Gjeneralmegafoni

Parti të reja me ide të moçme

E-mail Print PDF

Entuziazmi që përçon çdo lëvizje të re në Shqipëri zbutet menjëherë përballë vështirësisë më të parë që i del përpara dhe për të cilën ajo duhet të shprehë qëndrimin e saj të vendosur. Të gjithë, spektatorët dhe aktorët politikë e mbajnë frymën për disa çaste për të kuptuar se ku rreh kjo lëvizje dhe sa e rrezikshme do të shfaqet ajo kundër status-quo-së së vendosur nga forcat politike, me ndihmën e vyer të shoqërisë së mefshtë civile.
Dalja e parë zakonisht është mbreslënëse. Të gjithë duke trumbetuar risinë që do të sjellë në aksionin politik dhe në mendësinë shoqërore shqiptare, të gjithë të bindur se do të jetë ai guri që do të prishë qetësinë e ujërave të ndenjura të jetës sonë politike dhe rrjedhimisht të gjithë entuziastë se edhe në Shqipëri mund të lindë një fije shprese për ndryshim nga lart.
Ky përshkrim vlente deri në ditën kur në skenë u shfaqën LSI dhe PDIU.


E para, u shfaq si varrmihëse e korrupsionit dhe si pishtar i zbatimit për herë të parë i politikave të majta në Shqipëri dhe e dyta si flamuri i atdhetarizmit modern. E para rezultoi një bashkim interesash, e dyta një bashkim atdhetarësh të pulës dhe të pilafit.

Për LSI-në faktet tregojnë se praktikisht ajo është një parti me një menaxhim të fortë, e ngjashme me atë të një shoqërie tregtare që ka si objekt fitimin e sa më shumë posteve me qëllim shpërndarjen e fitimeve (dividendëve…) të paktën një herë në dy vjet, përgjithësisht disa muaj para datës së zgjedhjeve. Shembujt e rrënimit moral të kësaj partie për çështje lekësh janë të shumtë. Të mos harrojmë grevistin e urisë Ilir Meta që u ngrit kundër ndryshimeve kushtetuese, derisa një ditë zbuloi se këto ndryshime janë si një kostum që ndryshon madhësinë në funksion të trupit që e vesh. Dhe ky Iliri ka zbuluar se kostumi mund t’i rrijë shumë mirë. Të rikujtojmë gjithashtu videon e anullimit të tenderit, për të cilin, i pandehuri Ilir Meta i drejtohet Prokurorinë me një mllef dhe arrogancë që i bën dëm edukatës politike dhe qytetare, duke dalë, i nxirë nga plazhi i Lalzit, në televizor dhe duke e kërcënuar hapur për reforma, që në fakt duhen kuptuar si spastrime politike, bazuar në Kushtetutën e re, dikur të bërë lanet, tashmë të konservuar me kimet. Në listë kemi dhe rastin e heshtjes bashkëpunese për shitjen e detit, e kështu me radhë. Që të kemi një pamje sa më të plotë, të mos harrojmë dhe privatizimin e ambjenteve sanitare në bllok, afër selisë së të sipërpërmendurës LSI dhe kthimin e tyre në dyqane të rëndomta veshjesh po aq të rëndomta… Dhe kjo kuptohet me bekimin e LSI-së, në ndjekje të objektivit lukrativ që i ka fiksuar vetes.

Historia e PDIU-t është pak më ndryshe. Në fakt, nuk ka histori të PDIU-t. Historia e PDIU-t përmblidhet në një fjali: lindi si bashkim partish krahinore, vdiq në provën e parë të zjarrit. Partitë, si bashkime vullnetare njerëzish që ndjekin një qëllim të caktuar, duhet të kenë një bazë të gjerë mbështetjeje dhe ide sa më shumë federuese (bashkuese) në mënyrë që të shprehin detyrën e tyre kushtetuese sa më mirë. Kësisoj, e kemi shumë të vështirë të besojmë se një parti me bazë krahinore dhe me ide kryesore ndreqjen e një padrejtësie historike (kjo pikë nuk vuan asnjë kundërshtim) të bëjë politika kombëtare, pikërisht sepse bie ndesh me idetë bazë të saj. Megjithatë, si parti qeveritare ajo iu fut punës që të bëjë atë që ka trumbetuar më mirë: të mbrojë interesat kombëtare. Dhe ku kishte më mirë sesa rasti që iu prezantua me çështjen e regjistrimit të fesë dhe të kombësisë.

Problemi i regjistrimit nuk është regjistrimi në vetvete, por përdorimi abuziv politik që mund t’i bëjnë disa qarqe shoviniste të vendeve fqinje që kanë degë të rrënjosura thellë dhe brenda Shqipërisë. Mund të duket paranojë, por kjo paranojë ka qënë lajtmotivi i fushatës zgjedhore të PDIU-t për zgjedhjet lokale. Në këtë kuptim, ligji, për sa i përket kombësisë, duhej amenduar, jo siç e amendoi PDIU, por duke e hequr tërësisht trajtimin e kombësisë. Deri këtu po ndjekim logjikën e atdhetarizmës së shtyrë në ekstrem, atë atdhetarizëm që gjendet në çdo retorikë të PDIU-t. Në diskutimin e projekt-ligjit kjo retorikë u la. Dhe u zëvendësua me një tjetër, shumë më bashkëpunuese me idenë e Qeverisë, pra në kundërshtim me qëllimin politik të mëparshëm. Dhe ku më mirë se në faqen zyrtare të PDIU-t mund të kuptojmë ndërrimin radikal të kursit të kësaj partie: “Qëllimi i PDIU-t për ndalimin e censusit mbi baza etnike dhe fetare arriti një sukses me miratimin e dy nga tre amendamenteve në ligjin për censusin. Amendamentet ndalojnë (?!) censusin mbi baza etnike dhe fetare me vetëdeklarim. Në rast se Komisioni Qëndror i Censusit do të vendosë në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë shqiptare (?!), që të përfshijë pyetje mbi kombësinë, statistikat që do të rezultojnë nuk do të preken nga abuzimet e mundshme. Kjo pasi amendamentet e PDIU-së detyrojnë INSTAT-in që të hetojë çdo deklaratë për kombësinë dhe ti ballafaqojë ato me regjistrin për gjendjen civile.” Deklarata pastaj mbaron triumfalisht duke deklaruar se ai që gënjen për kombësinë do të dënohet me gjobë të majme dhe se INSTAT-i do të rakordojë të dhënat e gjendjes civile me statistikat zyrtare.

Së pari, deklarata thotë se ndalohet censusi. Në fakt nuk ndalohet, por legjitimohet përfundimisht. Dhe këtu, kompromisi që ka bërë PDIU është jo vetëm i rëndë por rezulton dhe mashtrues sepse në fakt, deklarim të kombësisë do të ketë. Por, siç thotë vetë PDIU, deklarim që nuk bie ndesh me "vullnetin e shoqërisë shqiptare"… Me ngulm të madh kërkojmë ndonjë njeri që t’i japë njëfarë përkufizimi juridik këtij togfjalëshi. Ç’do të thotë të preket vullneti i shoqërisë shqiptare? Kur preket dhe nëse preket si reagon, si shfaqet? Me pak fjalë, vazhdohet retorika atdhetare, por duke marrë trajtat e vakuumit përmbajtësor. Dhe së dyti, çështja mbyllet me lugatin e quajtur gjobë. Që në fakt nuk tremb njeri! Sepse, dhe është pyetje që i drejtojmë teoricienëve të PDIU, si do e zgjidhin çështjen e deklarimeve në grup të kombësive? Do i vihet gjobë një lagjeje të tërë, apo një fshati të tërë?! Këto çështje ata i kanë menduar mirë, por përballë interesave të çastit janë dorëzuar. Ndoshta shqetësohemi kot. Ndoshta në globalizim këto çështje janë krejt të parëndësishme.

Çështja është, a duhet ta lejojmë veten të mashtrohemi edhe për çështje që kanë të bëjnë me kombin? Nëse po, domethënë se nuk jemi atdhetarë në kuptimin e shtetformimit, por atdhetarë në kuptimin e rehatisë personale. Domethënë se shqetësimi ynë kombëtar mbaron aty ku mbaron dhe pragu i shtëpisë sonë. Jetohet dhe kështu, por duke çaluar.

Stavri

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania