Gjeneralmegafoni

Te jetosh ne rreth

E-mail Print PDF
Mora shkas nga marredheniet e perditshme shoqerore qe te thelloja dhe te shkruaja dicka reth qenies “superiore” qe na pushton ne menyre shume natyrale. Edhe pse mendoj se eshte nje menyre “ballkanike” qe fillesen e saj e ka nga komplekset historike orientale te te tere rajonit...

Jeta na ka dhene shume rruge per te brumosur mendjen tone “intelektuale”, por nganjeher mendoj se edhe familja ka nje rol te madh per te na kujtuar se nga vijme dhe si kane qene hapat qe njeriu i “vogel” ka kryer per tu ndier i madh gjate nje bisede, apo gjate nje ngjarje te jetes se tij.

Nje miku im i ngushte filozof gjithmone permend kujtimin historik, gje te cilen e kisha hasur ne vetvete ne menyre natyrale por pa “emer” dhe me nje analize timen mendoj se shume veta qe flasin me pompozitetin e absolutes ju mungon ne menyren me totale ky vegim dhe kjo është nje e mete thelbesore e mendimit te tyre “superior”.

Nuk mund te kete nje gjykim “abstrakt” lidhur nje problemi “real”, pasi realja eshte e ndertuar nga “kujtimi historik”.

Mungesa tjeter qe lidhet ngushte me “kujtimin historik” është empatia, nje dukuri baze per “formimin” e cdo kujt, sic e permenda edhe me siper, rruget per tu brumosur jane te shumta, por gjate kesaj rruge, ne menyre kostante duhet te jete edhe empatia, e cila te zhvillon lojen e rolit.

Te gjithe e dime rendesine e “lojes se rolit”, pasi per cdo lloj ambjenti qe frekuentohet, sa me i mire te jete roli qe merret, aq me perparesi sjell ne te.

Cfare na mugon akoma per te pasur nje mendim te bukur “renditur” dhe te bukur “shkoqitur”, pa kompleksin e te treguari ekzistence “superiore”?

Thjeshtesia, e cila e ben nje bisede te filloje me kembet ne toke. Pra nje shprehje e thjeshte fizike na sjelle ne mend piken 0 te nisjes dhe te rendise me “numrat” e tjere bukurine e mendjes dhe fuqine e saj.

I gjithe ky mendim qe shpresoj te mos ju kete lodhur ne perceptim, vjen mbas disa shkrimeve qe kam hasur ne hapesira te ndryshme qe un frekuentoj, te cilat me shtyne te thelloja dukurite e “shkeputjes me te shkuaren” apo “distancim ne menyren me totale nga turma” qe per mua është disi ironike.

Fjalet ne thonjeza dhe me germa te trasha jane vene ne menyre te thjeshtezuar te mendimit.


Share

Shto koment Kerko
olti   |2009-05-01 08:26:00
hamendesoj se ky artikull e ka me krenarine "e semure" shqiptare? apo
jo?
Fahri Balliu   |2009-05-01 10:19:29
Paska shume loje fjalesh!


enidi   |2009-05-01 12:45:02
Cjane gjithe keto thonjza?
perdorimi i madh i thonjzave behet nga dikush qe ka
frike nga gjykimi i te tjerve...
enidi   |2009-05-01 12:53:45
Kisha dhe nje sugjerim per ju qe shkruani artikujt: Vini emrat.
olti   |2009-05-01 12:54:56
gjithmone emrat nuk vihen, mbase pseudonime...
Ersi   |2009-05-02 05:48:11
enido, edhe un me ty jam, ky qe e ka ber me kaq shume thonjeza ka frike nga
gjykimi i te tjereve...
Stela   |2009-05-02 19:31:09
Kujtimi historik per mendimin tim asnjehere nuk mund te jete plotesisht
real dhe absolut,pasi secili nga ne e percepton boten qe e rrethon
ne menyra te ndryshme.Megjithate,disa forma te te perceptuarit shpesh
gdhenden dhe dallojne nga te tjerat.Por vete mundesia dhe deshira per t'i vene te tjeret ne te njejtin "rreth" eshte nje
aftesi me vete.Dhe kjo aftesi eshte pjese e mendimit te mireformuar
sipas meje.Pa te,sa superior mund te jete nje mendim?
Genti   |2009-05-03 04:41:45
Stela, ndaj te njejtin mendim me ty dhe me mire nuk do kisha ditur ta formuloja
;)
Anonim   |2009-05-03 05:13:08
ali kelmendi??
Ersi   |2009-05-04 03:13:29
Stela, ne "rrenje" cdo gje varet nga interpretimi, por kujtimi historik
eshte i lidhur me dicka qe ka egzistuar, qofte ky mendim, apo veprim fizik...
Anonim   |2009-05-23 17:26:37
La "leggerezza" é l’espressione, a mio modesto avviso, di un certo
disincanto. Il disincanto testimonia la crisi del mito della certezza, e della
concezione secondo cui le nostre parole mucinano pezzi di realtà. Tuttavia io
credo che noi non muciniamo alcunché, ma siamo troppo ossessionati dal
"vero", come ricordava il grande poeta statunitense Wallace Stevens.
"Il vero ci ha resi pazzi". Si tratta del "vero" non nel senso
della verità genericamente intesa, ma della pretesa che le nostre parole
corrispondano o riflettano in maniera speculare la realtà. La stessa cultura
scientifica ci insegna che questa può rivelarsi un’impresa disperata.
L’uomo può costruire solo rappresentazioni della realtà. Naturalmente la
realtà che noi rappresentiamo è modificata dal nostro intervento, dai nostri
linguaggi, dai nostri schemi concettuali. E’ stato anche detto da filosofi
contemporanei, pur scientificamente orientati, che "non esistono fatti in
sé, perché siamo noi che ritagliamo il mobilio del mondo". E’ l’uomo
che articola il flusso dell’esperienza. Costruiamo quelle che un filosofo
statunitense ha definito versions of the world, versioni del mondo. L’uomo non
costruisce le "versioni del mondo" a partire da un contatto adamitico
con la realtà. Le costruisce a partire da altre precedenti "versioni".
Costituisce sempre un "fare" che é un "rifare", partendo dalla
"mediazione", ossia dall’elaborazione simbolica della realtà che
l’uomo attua con i propri strumenti concettuali e linguistici. La
"leggerezza" di cui parla Calvino assume questo significato, ovvero
l’idea che, come ha anche detto Friedrich Nietzsche, "la nostra verità é
un esercito mobile di metafore".
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania