Gjeneralmegafoni

Stina verore e Kryeministrit

E-mail Print PDF
Pas shpëtimit in extremis të qeverisjes së Kryeministrit nga numrat e LSI-së, ai ndihet tashmë i rigjeneruar, i aftë të ndeshet me betejat e radhës dhe të rrisë prodhimtarinë e mesazheve kontradiktore mbi gjithcka, kudo dhe pa pushim. E fundit në listë (dhe sa do të dëgjojmë këto vitet në vijim), është deklarata me shiritë në dorë dhe gërshërë në brez gjatë inaugurimit të një rruge në jug të vendit. Vlen të theksohet se Kryeministri kishte afër Kryetarin e Bashkisë Himarë (mbase për arsye protokollare), me të cilin mbante një bashkëbisedim të tipit “unë propozoj, ti do thuash po” para mediave. Pa dashur të bëjmë shkelësin e parimit të prezumimit të pafajësisë, mbetemi pak skeptikë në lidhje me frekuentimet e Kryeministrit... Midis një Kryebashkiaku që shkel simbolet e kombit, dy ministrash pa imunitet për shkak hetimi dhe një miku serbo-boshnjak nën hetim në vendin e tij, nuk dimë se c’të mendojmë për vet të zotin e punës. Megjithatë, është e qartë tashmë se ato janë muhabete të harruara, cudira që zgjatën shumë pak, sa për t’u hedhur hi syve të popullit dhe baltë parimeve të demokracisë. Si mos të mjaftojnë këto harresa, që besoj të paktën nuk do të fshihen nga kujtesa pasverore e njerëzve, duhet të përballemi dhe me propozimet e harrakatura të Kryeministrit në atë ditë të bukur inaugurimesh. Mund të priste shiritin, të shprehte kënaqësinë për reformat e kryera deri më tani, të thumbonte Kryetarin e PS-së, të bënte që sytë e shqiptarëvetë të xixëllonin duke parashtruar mrekullitë e katër viteve që do të vijnë, por jo. Kaq është shumë pak. Shumë pak për një mendje pjellore si ajo e Kryeministrit që cdo dalje në televizor e shikon si mënyrë promovimi të cfarëdolloj batute, autor i së cilës, më mënyrë të pazëvendësueshme është. Kështu, ndër të tjera perla mbi perlën e Shqipërisë, ai e mendoi se, që t’i bëhet ballë turizmit gjithmonë e më të madh në numër në Shqipëri, do të ishte e udhës që fashatarët e zonës së bregdetit të zmadhojnë kapacitetet pritëse të tyre në mënyrë që t’i bëjnë ballë flukseve turistike dhe në një kohë të dytë të mendohet për planin rregullues. Dhe këtu kemi shpalosjen më të mirë të politikës shumë konsekuente të Kryeministrit në lidhje me pronën në përgjithësi dhe zhvillimin urban. Pra, thënë me fjalë të tjera, ndërtoni, harxhoni lekë, ndërtoni ca kanalizime ujrash të pisëta aty për aty sa për 3 a 4 muaj, s’ka rëndësi se derdhën aty ku njerëzit zhyten për t’u freskuar, ndërtoni dhoma, packa se kushtet mund të jenë të mjerueshme dhe se bumerangu i fluksit mund të kthehet mbrapsht dhe pavarësisht këtyre, mos u habisni po iu erdhën fadromat dhe prishin ndërtimet që keni ngritur. Dhe të mos harrojmë dëmin e pariparueshëm që masa të tilla absurde i sjellin të vetmes zonë bregdetare të virgjër në Shqipëri.
Kryeministri mbase nuk i ka bërë pushimet aty ku mbante fjalimin, po ama duhet të jetë i ndërgjegjshëm se në situatën aktuale nuk është më shumë problem i strehimit të turistëve sesa c është problem i pastërtisë, kanalizimeve, kushteve të pritjes, cmimet e ushqimeve që lëvizin nga dita në ditë si të ishim në Dow Jones dhe jo në fshatra Shqipërie, ndërtimet pa kriter të lëna përgjysëm etj. Këto mbase janë shqetësimet kryesore që do të mbajnë fluskin e turistëve larg dhe jo mungesa e ambjenteve të pritjes.
Nuk e di pse Kryeministri e mbajti këtë fjalim, pasi nuk është as në fushatë elektorale, megjithatë koha do të tregojë pse dhe cfarë e ka shtyrë Kryeministrin të bjerë në kontradiktë për të disatën herë me ligjet që miraton vet.

Share

Shto koment Kerko
Franko   |2009-09-02 12:08:32
Nuk do i hiqja asnje presje ketij shkrimit.
Drini   |2009-09-02 12:15:02
Për Z. Berisha mund të themi se është mjeshtër për shumë e shumë gjëra,
por për një gjë nuk i falet!... Sjellja e tij dhe e grupit që përfaqëson
me pronën. Që nga ligji i viteve 90-të nr. 7101 (nëse s'e gabojë) e deri
më sot në Shqipëri është bërë një kaos dhe anarki pronësie, dhe
rrjedhimisht ndërtimi.

Kjo gjendje duhet të riparohet dhe të stabilizohet
sa më parë. Është një nga faktorët që gërryen shoqërinë dhe shtetin
tonë.

Përshëndetje për artikullin.
Drini N.
Anonim   |2009-09-02 14:33:13
ke shume te drejte drin. ligji ne fjale eshte 7501, po pak rendesi ka. rendesi
ka qe 7501 bi ene kundershtim me ligjin per kthimin e kompensimin e prones dhe
mbi te gjitha ligji per legalizimet shkel hapur si te parin dhe te dytin...
genti   |2009-09-03 05:14:03
Kryeministri i beri pushimet ne rezidencen qeveritare ne Dhermi . Te mos
harrojme qe kryeministri i batutave pjell dhe anekdota si ajo e thyerjes se
rekordit (qe ai vete mbante)te qendrimit ne uje. Plot 2 ore e 3 minuta. Mu duk
si Skenderbeu tek Lexim 2 qe ngriti nje shpate te cilen nuk e ngrinin dot 10
burra bashke.
Glauk  - Pinoku bardh e blu     |2009-09-10 06:40:52
Te jetosh ne kohen e Sali Berishes, eshte vertet shume mbreselenese pasi vertet
nuk mund ti japesh dot shpjegim ideve sjelljeve fjaleve gjesteve fytyres
psikopatike te tij, qe shpesh te kallin daten shpesh te shkrijne se qeshuri
shpesh te hardallosin shpesh te bejne te perzihet stomaku e shume gjera te
tjella..... Por nje gje skuptoj: Nese keni vene re sa here qe ai shkon poshte ne
Jug, dhe takon Bollanon ai vet vishet me bluze "BARDH E BLU" ndersa ky i
fundit kuqua Bollano nuk zbaton asnjehere protokollin per te vene shiritin kuq e
zi. Cte jete kjo a ka njeri te ma thote???
andi   |2009-09-10 08:41:30
pergjigja eshte shume e thjeshte: Politike antikombetare e Sali Berishes.
Kryekeput, qe me misht e tij Serbe te sjelljet me Bollanon e deri tek dyshimet
per tregeti armesh me kriminelin Arkan, atehere kur ndaj jugosllavise kishte
hembargo.
olti   |2009-09-10 09:11:04
ke te drejte glauk. nuk e kisha vene re.
anghela  - xxxx     |2009-09-10 19:35:46
jam nje vajz nga shkodra dhe jam vetem 16 vjeq.politika egjyshi sales eshte nje
politike qe do na qoje drejt nje shkaterrimi te pafund.ne kemi nevoj te kemi ne
qevewrisje nje njeri si Z.EDI RAMA...populli ne qytetin e shkodres duan
politiken e ketij plaku te pafytyre qe pavaresisht te keqija qe po na sjell ka
guxim dhe na flet per nje te ardhme te sigurt.vertet jam e vogel por kuptoj shum
gjera sepse te gjitha fatkeqesite qe po ndodhin na prekin neve,dhe askush nuk e
mendon kete gje.mua me intereson e ardhmja ime prandaj edhe pse te vegjel duhet
te ndihmojm sadopak ne fillimin e nje qeverisjeje te re me ne krye Z.EDI
RAMA.
ME RESPEKT: ANGHELA
Anonim   |2009-09-20 11:43:03
me doj se saliu enveri zogu nano meta e tegjithe batakcinjte e palacot qe na
kane qeverisur ndonjehere jane te pershtatshem per popullin tone sepse me shume
i pelqen te haje therrimet qe i hedhin kusaret sesa te kerkoje deri ne fund te
drejten e vet.fatkeqesisht jemi nje komb langaraq dhe keshtu do vazhdojme deri
kur te zgjohemi
admin   |2009-09-21 05:40:35
Deri diku e kuptoj mllefin tend, por edhe ti ben pjese tek ky popull dhe nuk
diferencohesh aspak nga qendrimet pasive dhe mosreaguese te shqiptareve, duke i
rene shkurt e duke thene shprehje te forta... te keshilloj qe mllefin tend ta
shprehesh me vote ose me proteste, ose duke bindur nje shok a shoqe e keshtu me
rradhe. Asnjehere nuk eshte vone dhe ne asnje rast nuk duhet te konsiderohemi te
paket ose te vegjel per te bere gjera te medha
klea   |2009-10-14 03:54:26
pergjigjen me te sakte e ka dhen populli tek barcaleta qe i dedikohet kesaj
qenie monstruoze..me dy fjal saliu shkon tek doktori te behet synet dhe pas disa
oresh mjeku del qull ne djers dhe thote s'di nga tja filoj ..ky eshte komplet
k... me sakt se kaq nuk ka besoj..
olti   |2009-11-15 10:46:46
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania