Nuk kemi ndërmend që të marrim copëza nga artikulli i sipërshënuar. Kush është i ose e interesuar të shfletojë faqet e Revistës Klan dhe do të zbulojë inepsitë e këtij artikulli të ndodhur fatkeqësisht që në faqet e para. Nëse s’të ikën dëshira për të lexuar atë numër, të paktën duhet te pyesim veten se c’linjë editoriale ka revista në fjalë? Nëse e ka të lirë plotësisht, vlen të theksojmë këtu korolarin e lirisë është përgjegjësia, pa të cilën fjala liri zhvishet tërësisht nga kuptimi i saj dhe kthehet në një koncept xhunglor që nuk i përshtatet shoqërisë që duam të ndërtojmë.
Megjithatë është me vlerë të japim substancën e këtij artikulli e cila përmblidhet me një frazë: “të gjithë ata që protestojnë për ndryshimin e kufijve ja fusin kot se me integrimet e shumëllojshme, kufijtë, duam s’duam ne, do bien”....
Një gjë e tillë thënë nga një gjerman, francez ose Italian nuk do të na habiste pasi ata e kuptojnë sic duhet konceptin e rënies së kufijve: zhdukja e barrierave doganore për mallrat dhe personat që mund të lëvizin lirshëm nga një vend në tjetrin për të krijuar atë që quhet krijim të një vetëdije europiane për secilin individ që banon në kontinentin e vjetër. Por një gjë e tillë thënë nga një shqiptar, pavarësisht gjëndjes në të cilën ka shkruar artikullin dhe kuadrit historik, na duket cmenduri, gati gati provokacion. Të thuash një gjë të tillë për një shtet që mezi ka mbrojtur kufijtë, mezi ka fituar vetëdijen kombëtare dhe për më tepër që mban brenda kufijve më pak se gjysmën e asaj që duhet të kishte është e rëndë. Dhe të mos harrojmë që një gjë të tillë e thotë një intelektual…
Këto lloj teorish mund të vijnë nga mendje që nuk e dinë se c’është shteti, që nuk e njohin rëndësinë e kombit, të gjuhës, të vetëdijes kombëtare dhe nuk e kanë haberin se para se të jetë Evropa, Bota e marrëveshjet ndërkombëtare është shteti, i cili nëse luan rolin e tij normal duhet të përfaqësojë kryesisht mekanizmin e mbrojtjes së individit. Sikur të imagjinojmë një sekondë, sikur këto andralla të ishin të vërteta, atëherë do na binte të paguanim taksat ne Bruksel, të ankimoheshim në Strasburg, të qanim hallet në Paris dhe të prisnim policinë serbe apo greke që të vinte të na zgjidhte problemet e qarkullimit. Dikush mund ta mendojë që me këtë shtet rrumpallë që kemi do të ishte një zgjidhje, po nuk duhet harruar përpjkekja jonë shekullore për formimin e një shteti të qënësishëm shqiptar dhe pavarësisht vështirësive, duhet ta arrijmë. Ndoshta këtë do autori i atij artikulli. Po duhet thënë se një analist i huaj nuk do të nxirrte kurrë xhevahire të tilla nga goja pasi ia njeh vlerën shtetit të tij, akoma më tepër kur sot në krye të Evropës janë euroskeptikët që duan forcimin e rolit të shtetit dhe ne paraqitemi me teori të tilla integruese ku nuk dime c’do të thotë. Atëherë Pavarësinë Kosova e paska kërkuar kot, luftërat e shqiptarëve kundër gllabërimit të trojeve paskan qënë të kota, po dhe shkollat shqipe mund t’i lëmë në fatin e tyre te mjerueshëm se në këto procese integruese merret Greqia, Italia dhe Maqedonia për edukimin e fëmijëve tanë… Këto presim të dëgjojmë nga intelektuali opinionist Agim Isaku dhe nga i gjithe spektri i mjeshtrave të mendimit shqiptar? Jo. Presim që të këshillojnë politikanët dhe pse jo t’i frymëzojnë ata në shërbimin që duhet t’i japin vendit dhe jo të frymëzohen prej politikanëve me stetoskop dhe kompas e madje të telekomandohen prej tyre.
Evropa ka identitetin e saj, por dhe kombet që e përbëjnë kanë identitetin e tyre. Mbase kjo është vecoria që ka Evropa në lidhje me bashkimet e tjera të njohura deri më tani. Dhe këtë duhet ta ketë parasysh Evropa, skeptikët, integruesit dhe harruesit e Historisë.
Stavri
| Share |


