Gjeneralmegafoni

OSBE-ja e koherencës së munguar

E-mail Print PDF
Më tepër sesa OSBE-ja, jemi ne të interesuar që niveli i koherencës në politikëbërje të rritet. Dhe këtu nuk e kemi vetëm për faktorin e brendshëm por edhe atë të jashtëm, sidomos për atë të jashtëm. Dhe këto ditë kemi patur rastin konkret të mungesës së koherencës nga faktori i jashtëm, çka sjell si pasojë parësore një lëmsh gjithëpërfshirës interpretimesh dhe kundërinterpretimesh që bëhen nga faktori i brendshëm. Bëhet fjalë për Raportin e OSBE-së dhe qëndrimet e saj, pas publikimit të raportit.
Në raport ndër shumë gjëra, listohen një sërë parregullsish që kanë prekur seriozisht thelbin e këtyre zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë për manipulime lokale por të kudondodhura dhe që kanë patur pasoja jo vetëm në rezultatin final por edhe mbi konceptin e demokracisë. Për të qenë sa më konkret, le të hedhim një sy të shpejtë në pjesët kryesore të Raportit, ato pjesë ku janë vënë në dukje problemet në raport me zgjedhjet. Këto probleme u evidentuan në momentin e përgatitjes së zgjedhjeve:
“… Procesi administrativ [i përgatitjes së zgjedhjeve] u pengua nga afatet kohore të kufizuara, mungesa e kapaciteteve administrative dhe mangësitë teknike. Vëzhguesit afatgjatë të Misionit vunë re ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike dhe internetit, si dhe defekte dhe ndërrime të pajisjeve gjatë orëve të punës…”.

“… Te shumë vëzhgues afatgjatë të Misionit janë sjellë pretendime të përfshirjes së panevojshme të aktivistëve të PD-së në proces. Raste të tilla u konfirmuan në qarkun e Vlorës dhe të Korçës. Gjithashtu, ata kanë konfirmuar raste të shpërndarjes së kartave të identitetit mbi baza përzgjedhjeje dhe përpunimit më të shpejtë të të dhënave të aplikimit në favor të mbështetësve të PD-së, si për shembull në qarkun e Fierit dhe të Durrësit…”


Në momentin e zhvillimit të fushatës dhe përfshirjes arbitrare të shtetit në të:

“… Në një shkollë në qarkun e Tiranës, drejtori i shkollës ka kërcënuar se mësuesit do të hiqeshin nga puna nëse nuk votonin PD-në. Ai u kërkoi mësuesve të fotografonin fletët e votimit. Studentëve të Universitetit u është bërë presion se do ngelnin në provime nëse nuk merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së…” (faqe 8)
“… Qeveria ka përdorur aktivitetet zyrtare për qëllime fushate në mënyrë të përsëritshme, duke zbehur dallimin mes aktiviteteve shtetërore dhe atyre të fushatës, gjë që është në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së. Inaugurimet e projekteve infrastrukturore, të bëra nga Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PD-së, kanë qenë shumë të shpeshta […] dhe në to merrnin pjesë turma të mëdha njerëzish që valëvisnin flamuj të PD-së. Në disa raste inaugurimet ishin të sajuara. Për shembull, materniteti i rikonstruktuar në Durrës, i cili u përurua nga Kryeministri, u zbulua pak më vonë se nuk ishte funksional…” (faqe 8)


“…Pretendime ka patur në lidhje me abuzimin që PD-ja ka bërë me burimet administrative si makinat dhe ndërtesat zyrtare, si dhe përfshirjen e punonjësve të sektorit publik për qëllime fushate, çka është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Në tri raste, në Shijak (qarku Durrës) dhe në qytetet e Elbasanit dhe Korçës, vëzhguesit afatgjatë kanë parë kamiona të kompanisë OSSH duke vendosur flamuj të PD-së. Në Elbasan, ftesat e Kryetares së Kuvendit, për takimin e zhvilluar me gratë, u shpërndanë nga punonjësit e zyrës së Postës…” (faqe 9)

Deri më tani, është shfaqur një aspekt i mënyrës folkloristike të partishmërisë së nëpunësve shtetërorë në organizimin e eventeve të partisë në pushtet. Duket sikur po lexojmë ndonjë tregim nga Zullulandi dhe jo përgatitje fushate zgjedhore në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE…

Raporti përmban dhe vërejtje në lidhje me procesin e zhvillimit të votimit. Këto janë shumë të rëndësishme pasi prekën direkt dhe rezultatin e zgjedhjeve.
“…Procedurat e shënjimit me bojë nuk respektoheshin gjithmonë: në 29% të qendrave të votimit të vizituara u pa se jo të gjithë zgjedhësit kontrolloheshin nëse ishin shënjuar me bojë, kurse 10% ata nuk shënjonin me bojë, një element i rëndësishëm që garanton parandalimin e votimit të shumëfishtë. Vëzhguesit raportuan shtatë raste, ku zgjedhës që kishin shenja boje u lejuan të votonin…” (faqe 13)
“… Në 9% të qendrave të votimit nuk sigurohej fshehtësia e votës. Raste të votimit familjar u raportuan në 19 qendra votimi, duke dëmtuar kështu fshehtësinë e votës. Probleme në emër të personave të tjerë (3% të qendrave të vizituara), raste kur një person “ndihmonte më shumë se një votues (4%), presion mbi zyrtarët e zgjedhjeve (1%). Në 3% të qendrave të votimit u vunë re persona të paautorizuar, të cilët u panë duke ndërhyrë ose duke orientuar procesin…”


Nëse dita e votimeve kaloi në një qetësi relative, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fazën e numërimit. Dhe Raporti e reflekton një gjë të tillë:
“… Vëzhguesit e vlerësuan numërimin në 22 nga 66 qendra numërimi si negativ. U verifikua prania e njerëzve të panjohur, ose deputetëve dhe figurave të rëndësishme politike në 49 qendra numërimi nga 66. Presioni që ata ushtruan ishte më i madh në zonat ku dukej se rezultatet do të ishin shumë të afërta...”.

Problemi kryesor kishte të bënte me kutitë e panumëruara. Raporti, bazuar në nenin 116 të Kodit Zgjedhor pranon (nën zë, por e pranon) se interpretimi sipas të cilit nëse vihej re një parregullsi, KZAZ ndalonte numërimin ose nuk hapte kutitë e votimit ishte i gabuar. Dhe faktikisht, asnjë dispozitë në Kod nuk i jep kompetencë Grupit të numërimit ose KZAZ-së të deklarojë një kuti votimi të parregullt pasi ajo ka filluar të numërohet.

“Së fundmi, sistemi i monitorimit nuk pati rezultatet që priteshin, pasi u vu re shumë qartë se kamera nuk reflektonte me saktësi votën në fletën e votimit dhe se kjo kamera nuk tregonte se ku përfundonin votat, pra nëse vota x përfundonte me votat e tjera x apo në stivën e votave y… “

Këto pasazhe tregojnë mjaft qartë që këto zgjedhje nuk patën atë nivel që pritej. Megjithatë, përtej debatit sesa kanë influencuar këto probleme në rezultatin zgjedhor, dëshirojmë të nënvizojmë faktin se këto probleme kanë prekur dhe vetë thelbin e çdo demokracie, i cili është vullneti i lirë i çdo personi për të shprehur votën e vet, pa patur frikën e trysnive ose frikën se ajo votë nga e zezë do të bëhet e bardhë. Nëse duam të arrijmë standardet, duhet që të mbrojmë votën e lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje barbare që cënon vullnetin e sovranit. Mbase dhe ky do të ishte mesazhi që pritej nga OSBE-ja. Dhe jo mesazhi i zbehtë “që i fton palët të vazhdojnë luftën demokratike në parlament”. Nëse kjo luftë politike do të bëhet në Kuvend, atëherë do të zbeheshin në mënyrë të padrejtë parregullsitë dhe kështu do të vazhdohej dhe do të vazhdojë dhe në zgjedhjet e reja. Ka ardhur koha që politikës së tërheqjes por pa këputje t’i themi ndal. Dhe më e habitshmja është se tekstin dhe muzikën e kësaj serenate e shkruan prania evropiane ne Shqipëri, ajo që duhet të jetë më e vendosur se kurrë në mbrojtjen e parimeve demokratike, pasi nuk besojmë se shkelje të tilla ndodhin në vendet e tjera të Evropës (përfshi këtu dhe ato që nuk e kanë ende statusin e kandidatit si për shembull fqinjët tanë…). Dhe OSBE-ja bie në kontradiktë me veten e saj duke nxjerrë problemet në raportin e saj final, por duke i harruar ato në deklaratat që ka bërë këto kohët e fundit në lidhje me bojkotin e Kuvendit, se në fund të fundit më mirë do të bëhet dhe se gjërat ecin vetë. Po atëherë, ku janë parimet? Ku janë orët e leksioneve të pafund mbi demokracinë, lirinë e të shprehurit, shtyllat e shtetit të së drejtës, e teorisë së konstitucionalizmit??

Është e vërtetë, edhe më mirë mund të bëhet për Shqipërinë e standardeve të munguara, po jo me këtë mënyrë. Më mirë mund të bëhet vetëm nëse mbrohen kolonat e shtetit, të cilat nuk duhet të sakrifikohen për hir të asnjë lloj “stabiliteti”. Këtë duam të dëgjojmë nga Evropa, por në fakt po dëgjojmë krejt të kundërtën.

Share

Shto koment Kerko
Jo  - e drejta europiane   |2009-10-09 08:41:45
Ne fund te fundit, perpjekja per tu perfshire ne bashkesine europiane rreh
ne dy pike thelbesore te lidhura njera me tjetren. Se pari eshte nje
lloj ideje e fshehur ose jo per t'iu bashkangjitur nje komuniteti me
te mira materiale X, te lakmueshme nga nje pjese derrmuese e popullsise
shqipfolese (qe edhe pse ne emigracion ne shume raste behet pre e
ketyre joshjeve mbi konsumin e madh). Se dyti kjo perpjekje e mases
mundohet te perqafoje "sistemin e vlerave demokratike"
te nenvizuara e te sqaruara gjere e gjate nga "nderkombetaret
sikur ne te ishim eksperimentet e Pavllovit te trajtuar pak me
keq sesa qeni i tij ( i cili te pakten perfitonte mishin dhe nxirrte
jarget) ndersa ne jo vetem qe nuk kemi akses te barabarte si
"qytetaret europiane" ndaj informacioneve dhe lirise se tyre
por na sherbehet jo me nje Zile por nje pseudo-zile pavlloviane ( e kam
fjalen per paketat luksoze dhe projektet mbi te drejtat e
njeriut, lirite thelbesore jetike nen emrin e Humanizmit etj. Me lind pyetja nese do dime te analizojme me tej keto
proçese te fshehura te ketij komuniteti pseudo-dashamires
dhe pseudo-demokratik i tipit " bej si the une por mos bej si bej
une" ?
Genti   |2009-10-09 10:08:01
Jam plotesisht dakort me komentin e mesiperm, madje une shkoj me tej, mundet
edhe te me quani cinik. A eshte vertete kaq i nevojshem anetarsimi ne BE? Nqs
hyjme ne Shengen, pra nese kemi nje qarkullim te lire ne kontinentin e
perbashket, me NATO-n puna u kry, atehere kush na pengon te ndalemi ketu? Si
shembull mund te merren disa vende evropiane qe nuk jane ne BE, Norvegji,
Nvicer... Aq me teper nese pengesat te cilat duhet te kapercejme per ta merituar
kocken (anetarsimin), jane te tipit: marreveshje te forcuara me shtete fqinje
(Greqia) per ndryshime kufijsh detare ose tokesore.
Ok, vertete po dalim pak nga
tema e artikullit, por pervec politikes dhe politikberesve shqipetare na ka
ardhur ne maje te hundes edhe me perfaqesite e huaja ne vend dhe teorise se tyre
"terhiqe hiqe por mos e keput"
Ervin stramarko   |2009-10-10 15:34:02
Absolutisht dakord me komentin.Neqoftese se demokracia Shqiptare do te
dhunohet
sistematikisht,nga pushteti,athere nuk kemi pse flasim me per zgjedhje
te lira,
per standarde per integrim etj.Ky dhunim duhet te marre fund tani,sepse
mjaft kemi
pritur 20-vjet.Neqoftese ne si popull jemi te paafte te krijojme nje
demokraci funksionale,atehere nuk ka cfare na duhet as Europa dhe as
integrimi.Ne duhet te shikojme shtepine tone ne radhe te pare,
ashtu si shikojne
te gjitha shtetet
Europiane te tyret.
Anabel   |2009-10-11 08:41:50
Nuk arrij ta kuptoj kete mungese koherence nga ana e OSBE. Stabiliteti eshte sh
ngushte i lidhur me standartet. Vetem nje vend stabel mund te punoje per te
percaktuar dhe arritur standarte me te larta.
Nga ana tjeter, problemet nuk
harrohen, jane te shkruara ne raport dhe nuk ka njeri qe ti deformoje. E verteta
eshte se ne pergjithesi zgjedhjet u konsideruan pozitive. Te gjithe komisioneret
firmosen dhe deputetet jane te mandatuar tashme pa asnje kthim mbrapa. Kjo para
3 muajsh!
Pse thirrja per tu rikthyer ne parlament iu tingellon si harrim i
parimeve te demokracise? Parlamenti shihet si vendi me i pershtatshem, ku te
gjitha idealet materializohen tek institucioni. Ky proces nuk ndodh ne masen
100%, por ose do ta permiresojme kete qe kemi, ose do ta hedhim poshte per te
krijuarinstitucion te ri.
Nga ana tjeter, nese kerkesat e opozites do te merren
parasysh, pra do te hapen kutite, automatikisht cenohet Kolegjin Zgjedhor,
vendimi i te cilit(i formes se prere dhe i pa ankimueshem) dihet tashme. A duhet
te rrezikojme te prishim balancen mes pushteteve sa here qe njera pale eshte e
pakenaqur nga rezultati i firmosur edhe nga komisioneret e saj?

Personalisht
mendoj se asnje pale e huaj nuk mund te na pohoje ate qe e dime ne me mire:
proseci ishte i politizuar. Por per kete mbajne pergjegjesi te gjitha palet.
Institucionet tona nuk jane aspak te pavarura apo misherim i idealeve qe ne
kerkojme, por gjithashtu nuk ka asnje pale te afte per te krijuar institucione
me te mira nga hici apo per te reformuar keto ekzistuese, aq me pak opozita e
sotme. E vetmja zgjidhje qe gjej eshte diskutimi me te gjitha mjetet ne vendin e
duhur, per tu permiresuar perhere e me teper. Te dalim ne proteste menjehere pas
zgjedhjeve dhe jo 3 muaj me pas per te perligjur karrigen e nje lideri tipik
shqipetar.
majls   |2009-10-11 16:51:28
nje kolegj zgjedhor qe thote te mos hapen kutite ne nje kohe kur kutite DUHEN
HAPUR sepse ligji e kerkon nje gje te tille, eshte nje kolegj qe e perjashton
veten nga legjitimiteti. nese nje shtet nuk degjon popullin e vet, duhet qe
populli te degjohet me shprese qe mos te bjere ne vesh te shurdher...
Onufri   |2009-10-12 01:14:53
Kolegji zgjedhor eshte i perbere nga nje grup i zgjedhur gjykatesish qe pa me te
voglin dyshim jane profesiniste te mire te ligjit. Problemi qendron tek
politizimi i skajshem i shoqerise shqiptare, militantizmi dhe ushtarezimi i
administrates deri ne nivelet me te larta. Botimi i librit te historise 12 eshte
shembulli me i qarte. Pra eshte normale qe te lindin dyshime edhe per KQZ-ne dhe
pse jo Kolegjin Zgjedhor. Nuk duhet te jesh Kostitucionalisht per te
interpretuar nje nen te kodit zgjedhor i cili thote se cdo kuti mund ye hapet me
kerkesen e te pakten 2 antareve te KQZ. Kerkesat jane bere nga 3 te tille dhe
kutite nuk u hapen. Konsensusi historik PD-PS i detyrohet pikerisht ketij neni
te Kodit zgjedhor i cili u shkel me te dyja kembet nga KQZ dhe u konvalidua nga
Kolegji Zgjedhor. Tani, pa dashur te zgjatem akoma me historine e ketyre
zgjedhjeve te cilen e kemi perpara syve te gjithe, ju kujtoj qe, ne nje
republike parlamentare sovran eshte populli dhe te zgjedhurit e tij (ne
parlament) nuk deligjitimojne Kolegjin nese vendosin te hapin kutite. Nese kjo
do te kishte sado pak baza vertetesie, mazhoranca do ta ngrinte hapur nje
pretendim te tille, gje qe nuk me duket se ka ndodhur. Nese hapen kutite,
cfaredo qe te kete aty brenda, rezultati nuk ndryshon. Ajo qe ndryshon eshte
qendrimi i opozites nese kutite jane numeruar drejte.... dhe ne rastin me te
keq, dhe per mendimin tim me te mundshem, demaskimi i nje Aparati te tere
manipulimi ne rastin e gjetjes se parregulsive. Aparat qe fillon tek militanti
ne zonat me te thella dhe perfundon tek gjykatesi me profesionist i Kolegjit. Le
te shpresojme qe Opozita gabon ne dyshimet e saj per te miren e vendit, por le
te hapen kutite qe te mos mbetet hije dyshimi mbi ndershmerine e sistemit shtet
ne Shqiperi, qe kurre nuk ka bere asgje per ta deshmuar se eshte i tille
Anabel   |2009-10-14 03:56:39
Dyshimi kurdohere ekziston, por nese eshte i nje niveli kaq te larte atehere kot
qe bejme edhe rinumerimin. Kush me siguron se nuk do te behet e njejta gje gjate
rinumerimit?
Kush me siguron se ishin anetaret e PD dhe jo e kunderta qe votoi
mbi baza partiake ne KQZ?
Me shume mundesi ne rastet e siperpermendura kemi
deformim te pjesshem te votes, por te jemi realiste, rinumerimi do te perbente
precedent pas te cilit do te kapeshin partite kurdohere kur do te humbisnin,
madje mund te kerkohet rinumerim i rinumerimit te kryer dhe keshtu vendi te
qendroje i bllokuar per kushedi sa kohe.
Politizimi eshte nder problemet me te
medha pasi koha kalon dhe jo vetem nuk ka permiresime por edhe te rinjte
edukohen me kete fryme. Mendoj se zgjidhja me e mire eshte forcimi i
institucioneve. Te mos perqendrohemi dhe afeksionohemi pas individeve me nje
emer e mbiemer por te bazohemi ne ligje dhe te kerkojme respektimin e rregullave
te barabarta per kedo.

Anonim   |2009-10-14 06:28:38
Une nuk permenda ne asnje moment votim mbi baza partiake ne KQZ. Une permenda
ligjin (qe kam perpara) i cili e perseris thote: Kutia hapet per verifikim nga
kerkesa e te pakten 2 anetareve te KQZ. Ne kete pike u arrit edhe konsensusi
historik PD-PS. Institucioni i KQZ e humbi besueshmerine ne momentin qe rrezoi
kerkesen jo te dy, por tre anetareve te kqz-se per te hapur disa kutive te
kontestuara. Ligji duhet respektuar deri ne fund, e mendojme njesoj, por nuk me
duket se e mendojne si ne, 4 anetare te KQZ
Ndersa persa i perket besueshmerise
se rileximit te votave te disa kutive ne parlament, do te te kujtoja se si e
vetmja kuti qe KQZ vendosi te hapte (e Fierit) ndryshoi rezultatin, verifikoi
manipulimin dhe nuk me duket se pati kontestim pasi kutia u hap live dhe perpara
syve te 7 anetareve te KQZ(dhe te publikut, u trensmetua ne tv)
Onufri   |2009-10-14 06:29:53
harrova te shkruaj emrin ne komentin siper ;)
felix xh...inski   |2009-10-14 16:07:24
nuk eshte e vertete qe do te kontestohen votat sa here qe nje parti do te
humbase. kutite duhen hapur qe ata qe do te numerojne votat ne votimet e tjera
ta kene te qarte se nuk mund te luajne dot me dinjitetin e votuesve, sepse do ta
kuptojne qe hilet do t'u dalin. dhe kerkesa e opozites nuk behet me qellim
rrezimin e pushtetit po nxjerrjen ne pah te te vertetes qe ne numerimin e votave
ESHTE BERE MASAKER dhe kete nuk e mohon dot askush. si do thoshe ti anabel sikur
vota jote nga blu te behej roze dhe te ishe ne gjendje ta shikoje nje gje te
tille. mos me thuaj se per hir te stabilitetit do mbyllje nje sy se nuk te
besoj...
Anabel   |2009-10-17 05:42:45
Nuk ka se pse ta shoh voten time. Jam e bindur se kane ndodhur manipulime
periferike. Veshtire se ata qe vjedhin fondet publike nuk do te vidhnin votat,
por ka arsye se pse ndodhin gjerat, apo jo. Prandaj dhe ne diskutojme. Mos ta
kthejme ne bisede tavolinash.
Nuk dua te bie ne perseritje, idene time e kam
dhene me larte. Forcim institucionesh, ligjesh dhe respektim te tyre..pra
PUNE!Bojkoti nuk sjell asgje pervec mungeses se opozites, ne emer te idealeve
dhe leximit te drejte te votes!( pa harruar shembullin e mire te dhene nga vete
PS, me 93% per kryetarin e ri).
Persa i perket kutise se Fierit, ne mos gaboj,
ajo u numerua nuk u rinumerua..megjithate mund te mos kem qene e vemendshme
Ne
fakt, shqetesimi im shkon me teper per shembullin qe jepet..ku te rinjte ne
politike si G99 apo edhe forcat e reja te PS bashkohen me kete politike te
vjeter joinstitucionale, te perdorur nga te dyja palet sa here kane pasur
nevoje.
toni bler   |2009-10-18 09:59:26
forcim institucionesh, ligjesh dhe respektim i tyre. pra duhet te forcojme
ligjet dhe t'i bejme njerezit t'i respektojne ato, pra na duhen dhe nja 40 vjet
te tjera. me qellime te mira te mbetura ne leter dhe me fjale te bukura nuk
shkojme asgjekundi. shfleto pak te lutem letrat e federalistit (shkruar nga nje
baba i kushtetues amerikane) dhe vete kushtetuen amerikane. aty flitet per te
drejten hyjnore qe kane popujt te ngrihen kunder qeverive qe arbitrarisht
uzurpojne te drejtat e popullit. nuk do shume mend te kuptohet se e drejta e
votes dhe mundesisht te pashtremberuar eshte me hyjnorja nga te gjitha...
onufri   |2009-10-19 03:19:29
Kutia e fierit u rinumerua ne KQZ pasi u numerua ne kzaz. Ne kete te fundit
komisioneret e njeres pale vendosen te mos e firmosin procesverbalin dhe si
pasoje pati nje rezultat gjysmak deri ne leximin e kutive nga KQZ. Megjithate
pak rendesi ka termi (numerim apo ri-numerim) Asgje me shume nuk po kerkohet sot
nga opozita. Ato kuti (te tre qendrave) te cilat nuk jane firmosur nga disa
komisionere lokale dhe qe KQZ vendosi te mos i hapte, (sic beri me Fierin psh)
te zbardhen ne parlament. Parlamenti i cili vertete nuk ka te drejte te
shperndje mandate deputetesh por ka mandat te respektoje te drejten e cdo
votuesi per te njohur te verteten.
Nje gje eshte e sigurte: pas njohjes se te
vertetes, njera nga te dyja palet do te dali e diskretituar... le te shpresojme
dhe te urojme te gjithe bashke, per te miren e Shqiperise, se kjo pale do te
jete Opozita
onufri   |2009-10-23 08:13:49
Si per te konfirmuar shkrimin e mesiperm,pra ne thelb inkoherencen e OSBE-se,
dje ne Vjene, kreu (per Shqiperine)i kesaj organizate Bosh,beri nje analize
komplet ndryshe mbi zgjedhjet nga sa kishte bere me pare ne Tirane. Pika me e
nxehte e deklarates se tij ishte NXITIMI I KOLEGJIT ZGJEDHOR NE VENDIMMARRJE.
Kjo ne gjuhe diplomatike. Ne gjuhe popullore Kolegji konvalidoi shkeljen e
ligjit nga ana e KQZ-se. Dikush mund te thote qe OSBE ben deklarata me te buta
ne Shqiperi per aresye se nuk deshiron tensionimin e situates... por une pyes: A
eshte kjo detyra e saj?
Debatit mbi kete artikull me duket tashme i kote pasi
OSBE vazhdon te shfaqet inkoherente ne cdo veprim te saj
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania