Gjeneralmegafoni

Më fal o Zot që nuk të besoj! Une besoj Berishën!

E-mail Print PDF

Më ka mbetur në mëndje një shprehje në lidhje me besimin në zot, që një i njohur më citoi para ca vitesh:  më fal o Zot që nuk të besoj. Mesa më kujtohet miku im më tha që këtë shprehje e kishte thënë George Bernard Shaw. Kështu, u mundova të kërkoj në internet, por nuk e gjeta këtë citim, por zbulova që George Bernard Shaw ka jetuar plot 94 vjetë (26 Korrik 1856 – 2 Nëntor  1950), e pata zili gjeniun…
Ndërkohë, s’e di pse, por krejt  spontanisht  mu kujtua që edhe Berisha  (1944) do e thyej së paku me  6 vjetë jetëgjatësinë e Shaw-ut, pas 35 vjetësh kur të largohet nga politika ky rekordmen.
Më tej, seç më krisi në kokë të merrem edhe me Berishën, se në fillim kisha punë vetëm me Zotin.

Kështu, mendova të bëj zgjedhjen time:
O Zot ti na ke mësuar  të falim armikun, Berisha na thotë që armikut ti tregojmë vëndin, ti shkulim dhëmbë e dhëmballë, dhe si tokësor që jam besoj Berishën, e kam më afër. Megjithëse, edhe ky i  fundit  ka treguar që armikun e bën mik. Me Nanon dhe Metën, me Azemin dhe Arbenin.
Unë besoj Berishën se është i dukshëm, jo si Ti në eter.
Ti je kundër mëkatit o Krijues! Por unë prapë besoj Berishën, se me tolerancë zero mëkatin lufton. Ti je i butë o Zot!
Ti o Zot, o i madhi Zot,  thua ti ndihmojmë të varfërit…por rri e bën sehir së largu, ndërsa Berisha ju jep 2500 e lekë për ditlindjen e Birit tënd. Ti na jep dritën e diellit, Ai energji të gjelbër na jep, madje kaq zemërmirë është saqë në shumë rrethe të vendit s’e paguajnë fare energjinë, ditë e natë.
Ti i dashur bën propagandë për lirinë e popujve, por ëndrrën tonë realitet e bëri Berisha me “miracle of freedom” në NATO na futi.
O Zot ku ishe Ti, që le të ndodhi Gërdecin?! Berisha ju bë krah atij populli të varfër e në hall, dërgoi ambulanca e helikopterë, ministra e shefa, ndërsa Ti dërgove vdekjen o mizor. Turp për Ty.
Ti doje t’ia fusje Mediut, por Berisha nuk të la, o naiv.

Ti ke biblën, e mbushur me pallavra (sipas mendimit tim), ne kemi kushtetutën, dhe Berishën garantin e saj.
Ti në fle gjumë apo rri zgjuar unë këtë s’e di, prandaj kam prirje të besoj Berishën që punon 24 orë, punon për ne, duke sakrifikuar veten e tij, ashtu si dhe biri jot Jezusi bëri për njerëzimin. Por unë besoj Berishën, se është i sotëm dreqi, mos ma merr për personale të lutem…Më fal!
Ti o Zot thua gjëra të zeza, na thua që një ditë njerëzimi do fundoset… jo nuk e besoj. Rrezik, Ti xheloz i dreqit ke sabotuar tunelin e Berishës. Jo, ti Atë s’e mund dot, jo dhe jo! Berisha do të t’i shkuli dhëmbët edhe Ty, prandaj mos e kruaj shumë…
Ti Judën e sakrifkove o i poshtër, ndërsa Berisha e mori në gjirin e tij Metën. O perëndi cfarë virtyti!

Ti o Zot na lë pa festa, Berisha na shton nga një për vit. Duam dhe ne pushime. Ti nga paratë s’merr vesh, Berisha që në vitin 96 na siguroi paratë e fituara me djersën e qylit. Ti s’ke pushkë (ta paktën s’na i ke treguar), ndërsa Berisha po, nëse të kujtohet 14 shtatori ’98.  Ti ke tërmete, Berisha ka Policinë Ndërtimore.
Ti je Një, Berisha është Një. Ti i di të gjitha, por edhe Ai i di të gjitha.
Ti ke ëngjëjt e tu, Berisha ka Bumçin, Bashën, Bogdanin, Olldashin, ka dhe ëngjëllushe Ai; Bregun, Mesilën, uh, më fal se harrova Topallin. Ai edhe Boden e ka bërë ëngjëll, ndërsa Ti as mua s’më bind dot.   
Ti nuk bërtet, ohhhh, Ai bërtet fort dhe bukur, po po…
Jeni të dy njësoj o Zot, ti në qiell e Ai në Tokë! Ti i bardhë e Ai i zi.
Por, unë besoj Berishën o Zot, se atë e kam më shumë frikë se sa Ty. Ai është serioz, shumë serioz. Besoj se më kupton, më fal o Zot.

Share

Shto koment Kerko
franko....   |2009-12-21 09:56:56
ja kshu fitohen kafet...
çiço   |2009-12-21 14:52:34
Kush e ka fitu kafen? Kush e jep?
Artikull i papar... duhet te bejme diçka,
duhet te ndrihemi ne kembe te gjithe
ani christiano ronaldo   |2009-12-22 04:45:06
o reis, ja u cove ne kembe? ca do besh? duhet te mendojme per perspektiven? ca
do behet pasi te jemi kryengritur?
JM  - Gol!   |2009-12-22 10:19:12
Do bejme gol spektakolar!
OKI   |2009-12-22 12:23:47
I LUMTE MENDJA ATIJ QE E KA BER.SHKRIM I PAPAR!
Brunski   |2009-12-23 02:57:38
Duhet te shperndahet. Pyes autorin nese mund ta vendos une tek facebook-u im.
Autori   |2009-12-23 05:08:36
Patjeter qe mund te shperndahet
mona  - pa pune   |2010-03-11 05:12:29
Diçka i mungon këtij shkrimi. Mirënjohja. Faleminderit o Zot qe krijove
Berishën! Unik në llojin e vet! Të qofshim falë që e le me kaq....
peshkopi   |2010-06-04 04:41:35
Interesante
Drini   |2011-02-04 12:26:30
... Sepse Berisha t'i fal mëkatet më mirë sesa Zoti...

Tani po e them
jashtë vazhdës së artikullit. Pse Berisha ka kaq shumë "pushtet" tek
njerëzit që e rrethojnë, tek simpatizantët e tij, dhe MBI këtë popull?


Për shkak se populli jonë është materialist/pagan. Ato statistikat 60%
mysliman, 35& kështu, dhe... janë jashtë realitetit. Me aq sa i njoh unë
shqiptarët, ne të R.SH'së jemi 85% pagan (besojmë, nuk besojmë, ose Zotin e
kemi në plan të dytë), dhe 15% besimtar të së gjitha feve të mbledhura
bashkë.

Për shkak se jemi materialist dhe nuk e njohim Perëndinë, besimin e
vendosim tek njeriu, tek Udhëheqësi, tek
Parti-Enver/Sali/Edi/Meta/Nano/Ruçi/Ti Njeri jemi gati kurdoherë!...

Çfarë
duhet ndryshuar, ku duhet të ndryshojmë, përsëjashtmi apo
përbrenda?

Bekime!
roy   |2011-02-06 16:22:18
Ehe shume e vertete ..Pushteti i Berishes jo vetem barazohet me ate te Zotit por
edhe ja kalon madje!Fati yne i zi qe po na qeveris nje i paskrupull si puna e
Sales!
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania