Gjeneralmegafoni

Personalizimi i fushatës

E-mail Print PDF

E pamë sesi Kongresi Elektoral i PD-së u kthye në një mekanizëm i tëri në shërbim të një individi, ku të gjithë folësit nëpërmjet një emfaze të padëgjuar ndonjëherë në Shqipëri i kërkonin liderit t’i printe në fitore të reja më të mëdha, më të bukura, më spektakolare dhe më të paimagjinueshme. “Na udhëhiq Sali Berisha!” rivalizonte me ndonjë deklaratë frenezie të castit që mund të kapte ndonjë kuadër të kohës së Enverit...

Radha dje i takonte PS-së për të na treguar se me cfarë stili do të zhvillohej fushata e këtij muaji dhe rrjedhimisht edhe qeverisja e 4 viteve. Mitingu i djeshëm tregoi që nuk kishte ndonjë ndryshim shumë të madh në thelb me Kongresin e PD-së. Radha e gjatë e folësve tregoi shumë mirë se zgjedhjet që do të bëhen nuk janë aspak parlamentare në fakt, por plebishitare për njërin ose tjetrin lider. Zgjedhjet nuk do të fitohen nga përpjekjet e partisë dhe të kandidatëve por nga karizma dhe forca bindëse e liderëve të partive.

Për herë të parë pas këtyre viteve demokraci, vërehet që nga të dyja anët (nga ana e PD-së ka shumë kohë), krijohet një lidhje e pazgjidhshme midis fatit të liderit dhe fatit të partisë. Krijohet përshtypja sikur me humbjen e atij që do të drejtojë fushatën, do të shkërrmoqet i tërë kuadri  institucional i partisë. Dhe kjo ka dy shkaqe: së pari, karizma shumë e madhe që karakterizon të dy liderët kryesorë. Shumë të dallueshëm nga njëri-tjetri, të dy kryetarët e partive të mëdha kanë të përbashkët aftësinë për të elektrizuar masat dhe për t’i cuar ato në një dimension tjetër,  sikur të ishim në ndonjë mbledhje mistike dhe jo miting partie… E gjitha kjo e orkestruar me anë të një fushate reklamuese shumë të fortë, pasi që të dyja partitë bëjnë kujdes që të konsultohen me shoqëri private marketingu dhe reklamimi që i jep akoma më fortë një pamje spektakli televiziv kësaj fushate.

Megjithatë, këtë karizëm (të diskutueshme ose jo, arrogante, boshe ose e fryrë, sipas shijeve) ata e kanë pasur dhe më parë. Shkaku i dytë që rrit akoma më shumë varësinë e partisë nga lideri është vendosja e sistemit të ri zgjedhor, ose që të jemi më të saktë, ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar. Me këtë sistem, nuk do të kemi më ballafaqime njerëzish në bazë të sistemit mazhoritarm nuk do të kemi më diskutim të afërt midis kandidatit dhe zonës prej së cilës ai do të zgjidhet, nuk do të kemi më qarje halli ose diskutime mbi programin e partisë midis “birit të zonës” dhe banorëve të saj. I gjithë ky dialog do të kanalizohet nga rrugët që të shpien domosdoshmërisht te kryetari i partisë pasi është shumë e vështirë që fjala vjen 32 kandidatë partië të lëvizin nga një cep i zonës zgjedhore të Tiranës në një tjetër dhe është akomë më e vogël koha që zgjedhësi të njihet me ta. Për më tepër, fakti që lista është përcaktuar nga kryetarët e partive ishte një mënyrë për t’I bërë të ditur zgjedhësve se “me ta nuk keni punë”. Nëse doni që të qeveriseni nga unë, do të votoni këtë listë që unë iu paraqes dhe votimi i listës presupozon votimin e partisë, votimi i partisë në mënyrë të pazgjidhshme atë të liderit të saj, ose kryeministrit të ardhshëm. Megjithatë, mund të supozojmë se që nga casti që parlamentarët do të hyjnë në parlament do të fitojnë njëfarë pavarësie ndaj liderit ose kryetarit te ardhshëm të qeverisë. Po a do të jetë realisht kështu? Pyetja duhet të shtrohet dhe të diskutohet pasi këtu futet në lojë ndryshimi tjetër kushtetues, ai që prek nenin 104 të Kushtetutës, i cili parashikon se Kryeministri, brenda 48 orëve nga dita e rrëzimit të mocionit të besimit që ai paraqet ndaj kabinetit të tij nga më shumë se gjysma e anëtarëve të parlamentit, mund t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit. Në këtë kuptim, mungesa e disiplinës mund të sjellë pasoja që në nivelin e parimeve të republikës parlamentare mund të jenë të dëmshme. Njëkohësisht, kjo sjell dhe një tkurrje të veprimtarisë parlamentare të deputetëve që në këtë rast do të kthehen në zbatues të politikave të Kryeministrit, cka sjell një denatyrim të rolit të ligjvënësit. Pra, në këtë aspekt, përtej personalizimit të fushatës, mund të shohim në horizont një mundësi reale personalizimi të pushtetit. Një sistem që më shumë se kurrë i shkon pushtetit aktual…

Share

Shto koment Kerko
onufri   |2009-05-29 10:59:59
Une pashe nje ndryshim te madh mes hapjes se dy fushatave. Pranoj qe i
kam
ndjekur pjeserisht te dy kongreset ne TV por, nuk vura re ne krahun e
majte
hakerrime deri ne kercenim sic ndodhi djathtas dhe as premtime te tipit
"do
krahasohemi me vendet me te zhvilluara Evropiane". Eshte e vertete
qe
sistemi i ri favorizon personalizimin e pushtetit por kjo do te varet shume
nga
personaliteti i kryeministrit. Ne fund te fundit ne e kemi huazuar kete
sistem.
Nese personat qe perbejne nje parti jane dele, atehere ka rrezik real,
ne te
kundert une nuk e shoh kaq dramatike...
Mrgimtari   |2009-05-29 16:37:43
I bej "komplimentet" kush e ka shkruar kete artikullin. Gati cdo fjali
ka fjale te huaja qe nuk kane kuptim ne shqip. I kujtoj te zotit te shkoje mrapa
ne kohe e te lexoje nje artikull tjeter, te publikuar po ne kete faqe interneti
dhe te titulluar "Gjuha shqipe", ne 11 Maj 2009.
stavri   |2009-05-29 16:54:31
frenezi dhe kanalizim... keto te dyja pashe une. po mbase ke te drejte. po kam
pershtypjen qe keto fjale gjenden ne fjalorin shqip shqip apo jo. megjithate,
thelbi nuk eshte aty. thelbi eshte se gjuha shqipe dhunohet nga menxyra te tjera
qe i behen dhe jo nga dy tre fjale qe jane te huaja por te pranuara ne shqipe.
edhe une dua te te pergezoj. je i vetmi, keto kohet e fundit, qe perdor
thonjezat tamam sic duhet.
Onufri   |2009-05-31 03:30:31
Debatet qe devijojne nga thelbi i shkrimit, me duken grricje personale dhe pa
kurrfare interesi...
Faleminderit ;)
Mergimtari   |2009-06-01 12:31:55
Me vjen keq qe disa nuk arrijne te pranojne kritikat dhe i marrin si
"grricje personale". Nuk kam asgje personale me te zotin e artikullit
(ne fakt nuk e njoh). Kjo akuze verteton faktin qe shume njerez shohin vetem ate
cfare duan te shohin ata.

Sa per thelbin e shkrimit, ke te drejte duhet te
kisha komentuar edhe ate. Jam plotesisht dakort me shqetesimet e ngritura dhe me
pelqen stili i shkrimit (pervec fjeleve te huaja) dhe shpalljes se ideve, duke
qene asnjeanes dhe pa ofendime te kota. Megjithate, perdorimi i fjaleve te
huazuara me beri te harroj faktin qe isha dakort me ate cfare artikulli
shtjellon. Me beri te perqendrohem tek fjalet e huaja dhe te deshperohem e te
mendoj qe nqse ju shkruani e publikoni ide e fakte ne te cilat nuk besoni as
vete ju (e kam fjalen per shkrimin "Gjuha Shqipe"), atehere pyes veten
se kush eshte dobishmeria e ketyre shkrimeve dhe publikimit te tyre.

Dhe
fjale te huaja artikulli ka me shume se ato dy qe permend Stavri. Ja ku jane
disa te tjera: emfaze, spektakolare, karizma. E di qe keto perdoren shume nga
politikane e gazetare (te mirfillte ose jo), po kjo nuk nuk do te thote qe keto
tani u bene fjale shqip.Ndofta juve qe jetoni ne Shqiperi nuk ju ben pershtypje,
sepse ju eshte mesuar veshi, por ne qe vijme ne Shqiperi cdo vit, na trondit
vrasja e gjuhes shqipe vit pas viti.
Onufri   |2009-06-02 03:19:42
Po mire.Kritikat konstruktive pranohen! Edhe ne bejme gabime duke qene se jemi
ne kontakt te vazhdueshem me mediat. Por ti qe nuk je i vetmi qe vjen nga
jashte, nese do qe kritika jote te mos shkoje ne vesh te shurdhet dhe te jete
sadopak konstruktive, na jep alternativat per fjalet qe shtjellon. Fjala vjen
Karizmatik si do ta shkruaje? Po Spektakolar? Nese e ke lexuar me vemendje
artikullin e Shvarcit, ne nje paragraf ai i perjashton fjale te tilla nga
problematika qe ngre...
Te jesh i bindur qe bejme shume persa i perket
redaktimit edhe pse hasim veshtiresi nga autoret e ndonje shkrimi ;)
Mergimtari   |2009-06-04 12:06:20

:unsure:


Karizmatik: terheqes, magjik,frymezues
Spektakolar: mahnits, i
shkelqyeshem

:cheer:
enid   |2009-06-04 12:27:20
ke te drejte ne fakt(megjithse kemi dal nga tema),por jo per fjalen
karizmatik....
se nuk mund te perdoret : Nje lider Frymezues,ose nje lider
terheqes....Sikur tingellon keq
Mergimtari   |2009-06-04 17:03:33
S'ka asnje "lider karizmatik" ne kete shkrim. Megjithate e kuptoj cfare
do te thuash. Fjala "carisma" eshte fjale e vecante qe nuk ka nje
perkthim te sakte ne asnje gjuhe tjeter (te pakten ato qe di une), ja perse
huazohet edhe nga gjuhe te tjera. Megjithate une do thoja qe
"karizmatik" gjithashtu tingellon keq.

As "lider" nuk eshte
shqip per ate pune.
Udheheqes thonim ne ne kohen e Enverit.
Tani po me vjen ne
mend filmi Mesonjtorja. Ju kujtohet batuta?

-Ejvallah - thote nxenesi

Jo -
pergjigjet mesuesja - Ne kemi gjuhen tone te bukur shqipe, faleminderit.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania