Gjeneralmegafoni

Ditët pushim, Qeveria në dietë dhe populli dembel

E-mail Print PDF

Duhet të mbajmë mend udhëzimet e Kryeministrit në një mbledhje të Qeverisë, i cili deklaronte se “duhet të bëjmë një ligj dhe për ata”. Manjanimi dhe i plotpushtetshmi Kryeministër vendosi që të bëjë një ligj për një kategori popullise që ai e etiketoi me “ata” duke i përshkruar me një mimikë dhe gjestualitet tallës. Këta “ata” ishin homoseksualët dhe në atë kohë, po flitej mjaft fort nëpër media qeveritare se Shqipëria do të ishtë një nga vendet e para në Evropë që do të autorizonte martesat gay. Tërë ky mal që do i bënte hije paragykimeve dhe do e kthente homoseksualitetin si një fenomen të gjithëpranuar dhe të gjithëpranueshëm në këtë shoqërinë tonë patriarkale, polli një mi të vockël.

Në fakt, ligji për diskriminimin që u lakua shumë u votua në Kuvend por nuk parsashikoi asgjë në lidhje me martesat gay. Si duket, krahu konservator i PD-së vuri alarmin dhe tregoi qartë se në gjëra të tilla ekstravagante nuk hyn në traditat dhe vlerat e familjes shqiptare (dixit një politikan të PDK-së, i cili edhe pse kundër PD-së, në këtë pikë u përputhen idetë). Por mbi të gjitha, faktorët që nuk lejuan miratimin e këtj ligji, pasi nuk besoj se ka qënë faktori social dhe sensibilitetet brenda PD-së, ishte tentativa për të devijuar nga problemet që po e mbytnin qeverinë (përmbytjet, kutitë, kriza…), por edhe pamundësia për të kryer këtë reform “evropiane”. Të shpjegohemi. Që të lejohet martesa gay, është e nevojshme që të ndryshohet Kodi i Familjes, në nenin që bën fjalë për personat që duhet të lidhin martesë. Ky nen është “kristal i qartë” (dixit Kryeministrin) dhe thotë që martesa lidhet midis një burri dhe një gruaje. Që të lejohet martesa midis personave të një seksi, duhet që të shfuqizohet kjo dispozitë dhe te vendoset një dispozitë neutrale në fushë të seksit. Por që të bëhet një gjë e tillë, nevojitet të ndryshohet Kodi i Familjes dhe këtu qëndron problemi: kodet, sipas Kushtetutës ndryshohen vetëm me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra duhen minimalisht 84 deputetë. Është shumë e qartë se Qeveria nuk e ka këtë numër magjik në Kuvend dhe rrjedhimisht nuk e bën dot këtë ndryshim.

 

I njëjti fenomen legjislativ shumë i çuditshëm vihet re dhe në lidhje me festat zyrtare. Qeveria, nëpërmjet projekt-ligjit që paraqiti (i cili u miratua në Kuvend) parashikon ndryshime në ligjin për festat zyrtare. Një nga pikat që ndryshon ligji i ri i miratuar ishte dhe shfuqizimi i mekanizmit të dërgimit të ditës festive virtualisht ditën e hënë në rast se kjo festë binte një ditë pushimi. Mesazhi ishte i qartë, më pak ditë pushim për më shumë punë pasi shqiptarët “duhet të punojnë se janë dembela” dëgjohej lart e poshtë nëpër tavolina njerëzish skeptikë, të kapur nga ky virtyt i inaktivizmit. Po realisht, çfarë ka ndodhur? Ky ndryshim nuk vlen as sa një kokërr groshi, pasi dhe këtu do të kemi një konflikt me Kodin e Punës, i cili parashikon se “kur dita e festave zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë”. Kodet, nga pikëpamja hierarkike qëndrojnë më lart se ligjet e tjera dhe materializimi i këtij parimi të sanksionuar në Kushtetutë është numri i deputetëve që nevojiten për ta ndryshuar atë, që është siç e thamë 84 (3/5 e të gjithë anëtarëve). Pra, me këtë ligj të miratuar realisht nuk është bërë asgjë, sepse ai bie në kundërshtim me një normë më të lartë hierarkike. Në rastin më të mirë, i duhet bërë e qartë punëmarrësve se e hëna mbetet ditë pushimi, në rastin më të keq do të ketë një konflikt normash ligjore që u mbetet gjykatave duhet zgjidhin sa më shpejtë me gjithe rremujen qe mund te shkaktohet.


Nga këto përpjekje kalorësiake për të bërë reforma që do e bëjnë Shqipërinë më evropiane dhe më punëtore (realisht asnjëra nuk eci, çka e bën Shqipëri më arkaike dhe më anadollake se më parë), duhet të vëmë re përpjekjet për të kaluar dispozita të tjera të cilat nuk ishin përfshirë në debatin shoqëror. Kështu, me ligjin kundër diskriminit, Qeveria kishte për synim mosdiskriminimin përpara ligjit të çifteve homoseksuale përkundrejt çifteve heteroseksuale. Në fakt, kjo ishte një pistë e gabuar që ndoqi qëllimisht Qeveria, pasi me anë të këtij ligji (dhe me sa duket duhet të ketë qënë synimi real) ajo synoi mosdiskriminimin fetar. Gjë shumë e bukur, thënë me fjalë, por kur lexon ligjin shikon qartë se ka patur për qëllim lejimin në klasa fillore, gjimnaz dhe universitet të simboleve fetare.


Ne jemi kundër kësaj maskarade. Së pari sepse përjashton nga debati çështje që i përkasin shoqërisë dhe së dyti vendosin fëmijet e fillores dhe të gjimnazit përpara disa rregullave shoqërore që nuk kanë të bëjnë fare me laicitetin që reklamon Kushtetuta. Në këtë kontekst, shtrojmë çështjen, çfarë e bën një shqiptar të ndihet i tillë? Gjuha? Vështirë nëse lejojmë shkollat greke të mbijnë si kërpudhat. Feja? Jo, akoma më vështirë kur e propagandon atë që në moshë të vogël. Politika? Jo, aspak. Nëse ajo toleron dasi të tilla.
                                                                                                                                                    Stavri

Share

Shto koment Kerko
Franko   |2010-03-01 08:38:55
Ishte nje kenaqesi te lexoje nje shkrim me thelb dhe jo vetem hipotetikor...
Kjo
verteton amulline qe ka zene politiken tone te nderuar...
R. Gjencaj  - te zakonshmen   |2010-03-01 08:50:00
Kjo qeveri eshte e tera ANTI. Problemi eshte si do t'ia bejme qe te mos jete me
Manjola   |2010-03-01 09:18:33
Jam kurioze te di si qendron vertet ceshtja. Kohet e fundit kam degjuar se ligji
i famshem kunder diskriminimit eshte vec nje dredhi per te mbuluar permbajtjen e
vertet ate mbi perdorimin e perceve neper shkolla. Ju e konfirmoni kete? Ky ligj
ka kaluar dhe cfare pasojash mendoni se do te kete?
Ps. ju ndjek regullisht
stavri   |2010-03-01 09:48:37
mbase ne artikull nuk del e qarte, po thelbi manjola ai eshte. doja ta
pergjithesoja ne menyre qe mos ta permblidhja vetem te percet edhe pse me e
dukshmja e simboleve fetare ajo eshte.
Elvi   |2010-03-01 14:42:02
Dmth te henave eshte prap pushim
Kam pershtypjen qe punedhenesit (ata
private) gjithsesi do e shfrytezojne kete ligj per te shfrytezuar me shume
punetoret qe nga ana e tyre nuk i njohin te drejtat e tyre...
genti   |2010-03-02 12:55:59
Domethene qe shteti yne eshte nje rrupalle e gjithanshme. Domethene qe edhe ai
pak shtet qe u ndertua pas '97-es u transformua ne nje katrahure keto 5 vjet.
Nje katrahure ku nuk merr vesh i pari te dytin e jo te kuptosh ligje,
pseudo-ligje, nene, kode etj, te cilat sherbejne ne nje shtet ligjor per te
mbrojtur te drejtat e qytetarit, ndersa ne Shqiperi sherbejne veç per te
mbrojtur interesat e nje grushti pushtetaresh ne kurriz te qytetareve ose ne
rastin me te mire per ti hedhur hi syve te tyre.
Rinaldi   |2010-03-03 03:44:08
Do jene apo sdo jene te henat pushim se edhe ju na bot ?
Franko   |2010-03-03 05:31:45
O Rinaldo, po varet se kush do e interpretoj me pra...
olti   |2010-03-03 10:29:44
disa shoqeri private (si psh Tirana International Airport) do e bejne pushim.
pra, ne mungese te interpretimeve nga ata qe duhet ta interpretojne, individet
dhe shoqerite perpiqen te japin interpretimin e tyre. me pak fjale, shtet i
dhi.r
Berisha   |2010-03-05 10:08:26
Un them qe stavri ja ka fut kot dhe per kete gje do te ngre nje grup pune per ta
shkrire fare mendimin e tij anarshist.

Mreti
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania