoset busti i Nënë Terezës. Mrekulli! Zoti, që nga lartësitë e qiellit, me në fund ia hodhi edhe një sy Shqipërisë.

Por, le të bëhemi disi më laikë, dhe të pyesim, a duhet ta zbatojmë këtë vendim të Zotit? Me fjalë të tjera, a duhet që busti i Nënokes të vendoset aty?
Në qoftë se do të vendosej, atëherë ne do të identifikoheshim me një figurë të famshme në mbarë globin, të gjithë të huajt që do të vinin të na vizitonin do ta shihnin se nga mitra e Nënës Shqipëri ka lindur një figurë madhështore.
Por, nga ana tjetër, ai bust në qendër të qendrës do ta eklipsonte tërësisht bustin e Skënderbeut. S’është diçka e re kjo, pasi politikanët tanë seç kanë një mllef të pazakontë më Skënderbeun – siç duket të gjithë duan të konkurojnë më të, të gjithë përpiqen ta zhdukin e pastaj të shndërrohen në Skënderbetë e rinj. Ndërsa me Nënoken puna qëndron ndryshe – e kush nuk do ta donte dashurinë e një virgjëreshe ?!
Faktet janë fakte. Simboli kombëtar më të cilin identifikohemi të gjithë ne, populli, është Skënderbeu, ndërsa simboli më të cilin kërkojnë të identifikohen politikanët është Nënë Tereza. Le të vazhdojmë me faktet.
Jo para shumë kohësh u fol se sipas planit rregullues të Tiranës busti i heroit do të hiqej që aty, dhe këto nuk ishin vetëm thashetheme, te jeni të sigurtë për këtë.

Në Tiranë, me emrin “Skënderbe” kemi një shesh në qendër të Tiranës dhe kemi edhe Akademinë Ushtarake. Ndërsa me emrin e Nënokës kemi një shesh, për nga rëndësia gjeografike i krahasueshëm me atë të Skënderit, kemi Qendrën spitalore më të madhe në vend, kemi Aeroportin, e ndonjë gjë tjetër që s’po më vjen në mendje. Shihet qartë se për nga emërtimet e shesheve dhe institucioneve Skënderbeu nuk guxon të kruhet më Nënë Terezën. Madje ai është në të njëjtin nivel me Qemal Stafën, me emrin e të cilit kemi një rrugë, një shkollë të mesme, dhe stadiumin kombëtar (se pse stadiumi duhet të mbajë emrin e një njeriu pa asnjë lidhje me sportin këtë nuk arrij ta kuptoj!)
Mllefin kundrejt Skënderit, politikanët s’e kanë treguar vetëm në emërtime. Nja ca kohë më parë, kur edhe ne u bëmë me karta identifikuese (për të cilat çutitërisht të gjitha ankohen se në fotografi kanë dalë shumë shëmtuar), politikanët e shprehën qartë synimin e tyre – ata donin që Skënderbeun ta zëvëndësonin me Nënë Terezën. Pas kundërshtimeve të komunitetit mysliman, diçka e tillë nuk u bë. Por ama u arrit diçka tjetër: në kartën e identitetit nuk shfaqet figura e Skënderbeut. Përveç kësaj, fusha, nga e kuqja e flamurit të Skënderit, tanimë mori blunë e tunikës së Nënë Terezës. E njëjta gjë po ndodh edhe me pasaportat e reja biometrike.
Ndoshta, situata u bë gati, domethënë u bë blu, që në të ardhmen aty të zërë vend figura e Nënë Terezës. Ndoshta!
Diçka e tillë të bën të shkulësh leshtë e kokës.
Ore, por a është me të vërtetë Nënë Tereza një simbol më i rëndësishëm se Skënderbeu për Shqipërinë ?!
Mua për vete, sa kam qenë fëmijë s’ma ka treguar njeri ndonjë përrallë me Nënë Tereze, por përralla me Skënderbe sa të duash. Pra, Nënokes të mos i vijë keq që shqiptarët duan më shumë Skënderbeun – që i thurin këngë e legjenda vetëm atij.
Skënderbeu është një figurë që i ka rezistuar historisë, siç thotë edhe kënga: pesëqind vjetë kanë Kaluar / kapedan o Skënderbe / populli s’të ka harruar / kapedan o Skënderbe.  Kurse Nënë Tereza është një figurë e ndërtuar krejtësisht nga media, një tjetër zë i ëmbël e bamirës që u jep varfanjakëve një lugë gjellë. Figura të tilla media ka ndërtuar me thasë.

Arsyeja e tretë është se popullsia shqiptare është më së shumti myslimane. Kjo s’do të thotë se në vend të Enverit duhet të vëmë Muhametin, apo heroin e filmave të dikurshëm, Hamzain. Jo. Simboli kombëtar duhet të jetë kombëtar dhe jo fetar.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur baballarët e kombit hodhën themelet e kombit shqiptar, ata e nuhatën mjaft mirë një situatë të tillë. Ata e shihnin se si gjatë atyre kohëve Shqipëria ishte e ndarë për shkak të përkatësive fetare. Dhe ata nuk e themeluan kombin mbi fenë, por kërkuan diçka që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët: e vunë theksin tek gjuha, tek mitet e legjendat, tek Skënderbeu... Falë tyre ne tani themi e mësojmë në shkolla se toleranca fetare është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Nuk është aspak kështu. Merr e lexo Stavro Skëndin, Anton Harapin, Lumo Skëndon, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, Ismet Toton, etj. Do të shohësh se shqiptarët jo vetëm që nuk kanë qenë tolerantë për sa i përket fesë, por janë kacafytur e janë vrarë për të. Ne sot flasim për tolerancë fetare vetëm sepse baballarët e kombit na e kanë rrënjosur thellë këtë. Kështu që simboli i etnisë shiptare s’ka pse të jetë një figurë fetare.

Në fund le të pyesim, ç’ka bërë Nënokja për shiptarët dhe Shqipërinë? Madje edhe nga ata varfanjakë që ushqeu asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Pastaj vetë ajo e quante veten Tereza e Kalkutës... Le të pyesim tani se ç’ka bërë Skënderbeu? S’kam ndërmend të shkruaj asgjë sepse çdo shqiptar mund të përpilojë një listë të stërmadhe me bëmat e tij.
Çfarë do që të ndodhë, nëse Nënë Tereza bëhet simbol kombëtar, ky simbol do të mbetet fals, ashtu si flamuri i Kosovës. Vetëm mendoni për vështirësitë që do hasë një prind kur atij do t’i duhet të sajojë ndonjë përrallë me Nënë Terezën për t’ia treguar fëmijëve të tij.
Simboli kombëtar, flamuri, nuk janë gjëra që vendosen me marrëveshje politike, por janë gjëra që mbeten, janë gjëra që historia i rrënjos thellë në zemrat e individëve. Prandaj i lutemi politikës që pasi na ka marrë gjithçka, të paktën të na lërë simbolet kombëtare, fundja simbole janë dreqi ta hajë, nuk do të fitoni asgjë nga kjo. Kurse populli fiton shumë.
                                                                                                                                                          Kel Musaj

Share

Shto koment Kerko
keperele   |2010-01-26 10:40:27
artikull shume i mire! pertej diskutimit shkencor mbi figuren e skenderbeut,
ngrihet ceshjta e paqednrueshmerise se shqiptareve ne lidhje me historine e
tyre.
Down Rodeo   |2010-01-26 10:51:12
Varrezat e ushtareve grek (ne greqi qarkullon parulla e famshme ku ka eshtra
ushtaresh grek aty eshte Greqi), shkollat greke ne fshatra ku nuk jeton njeri
(ndersa ne zona te tjera femijet duhet te bejne kilometra rruge ne kembe per tu
arsimuar), falja e detit (shitja eshte termi i duhur), dhe se fundmi regjistrimi
i popullsise duke u bazuar ne nje deklarate te thjeshte dhe te lire te qytetarit
mbi perkatesine etnike dhe fetare... Keto nuk jane thjeshte politike e
papergjegjshme e poltikaneve tane te nderuar, kjo eshte politike e qellimshe
antikombetare.
Marloni  - Shkrim sh i bukur   |2010-01-26 11:45:15
Shkrim shum i bukur, qe ngre nje pikpyetje te madhe mbi atdhetarizmin qe kane
politikanet tane (nese kane)
Alma   |2010-01-27 07:59:30
Mund te me shpjegoje dikush se mbi çfare baze ligjore kushtetuesja rezoi
marveshjen e kufirit? Vendim mjaft i rendesishem per mendimin tim dhe qe ka
lidhje me temen interesante qe keni propozuar me kete shkrim
stavri   |2010-01-27 08:33:51
nuk je e vetmja. eshte e gjithe shqiperia qe i kane mbetur dy fije atdhetarizem
e interesuar qe te marre vesh se cfare ka thene gjykata. deri me tani ajo ka
deklaruar se ka patur shkelje te ligjit dhe te kushtetutes si dhe shkelje
procedurale. por pa e lexuar, askush nuk mund te aventurohet te thote se kush
ishin bazat dhe mbi te gjith arsyetimit. deri me tani, mund te themi qe eshte
nje vendim i mire po duhet te jemi te kujdesshem pasi duhet lexuar motivi.
Franko   |2010-01-27 12:43:11
Shkrim shume i mire dhe i prekur shume here ne tavolinat tona te kafese.
Raviku  - Skenderi i shkrete   |2010-01-27 14:52:14
Pse franko e njeh autorin e shkrimit?
anti christiano ronaldo   |2010-01-27 15:58:10
mbase me induksion...
Alma   |2010-01-28 01:15:27
Falemnderit Stavri edhe nje pyetje tjeter.Ku dhe kur mind te gjehet sentenca
bashke me motivimet?
stavri   |2010-01-28 05:00:14
ate e dine gjykata. mbase jane duke i dhene nje editim te fundit. po nuk besoj
te vonoje shume. per hir te transparences duhet qe ta nxjerrin sa me shpejte se
nuk ka kuptim ye besh shpallje dhe te flesh gjume dy muaj deri sapala te shikoje
motivimet. e kane pak gjykatat shqiptare nje gje te tille. megjithate gjykata
kushtetuese ben perjashtim. zakonisht i ka zbardhur vendimet diten qe eshte
bere dhe shpallja. po kam pershtypjen qe per rastin e kesaj marrveshjeje
ekzistonte njefare ngutjeje per ta shpallur sa me shpejte.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania