Gjeneralmegafoni

Ndër të gjitha gjërat e sigurta majtas, më e sigurta është dyshimi!

E-mail Print PDF

Ka disa ditë që në ambjentet e brendshme të Partisë Socialiste, si partia më e madhe opozitare ose më mirë të themi si e vetmja parti opozitare, madje nuk do të gabonim edhe po ta quanim partia më e madhe në Shqipëri pasi rezultatet e zgjedhjeve e nxoren si forcë të parë, 40.83% PS kundrejt 40% PD; pra ka disa ditë që flitet për një analizë të thellë dhe të përgjithshme në parti. Edhe vetë statuti i kësaj partie parashikon që në rast humbjeje, kryetari jep dorheqjen dhe politika e tij si lider e si rrjedhoje politika e ndjekur nga vetë partia, i nënshtrohet një analize të strkturave të saj. Në daljet më të fundit përpara mediave edhe Edi Rama duket se e ka marrë në konsideratë doreheqjen, por duke e shtyrë atë në një moment të mëtejshëm, meqënëse parësore është ruajtja e votës deri në fund të procesit, pra deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar.  Në  vendet perëndimore me demokraci më të konsoliduar kjo procedurë, të cilën e ka ndjekur në të shkuarën dhe që duket se do të ndjekë selia rozë pas këtyre zgjedhjeve, përbën thelbin e demokracisë së brendshme të partive, ku zërat KUNDËR jo vetëm dëgjohen por ngrihen dhe vlerësohen.  Vetëm kujdes:

eksperienca të tilla në vendin tonë me demokraci të brishtë, me liri qytetare ende të cunguara,  na ka ofruar vetëm Partia Socialiste, duke patur të qartë se edhe këtu rastet e përjashtimeve dhe të mospërfshirjes së opinioneve NDRYSHE nuk mungojnë. Situatë diametralisht e kundert ne kahun tjetër politik. Në partinë Demokratike komandon Njëshi dhe nuk njeh kurrë humbje. As në ’94-ën me humbjen e referendumit as në’97-ën, as në 2001-shin etj. duke patur, si rrjedhojë të njëjtin lider dhe asnjë zë kundër. Këta të fundit ose zhduken nga skena politike ose rikthehen nën urdhërat e Njëshit, të përulur dhe pa dinjitet.  Partia tjetër e rëndësishme në skenën politike Shqipëtare LSI-a, është një parti që predikon mirë por vepron si mos më keq. Një parti e re, lindur pikërisht nga zërat KUNDËR të së majtës, nën moton “një anëtar një votë”  dhe e vetë etiketuar si parti progresiste. Me humbjen e thellë të këtyre zgjedhjeve të fundit, në të cilat Meta premtonte të paktën 35 deputetë dhe fitoi vetëm 4 të tillë, jo vetëm nuk pati dhe nuk duket në horizont se do të ketë një dorheqje të kryetarit, por e ndoti edhe më keq emrin e mirë të kësaj partie me mbledhjen farsë të Konventës, dhe denigrimit, gati linçimit, të dy nënkryetarëve të partisë dhe zërave të tjerë KUNDËR.

Një karakteristikë e veçantë e popullit të majtë (simpatizantëve të së majtës) është skepticizmi, kërkimi i defektit dhe kritika brenda “llojit”, shpesh herë deri në vetë-asgjesim, duke lënë në harresë kritikën ndaj së djathtës që në rastin konkret është edhe në qeveri. Kjo vërehet qartë sidomos tek analistët me prirje të majta. Vështirë të shpjegohet ndryshe  lehtësia me të cilën gjatë fushatës elektorale, përpos kritikës ndaj qeverisë  kritikohej edhe opozita. Dikush duke parë në të një opozitë të dobët e dikush duke e konsideruar atë tepër agresive, qasje e cila lë në hije shënjestrën kryesore të një analisti, aq më tepër me prije të majta, që është Qeverisja e vendit, aq më tepër kjo e Sali Berishës. Për tu rikthyer në situatën pas zgjedhore, ku shihet cuditshëm një ngutje për të kërkuar përgjegjësitë brenda partisë duke lënë në hije ankimimin në Kolegjin Zgjedhor, që do të thotë mbajtje e premtimit të mbrojtjes së votës dhe leximin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.  

Ndërsa një analizë e pa infektuar nga skepticizmi do të shqetësohej më tepër për faktin se në Shqipëri për të dytën herë me radhë Berisha qeveris pa patur votën popullore, ndërsa e majta qëndron në opozitë edhe pse e ka këtë votë, dhe jo të kërkojë në pjatë kokën e humbësit i cili humbës nuk është . Një analizë e pa infektuar nga skepticizmi i majtë  do të shqetësohej që Berishën në pushtet në 2005-ën e solli njeri midis Nanos dhe Metës, sot sigurisht po e mban Meta, ndërsa vullneti i popullit është tjetërkund dhe jo të kërkojë kryqëzimin e Partisë Socialiste që për herë të parë pas krijimit të LSI-së eshtë forca kryesore në vend.

 

Onufri

Share

Shto koment Kerko
Marloni   |2009-07-21 12:39:11
me duket shume me ngjyre roze ky artikulli
admin   |2009-07-21 12:44:19
Ke te drejte dhe ne fakt duke filluar qe nga titulli e deri ne fund eshte nje
analize e situates ne partine socialiste dhe te majtes
rejkjaviku   |2009-07-21 16:53:53
te lumte marlon, sot e meriton cmimin e nuhatjes politike.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania