Gjeneralmegafoni

Politikë antikombëtare

E-mail Print PDF
Ai u lind dhe u rrit në Vuçidol të Tropojës. Nuk dihet mirë origjina e fisit të tij, por ka edhe teza që e shpien larg dhe përderisa nuk kemi fakte është mirë të mos biem pre e spekullimeve të mundshme. Këtu do të paraqesim fakte të cilat shumë prej nesh i kanë përjetuar, i kanë parë me sy e dëgjuar me veshë, në eksperienca personale ose nëpërmjet mediave, por do të sjellim edhe ndonjë të dhënë nga burime pak më të rezervuara. Qëllimi është që të risjellim ngjarjet në mënyrë kronologjike, të kujtojmë, të mos harrojmë, sepse një popull me memorje të shkurtër ka tendencë t’i përsërisë gabimet duke mos mësuar kurrë prej tyre...

Shkurt 1999, vendet aleate të mbledhura në Rambuje, Francë nënshkruajnë një marrëveshje me qëllim pushimin e luftës në Kosovë dhe largimin e trupave serbe nga territori, marrëveshje e cila pranohet të firmoset nga të gjitha palët, vendet e grupit të kontaktit dhe pala kosovare  por jo nga Jugosllavia e Millosheviçit.  Mosfirmosja nga pala jugosllave ishte prelud i bombardimeve të NATO-s dhe pavarësisë së Kosovës. Ai ishte i vetmi zë jashtë korit të kombit shqiptar së bashku me Adem Demaçin. Në një konferencë për shtyp të partisë së tij, Ai së bashku me Demaçin bënë thirrje që pala kosovare të mos e firmoste marrëveshjen e  Rambujesë, duke marrë përsipër pasoja të paimagjinueshme. Arësyet janë të panjohura! Interesat e Tij koinçidojnë me ato të Jugosllavisë...

Atdhedashuria nuk është ajo e fjalëve të mëdha, e deklaratave patriotike, parullave plot dashuri për kombin, atdhedashuria tregohet në momentet vendimtare historike,  në datat që përcaktojnë fatet e atdheut, duke vepruar në dobi të çështjes edhe me vetëmohim.

Por le të kthehemi pak në kohë.
Në 1962-shin Ai shkoi në Tiranë ku u regjistrua (me emërim nga shteti siç ndodhte në atë kohë) në Fakultetin e Mjekësisë. Pasi mbaroi studimet ai u specializua si kardiolog dhe u mbajt në punë në spitalin e Tiranës. Këtu filloi të interesohej për t’u bërë anëtar partie me ndihmën e Idriz Shehut kryetar i Degës së Tropojës. Në kushtet që ishte ai e kishte disi të vështirë të bëhej anëtar partie dhe për këtë arësye u këshilua të bashkëpunonte me “shtetin”. Shumë shpejt ai tërhiqet në bashkëpunim nga strukturat e sigurimit, pas një takimi në Ministrinë e Brendshme dhe iu caktua nofka “Penicilina”.  Pas këtyre lëvizjeve miratohet kërkesa për ta pranuar në parti...

  Në një moment të dytë ai martohet me Lirinë, babai i së cilës kishte studiuar në Jugosllavi gjatë kohës së komunizmit dhe ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja (?!). Për këtë të fundit nuk kemi fakte por sekush mund ta mendojë sipas llogjikës personale. Fakt është që vjehrri i TIJ u martua me një serbe, Milicën, motra e së cilës (pra tezja e Lirisë) ka qenë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit . Për këtë të fundit mund të gjeni informacione të shumta edhe në internet (wikipedia), edhe mbi genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Djali i tezes së Lirisë u bë këshilltar ekonomik i Millosheviçit por kjo ka ndodhur më vonë, gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë... Por le të mos zgjatemi me këto hollësira mbi familjen e gruas, në fund të fundit mëkatet e prindërve nuk kanë përse t’i paguajnë fëmijët dhe kurrsesi nuk duam të aludojmë që këto fakte (sekrete?) janë të mjaftueshme për të implikuar edhe personat që udhëheqin Shqipërinë sot. Një pyetje ndoshta mbetet pa përgjigje në këtë pikë: shoqëria “Shqiponja”  që operoi gjatë viteve ‘94-’95  dhe e cila theu embargon e luftës në Bosnje duke furnizuar me naftë makinën luftarake të Sllobodanit, nga kush u krijua dhe kujt i hyri në punë?  - ”Ai është vënë shpesh përpara kësaj pyetje dhe përgjigjet se ishte një kompromis pët të ndihmuar vëllezërit kosovarë (?)”.
“Ky atdhetarizëm mashtrues, ky atdhetarizëm karrem, e bën këtë gënjeshtër më të padurueshme, në të vërtetë më fyese për disa nga dëgjuesit, por më të shijshme për disa nga dëgjuesit e tjerë”  – thotë Rexhep Qosja mbi këtë çështje.
Sidoqoftë gazeta me e madhe në Kosovë, Koha Ditore, botoi gjatë viteve 97-98 të plota dokumentat që vërtetonin implikimet e Rexhep dhe Milica Ramës (vjehrri dhe vjehrra e Tij) në UDB, ndërsa në Shqipëri dosjet e ShIK-ut për këta persona zhdukeshin duke mos lënë gjurmë.

  Le të kthehemi sërish pas, në 1974-ën Ai caktohet për specializim në Francë dhe ky ka qënë momenti kyç i përpunimit të tij nga UDB-ja. Kundërspiunazhi shqiptar i dërgon një informacion zëvendësdrejtorit të Sigurimit, Sulejman Abazit sipas të cilit në shqipëri vepronin 2 kanale të UDB-së, njëri që kalonte nga Vuçidoli dhe tjetri nga Shkodra... Pas ardhjes në pushtet AI arreston Sulejman Abazin. Por nuk mbaron këtu. Në ’91-’92 në Shqipëri dynden serbë të Kosovës të cilët flisnin mirë gjuhën shqipe dhe që hiqeshin si shqiptarë. Ai ishte kontakti së bashku me Mehmet Elezin...

Në 92-shin me të ardhur në pushtet Ai ka urdhëruar arrestimin e Adem Jasharit heroit të luftës së Kosovës. Pas largimit të Ademit në Kosovë nuk u lejua hyrja e këtij të fundit dhe Hashim Thaçit (asokohe student në Tiranë) në territorin shqiptar. Ishtë i njohur bashkëpunimi me shtetin Shqiptar i grupeve të vogla guerrilase patriotike që vepronin në Kosovë, që në fillim të viteve ’80, grupe të cilat më pas do të bashkoheshin nën komandën e Adem Jasharit për të krijuar UÇ K-në.  Arsyet që e shtynë ATË për të dëbuar Jasharin dhe liderë të tjerë kosovarë nga territori Shqiptar mund të interpretohen si urrejtje e tij për të majtën dhe të majtët. Në fund të fundit edhe Ai vetë kishte një histori të majtë por tani ishte konvertuar. Apo mos vallë arësyet janë të tjera? Mund të ishte edhe veprimtari antikombëtare. Këtë herë duke vepruar drejtpërdrejtë dhe jo vetëm duke mosvepruar siç ndodh rëndom në aktivitete të tilla.

Vrasja dhe zhdukja e një tjetër aktivisti të çështjes kombëtare, Remzi Hoxhës, gjatë qeverisjes së TIJ në territorin shqiptar nga SHIK-u është një tjetër rast që njihet mirë nga i gjithë populli shqiptar, këtej dhe andej kufirit, por që mbeten sërish mister  rrethanat dhe sidomos arsyet...

Marrëveshja e njohur midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar mban firmën e TIJ, Ai dhe vetëm AI i cili është më patrioti në deklarata ka lidhur marrëveshjen më të suksesshme që ka arritur ndonjë herë Greqia fqinje. Jo se nuk na bëhet qejfi për sukseset e fqinjëve por mbetemi tejet të habitur nga insistimi dhe kokëfortësia për ta rifirmosur marrëveshjen edhe pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të mendojmë që është e qëllimshme pasi nuk kuptohet mirë kush është qëllimi në një marrëveshje ku Shqipëria del e humbur?!

Le të kthehemi edhe një herë në qeverinë e tij të parë ’92-’97. Lidhjet me fondamentalistët islamikë dhe largimi nga aleatët perëndimorë i kushtuan shtrenjtë. Gabim që në qeveritë që po pasojnë, jemi të bindur nuk do të përsëritet. Një nga veprimet më të nxituara ka qenë futja e Shqipërisë në Konferencën Islamike dhe financimi i grupeve fondamentaliste. AI dërgoi në 1996-ën një ngarkesë me armë në disa avionë drejt Palestinës.  Ngarkesë e cila u piketua nga Izraeli dhe u ndalua në Çad. Arafati në një udhëtim sekret ka ardhur në Rinas dhe e ka kërcëmuar Atë  se do ta paguajë shtrenjtë këtë humbje. Dimë që Arafati i mori mbrapsht lekët dhe në ’97-ën shqiptarët humbën shumë lekë në firma piramidale...

Por le të vazhdojmë.
Në 2008-ën shqiptarët u njohën me një personazh të ri me emrin Damir Fazlliç dhe me origjinë serbo-boshnjake, mik i ngushtë (i deklaruar nga vetë Ai) i familjes së liderit dhe  biznesmen me shumë interesa në Shqipëri. Nuk duam t’i japim ngjyra nacionaliste ketij shkrimi dhe aq më pak nuanca raciste, por sërish na lind një pyetje: Përse në filmimet që shfaqen në të gjitha televizionet shqiptare (dhe që datojnë 2006), ky personazh misterioz dhe deri diku anonim, qëndron përkrah gjeneralëve të shtetit, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Drejtorit të përgjithshëm të Policisë etj. , në një mbledhje të sigurisë kombëtare. Pyetja nuk është përse ndodhet aty një serbo-boshnjak por përse ndodhet aty një askush, kur dihet rëndësia e këtyre mbledhjeve dhe sekreti që i rrethon ato?! Nuk jemi tendenciozë, jemi pa përgjigje edhe sot e kësaj dite.
Thuajse të gjitha akordet midis shtetit Shqipëtar dhe atij Grek për hapjen e shkollave greke në krahina ku nuk ka asnjë minoritar grek, ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek në zona ku eshtrat jane të gjyshërve e stërgjyshërve të popullit tonë, e madje është tentuar të përdoren edhe eshtra të miturish duke na i shitur pët ushtarë grek, e pra këto marrëveshje mbajnë ose datë të vitit 1996 ose 2005 e më tej. Thuajse gjithmonë e njëjta firmë entuziaste nga pala Shqiptare. Të mos harrojmë parrullën greke: “Ku ka eshtra ushtarësh grek, aty është Greqi”.

Dhe për të ardhur te nisma e fundit e Atij, tek plani që ende s’është vënë në zbatim sepse më parë kemi zgjedhjet, te regjistrimi i popullsisë duke bërë vetëdeklarimin e fesë dhe sidomos të kombësisë. Pra i lihet dorë e lirë çdokujt, të varfërit, të pashkolluarit, të kërcënuarit, të pavullnetshmit dhe të painformuarit të zgjedhi vetë kombësinë e tij. Iniciativë e admirueshmë kjo e qeverisë tonë. Por sërish nuk kuptojmë përse insiston kaq shumë fqinji ynë jugor Greqia, që të bëhet ky vetëdeklarim i popullsisë? Nuk quhet kjo ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë? Përse i intereson kaq shumë? Përse në krizën më të rëndë ekonomike që e ka përfshirë, Greqia vazhdon u paguan dhjetëramijëra pensione “grekëve” të Shqipërisë?
Por mbi të gjitha: përse aty ku janë interesat e shteteve fqinjë që gjithmonë kanë qenë e vazhdojnë të mbeten përfitues në dëm të interesave tona kombëtare, qëndron përherë Ai që lindi në Vuçidol dhe është nderi i kombit? A duhet ende të mendojmë që është politikë e fqinjësisë së mirë, mefshtësi, padituri,  rastësi  politika e Tij, përherë në favor të fqinjit?
A duhet që të rreshtojmë këto fakte dhe shumë e shumë të tjera që i kemi përpara syve çdo ditë, për të kuptuar që kjo është politikë antikombëtare që bëhet hapur, në dritën e djellit, në dëm të kombit?
Kohë të vështira po i afrohen Shqipërisë, si hije të pakapshme, të paluftueshme dhe jemi vetëm, jemi vetëm ne që duhet t’i dalim zot këtij vendi. Koha do të na gjykojë!

                                                                                                                                                           Onufri

Share

Shto koment Kerko
JM  - Fatkeqesi   |2011-05-04 01:33:37
Po sikur kesaj liste te gjate me veprime antikombetare, ti shtonim edhe nje
liste tjeter me veprime antidemokratike ne aspektin kombetar?! Rezultati qe del
nga kjo analize eshte shume fatkeq.
Nardi  - Kishte kohe qe degjoja "zera"   |2011-05-04 04:45:52
Kishte kohe qe degjoja "zera te tille", je se doja ti degjoja ne kete
menyre, por me vjen shume keq qe i degjoj dhe per me teper kur jane te verteta.
Nuk e di po sic thua dhe ti onufri "duhet t’i dalim zot këtij vendi"
kaq duhet te bejme.
av  - forca e informacionit !   |2011-05-05 16:31:39
koha do te na gjykoje, por c'na mbetet sot, pasi kane kaluar plot 14 vjet nga
1997? Informacioni! Vota e pergjegjshme eshte detyra e cdo qytetari, i cili
duhet (e ka per detyre) te informohet pare se te jape/ dhuroje (per te mos thene
dicka tjeter) voten e tij. Koha eshte sot, ndaj shperdajme informacionin!
p.s.
si mund te postoj kete artikull ne facebook?
stavri   |2011-05-05 16:56:37
beji copy paste linkut te artikullit.
manushaqe   |2011-05-11 07:18:38
Gjithe kete artikull vetem per me thene qe "AI" ka njolle ne
biografi.Kur e keni shkruar ...ne 1970?
QAUSH DUMNICA VICIAN  - KIMIST   |2011-11-11 09:02:14
QUU EDHE NJE HERE PREJ VORRIIIIIII OOOOO LEGJENDA E SHQIPETARI O baba enver e
lidhi per bishti te kalit patriotat trashetar pas vdekjes sate se as ni grek e
as nje serb sa e kishe frymen ti nuk ka guxue me hy ne shqiperin e shqipetareve
QAUSH DUMNICA VICIAN  - bujk   |2011-11-11 09:05:38
a ti hangsha koqet o baba enver hogja.ishe nje dhe i vetem kerkush nuk e ka len
per ner mos me prek shqiperin veq qe nu ja ka majt botha.
QAUSH DUMNICA VICIAN   |2011-11-11 09:08:34
ne shqiperi kurr ma nuk do te vije nje njeri kaq i zoti ne dardani erdhi adem
jashari te cilin e burgosen patriotat po te isht babba enver kurr nuk do ta
burgoste sepse nuk e burgosi as azizi zhilivoden po ata titistat i kisha
burgos edhe une.
rivolucion  - nje sqarim   |2011-05-27 04:32:05
duke shprehur akordancen time me pjesen me te madhe te artikullit, me duhet
sidoqoft te bej nje sqarim te vogel:
adem demaci sigurisht qe ka qen kunder
firmosjes se marveshjes te Rambujes, por kjo per arsye krejt te ndryshme nga ato
te Sali Berishes.
Adem Demaci pervec se krahu politik i UCK-se ka qen nder
iniciatoret e panvarsis se Kosoves dhe jo te nje krahine e pavarur te serbis.
ju
falenderoj per kete shkrim dhe uroj ne vazhdimsin e tyre per te ndimuar njerzit
te reflektojn me mendjen e tyre dhe me manipulimet mediatike.
me respekt
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania