Gjeneralmegafoni

Pishina e Shkodrës për notarin Berisha

E-mail Print PDF

Vendi është në prag të një katastrofe me përmasa të paimagjinueshme. Situata kështu siç paraqitet pas përmbytjeve të para nuk ka nevojë për komente. Të gjithë po përjetojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dramën e mijëra familjeve në zonat e përmbytura. Por kjo është vetëm ajo çfarë ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë, sepse ajo që mund të ndodhë në ditët në vazhdim, nuk do të kishte precedente në historinë e kombit shqiptar. Për të mos përhapur panik nuk do të merremi këtu me parashikime, as me përllogaritje ekspertësh mbi kufij veprimi dhe afate kohore, apo sa ditë i kanë mbetur Shqipërisë derisa t’i ngjajë Veneciës natën dhe pa drita. Jo! Këtu duam të tërheqim edhe njëherë vëmendjen mbi arsyet, mbi shkaktarët, mbi atë që kemi thënë e rithënë, që do të vazhdojmë ta bërtasim fuqishëm nëpërmjet Megafonit dhe jo vetëm, derisa ta zhveshim një herë e për gjithmonë petkun e kllounit tragjikomik nga trupi i Shqipërisë.

 E kemi thënë dhe do të vazhdojmë ta përsërisim. Nëpër media skandalet e qeverisë publikohen me një shpeshtësi marramendëse. Të paktën një në muaj. Skandale të cilat në vendet demokratike futen në kategoritë “qeveria jep dorëheqjen” ose për rastet më të lehta “qeveria kërkon ndjesë publikisht”. Shqip quhen gjëma. Me një përllogaritje të thjeshtë janë 12 në vit, 48 në mandatin e parë plus 7 në muajt e fundit, bëhen plot 55. Pa u mbyllur mirë plaga e njërës gjëmë hapet tjetra dhe kështu trupi i këtij populli sot është plot shenja, disa të hapura e disa të mbyllura prej kohës, por të gjitha kanë një emërues të përbashkët, të gjitha janë të HARRUARA edhe ato më të freskëtat...

Mund të kthehemi edhe më larg në kohë, tek qeveritë socialiste apo qeveria e parë demokratike dhe fenomeni është po i njejti. Tragjedi – Mosndëshkim - Harresë. Trinom i cili ka njëzet vjet që bën historinë e Shqipërisë demokratike, na bën të na dridhen gjunjët dhe të na qajë zemra për fatin e trishtë të vendit tonë. Përpara një fenomeni të tillë edhe antikomunisti më i ashpër, edhe një i përndjekur politik i cili ka përjetuar Gulaget e Enver Hoxhës, të paktën një herë i ka kthyer sytë pas në kohën kur qeveriste Partia dhe ka psherëtirë me nostalgji. Kjo është e rëndë shumë e rëndë për një popull i cili i ka ende të freskëta kujtimet e diktaturës më të egër në Evropë. Arsyeja është një dhe e vetme: Askush nuk ndëshkohet. Në Shqipëri nuk ka as përgjegjës dhe as fajtorë. Nuk do të rreshtim së kujtuari në mënyrë që të mos harrojmë e të mos bëhen të njëjtat gabime: Shqipëria u gjunjëzua ekonomikisht në 1997-ën, imazhi i saj ndërkombëtar u përdhos, mbi dymijë bija e bij të ketij kombi humbën jetën gjatë 5 muajve anarki dhe deri më sot nuk kemi asnjë përgjegjës. Askush nuk u ndëshkua nga ligji i cili vepron ngadalë por tek ne nuk vepron kurrë. Vjeshtë-Dimër 2005, sërisht ekonomia e vendit rrezikoi kolapsin si pasojë e territ energjitik; asnjë përgjegjës. Pardon: “përgjegjëse ishte natyra dhe thatësira e atij viti të mbrapshtë”, dhe ja ku jemi sot që e kemi fshirë nga kujtesa atë periudhë të vështirë. Gërdeci, njëzet e gjashtë viktima, qindra të plagosur; nuk ka përgjegjës. “Aksident” u quajt në deklaratën e kryeministrit rekordmen noti. Tuneli i Kalimashit ose gropa thithëse e financave të shtetit; asnjë përgjegjës, edhe kjo rastësi. Dhe së fundmi kjo që po përjetojmë, përmbytjen e Shkodrës dhe një pjese të mirë të vendit, të cilën kryeministri vrapoi ta quante pasojë të ngrohjes globale, pra; asnjë përgjegjës, asnjë ndëshkim. Doni të vemë një bast? Ministri i radhës, burokrati i radhës sërish do gabojë, sërish ne do të shohim spektakle gajasjeje nëpër mediat ndërkombëtare mbi vendin tonë dhe sërisht nuk do të ketë përgjegjës.

Nëse Berisha dhe ministrat e tij nuk janë përgjegjës për asnjë nga rastet e mësipërme apo edhe për shumë e shumë të tjerë që nuk i kemi përmendur, atëhere si mund të pretendojmë një Shqipëri pa korrupsion, pa abuzim, pa vuajtje mbarëpopullore. Nëse ligji nuk vepron më, ndëshkimin le ta japin ndërgjegjet tona në kutitë e votimit. Nëse edhe kjo na mohoet nga diktatura Putiniane e Berishës, atëhere ndëshkimin le ta japim ne, menjëherë pasi ta kemi kaluar këtë situatë të vështirë, të derdhemi në sheshe derisa kjo gjëndje njëzetvjeçare lëngimi të marrë fund. Ne jemi një popull i mësuar me vuajtje dhe si rrjedhojë me një fuqi të madhe shpirtërore. Edhe këtë herë do të dimë t’i bejmë ballë situatës së vështirë ashtu siç kemi bërë edhe më parë. Por këtë herë të mos HARROJME, këtë herë nga pësimi të nxjerrim mësim, këtë hërë dikush duhet të paguajë në mënyrë që të mos kemi një tragjedi tjetër, me një emër të ri dhe me fajtor gjithmonë të njëjtë: Indiferencën!

 

                                                                                                                                                                    Onufri

 

 

Share

Shto koment Kerko
Anonim   |2010-01-09 14:24:26
"Të gjithë po përjetojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dramën e
mijëra familjeve në zonat e përmbytura"...Ti spo perjeton asgje, vecse po
e politizon nje situate qe duhet te kaperceje barrierat politike. Nese ke
kellqe hajde ketej dhe shif cfare behet. Per te fol te gjithe jemi te afte, por
per te vepruar...
admin   |2010-01-09 17:39:35
Eshte e vertete qe pjesa me e madhe po e perjeton nepermjet ekraneve te TV. Nese
mund te hapim shtepite tona per shkodranet dhe te gjithe te tjeret do ta bejme.
Per momentin barrierat politike jane te kapercyera, por nese ti anonim mendon qe
kjo situate eshte rezultat i ngrohjes globale dhe nuk ka pergjegjes, atehere je
ti i pari qe nuk po ben asgje per t'i dhene fund kesaj situate. Po kalon java
dhe une akoma nuk kam pare nje strukture te shtetit shqiptar e cila te strehoje
ata qe kane humbur shtepite. A duhet ta ngreme zerin per kete? Une nuk mund te
shkoj buze Bunes e te sistemoj argjinaturat. Strukturat shteterore kane per
detyre ta bejne kete dhe nuk e kane bere. A duhet ta ngreme zerin per kete? Nese
nevojitej ndihma jone vullnetare(se tashme eshte teper vone)atehere le te na
tregonte shteti si makine organizative se cfare po ndodhte dhe se ku duhej
ndihma jone, por kjo nuk ka ndodhur. A nuk duhet ta ngreme zerin per kete? Nuk e
kuptoj ne kete mes kush eshte i politizuar? Kush ngre nje problematike serioze
dhe reale apo kush mbron verberisht pergjegjesit duke na sugjeruar indiferencen
e plote?!
gimi  - :-(   |2010-01-10 06:27:28
sa keq kur perdoren hallet e te tjereve... uroj qe te mos ti bij autorit te
shkrimit nje fatkeqesi e tille natyrore e te mos shkruaj dikush tjeter per te.
Keperele   |2010-01-10 07:40:54
eklipsi i henes u ka zbehur gjykimin valle? Apo ngrohja globale ju ka bere me te
ndjeshem? Apo rreshjet e shumta ju kane bere te derdhni lote krokodili?
Diktatura ka nje fasade shume te bukur ka dhe aftesine te bjerre logjiken.
Mgjtht koha do vertetoje pergjegjesite me kusht qe te kete njerez ta kerkojne
gje qe e ve ne pikepyetje...
Altini   |2010-01-10 07:46:04
Kush t'i kerkoje pergjegjesite? Delet? Kta jane delet e Saliut si dikur ka ne
qene delet e Enverit. Po i çoi bariu ne humnere hidhen. Me vjen keq po me kete
mendje qe paska Gimi dhe gjith te tjeret si ai, ky vend do kete vetem fatkeqesi.
Endri   |2010-01-10 08:28:06
Me kot lodhesh autor i shkrimit...Te jesh i sigurt qe vete te permbyturit do
jene ata qe do e justifikojne fajtorin dhe do votojne gjithe jeten per te...Kete
e dime te gjithe...Andej jane te gjithe si Gimi, dhe kjo eshte fatkeqesi...Nuk
ka per tu bere kurre ky vend sepse dhe njerzit qe mundohen te ngrene zerin Jane
"te politizuar" ndersa Gimi me shoke mendojne qe po shfrytezojne
politikisht fatkesine e te tjerve.....

m.g   |2010-01-10 19:08:10
Nuk e kuptoj se si ka akoma persona qe nuk shikojne akoma realitetin ne sy.E
kane ujin deri ne fyte dhe prap thone "nuk ka perse te na shpetoj
qeveria" po qeveria per cfare eshte o militante?po te kishin funsionuar
strukturat e shtetit dhe korrupsioni mos te kishte fshire atyre cfare do
skrupulli njerezor, do te evitohej puthujse totalishte e gjithe kjo
katraure.mjere shqiperia dhe ajo pjese e shqipetareve qe nuk e meritojne te
durojne nje qeveri, qe mbahet ne kembe nga keta militante qe nuk shikojne pertej
hundes se tyre.
Besa   |2010-01-11 04:48:08
Une nuk e di nese zoti Rama eshte me i mire se kryeministri Berisha. Une di qe
berisha duhet te largohet nga karrigja per paaftesi dhe korupsion. Ai eshte
shkaktar i shume fatkeqesive si pasoje e neglizhences paaftesis dhe korupsionit.
Nuk durohet me keshtu
admin   |2010-01-11 07:43:03
Ne nje shkrim te sotshem te Andi Bushatit tek gazeta Tema, ngrihet pikerisht kjo
problematike qe kemi trajtuar edhe me larte tek komentet. Andi ka qene ne terren
vete keto dite dhe ajo qe ka verejtur eshte nje mungese e plote organizimi,
vullnet i mire por mungese aftesie. Nje shtet qe nuk eshte ne gjendje te
perballoje jo vetem kete situate, por edhe te tjera me te lehta se kjo, eshte
nje shtet qe duhet ribere qe nga themelet. Eshte nje shtet, i cili tashme i
boshatisur perbrenda nga krimbi i korrupsionit, nuk qendron dot drejte dhe po
kercet nga te gjitha anet, mu sikur lisi qe po rrezohet perdhe.
keperele   |2010-01-11 09:45:34
megjithate nese mund te bej nje sugjerim. shkrimi duhej me i plote dhe te mos
kufizohej vetem ne nje aspekt te papergjegjshmerise se politikes sot. ajo qe
ndodh ne shkoder eshte fatura e nje lenie pas dore totale te te gjithe sektoreve
jetesore ne ate zone: bujqesia, bonifikimi, argjinatura, strategjia (sa fjale e
madhe per kete shtet...) e energjise elektrike dhe te permendeshin te gjitha.
kuptohet nje nga minat me sahat jane dhe fushata e legalizimeve e bere krej pa
kriter dhe katastrofaqe po ndodh sot ka lidhje me kete strategji (edhe kur
perdoret ky term lidhet me shume me rrumpallen sesa me vizionin) te re
planifikimi urban.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania