Gjeneralmegafoni

Për çfarë shërben drejtësia

E-mail Print PDF

Realisht pyetja shtrohet pasi tashmë mosfunksionimi i sistemit gjyqësor është një fakt, të cilin nëse e pranojmë, nuk na bënë të kuq, blu, gri apo kuq e zi. Thjesht na shtyn të jemi më realistë se ç’mendonim se mund të ishim në një vend ku çuditë pasojnë njëra-tjetrën dhe parametrat e jetëgjatësisë së tyre tashmë nuk janë më treditorë por maten me minuta.
Habia e radhës natyrisht do të lidhet me subjektin kryesor të këtyre ditëve edhe pse ka më shumë se një muaj që kanë mbaruar: zgjedhjet e 8 majit, në mënyrë të veçantë pjesa me akrobatike e tyre e zhvilluar në Tiranë.

Më saktë, nuk do të flasim për dinamikën e atyre ditëve plot tension, as me piruetat e KQZ-së që nuk bëri më sikur, po realisht talli një popull të tërë me grushtin e shtetit që zhvilloi ato ditë që pasuan daljen e rezultatit për Tiranën. Do të themi disa fjalë mbi Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, më saktësisht mbi Vendimin e dytë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: sepse e kishim shumë të vështirë për të shtënë në dorë Vendimin e parë, pasi në sekretarinë e Gjykatës së Apelit (në fakt, selia e Kolegjit Zgjedhor) gjëja e fundit që duhet të bëjë çdokush është të kërkojë një vendim. Aty duhet të japësh llogari pse ke filluar gjykim dhe pse vjen të marrësh vendim, pse flet me zë të ulët, pse thua më fal, pse vjen pa numër vendimi etj etj… Është fat i madh që del aty pa ngrënë ndonjë një shpullë surratit. Po kjo është njëra anë e sistemi gjyqësor, ajo më pak e dëmshmja.

Është kjo ana tjetër që shfaqet më qartë te vendimet që jepen. Dhe këtu do të prekim, siç e thamë, shkurtimisht Vendimin e Kolegjit Zgjedhor nr. 67, datë 13 qershor 2011. Vendimi në dukje duket që rivendos sundimin e ligjit në pamjë të parë. Kështu, i referohet shpesh Kushtetutës, i referohet parimeve të njohura juridike në lidhje me votën si dhe bën referime të shpeshta Kodit Zgjedhor. Nga kjo pikëpamje formale, Vendimi sikur përpiqet të gjejë një lloj legjitimiteti. Gjithashtu, në paragrafin e parë, Kolegji përpiqet që më në fund, t’i japë ndonjë thërrime dhe Opozitës duke i  bërë thirrje emfazës juridike (“Kolegji çmon të bazuar pretendimet e PS-së, për cenim të standarteve kushtetuese, për cenim të procesit të rregullt ligjor, parashikuar në Kushtetutë dhe në Konventë të të Drejtave të Njeriut…”). Fakti që mëshon kaq shumë në këto parime që mbi të gjitha duhen zbatuar dhe jo vetëm thënë, tregon se, në fakt, tjetër gjë do të shkruhet më tej. Dhe në të vërtetë, Kolegji në këtë vendim bën disa gabime, të cilat përpiqet t’ja kalojë përgjegjësinë Vendimit të parë të datës 6 qershor 2011.

I pari është fakti se Vendimi i KQZ-së për miratimin e rezultatit është marrë me 4 vota dhe jo me 5 siç e kërkon Kodi Zgjedhor për kësi rastesh, dmth miratimin e tabelave përmbledhëse. Gjithashtu, një pikë tjetër e rëndësishme, të cilën Kolegji e ka anashkaluar kur thotë se “KQZ ka kryer një hetim administrativ kur mori në shqyrtim fletët e hedhura gabimisht” përbën një gabim tjetër të Kolegjit. Në fakt, hetimin administrativ, KQZ e ka bërë duke tejkaluar kompetencën e saj, pasi në atë çast, ajo nuk vepronte si shkallë ankimimi administrativ por si "llogaritar" i rezultateve në 11 minibashkitë e Tiranë, ndryshe quajtur rëndom dhe në mënyrë të pasaktë KZAZ e Tiranës. Pra, KQZ jo vetëm që cenon vendimmarrjen, por ngatërron rolet dhe procedurat. Dhe këtë gjë Kolegji nuk e godet. Rrjedhimisht, citimi i rregullave të procesit të rregullt ligjor na duket si pavend në Vendimin e tij.

 

Megjithatë, Kolegji e shpall procedurën e KQZ-së si të pavlefshme. Përse? Jo në bazë të argumentave që cituam më lart, por në bazë të faktit se KQZ “mjaftohet vetëm me hetimin administrativ të pjesshëm të një numri të kufizuar kutish dhe përfshirjen e rezultatit, pa ja nënshtruar logjikën e përdorur nga ajo (KQZ) tabelës përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore në tërësinë e saj”. Ndryshe, do të thotë se, KQZ,  siç bëri për ato kuti që u hapën, duhet ta bëjë për të gjitha kutitë e Tiranës.

Me këtë paradë Kolegji së pari miraton procedurat e parregullta të KQZ, së dyti, nuk zgjidh çështjen e mospërputhjes së votave dhe të votuesve, duke e lënë të hapur (këtu ndoshta kalojmë nga aspekti juridik në atë politik) dhe së treti, miraton të papranueshmen, dmth numërimin e fletëve të hedhura gabim ose “aksidentalisht” siç kishte qejf ta quante kryetari Ristani.
Në lidhje me pikën  e tretë, duhet thënë se kjo është një shkelje e rëndë procedurës së votës, që në fakt do të thotë shkelje e votës në vetvete. Demokracia është procedurë: gjithkush ka të drejtë të banojë, të hajë, të dalë, të ushqehet, të luajë. Por askush nuk mund t’i bëjë këto pa paguar taksa, pa ndaluar në semafor, pa marrë leje nga autoritetet dhe mbi të gjitha duke mos shkelur të drejtën e tjetrit për të bërë të njëjtën gjë. Përndryshe do të quhej xhungël dhe jo demokraci. E njëjta logjikë vlen dhe për votën: ajo nënkupton një procedurë. Hyhet në dhomën e fshehtë, pasi më parë të të jetë lyer gishti me bojë dhe të jetë verifikuar identiteti. Shënohet partia ose kandidati që do të votohet në kuadratin e rezervuar për atë punë dhe hidhet në kutinë e duhur. Ky zinxhir vullnetesh përbën vullnetin e individit për të shprehur votën. Çdo dalje nga ky zinxhir është vullnet i vesuar, pra i papranueshëm. Dikush mund ta hedhë në kuti gabim, por dikush  tjetër mund ta bëjë me qëllim. Fakti që Kolegji pranon logjikën e votave gabim si të numërueshme përbën një rrezik të madh kundër sigurisë juridike dhe idesë se ndonjëherë në Shqipëri do të ketë vota të lira dhe të ndershme.

Për sa i përket pikës së dytë (nuk zgjidh çështjen e mospërputhjes së votave dhe të votuesve, duke e lënë të hapur dhe të debatueshme), Kolegji ndoshta bën një gjest politik që mund t’i japë drejtim kësaj situate: nëse rezulton se edhe pas numërimit kjo mospërputhje do të jetë më e madhe se diferenca mes kandidatëve, hapet rruga për zgjedhje të reja. Pra, Kolegji bën atë që nuk i kërkohet dhe katranos atë që i kërkohet. Në një aspekt më të gjerë, realisht, për çfarë shërben drejtësia?!
(Do të ishte gati dashakeqësi nëse do të merreshim dhe me përçudnimin përfundimtar të shqipes nga vendimet e gjykatave shqiptare. Por është fakt dhe ne duhet të pohojmë, qoftë dhe sa për të kujtuar, se edhe shqipja ka disa rregulla…)
                                                                                                                                                  Stavri

Share

Shto koment Kerko
piku  - piku   |2011-06-23 03:10:11
Iku dhe Rama!
Anonim   |2011-06-23 05:40:40
rama mire se te ike. ka rene ne kurthin e rehatise. po a te duket normale dhe
ligjore menyra sesi po iken? apo s ka rendesi thuaj... rendesi ka qe te iki, pa
demokracise dhe shtetit ligjor i fusim nje shqelm prapanices...
piku  - piku   |2011-06-23 09:26:00
Iku me vote. Demokracine nuk e perkufizon as Ruci as Rama. Demokracia bazohet
mbi cdo vote.
Shefi   |2011-06-23 09:40:23
Me vote? shume mire.
Me voten e kujt?
Se me voten e popullit ndenji ai.
Me kete
voten e kutiave te cara e me numerime dy tek vija e tre te dhia , ashtu po,
iken.
Gjovalin   |2011-06-23 14:29:52
Kam pa me keqardhje se Europa spo na do po q edhe ne spo e dum Europen. Ky ven
ka le per diktature dhe e meriton diktatorin qe ka
Votat e Saliut   |2011-06-24 05:14:14
Piku enveristi, me ngjan si nje personah tjeter enverist ktu ne faqe, qe e mbron
me cdo menyre Idhullin e tij, Saliun, qe nga ana tjeter ka idhull Enverin.
Jam
dakort me Gjovalinin, ky vend me njerez si Piku qe jane shume te lidhur me
pushtetin, dhe pa te nuk bejne dot, e meriton kete diktator.
piku  - piku   |2011-06-24 07:30:32
Sipas logjikes tende 53% e Shqiptareve jane te lidhur me pushtetin.
muahahahahahaha ca ju duket vetja ju? Jeni mbledh nje tufe me injranta ketu dhe
kujtoni se cdo gje qe thoni eshte e drejte.
Demokracine e perkufizon saliu   |2011-06-24 05:18:33
As ruci as Rama, Saliu
Cfare thote saliu eshte ligj. Rrofsh sa malet Sali
Berisha, ose te hongsha zemren Sali Berisha.
Po portret te Saliut mbajne ne mure
kta enveristet? (pytje per Pikun kjo)
piku  - piku   |2011-06-24 07:24:23
Ju komunistet kur nuk keni argumente filloni dhe shani. Kesaj rradhe nuk do
rrezojme me bust, do varim ne litar gjithe ju klyshet e bllokut me rradhe.
admin   |2011-06-24 08:23:45
Piku na behet qejfi qe na ndjek rregullisht. Kontribuon edhe ti ne rritjen tone.
Anonim  - Motren binjake...   |2011-06-27 05:40:01
Ky piku-piku me njgan si motra binjake e dikujt...
Votat e Saliut   |2011-06-27 10:21:34
Filloje varjen nga krye-enveristi Sali.
Anonim   |2011-07-06 07:10:08
dua ta di si e ka emrin motra binjake e pikut
Anonim   |2011-07-07 02:32:52
Ne te vertete, Piku-Piku eshte vellai, ndersa ece-ece eshte motra
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania