Gjeneralmegafoni

Marrëveshja e sikletit të madh

E-mail Print PDF

“Jam i gatshëm të pres në zyrën time liderin e opozitës që t’i shpjegoj të vërtetën e Marrëveshjes me Greqinë”.

“Hiqni dorë nga qëndrimet ksenofobe dhe ekstremiste”.

“Gjithcka do të shpjegohet para ratifikimit të Marrëveshjes.”

“Jua siguroj unë që nuk falet asnjë centimetër territor shqiptar.”

Këto fraza ishin pjesë të potpurisë së përgatitur nga dy drejtuesit e qeverisë aktuale në lidhje me Marrëveshjen për detin. Tani ka dy gjëra: ose realisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe qeveria merret me gjëra më urgjente dhe nuk dëshiron të lodhet duke shpjeguar dicka që dashka një kohë shumë të shkurtër pët t’u shpjeguar dhe jo vetëm por edhe të na bindë, ose janë duke u tallur hapur dhe sinqerisht me të gjitha ata që duan të kuptojnë se c’po ndodh realisht me integritetin e territorit tashmë të cunguar për shkak të dallgëve të historisë…

Nëse kemi të bëjmë me të parën duhet të kenë parasysh se nuk ka shumë kohë për të humbur sepse nesër është e djelë, pasnesër është pushim pasi është dita e lumturimit të Nënë Terezës, cka do të thotë që duhet të presim ditën e martë për të shuar kërshërinë tonë. Ta zëmë se do të shpjegohen të martën dhe marrim rastin më të keq, sikur ata të mos ishin bindës asfare dhe kurrkund. I bie që debati të mbyllet ditën e mërkurë pasi të enjten është planifikuar ratifikimi i Marrëveshjes. Dhe në këtë rast, do të kemi shpalosjen më sublime të mosrespektimit të tejduskshmërisë së aktivitetit qeveritar dhe vetëkuptohet që një gjë e tillë do të jetë e dëmshme për demokracinë ashtu si dhe për vetë qeverinë, pasi dyshimet që ka pjesa dërrmuese e popullsisë mbi faljen e territorit shqiptar nuk do të shuhen por do të ushqehen akoma më shumë me këtë provë force të qeverisë. Dhe Ministri i Jahstëm, më shumë se kryetarin e opozitës duhet të ftojë tërë popullin në zyrë që të shpjegohet me transparencë se cfarë ka ajo Marrëveshje dhe si përkthehet në gjuhën e hartografisë. Po pak e vështirë për një person që politikën e sheh si dyluftim personal dhe jo si mënyrë për t’i shërbyer shoqërisë… Më mirë të mos e përmendim hic kredibilitetin që do të ketë qeveria e re fringo në sytë e shqiptarëve. Ajo do të thërrmohet që në fillim dhe do të jetë e vështirë që të ruhet duke patur parasysh që shtrëngata të reja do e presin atë, për shkak se jemi në periudhë reformash…

Tani marrim alternativën e dytë. Nuk besoj se do shumë komente, vetëm duhet të nenvizojmë faktin se realisht tallja institucionale po kthehet në sport kombëtar qeveritar në Shqipëri dhe me të vërtetë që po bëhet paksa e bezdisshme. Sidomos kur kapiten skuadre ke një person i cili ka ndërruar jo kostumin po tërë garderobën e deklaratave brenda një kohe mjaft të shkurtër. Mbase ngaqë i ka rënë barra të mbrojë angazhimin e kolegut të tij që në atë kohë ishte Ministër i Jashtëm. Nëse është kështu, ne shqiptarët duhet të tregohemi të kuptueshëm dhe të zgjuar dhe të fiksojmë njëherë e përgjithomonë se politikani përbëhet nga njeriu dhe funksioni. Si njeri ai ka parime, politika të qarta, është i sinqertë dhe nuk ka frikë të ballafaqohet me njerëzit. Si funksionar ai nuk i ka harruar tiparet që përmendëm më lart, po është me funksion dreqi e mori… është pak ndryshe, ka ca punë ashtu që duhet t’i bëjë, punë e madhe për parimet dhe për integritetin territorial. Ai mëepak fjalë ka ca angazhime ashtu që ne nuk i dimë po që duhet t’i mirëkuptojmë…

Ose jo… Po në këtë rast, do të kemi fituar ndërgjegjen se tallja ka një kufi. Mbase jemi duke e kuptuar, historia e Marrëveshjes me Greqinë është duke e treguar këtë…

stavri

Share

Shto koment Kerko
Glauk  - Sa i brengosur   |2009-10-22 03:02:28
Jam vertet shume, I BRENGOSUR ata me ATE ne krye nuk kane as nder as atdhe as
dinjitet,as burrerri dhe do ta ratifikojne marreveshjen e tradhetise.
Dhe jam I
BRENGOSUR nuk mund te beje dot asgje ti ndal ne tradhetine e tyre.
Jam I
BRENGOSUR se as opozitaret nuk po munden te bejne gje, dhe s'kam shume besim ne
gjyqtaret bythlepires te kushtetueses. Sa I BRENGOSUR.

Skam cbej dhe te pakten
te shfryj:

Sali Ram Berisha - Je nje shtaze serbe pa atdhe, ti shet dhe mamane
(nese e mban mend se ke ke patur) per pushtet, ske per tu bere ndonjehere Human
je thjesht nje mutacion gjenetik i shemtuar si ne fytyre dhe ne shpirt.

Ilir
Meta- Skam patur ndonje dyshim per te, njeri i vogel me koke boshe te madhe. Ka
nje te perbashket me shtazen Sali vijne te dy nga malet. Por ku eshte dhe me
neverites eshte thjesht nje sherbetor i shtazez...

Jozefina- me mire mos te
flas per te, ajo ka shume hormone per te cliruar.

e sa shume te tjere ka skam
aq kohe te vazhdoj do doja te tjere si une te vazhdojne............
GeToAr   |2009-10-22 04:05:21
Sali Rame Meta do ishte me e pershtatshme...
ALMA   |2009-10-23 09:37:48
E dini sa pa rendesi qe jemi? Duhet te dalim t kerkojme ne sheshe te drejten
tone. asnji nuk ka te drejt te shesi tokat e te parve tane
olti   |2009-10-23 10:46:19
ke te drejte alma, po ata jane disa qe hiqen si patriote po n efakt jane te
verbuar politiksht dhe duartrokasin njerezit e gabuar...
epiroti   |2009-10-24 19:01:32
si eshte e mundur qe ne shqiptaret ne faqe interneti te jemi kaq racional e kur
vjen koha per te votuar vazhdojme te kemi ne krye keta komuniste....
urime per
kete faqe eshte hera e pare qe e vizitoj
admin   |2009-10-26 05:46:15
faleminderit epirot.

ke te drejte. po kam pershtypjen qe jemi pak si vone me
ndergjegjesimin si popull per njerezit qe na drejtojne. mbase keto jane hapat e
para...
cimi   |2009-11-09 08:21:21
pyes veten si ndihen votuesit e shtazes ilir?

me siguri duhet te jene duke
pritur jashte zyres se tij per ndonje therrime, ktu s'votohet e ardhmja e
shqiperise por pragu deres ja pse ne vazhdojme te kemi po kta bythpalare ne
krye...

---
gjyshrit tane kane luftuar per kete toke e keto dete, nuk dua te
shkoj ne BE me kete cmim por dua te eci dhe te lundroj i lire e i sigurt ne
territorin tim, ne territorin qe gjyshrit dhe nenat tona e kan ruajtur me
gjak...

Valbona   |2009-11-10 08:01:29
mua me duket po na shesin cdo dite copeza memedheu. Kurse tani rrine urt gjerisa
te harohet edhe kjo tradhetia e detit.
admin   |2009-11-10 11:59:09
agim isaku ka shkruar nje artikull te lemerisur mbi kotesine e luftes se
mbrojtjes se kufijve pasi gjoja ne globalizim kufijte skane rendesi. se shpejti
te gjeneralmegafoni.com nje pergjigje e duhur per kete artikull skandaloz. ftoj
te gjithe lexuesit e gjeneralit te ngrejne zerin kunder ketyre intelektualeve te
ahengut.
s. lara   |2009-11-11 08:48:24
jam ne pritje te artikullit tuaj sepse edhe mua mi ngrene nervat opinionistat
shqiptare me gjithe idiotsite qe nxjerin nga goja.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania