Gjeneralmegafoni

Thikë pas shpine çështjes çame!

E-mail Print PDF
Vizita e bujshme e kryeministrit grek Karamanlis la pas një shtëllungë mbytëse tymi, nga e cila vështirë të dalim edhe gjatë javës në vijim. - Varreza ushtarësh dhe ushtrish të vdekura, koordinata të reja e të vjetra detare, popuj miq e shtete me grykësi territoriale, lajme për fitore strategjike apo tradhti kombëtare e shumë, por vërtetë shumë konfuzjon në popull! Sigurisht që zgjedhjet janë në prag dhe cdo ngjarje tjetër, në një farë mënyre do të kalojë në plan të dytë dhe kjo histori pas pak do të harrohet, më shumë sesa do të qartësohet.  Tradita më e mirë ballkanike na mëson që zgjidhja vjen menjëherë pas kaosit. E vërtetë,  por kjo zgjidhje në fakt kujt do ti shërbejë?! ...

Mund t’ia filloj edhe unë nga e para, të analizoj secilën çështje me radhë, por jam i sigurt që nuk do të arrij të nxjerr në pah asgjë të re dhe asgjë më shumë nga sa dëgjohet në cdo edicion lajmesh. Informacionet, mbi marrëveshjet e dyshimta mes dy kryetarëve të qeverive  janë të shumta , por se cfarë ka ndodhur vërtetë, cfarë është hedhur  e zezë mbi të bardhë,  nuk do ta zbulojmë dot dhe ajo që është më e rënda për t’u pranuar, nuk kemi mundësi ta ndryshojmë dot.

E sigurtë është tradhëtia që Kryeministri i bëri çështjes çame.

Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron kryesisht të drejtat e popullsisë çame, vetëm pak kohë më parë, hyri në koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës. Zgjedhja u bë mbi bazën e disa kushteve, ku më i rendësishmi është fryma patriotike e aleatëve. Dhe vërtetë Kryeministri me deklarata është më patrioti në skenën politike Shqiptare, vetëm se me vepra, kurrë nuk ka treguar e nuk ka marrë ndonjë inisjativë, që të jetë e denjë për tu quajtur Patriotike. Në historinë e njëzet viteve të fundit, të popullit tonë, rastet sigurisht që nuk i kanë munguar! Për të mos përmendur këtu disa gafa (eufemizëm)  të zotit Berisha, që kanë cënuar integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar. PDI organizoi edhe një tubim paqësor përpara vizitës së Kryeministrit grek Karamanlis, për ti kujtuar qeverisë tonë dhe asaj të fqinjëve çështjen çame, një plagë e vjetër por akoma e pambyllur. Përgjigja që mori ishte e thjeshtë dhe shurdhuese: Heshtja! Ndërsa homologu Grek e fillonte cdo ligjëratë të tijën me të drejtat e minoritetit, kryeministri ynë mohoi pa kurrfarë turpi ekzistencën e ceshtjes çame. Madje mohoi ekzistencen e një problemi të pa zgjidhur mes dy shteteve duke mos patur as guximin ta përmendte fjalën Camëri!

Pra edhe sikur të mos i japim shumë rëndësi (e pamundur në fakt) marrëveshjes së fshehtë që u nënshkrua në Tiranë, mbetet fakti tronditës që edhe një herë, u harrua dhe u përdhos interesi kombëtar, që është i pandashëm nga çeshtja çame. 

Nuk janë lajmet që trondisin botën, por faktet dhe këta është e pamundur t’i ndryshosh, pasi kanë ndodhur më parë se lajmet të mbërrijnë.

Onufri 

Share

Shto koment Kerko
Ersi   |2009-05-02 05:43:03
Sala i ka ndryshuar emerimet e titujve, nga Dot. e ka ber Kotherexhiu Sali Ram Berisha... 
per te mos folur per
inegzistencen e opozites, qe pervec Pellumb Xhufit (lsi) nuk foli asnje
tjeter per qendrimin qesharak te kotherexhiut tone Sali...
Enidi   |2009-05-02 11:31:19
Ne fakt po ta keni ndjekur mire,ka dale dhe Shpetim Idrizi...I cili kritikonte
PDI,qe sipas tij nuk ishte perfaqsuese e cameve....
Onufri   |2009-05-03 04:49:48
Dmth, vec te tjerash vizita e Karamanlisit solli edhe percarjen e komunitetit
Cam dhe kjo vjen si pasoje e politikes se gabuar ose te nxituar te PDI-se. I
referohem aleances me PD-ne
Anisa   |2009-05-03 10:51:24
jo vetem e nxituar por dhe pak largpamese do te thoja...(e kam fjalen per
aleacen me PD-ne)..pastaj sic thote populli me thuaj me ke rri te te them se
cili je...
Ersi   |2009-05-04 03:06:48
Harroni qe komuniteti cam ka prirje drejt te djathtes, pasi me te majten
identifikojne "komunizmin". Pra si zgjedhje te "detyrueshme"
koalicioni mund ta bej vetem me pd-ne...

Per Shpetimin kam shume respekt,,, por
ka gabimet e tij ne kete mes...
Onufri   |2009-05-04 04:06:41
Te kesh prirje te djathta nuk te con deryrimisht tek PD-ja. Madje e djathta e
vertete Shqipetare eshte Poli i Lirise.
Por pavaresisht nga keto, shpresoja qe
zgjedhja e aleances do te behej mbi bazen e ofertes me te mire per zgjidhjen e
ceshtjes came...
Ersi   |2009-05-04 04:36:01
Nuk ka qene individi qe ka vendosur, por kryesia,,, te gjithe jetojme ne
shqiperi dhe e dime se si i ndajne gjerat,,, shpresoj qe kete vit te kemi
deputet ne parlament,,, qe te kemi edhe ne nje ze...
Enidi   |2009-05-04 07:52:18
Gjithsesi qe mos devijojme debatin, Shpetim Idrizi,eshte perfaqesues i te
majtes,Dhe nuk eshte e thene qe per cdo gje duhet te dali Rama,dhe cdo here qe
kritikon Berishen,fut dhe Ramen ne mes,Ers....
Anonim   |2009-05-04 08:21:08
Se kuptova?!
olti   |2009-05-04 08:44:36
ceshtja eshte se artikulli duhet te ishte pak me i qarte. jane perdorur shume
elipse ne te, pra problemet jane cakitur dhe ka patur vetem nje fillim analize.
mbase eshte lene qe te krijohet debat... megjithate, te gjithe ne vuajme nga
keto probleme. duhet te rregullohen sa me shpejte.
olti   |2009-05-04 08:45:49
me falni... komenti me siper nuk eshte per kete artikull, jam ngaterruar...
Anonim   |2009-06-11 05:36:32
E sigurtë është tradhëtia që Kryeministri i bëri çështjes çame.


??????????????

Nuk e kuptoje si qendron akoma ketu ky shkrim, ketu ka
tradheti burra............

Perfundim pa baze dhe ofenduese, pse nuk e
pranojme qe jemi shtet pa force, qeverite ne keto 20 vjet nuk kane bere
ndonjehere politike te jashteme ne keto 20 vjet, ( pervec politikes se tregetise
te te gjitha llojeve.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania