Gjeneralmegafoni

Nikotinë dhe Berishizëm

E-mail Print PDF

“Në 2013-ën do të ndodhë ndryshimi i paevitueshëm.  PD do të humbasë zgjedhjet dhe do të ndodhë rotacioni i shumëpërfolur, sepse kështu ndodhi edhe me Nanon në 2005-ën.  Ky proçes është i pakthyeshëm, kur një figurë politike dhe partia që e mbështet qëndrojnë për një kohë të gjatë në pushtet.  Ky është pikërisht rasti i Berishës ashtu siç ishte rasti i Nanos disa vjet më parë”.  Me këtë bindje flasin shqiptarët sot, si ata që e ndjejnë veten të lodhur nga qeverisja despotike e Berishës, ashtu edhe ata, të cilëve Berisha nuk iu duket edhe aq keq.  Këta të fundit madje ndjehen ngushtë përpara miqve të tyre të revoltuar dhe i ngushëllojnë me fërkime shpatullash dhe shprehje shabllon të tipit “nuk e lë Amerika tre mandate në pushtet”. Këta jo vetëm nuk e dëgjojnë veten e tyre por as nuk e dinë se çfarë flasin.  Bindjen mund ta kenë të fortë, që Berisha është politikan i shekullit të shkuar, por kur të votojnë në 2013-ën sërish atij do ia japin votën.

Duke i thënë vetes që Berisha do të largohet në fund të këtij mandati ne bëjmë paqe me vetveten, me bashkëkombasit dhe me fqinjët, me të cilët na vjen rëndë të ballafaqohemi.  Pas kësaj mund të flemë gjumin e të pafajshmit, sepse gjërat do të ndreqen vetë e ditë më të mira do të vijnë.  Ka edhe nga ata që gjumin e bëjnë pa brengë, sepse më keq nuk ka ku të shkojë, e pra veç më mirë mund të bëhet.  Por ka edhe naivë të tjerë.  Ka nga ata që janë anëtarë të partisë më të madhe opozitare, madje drejtues të saj, madje kam filluar të dyshoj edhe tek kryetari i opozitës, naivë këta të fundit që vërtetë besojnë se në zgjedhjet e ardhshme gjërat do të ndryshojnë. Pas kaq e kaq vitesh Berishizëm?! Pa pritur e pa kujtuar?!

Por realiteti është një tjetër.  Berisha, me promovime librash dhe mesazhe Twitteri, nuk largohet! Me votë nuk ka shance!  E madje, as me opozitë bojkotuese tashmë nuk mund të luftohet. Berisha thjeshtë nuk ikën më.  Kjo këmbanë bie për ata që kanë veshë për të dëgjuar, se të tjerët qetësisht do të vazhdojnë përgjumjen e tyre të çdokohshme.  Me këtë nuk dua të them që ndërrimi i kryeministrit në pushtet është një detyrë, një mision, një domosdoshmëri.  Me këtë dua të them që kush e ka këtë për detyrë, kush e ndjen si mision e kush e sheh si domosdoshmëri, sot i ka futur një sy gjumë.

Por ajo çka është edhe më shqetësuese, vërehet në fakt në të gjithë shoqërinë shqiptare.  Berishizmi.  Njëzet vjet Berishizëm kanë lënë pasoja të pandreqshme te shqiptarët.  Kjo po që është e vështirë për t’u çrrënjosur.  Këtë e vërej çdo ditë te të gjitha grupmoshat, te shqiptari i mesëm, te shqiptari i pasur dhe te ai i varfër.  Këtë e shoh te analfabeti por akoma më keq te intelektuali.  E shoh te gazetari, te shkrimtari, te pedagogët, te studentët, te minatorët, te komunistët dhe te familja mbretërore.  Berishizmin e shoh tek vetja dhe te artikulli që po shkruaj.  Është pasojë e viteve të tëra indiferentizëm, i cili do të lerë pasojë Berishizmin edhe te shumë breza pasardhës.  Dikush mund ta quajë ves e dikush mund t’i vendosë një emër tjetër, dikush mund të ndërgjegjësohet sot e dikush kurrë...

Berishizmi është një plagë e cila ka kultivuar instinktet më të këqia te njerëzit.  Edhe pas largimit të Berishës do të duhen dekada për të riedukuar brezat e rinj.  E megjithatë sot kemi nevojë për një hap të parë.  Ashtu si me duhanin nga i cili vështirë të heqësh dorë, pasi nikotina ka vite që të ka hyrë në gjak, edhe Berishizmi do metodë dhe dedikim për t’u çrrënjosur.  Por hapi i parë dhe më i rëndësishmi është ndërgjegjësimi që ai të dëmton dhe prej tij duhet hequr dorë.

Rëndësi ka që sot të flitet, rëndësi ka të hidhet hapi i ndërgjegjësimit dhe këtë mund ta bëjë vetëm pjesa e shëndoshë e shoqërisë, ajo që nuk duhet të qëndrojë asnjëherë indiferente...

Onufri

 

Share

Shto koment Kerko
JM  - Fantastik!   |2011-12-07 03:05:10
Une jam i ndergjegjesuar per kete fenomen jo natyral!
Ravik   |2011-12-07 08:36:04
Ah kujt i thua, ne keto vite kam folur e kam folur me shume individe te tille
dhe Konkluzioni eshte qe jam lodhur kot, i kam humbur shpresat qe Berishizmi do
crrenjoset ndonjehere.
Shpresim  - "Midis gurit dhe nje shtrese te fort"   |2011-12-07 10:20:27
Shume flasin per kete ndryshim dhe te tjere duan te flasin por kur alternativa
aktuale eshte njesoj(Rama)ose me keq (Ruçi) athere biseda mbyllet shkurt.
Per
me shume sikurse kur len duhanin duhet kap nje hobi tjeter per te lehtesuar
tranzicionin , shqiptaret kete hobi nuk po gjejne dot.
Onufri   |2011-12-07 11:01:47
Shpresim, alternativen duhet ta kerkojme vete e jo ta gjejme te gatshme.
Sigurisht qe alternativat te cilat ke permendut ti nuk jane aspak terheqese,
madje mund te duken edhe te zymta...
Sdq une kam dashur ta ve theksin te
fenomeni i Berishizmit dhe jo thjeshte te Berisha. Berishizmi eshte kur ligjin e
ke dhe nuk e respekton, kur rregllat jane shkruar dhe ne i zhgarravisim.
Berishizmi duket qe te menyra si parkohet makina, te polici qe nuk njeh ligjet e
shtetit, te konsiderata qe kemi per tjetrin, te qytetaria dhe deri te perçmimi,
dhunimi i çdo gjeje qe eshte publike dhe qe eshte ligjore. Kulti i unit qe jam
zot e bej çdo gje pa pyetur per askend e per asgje.
A jemi te ndergjegjesuar
ne? A je i ndergjegjesuar ti?
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania