Gjeneralmegafoni

Të ishte për ju

E-mail Print PDF
Të ishte për ju të nderuar aleatë, fqinjë e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë por aq e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër. Mbase sot do të numëronim plot 19 vjet të qeta pa asnjë ndryshim politik ashtu sikurse në Tunizi, për të kujtuar një vend shumë të lakuar kohët e fundit, me aspiratën tonë perëndimore, me trupat tona në Irak, Afganistan dhe Cad. Presidenti ynë nuk do të quhej Ben Ali por një emër në mendje më vjen menjëherë. Ju nuk e quani heshtje, as qetësi, ju me gjuhën tuaj diplomatike e quani ndryshe, e quani stabilitet.

Ndonjëherë më lind pyetja: a do të kishte rënë ndonjëherë komunizmi në Shqipëri po t’i varnim shpresat te ju?! Me siguri që po! Megjithëse ndryshimi erdhi nga revolta mbarë popullore, nga studentët zemra dhe shkëndija e çdo ndryshimi, së paku asokohe mbaj mend që ishit në krahë të lëvizjes. Ndërsa sot jo, sot jeni diplomatikë në qëndrime, të dyfishtë në deklarata dhe hipokritë në predikime. Sot jeni të vonuar me dashje në reagime ashtu sikur ishit të vonuar në 1996-ën me pasojat që të gjithë i dimë se të gjithë i përjetuam. Kujtoj që Evropa drejt së cilës aspirojmë dhe Shtetet e Bashkuara, mbrojtësit dhe aleatët tanë madhorë, qenë dramatikisht të vonuar edhe në Bosnje, me gjithë pasojat që mbarti ajo vonesë, asokohe e padëshiruar. Natyrisht nuk dua të heq një paralele midis ngjarjeve të ndryshme historike të vendit tim dhe konfliktit në Bosnje Herzekovinë. Por një emërues të përbashkët e gjej fare thjeshtë. Në Shqipërinë e Berishës së Parë, në Bosnjen e Jugosllavisë në shpërbërje, në Tunizinë Ben Aliut, popujt ndëshkohen sepse i kanë sytë nga ju dhe ju rigorozisht vononi, hezitoni, gaboni dhe më pas korigjoni... por më pas është tepër vonë.

Po t’iu dëgjojmë ju të premten nuk duhet të dalim në shesh për të nderuar tre dëshmorët e 21 Janarit, nuk duhet të ngremë zërin për të bërtitur gjithë zemërimin tonë që Shqipëria e shekullit XXI, antare e NATO-s dhe gati pjesëtare e familjes Evropiane, numëron ende viktima nga plumbat e shtetit. Të ishte për ju nuk duhet të dilnim në shesh as në 21 Janar, për hir të stabilitetit, për hir të përtacisë tuaj për t’u angazhuar me një vend të vogël në cepin jug-lindor të Evropës. Makina e rëndë burokratike e Evropës nuk lëviz as kur ka viktima. Po të varej prej jush, një diktator i vogël që ju vjen pas oreksit e nuk ju thote kurrë jo do të ishtë më i dobishëm se një lider i zgjedhur me votë dhe liberal. Vitalitetin dhe ekzigjencat e një populli si ky i joni, një dorë e hekurt i mban të mbyllura me kapak dhe ju dihet, jeni për moskokëçarje. Por kujdes se një “diktator i vogël” mund të bëhet telash i madh për ju në momentin që nuk ka më forcën të përmbajë revoltën popullore.

Shqipëria dërgoi 45 trupa të freskëta në Afganistan, na kujton zoti ambasador i Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që ka problemet e veta që nuk po i ndreq prej vitesh dhe vendi ynë nuk mjaftohet vetëm me kaq të nderuar  miq e aleatë perëndimorë. Shqipëria ka investuar për shkolla në Afganistan ndërsa ka mungesë shkollash edhe në periferi të metropolit Tiranë edhe në fshatra të thella ku femijët nuk kanë prekur me dorë libra e nuk kanë parë me sy mësues. Për ju Shqipëria është një votë më shumë në asamblenë e OKB-së, një aleat (edhe pse me pak peshë) në arenën ndërkombëtare, për ne është vendi ku lindëm e ku duam të jetojmë me dinjitet dhe të lirë. Të ishte për ju edhe udhëheqja e vjetër do të ishte e pranueshme mjafton të ndryshonte emërtim e kah politik. Por meqenëse në këtë vend do të jetojmë ne dhe jo ju, edhe ndryshimin s’duhet ta presim nga jashtë, si një dhuratë që vjen nga perëndia. Lirinë duhet ta fitojmë dhe ta meritojmë. -“Lavdi perëndisë gjërat varen nga ne!”
                                                                                                                                                           Onufri

Share

Shto koment Kerko
JM  - Qendrimi ShBA   |2011-01-27 01:42:52
Jo me larg se dje, me beri pershtypje nje lajm qe degjova ne media (nese eshte e
vertete), qe ShBA i kerkon Egjipitit te mosndaloje protestat... Pyetja qe
shtrohet eshte se perse ky qendrim i kundert me pozicionin qe mban ne
Shqiperi?
Pergjigjet mund te jene nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga e
para qe ShBA ben politike sipas interesave te saj, dhe jo vetem ose jo gjithmone
ne interes te vlerave universale te demokracise...
ONUFRI - qendrimi i ShBA   |2011-01-27 14:54:25
Sipas reutersit, SHBA aleati kryesor i Egjyptit iu ka bere thirrje per
permbajtje te dyja paleve... Gjithashtu dua t'iu kujtoj qe Mubarak eshte nje
diktator i afirmuar tashme prej me shume se 30 vitesh e megjithese ka viktima
edhe ne protestat e Egjyptit policia nuk ka qelluar me arme por vetem me gaz
lotsjelles....
mirilski   |2011-01-27 04:53:51
Bukur! Po te ishte per "ata" me ato deklaratat e tyre "as mish e as
Peshk", ne duhet te ishim gjithmone te kenaqur me shtetin tone demokratik
dhe t'ua dime per nder "atyre" qe na e "varin" here pas here. Po
shyqyr qe kemi Doris-in qe ve pikat mbi "i" dhe thote te verteten
"protestuesit u vrane vete", madje tamam tamam, do thoja une, ata erdhen
te vrare ne proteste.
JM  - Ne kurriz te popullit!   |2011-01-27 06:29:03
Sipas meje, shteti manipuloi dhe dhunoi opoziten ne keto dy vitet e fundit,
ndersa opozita vetem sa manipuloi popullin. Me ca thjeshtime, na del qe shteti
manipulon dhe dhunon popullin.
Ervin   |2011-01-29 13:10:14
Pajtohem me Shkrimin.Interesat Amerikane gjithmone kane toleruar diktatore dhe
rregjime,ne vendet ku demokracia konsiderohet e demshme per interesat e
tyre.Shqiperia nuk ben perjashtim.E vetmja gje eshte se,kur keto rregjime
kundershtohen me force nga popujt qe i vuajne,Amerikanet nderrojne menjehere
pllaken,dhe
fillojne dhe flasin per demokraci.Kuptohet,kjo ndodh sepse rregjimi
qe atyre i sherben ka probleme me popullin e tij,dhe nuk eshte me i dobishem per
ta, sepse si i thone edhe ne Anglisht"The powers are shifting".Une
mendoj se ne nuk duhet qe gjithmone te besojme nderkombetaret per problemet
tona,sepse ate nuk jane gjithmone te sinqerte dhe dashamires.Kete e ka provuar
koha.
Arjan  - te ishte per USA EU   |2011-02-14 13:16:41
E para komunizmin ne Shqiperi e rezoi agjentura amerikane dhe angleze dhe vuri
ne krye per te na drejtuar Saliun qe kemi edhe sot per te vetmen arsye se ajo
qeveri nuk u sherbente interesave te tyre.E dyta nuk i intereson Eu dhe USA qe
nje popull te drejtohet nga qeveria qe ai zgjedh vete pavaresisht se eshte
demokrate apo komuniste.Per sa kohe qe nje qeveri cfar do qofte u sherben atyre
me PERPIKMERI!!!!per ata eshte cdo gje ne rregull.Me te vertete besoni ju ne
Shquperi qe ne EU dhe USA behen zgjedhje te lira dhe demokratike !!!!EU dhe USA
jane te qelbura nga korrupsioni prandaj dhe ata reagojne me vonese se nuk
kuptojne cfare kerkojme ne?Ata thone qe Shqiperia te luftoje korrupsionin jo
sepse ata konstatojne nje gje te tille por se kete e themi ne Qeverite e tyre
vjedhin me shume se e jona por ata dine ta fshehin se jane hajdute
dhjetravjecare dhe me shume eksperience por ata zbatojne disa parime dhe mbrojne
interesat e vendit te tyre dhe sigurisht qe nuk e lene popullin pa buke.Prandaj
kushedi ndoshta do te kemi fatin te na qeverise nje dite nje qeveri e jona por
po te ishte per Eu Usa as qe do te ndryshoje ndonjehere Shqiperia kete e tha
qarte Ambasadori Usa.Pastaj ne skemi zgjidhur problemet me fqinjet tane njehere
ti detyrojme te na respektojne dhe te mos hyne ne punet tona te brendeshme po ky
eshte nje kapitull tjeter me vete.
stavri   |2011-02-16 08:32:45
amerika tashme eshte duke kuptuar se pervec stabilitetit duhet te ishte
interesuar dhe per demokracine e vendeve qe ajo ka aleat. gje qe sikur nuk po e
tregon ende me shqiperine. po ne fund te fundit ajo ka interesat e veta. nese ne
mbrojme tonat dhe i veme para faktit te kryer faktorin e huaj dhe faktorin e
brendshem qeverises qe nuk merr vesh atehere do e detyrojme ate qe te pranoje
zgjidhjen e re. po duhet ta themi ne fjalen te paret.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania