Gjeneralmegafoni

Shqipëria e despotëve

E-mail Print PDF

Në Shqiperinë e shekullit të XVIII – XIX drejtonin pashallarët e bejlerët. Kush në një zonë e kush në tjetrën, në tërësinë e trevave, të mandatuar nga Porta e Lartë për merita të pamohueshme në banditizëm dhe mizori, qeverisën vendin e shqiponjave që zor se mund ta durojë thundrën e huaj mbi krye. Por mund të durojë njeriun që vjen nga populli, nga gjiri i tij , me brumosje konservatore dhe tradita farefisnore, sepse ky ia njeh skutat më të fshehta dhe tiparet më të errëta. Në fund të fundit cdo gjë duket e pastër nëse lahet brenda shtëpisë. Në të njëjtën periudhë, paralelisht me Shqipërinë që radikalizohej në traditat farefisnore mesjetare dhe drejtohej nga despotë, në Evropë shpërthenin kryengritje popullore, kishte zhvillim të mendimit, filozofisë, kërkim të lirisë dhe të formave të reja qeverisëse…

Në Shqipërinë e shekullit të XX, me shpalljen e pavaresisë, u vunë në provë format e para të qeverisjes moderne edhe pse me vonesë në krahasim me popujt e tjerë. Rezultati i këtyre eksperimenteve sic dihet ishte katastrofik. Dhjetra kryeministra që drejtuan po kaq shumë kabinete, në më pak se 20 vjet, por duhet vlerësuar përpjekja për t’i dhënë një fytyrë evropiane ekzekutivit shqiptar, në një periudhë jo të lehtë midis luftrash ballkanike, formim shtetesh të reja nga hiçi dhe shpërbërje perandorish.

 Që nga ky moment Shqipëria ka njohur pashmangshmërinë e kthimit në identitet. Bindja se vetëm një despot mund ta drejtojë këtë vend është e përhapur gjerësisht, dorëzimi përpara këtij fakti akoma më tepër. Despoti Zog, despoti Hoxha dhe së fundmi despoti Berisha. Tre emra në thuajse një shekull histori. Ky i fundit ka zgjedhur si idhull të parin dhe mundohet ta imitojë ose së paku të jetë një shëmbëlltyrë e përafërt. Ashtu si despotin Zog, e larguan me armë herën e parë dhe ashtu si despoti zog u rikthye për të dytën herë. Ndërsa i pari, duke shfrytëzuar brishtësinë e shtetit të sapoformuar shqiptar, u bë De Juro mbret trashëgimtar, Berisha po bëhet De Facto trashëgimtar i mbretërisë, duke zaptuar toka, pasuri, media, polici, gjykata, politikanë, dhe duke na zaptuar lirinë që ai vetë pretendon se ua solli shqiptarëve. Por Berisha ka marrë edhe disa tipare të despotit Hoxha dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të mos harrojmë se ai është rritur vërtetë, në gjirin e këtij populli, në një familje me tradita farefisnore, si cdo despot që ka qeverisur Shqipërinë, por është po aq e vërtetë që u formua politikisht si bir i Partisë së Punës…

 Mund të duket i zymtë përshkrimi historik i despotateve shqiptare, vazhdimësia e tyre deri në ditët tona, në epokën e internetit dhe kauçukut, mund të duket i dëshpëruar përfytyrimi i të sotmes dhe të nesërmes nën lidershipin e Berishës, por kush mund të thotë me plot gojë, që sot nuk kemi të bëjmë me përvetësim të fuqisë së shtetit, me grisje të kushtetutës, me abuzim të pushtetit, me inekzistencë të shtetit ligjor, me rrahje gazetarësh, me presione ekonomike, me sjellje të fortësh që aq shumë i ngjajnë banditëve e kaçakëve të periudhës osmane.

 Aksioni i parë i qeverisë Berisha, prishja e mbikalimit tek Zogu i Zi me përçmim të plotë të vendimit të gjykatës, tregonte që synimi ishte të qëverisej vendi siç dëshiron njëshi dhe jo siç thotë ligji. Nëse ligji u shkel për të goditur kundërshtarin politik, atëhere shumë më thjeshtë ky ligj shkelet kur goditet qytetari për interesa personale dhe familjare të despotit. Rasti i dhunimit të pronës private nga shteti në qëndër të Tiranës, në erresirën e natës është shembulli i fundit i asaj që është Shqipëria dhe i asaj që do të jetë nëse vazhdojmë të mbajmë despotët në krye.

 Historia e shekullit të XX-të, jo vetëm e shqiptarëve por e gjithë njerëzimit, me luftrat botërore, luftën e ftohtë, diktaturat popullore e të proletariatit, kapitalizmin dhe format e tjera të qeverisjes të provuara apo të mbetura në tentativë, na ka treguar se barazia sociale, ekonomike madje edhe ajo përpara ligjit është një utopi, por na ka treguar gjithashtu që atje ku ka liri ka shpresë për një të ardhme më të mirë, dhe është pikërisht kjo liri që shqiptarëve u ka munguar dhe vazhdon t’u mungojë. Jemi ne, shqiptarët e shekullit XXI që duhet të dëshmojmë se jemi të aftë të qeverisemi drejtë dhe mire, larg mendësive të vjetra dhe mizorive despotike

                                                                                                                                                                 Onufri

Share

Shto koment Kerko
admin   |2009-11-03 13:04:41
Dhuna ndaj gazetarit Mero Baze eshte shembulli i fundit i metodave banditeske me
te cilat qeveris kryeministri dhe cubat e tij. Perulja qe duhet te kemi perpara
ligjit eshte transformuar ne friken qe duhet te kemi nga tirani. Nese mbrohen
agresoret e fjales se lire, nese nuk gjehen vrasesit e politikaneve, nese nuk ka
drejtesi per viktimat e Gerdecit atehere mesazhi qe percillet eshte i qarte:
Shtet i te forteve te cilet duhet duhet ti binden dhe perulen vetem despotit ne
pushtet
Drini N.  - BRAVO!   |2009-11-04 04:37:04
Çuna, bravo për këtë artikull!

Është mëse e vërtetë që vuajmë nga
despotizmi në Shqipëri, dhe bëni mirë që ua rikujtoni shqiptarëve
prejardhjen jo të largët shoqërore ose shtet-formuese të etërve tanë.
Është një shprehje "Ai që harron të kaluarën, është i dënuar të
vuajë prej saj..."

Duam s'duam, vëndi i shqipeve është qeverisur
lokalisht por edhe në qendër me mënyra despotike në të kaluarën.

Pyetja
është: Ka dëshirë ky popull që kjo gjëndje të ndryshojë? Si sillet ky
popull?

1. Voton këta politikanë.
2. Nga ajo që thonë dëgjojmë që edhe
dikush nga populli vetë po të ishte në krye, të njëjtën sjellje do të
bënte.
3. Motoja e shqiptarit: Përfito sa të mundesh sa je në pushtet, dhe
bëj diçka sa për t'u dukur që punon.

S'do mëndje që Berisha sillet sot si
despot. Problemi kryesor nuk është ky. Problemi kryesor është se kushdo të
vihet nga ky popull në krye, populli do ta mësoj vetë të vërë në zbatim
moton e tij...

... me hir e pahir, pasi edhe drejtuesi më i drejtë të vijë
në krye të Shqipërisë, populli do ta përflasi prap si zbatues të motos...
sepse kështu është mësuar ky popull.

Enver Hoxha e mbajti gjallë regjimin
e tij nëpërmjet spiunimit. Kushdo që rrëfente të dhëna për dikë se po
devijonte nga vija e Partisë, gradohej në pozitë, dhe populli veproi kështu
për të bërë karrierë.

Problemi kryesor pra, është motoja e shqiptarit
sot: "Përfito sa të mundesh sa je në pushtet, dhe bëj diçka sa për t'u
dukur që punon"

Por më fal, çfarë do marrësh me vete kur unë e ti të
ndrrojmë jetë?

Çdo të ndodhi me ty dhe mua në jetën e amshuar?

Para se
të vijë ajo ditë, mund të të them diçka?

Për sa kohë në qendër dhe
në krye vendosim njeriun, do të marrim gjithmonë despotin. Por kur në zemrat
tona vendosim në krye Zotin, dashurinë për Perëndinë, bota që na rrethon
do të ndryshojë krejtësisht.

Shqipartari ka shekuj që nuk i lutet një Zoti
me gjithë zemër. I lutet fesë dhe bestytënive po. Por edhe me fe e shikon si
parti. Prandaj edhe partitë sot në Shqipëri janë bërë si fe.

Më lejoni
të them diçka: Harrojini fetë dhe duani Zoti dhe njerëzit që ju
rrethojnë.

Kam përshtypjen se kjo fjalia e fundit mund të tingullojë e
çuditshme, por ç'kuptim ka respektimi i ligjeve, ndërtimi i institucioneve
të pavaruara dhe i shoqërisë demokratike, por në zemra e këtij popolli nuk
ka dashuri për njëri-tjetrin dhe për Perëndinë?

Pa këtë dashuri është
një rreth vicjoz i pafund... Despoti shtypi ligjet dhe popullin apo populli
krijoi despotin (pula dhe veza)...

Ti çfarë mendon?



Onufri   |2009-11-04 05:59:08
Drini, edhe analiza jote eshte shume e sakte. Pa cka se mund ta mendojme ndryshe
persa i perket besimeve (tek njeriu, tek zoti apo tek te dy), bashkohemi ne nje
pike: Nevoja e nje kthese te madhe historike, e cila mund te vije vetem nga
shqiptaret. Ajo qe me shqeteson me shume eshte nese jemi ndergjegjesuar apo jo,
ne si popull, ose te pakten nje pjese derrmuese e jona mbi kete domosdoshmeri.
Ky eshte hapi i pare, pastaj te tjeret rrjedhin ne menyre te pashmangshme. Eshte
si problemi i atij qe duhet te lere cigaren. Nese nuk ndergjegjesohet me pare qe
cigarja demton shendetin, atehere e kote te flitet. Pra ne rastin tone; a e kemi
kuptuar ne shqiptaret qe jemi ne buze te nje gremine dhe qe nevojitet nje kthese
e fuqishme???
Drini Nosi   |2009-11-04 10:19:28
Onufri përshëndetje!

Ke shumë të drejtë që duhet një kthesë e madhe,
dhe unë besoj se shqiptarët mund ta bëjnë këtë kthesë, me ndihmën e...


Unë personalisht duke dashur të flas për ndërgjegjien e popullit tonë në
lidhje me despotizmin në qeverisje, me shkeljen e ligjeve, dhe vështirësinë
e disa-dekadëshme për të ndërtuar institucione me të cilat ne të krenohemi
në Evropë, pashmangshmërisht më duhet të përmënd edhe zemrën sociale të
shqiptarëve.

Pra zemrat e shqiptarëve si janë? Sa e duam ne njëri-tjetrin?
Duke dashur ne njëri-tjetrin, sa e vlerësojmë ne jetën dhe lirinë e saj?
Nga 1 në 10, nëse do t'i bëja unë vlerësim, në rang social ne e duam
njëri-tjetrin me notën 4! Pra ngelim në klasë.

Ç'nënkuptoj unë me të
dashurin e njëri-tjetrit? Gjërat më elementare jetike, si psh, sa i gatshëm
është një shqiptar shofer të reskpektojë kalimin tënd në trafik? Sa të
pret një shqiptar që të hysh edhe ti në ashensor me të pa ta mbyllur derën
surratit? Sa i gatshëm është shqiptari sot të paguajë energjinë elektrike
dhe pa e lidhur linjën e tij me kabllin tënd natën? Etj... etj.. tregojnë sa
e duam apo jo njëri-tjetrin.

Tani, mirë njeriun që e shohim, e prekim dhe i
flasim, Zotin pastaj është më vështirë për ta dashur kur nuk e
beson.

Problemi sot me shqiptarët është motoja që përmenda më sipër. Në
shekuj më parë kanë pasur Kanunin si sitem juridik. I mirë apo i keq, e
rëndësishme është se respektohej, kishte një rregull, dhe si rrjedhim po
të ishe i rregullt kishe edhe liri.

Sot nuk ka respektim as të Kanunit dhe as
të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Prona nuk është e garantuar,
jo më gjërat e tjera.

Pra Shqipëria sot, sipas mendimit tim, është e
mbushur përplotë me të liga. Ndaj për këtë arsye më duhet të përmend
zemrat e shqiptarëve kur tema është despotizmi dhe mos ngritja dot e
institucioneve të pavarura.

Për sa kohë që zemrat e shqiptarëve janë
skllave dhe të varura ndaj të ligave, sa e vështirë do të ishte caktimi i
ligjeve të drejta të organizimit institucional të shtetit tonë, dhe sa do
arrihej që ato rregulla të shprehura në statute dhe nene të zbatoheshin
përpikmërisht?

Prandaj më duhet të përmend zemrën, por t'u shprehur për
institucionet e shtetit. Është si puna e farës që mbillet. Nëse fara (zemra
e popullit) është e korruptuar, a mund të prodhojë ajo një pemë të
shëndetshme (institucione, kuvend, kryeministri, gjykatë, pra shtet)ku ne të
kishim qjef të zinim hije, të kacavirreshim, dhe pse jo, të hanim ndonjë
fryt prej saj?



Ndoshta e zgjata shumë, por ky është mendimi im. Motos
së sotme që qarkullon në Shqipëri:"Përfito sa të mundesh sa je në
pushtet, dhe bëj diçka sa për t'u
dukur që punon" unë i përgjigjem me
"thuaja sa të mundesh bashkëatdhetarit tënd, 'ndërroje mëndjen tënde,
pastro zemrën tënde, ta duam njëri-tje...
Drini Nosi   |2009-11-04 10:23:28
Motos së sotme që qarkullon në Shqipëri:"Përfito sa të mundesh sa je
në pushtet, dhe bëj diçka sa për t'u
dukur që punon" unë i përgjigjem
me "thuaja sa të mundesh bashkëatdhetarit tënd, 'ndërroje mëndjen
tënde, pastro zemrën tënde, ta duam njëri-tjetrin'"

E vështirë, por
jo e pamundur

Shumë bekime për ty Onufri.
erind   |2009-11-04 10:35:20
drin, sot postet ku jane ulur politikanet tane duhet te shpelahen rrembyeshem
nga lumi qe mban emrin tend se s ka si te pastrohen ndryshe. po nje miting sado
i fuqishem nuk mjafton, duhet pune dhe ngritje zeri kunder fenomeneve qe thua
dhe motoreve qe i japin jete ketyre fenonemeneve. ata jane pak po ju duket se
kane shume. i takon popullit t'u tregoje qe ata ne thelb mund te mos kene
asgje...
Franko   |2009-11-10 09:56:59
Imagjinoj onufrin tek e ka shkruar me dufin ne sy ndaj politikes palaco te
unifikuar ne nje person...
Onufri   |2009-11-10 10:21:11
Franko, publikoje tek BW po pate kurajo se nuk ka aq duf sa mendon, madje do ta
quaja diplomatik po te kesh parasysh cfare zbulojme cdo dite...
Se lajmi i
sotshem flet edhe per fshirje kufijsh te vendit tone, jo vetem per shitje. Shif
kur te nxjerri ndo1 pretendim edhe Mali i Zi tani. Ne kete pike, te flasesh per
tradheti kombetare eshte eufemizem.
diana   |2009-11-12 09:08:39
Fotografija e bishes me kujton vitin 1996 kur erdhi te kerkonte votat ne Sarande
pikerisht ne sheshin e Xarres ku tjegullat e cative kercinin rende nga ushtria e
briskut dhe Sali Berisha ne shesh me nje grup te dehurish qe nuk mbanin mend sa
vinin e sa iknin, ne mes te dy adhurusve te tij tashme e kishin te qarte si do
te vidhej vota ne 96-n.Por ajo qe nuk me del nga mendja jo pse bisha e shpalli
armik familjen time por as pse ai kishte udhetuar gjate per shqiperi per te
lypur voten por fytyra e tij qe kur nuk do me hiqet nga medja ajo e nje FANTAZME
tejet e verdhe dhe teper kercenuese. Ne anen tjeter tablloja; njerzit iknin
rrugetimeve pafunde ndersa nje i paudhe, nje djall po u merte vendin....te iki
thash edhe une large ketij lugati gjer sa zoti te mbendoj per ata qe iken e tu
jap mente te rikthen ne ate vend te bukur.
Franko   |2009-11-12 10:00:58
Onufri, nuk ja prishim krijimtarise
ne...
http://bw.balkanweb.com/analiza/shqip%C3%ABr ia-e-despot%C3%ABve-1825.html
Franko   |2009-11-12 10:02:33
Linku i korigjuar...
http://bw.balkanweb.com/analiza/shqip
eria-e-despoteve-1825.html
ravik   |2009-11-12 10:30:11
shum shkrim i bukur, meritonte te lexohej nga me shume njerez. Bravo kush e beri
te mundur publikimin dhe te BW
Onufri   |2009-11-12 10:34:15
Diana, jo vetem ti ke kaluar veshtiresi ne ato vite (96-97). Shume prej nesh,
perfshi ketu te djathte e te majte, njerez te shquar apo njerez te thjeshte te
ketij vendi, ne jug e ne veri te Shqiperise u hodhen rrugeve e shesheve neper
protesta per te larguar per se dyti ate qe menduan se e kishin larguar nje here
ne '91-shin, Diktaturen. Nuk me besohet se sa te shkurtet e paskemi memorien dhe
ndodhemi sot ne te njejten situate me te njejtat fytyra qe drejtojne. Le te
shpresojme qe do te kete nje ndergjgjesim masiv serisht ne Shqiperi...
(Franko
do te te heqin nga puna ;)
Franko   |2009-11-13 06:12:45
Ishalla jo o Onufro...
toni bler   |2009-11-13 12:32:39
nuk e di nese keni pare perqendrimet policore neper tirane. zyrtarisht jane per
te eprmiresuar trafikun e tiranes, ate te pakorrigjueshmin e te pandryshueshmin.
ndersa une kam nje hipoteze tjeter. eshte ajo e kontrollit te tiranes para dates
20 nentor...
eci  - eci   |2011-06-06 03:16:46
Iku dhe Rama
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania