Gjeneralmegafoni

Thirrje!

E-mail Print PDF
Kështjellë e pamposhtur, shkëmb graniti, far i socializmit në botë… Të gjitha llojet e përshkrimeve, të gjitha epitetet e mundshme i janë ngjitur nga pas Shqipërisë për të përligjur mbylljen e hekurt kundër botës së jashtme 20 vitet e fundit të regjimit enverist. Aq thellë janë rrënjosur këto koncepte sa po prekin dhe tani mendjen e partiakëve të dikurshëm, kryetarë qeverish të sotme të cilët këto epitete i kanë kthyer në moto të tyre politike kur bëhet fjalë për të mos lënë të depërtojë asnjë zë i arsyes, asnjë apel ndërkombëtar, asnjë britmë opozitare që po ngulmon në faktin shumë të thjeshtë se vota po vidhet nga “ai që ka dalë jashtë kontrollit” por që po kontrollon mjaft mirë situatën, diktuar nga Kryeministri
Ky mur i padepërtueshëm tashmë është një realitet dhe ç’është më e keqja asksush në kampin e qeverisë nuk po përpiqet që t’a fshehë ose ta zbukurojë. Jo! Ai është ashtu siç është: me rroba blu të deformuara nga deforimimi fizik i ruajtësve të rendit dhe nga deformimi moral i atyre që ditën luajnë rolin e caktuar brenda shtetit dhe natën veshin petkun e kanunit interpretuar në natyrën më primitive për të rrahur njerëzit në mënyrë kafshërore. Ku është shteti ligjor? Ku janë policët që të ndëshkojnë këto akte? Harrova. Ata kafshë janë vet përfaqësues partiakë të forcave policore. Janë nga ata që shteti i ka me kimet, sepse bëjnë punën e pisët natën që njerëzit të jetojnë të frikësuar ditën.

Të gjithë themi me njëri-tjetrin se nëse të shikon ndonjë kamera në mitingjet e opozitës, të bësh kujdes se mos të heqin nga puna. Të gjithë kemi dëgjuar nga të afërmit tanë sesi drejtorët e shkollave hartojnë lista me mësues të kuq e mësues blu, të gjithë kemi ngritur pikëpyetjen mbi fluksin e të ardhurve nga Kosova për shkak të fillimit të stinës verore më datë 7 maj (mjafton të shikoni në arkivë lajmet e Top-Channël të asaj dite). Po ama askush nuk i trajton këto gjëra me seriozitet. Duke filluar nga opozita. Dhe kjo shkakton konfuzion te njerëzit të cilët, veç në qënçin tërësisht pa asnjë ndjenjë qytetare, e kuptojnë se diçka e ulët ka ndodhur ditën e zgjedhjeve dhe më pas, dhe që tani po kulmon me magjitë e Ristanit në KQZ.
Dhe pavarësisht këtyre, vazhdojmë jetën normale, vazhdojmë të jetojmë me frikë, sidomos qytetarët e Tiranës, kryeqytetit, simbolit të qytetarisë shqiptare, për të cilin po bëhet kjo betejë aspak e barabartë dhe e vesuar me një vjedhje që duhet të turpërojë të gjithë ata që jetojnë brenda vijës së verdhë.

Përpara kësaj mefshtësie gati gjenetike, dëgjojmë këmbanat që po bien për demokracinë dhe qytetarinë, të cilat në fakt tingëllojnë si një jehonë e largët për faktin se sirenat e jetës së bukur tiranase janë më të forta. Dhe këtu del mjaft mirë në pah tipari i keq që kemi: mungesa e një vizioni qoftë dhe afat-mesëm, pasi ato që mund të gëzojmë sot mund t’i humbasim shumë shpejt nesër nëse lëmë të tjerët të vendosin vjedhurazi për ne.
Përballë kësaj alternative, ne bëjmë një thirrje për të gjithë që t’i bashkohemi njerëzve që çdo ditë përballën me pjesën e rrënuar të murit që ka ngritur shteti, përballë KQZ-së në mënyrë që të tregojmë se kush shkon atje nuk është mish për top për askënd, por qytetar i etur për pak demokraci. Duhet ta keni të qartë. Atje do të gjeni përfaqësues të popullit të thjeshtë, ndoshta dhe njerëz që kanë lidhje interesi me opozitën, po ama duke vajtur atje do të tregoni se forca e atyre që kërkojnë demokraci shkon përtej jo vetëm pushtetin që ka sakatuar shtetin dhe demokracinë por dhe përtej atyre që varviten rreth lidershpit të opozitës për ndonjë interes më shumë.

Dhe së fundi, i bëjmë dhe një thirrje organizuesve të mitingjeve: e vetmja thirrje që duhet të kumbojë aty përballë kasolles së Ristanit është “Liri demokraci”. Nuk ka arsye përse Kryeministri që po sakaton votën ta kthejë këtë thirrje në një monopol të vetin. Ajo thirrje ka lindur nga populli dhe i takon vetëm atij, as PD-së, akoma më pak Sali Berishës.
                                                                                                                                                             Stavri                                                               

Share

Shto koment Kerko
JM  - Populli!   |2011-05-24 03:43:06
Ne te pergjithshmen e vet, ne, Populli Shqiptar, jemi populli me i varfer, dhe i
varfer jo veten ne ekonomine tone, por edhe ne vlerat universale te demokracise.
Ne jemi popull kot, qe leme te na qeverisin nje grup banditesh, ne jemi nje
popull qe gradulisht po shkojme ne regres...drejt e ne gremine!
ece  - ece   |2011-05-24 07:57:15
Nuk e kuptoj pse e lidhni demokracine me fitoren ose humbjen e Edi Rames. Duhet
te jeni pak me te arsyeshem ne shkrimet qe beni. Tirana sot eshte nje hale e
madhe.
stavri   |2011-05-24 08:05:52
demokracine nuk e lidhim me fitoren e edit. tashme ajo ka kaluar ne plan te
dyte, per te mos thene qe per ne ka qene gjithmone ne plan te dyte. dua te di
c'mendim ke ne lidhje me numerimin ne KQZ? nese te duket se ishte e ligjshme ose
nuk e di ose ben sikur nuk kupton. ajo ishte e japet antiligjore.
ece  - ece   |2011-05-24 08:23:17
Procedura e ndjekur nga KQZ nuk shkelte asnje nen te kodit zgjedhor. Me beri
pershtypje qe sa here perfaqesuesit e PS citonin ndonje nen i shtonin gjera nga
vetja. Nderkohe qe fjalia ne nenin perkates ishte shume eksplicite. Mendoj qe
kolegji zgjedhor do ta vulose perfundimisht mandatin e Lulit dhe ska asgje per
tu merzitur. Vullneti ishte per Lulin. Sorry.
stavri   |2011-05-24 08:59:00
nuk du ate hyj ne debate. do te keshilloja te lexoje dy konstitucionaliste qe
kane botuar intervista ne shtyp: si te fehmi abdiut ashtu dhe te theodhori
sollakut. nese do thuash qe jane te njeanshem po te rikujtoj se te dytin e ka
emeruar me pompe te madhe sala si kryeprokuror ne ate kohe. debatet e tjera jane
te teperta, sepse ti nuk do i kuptosh dhe une do dal si partiak. keshtu qe e
leme me kaq. nese ke kuriozitet shko lexoji, perndryshe vazhdojme keshtu sic
jemi, me te ndare se kurre, me gaztore se kurre ne sy te botes.
JM  - Luli   |2011-05-24 08:59:15
Duke mare shkakse nga euforia qe kane disa njerez per fitoren e L. Bashes (e
cila sidoqofte mund edhe te anulohet) sqaroj, se ne komentin tim te pare e
quajta popullin tim popull koti pikerisht se nje pjese e mire e tij ka votuar
per L. Bashen...
Si mund te votohet per njeriun qe ju shmang gjykimit per
rrugen e kombit, shiti detin, dhe me e renda ishte njeriu ne detyren e e
ministrit te brendshem kur u vrane Ziveri, Hekurani, Faiku dhe Aleksi, kater
njerez te varfer, kater heronj.
ece  - ece   |2011-05-24 09:04:27
Fehmi Abdiu, nje sherbetor i gjykates se larte se Ramiz Alise nuk eshte fare i
mirepritur te japi gjykime juridike. Si mund te japi gjykime juridike nje person
qe ne vitet 80 jepte vendime te tipit: Ne emer te popullit te denojme me
vdekje.
Theodhori Sollaku qe ne momentin kur i vrane shoferin ne prani te gruas
u kompromentua.
Per 21 Janarin mendoj qe Rama e provokoi si ngjarje per ti ulur
pike Lul Bashes sepse perndryshe mendoj qe Bsha do fitonte me mbi 10 mije vota
diference.
JM  - Refuzoj   |2011-05-24 09:08:58
Nese zyrtarizohet L. Basha si kryetar bashkie, une do transferoj dokumentet e
gjendjes civile ne ndonje komune ne periferi te Tiranes, se une nuk i paguaj
taksa atij, madje edhe kepucet, breket do ti blej ne Durres, Fier apo Shkoder...
Une e bojkotoj, ne menyren e time, une nuk e pranoj dot tinzarin.
Do ti sjell
serish dokumetet kur te na duhet te votojme serish, se une nga vota skam per te
hequr dot kurre...
ece  - ece   |2011-05-24 09:15:49
Mos u merzisni kaq shume, se nuk eshte fundi i botes edhe per ju socialistet qe
Rama te mos jete me kryetar Bashkie. Ai duhet e ishte larguar nga bashkia qe ne
2009 dhe te mos ta mbante karrigen qe ta shfrytezonte per te marre postin e
kryeministrit.
stavri   |2011-05-24 09:17:43
pikerisht pra. jurist i mire eshte ai qe ben lojen e pushtetit. s'ja vlen fare
ta zgjasim. rrezik dhe raporti i osbe-s e kane bere nen efektin e kokrrave me
siguri... edhe njehere, jo per ty por per te tjeret qe duan te dine me shume nga
pikepamja juridike, lexoni ca ka thene dhori sollaku ne lidhje me proceduren e
KQZ. ta leme fehmi abdiun se i perket nje periudhe tjeter, te njejtes periudhe
qe i perket dhe kryeministri.
JM  - !   |2011-05-24 09:23:01
Ne artikull nuk eshte permendur fare Rama, ne te gjitha heret keni qene Ju
"ece ece" qe e keni permendur... Ndersa une, po, e pranoj, qe Bashen nuk
e duroj dot dhe i shpjegova me larte arsyet e mija.
Dhe duket sikur edhe Ju nuk
jeni fort i gezuar me Bashen, perderisa merreni me Ramen, pra ju jeni kundra
Rames, ndersa une kundra Bashes...
ece  - ece   |2011-05-24 09:28:34
Une raportin e osbe e lexova ne anglisht, se nuk marr mundimin te lexoj
perrallat e mediave ne Shqiperi. Me beri shume pershtypje interpretimi i Top
Channel, interpretim shume shtremberues.
Rama ska me kuptim te jete kryetar
bashkie. Bashkia eshte per qytetaret dhe jo per te marre Kryeministrine.
JM  - Basha   |2011-05-24 09:44:57
Po na thuaj ndonje gje per Bashen, se analizen per Ramen e ke te sakte...
ece  - ece   |2011-05-25 03:31:55
Basha eshte cun tirone. 90% e atyre qe kane lind ne tirone kane votuar per
Bashen. Rama kesaj rradhe mori vota prej te ardhurve. Kaq mjafton.
Arbnor  - nga Zvicra   |2011-05-24 10:57:56
te etiketohesh socialist nuk eshte fyerje, perkundrazi. nese ju quajne
socialiste ju duhet te gezoni. Turp i madh eshte sot te votosh Berishen dhe te
mbeshtesesh Bashen. nuk mund te jesh njeri i mire nese je ne krah te tyre me
zemer, me bindje dhe aq me shume me interesa. Koha eshte e maskarenjve por ju
duhet te jeni me te forte qe t'ia ktheni Shqiperise buzeqeshjen qe ia ngriu
Berisha.
ece  - ece   |2011-05-25 04:07:43
Socialistet edhe sot e kesaj dite vuajne nga etiketimi si komunist per shkak se
nuk e kane denuar akoma komunizmin dhe eshte fakt qe gjithe komunistet ne
shqiperi votojne akoma PS.
mirilski   |2011-05-25 05:12:35
Shfaqja komuniste e KQZ u dha live ne te gjitha TV shqiptare dhe ne patem
mundesine te shihnim hapur se si po shkelej ligji me te dyja kembet e Ristanit.
Po kjo ishte thjesht shfaqja e radhes, sepse ne kemi pare live shume shfaqje te
tjera akoma edhe me te renda, si: 21 janari, gerdeci, shitja e marreveshjes
detare,vjedhja e rruges se kombit,etj organizuar nga regjisor Sali Berisha and
Co. Te dashur shqiptare, ka ardhur koha te themi "boll me" me keto
shfaqje berishiane!!
stavri   |2011-05-25 05:51:50
po keshtu jeni ju pseudo-demokratet, u mbani pishtare shqiptareve, kush voton
andej e kush voton ketej. harroni qe kush drejton pd-ne eshte nje punist i
rregjur. hiqni nga puna, kercenoni, importoni votues, mbyteni dhe pastaj prape
ia jepni voten pd-se. kjo eshte me keq se ne kohen e enverit. me siguri, atehere
kishte njefare rezistence ndersa sot fare. perkundrazi ia jepni voten me 65%.
faktet flasin qarte pra: elektorati i od-se eshte elektorati me enveerist i
shqiperise.
ece  - ece   |2011-05-25 07:02:45
Une personalisht kam lindur ne Tirane dhe familjarisht e kam mbeshtetur PD qe ne
krijimin e saj. Partia Socialiste per mua eshte pjelle e Partise se Punes sepse
ne kete parti ka pasur dhe ka akoma figura te larta komuniste. Ne PD s'ka asnje
figure te larte komuniste.
Onu   |2011-05-25 07:18:11
Do ndonje medalje per kete?
ece  - ece   |2011-05-25 07:23:10
Refuzoj te votoj per nje parti qe ka akoma figura te larta komuniste, refuzoj te
votoj nje parti qe eshte mbushur me djemte e atyre qe vrane kete popull per 50
vjec rresht. Refuzoj te votoj per nje parti qe eshte e mbushur me milionere te
papune. Poshte Komunizmi! Rrofte Tirona!
JM   |2011-05-25 07:20:52
Po eshte me se e vertete qe PS ka rrjedhur nga ish partia e punes, por eshte po
kaq e vertete qe edhe PD prej andej ka rrjedhur... dhe sot, fatkeqesisht ne te
dyja partite gjenden akoma komuniste (nuk ka kuptim qe ti quajme "ish").
Por edhe studentet qe bene levizjen e dhjetorit buronin nga familje komunistash,
se te tjeret as qe kishin akses ne universitete.Pra te gjihte kemi qene
koumniste, ne nje menyre ose ne nje tjeter...Dikush nga komentuesit vuan nga
miopia historike,per te nuk kam asnje keshille.
ece  - ece   |2011-05-25 07:26:28
Faktikisht une po flisja per figura te larta komuniste qe fatkeqesisht ne PS ka
akoma. Lexo mire!
mirilski   |2011-05-25 08:26:16
Ke te drejte "ece-ece", PD nuk ka komuniste, po ka drejtues fashiste. Ti
ndoshta nuk e di, por ishte kryekomunisti i PD ai qe largoi nga partia e tij te
gjithe ata studente qe luftuan per ate demokracine e vertete, qe na duhet
faktikisht ne sot. Dhe ky "pishtari i demokracise" i dha vetes nje post
te parevokueshem prej me shume se 20 vjetesh ne "partine e demokracise"
dhe po ta krahasosh me periudhen qe qendroi ne pushtet Enveri, nuk eshte ndonje
diference shume e madhe.
stavri   |2011-05-25 08:31:22
sado te larta te jene nuk jane me te larta se lartmadhnia qe qendron ne krye te
pd-se. te imagjinon shume mire sikur mos ta kishit ne krye kryeministrin: ti ece
ece do humbje komplet referimet sepse me sa duket e ke bere veten te mesohesh me
nje figure tutelare qe te udheheq.
ece  - ece   |2011-05-25 08:44:36
Tirona Blu. Tirona Republike.
Raviku  - ide e perkryer ajo e 2 gishtave   |2011-05-25 15:05:22
Kjo ideja e protestave me liri demokraci me pelqeu jasht mase...
Pertova ti
lexoj komentet sepse sinqerisht jane shume por vura re ece ece ,qe e mban veten
per tirons te vjeter me sa po shoh. Me knaqin kta tironsat, mendojne qe Tirona
ka ngel me 30 000 banore akoma...eshte e vertete ece qe 90 % te tironsve kan
votu Lulin sic kan votu 95 % te tironsve Salen ne gjithe kta vjet, po shyqyr
zotit Tirona ska ngel ne dore te tironsve se Mjer ajo...Nuk mund te flasesh per
njerzit qe jan rrit ne Tirane, ata gjithmone kane votuar dhe do votojne
Edin...ata qe e i shtuan Lulit votat ishin kosovaret dhe malesoret qe jane
regjistruar per kto zgjedhje ne Tirane...

PS:Interesant eshte fakti qe po te
kerkosh ne google TIRONA : A e dini kush del i pari ;)
ece  - ece   |2011-05-26 02:31:49
Faktikisht kesaj rradhe edhe ato qe kane lindur ne Tirane kane votuar Bashen.
Per Edin votuan te ardhurit dhe te papunet milionere si ty.
JM   |2011-05-26 03:10:57
Dikush kujton se behet ngacmues, ironik apo acarues me komentet e tij/saj... por
ne te vertete situata eshte aq e rende dhe dramatike sa qe nuk mund te bejne
pershtypje mendimet personale te nje anonimi pseudo-demokrat!
ece  - ece   |2011-05-26 03:25:01
Ju nuk pranoni mendimin ndryshe dhe ofendoni. Secili ka te drejten te perkrahi
ate qe mendon. Une perkrah PD dhe ska asnje te drejte te me ofendoje per kete
gje. Jemi ne demokraci. Po ju jeni puniste dhe doni te inmpononi mendime.
JM   |2011-05-26 03:34:01
Se pari te zotet e shtepise dhe te tjere te kane mirepritur dhe respektuar me
komentet, ndersa fyerjet dhe etiketimet qenkan ne bagazhin tuaj!
ece  - ece   |2011-05-26 03:36:58
Mos me trego qytetarine mua. Une dua qe Tirana te eci dhe njeriu i duhur eshte
Basha. Rama e ka degjeneruar qytetin. Dhe keto pseudoshkrimet nuk jane te denja
as per gazetat e nxenesve te fillores. Mesoni gramatike fillimisht.
JM   |2011-05-26 03:41:44
Fati juaj i keq eshte qe Ju nuk me nxeni dot!
JM   |2011-05-26 03:42:50
Fakti qe ti merresh me nxenes te fillores tregon qe je vete ne ate faze te
mendimit!
ece  - ece   |2011-05-26 03:43:49
Rama humbi. Tani ju mbetet te perdorni kete hapessire tuajen per te shfryre
dufin.
JM   |2011-05-26 03:45:51
Ketu ka dy vjete e gjysem qe shkruhet dhe do kete edhe aq sa jete te kemi qe do
shkruhet, i dashur!
ece  - ece   |2011-05-26 03:47:27
Shkruani, shkruani. Te pakten te shpresojme qe pas 30 vitesh te keni mesuar te
shkruani. hahahaha
JM   |2011-05-26 03:49:00
Ju nuk jeni targeti jone!!!
JM   |2011-05-26 03:49:55
E prapeseprae Ju na lexoni... apo e keni detyre partie?!
ece  - ece   |2011-05-26 03:50:42
Prandaj nuk fiton asnjehere Rama, se ka mbrapa mjaft-ista si puna juaj dhe Erion
Veliajt. Rrofte Basha!
ece  - ece   |2011-05-26 03:52:29
U futa qe t'iu nxirrja nga monotonia. Se jeni 5 veta qe beni shkrime dhe i
komentoni duke share Berishen. hahahaha Sa kot qe jeni.
JM   |2011-05-26 03:55:38
E perseris, Ju nuk me nxeni dot.
Ne nuk pretendojme se jemi me mijra, ne
perfaqesojme mijra, qindra mijra.
JM   |2011-05-26 03:57:13
Si femer bjonde, po me dukeni!
ece  - ece   |2011-05-26 03:58:44
Jeni kot fare. E pate ca fushate model beri Basha? Merrni pak mesim se jeni
dobet.
JM   |2011-05-26 04:03:57
Ne nuk jemi as mjaftista, as Erioni, madje as PS-ja, Ne jemi Megafoni!
JM   |2011-05-26 04:06:39
Ah, se harrova te te them, koha Juaj mbaroi!
ece  - ece   |2011-05-26 04:09:44
Dhe ato dy gishtat nuk keni shanse me i perdor se jeni nje tufe komunistesh. Ato
jane dy gishtat e kosovareve ne vitet 89-90. Ato jane dy gishtat e shqiptareve
te 90-92. Ato dy gishta jane perdor per te rrezuar Rucin, Doklen, Xhelil Gjonin
dhe tufen e komunisteve ne ato vite dhe ju jeni shume larg atyre dy gishtave qe
te ofrojne shprese.
stavri   |2011-05-26 05:23:09
eco, si e ke bere rreshtoren ketu, tamam si sala, ajo eshte keshtu, ajo eshte
keshtuuu po ajo eshte dhe keshtuuu. ajo eshte une. hahahahaha
Raviku perseri  - Bravo i qofte Sales   |2011-05-26 04:51:42
Bravo i qofte vertete... ka arritur te behet idhulli i shume shqiptarve dhe ti
verboj ata me luften anti-komunizem.
Kot nuk thone "me keq se komunistet,
jane komunistet anti-komuniste"
Dhe te gjithe kta qe e mbeshtesin si ece
ece, jane komuniste e bij komunistesh qe fshihen mbas luftes antikomunizem, dhe
idhullit te tyre Antikomunist.
Rrofsh sa malet o Sali
ece  - ece   |2011-05-26 04:59:53
Erdhe prape ti, milioner i papune?
Raviku  -  eskluzivitet i Berishes 2 gishtat   |2011-05-26 05:00:30
Dhe sigurish ne situaten diktatoriale qe ndodhemi, kta nuk te lene
as
te
perdoresh dy gishta... a thua ti se dy gishtat i ka shpikur i madhi Sali
ece  - ece   |2011-05-26 05:01:47
Vetem te ardhurit dhe milioneret e papune si puna jot votuan per Ramen. Te
gjithe qe kane lindur ne Tirane ja dhane Lulit. Me vjen keq per ty.
Raviku  - Ktu kam qene ;)   |2011-05-26 05:03:11
ece nuk dukesh si ata maloket qe jane pa buke pa leke por kane moto : te
hongsha zemren Sali Berisha, Nuk dukesh dhe tamam si tirons i vjeter... do thoja
je nje njeri me interesa te ngushta me pushtetin.
ece  - ece   |2011-05-26 05:05:31
Jam qytetar i Tiranes dhe jam krenar qe jam i djathte. Nuk jam si Erion Veliaj &
co qe jane milionere te papune dhe kane interesa te ngushta. Jam nje prej 90% te
atyre qe kane lindur ne Tirane dhe qe kesaj rradhe ja dhane voten Bashes.
Nderkohe qe Ramen e mbajti katunaria e Komunes se Parisit.
Raviku  - Kohe paske plot   |2011-05-26 05:05:49
Meqense po rri ktu tna pergjigjesh 6 vetave, spo te perballojme dot me
kohe...
Mos punon gje ne administraten shteterore, ku te gjithe jane pa pune dhe
rrjepin akoma taksat e popullit. Nese eshte keshtu je i justifikuar. Te honsha
zemren Sali Berisha
Raviku   |2011-05-26 05:08:08
Me sa di une dhe Erion Veliaj lind e rrit ne Tirane, dhe familje e thjeshte,
leket qe ka i ka bere ne kohen e Saliut dhe te Fatosit, cfardo qe te kete bere
bravo i qofte, e paske zili me sa duket..
ece  - ece   |2011-05-26 05:09:19
Faktikisht jam pedagog ne universitet. Shko bej ndonje party me Erionin se vetem
kaq dini ju. Bashen e keni kryetarin e ri te Bashkise. Tirona Blu. Te fillojme
punen me Tironen. Ti vazhdo merru me varferine ne Shqiperi nderkohe qe numeron
milionat. Shnet
ece  - ece   |2011-05-26 05:10:29
Erioni eshte berats mer. Mos e flliq qytetin me Erionin.
Raviku  - Cfare rastesie   |2011-05-26 05:12:33
Jam dhe une pedagog ne universitet, mbase njihemi (shpresoj qe jo;)
Gjithsesi
keshtu si flet duket qe dhe pedagog je bere ne kohen e pushtetit , mbas 2005,
Mos je gje ne universitet privat? jo se me intereson po kto universitetet e
pushtetit jane perhapur shune, Naim Cili me shok po rrjepin studentet e
shkrete, dhe i japin nje cop diplome sa me i rrejt...Gjithsesi ika se me duhet
te numeroj milionat
ece  - ece   |2011-05-26 05:22:46
Faktikisht kam 20 vjet pedagog tek shteterori, dmth nuk jam pseudopedagog si ty.
Administrator   |2011-05-26 08:08:43
Mos perdorni fjalor banal!
Raviku  - Kam dyshime   |2011-05-26 08:25:47
Dukesh si nga ata qe kan pak vjet qe kan dale nga bankat e shkolles dhe me
ndihmen e pushtetit je bere pedagog....nejse bravo te qofte nese je kaq i vjeter
por nuk dukesh. Tani qe po e mendoj , je bere pedagog ne kohen e SAliut te pare?
njesoj eshte si te jesh bere ne kohen e Saliut te dyte
pa shaka tani, mendoj
e dhe vet, kur ke filluar pune ti ka qene Saliu ne pushtet, tani eshte prap ai,
Nuk ka shqiperia burra me te mire qe ne 20 vjet kemi akoma te njejtin Lider?
Nese je i/e djathte sic thua duhet te te bej pershtypja koha e gjate ne politike
e nje njeriu te tille(Diktator)
Nese ste ben pershtypje athere Shqiptaret jane
komunista dhe kshu do mbeten per shume vjet..
ece  - ece   |2011-05-26 08:50:33
Nuk me ben pershtypje sepse ke shembuj plot ne boten perendimore te Lidereve qe
jane 15-20 vjet ne pushtet pa nderprerje (Se Berisha ka qene 8 vjet ne opozite).
Prandaj nqs e urren nuk do te thote qe nuk e votojne njerezit.
Ti me dukesh si
ato tipat e mjaftit, te perkedhelur dhe qe nuk kane asnje argument pervec se te
shajne Salen.
Raviku  - Rrofsh sa malet Sali Berisha   |2011-05-26 08:54:08
Nuk me mebtet gje tejter per te thene. Enveri do ishte krenar per pjellen ose
kelyshin e tij Saliun,qe ka arritur te verboje nje pjese te mire te popullit te
tij...
ece  - ece   |2011-05-26 08:57:29
Ti qe nuk e konsideron veten shqiptar emigro po deshe. Une jam shqiptar dhe jam
krenar per kete gje.
Raviku  - ?????   |2011-05-26 09:01:26
Thashe gje qe sjam shqiptar. I vetmi politikan antikombetar qe ka njohur
shqiperia eshte saliu.
ece  - ece   |2011-05-26 09:05:41
Ai eshte aty se e ka votuar populli. Ti mund ta shash sa te dush. Po populli ate
do.
Genti   |2011-05-26 10:15:03
Fjale te vyera ato te artikullit, fjale boshe gjithe komentet me poshte. Kush
jam une e kush je ti, kush eshte sala e kush eshte edi... shkoni ne FB per
debate boshe
ece  - ece   |2011-05-27 01:39:17
Fjalet e artikullit, fjale boshe.
Ravik  - Basha apo Sala?   |2011-05-27 03:04:33
Ece ke do zgjidhje kryetar partie nese do te ta linin ne dore?
ece  - ece   |2011-05-27 03:31:54
Bashen!
ece  - ece   |2011-05-27 05:20:37
Me habisin keto te PS, ketej thone qe ka pasur me shume vota se votues, ketej
nuk e cojne ne kolegj zjgedhor kete ceshtje. Duket qe merren vetem me deklarata
politike.
HEU BRE  - Kolegj zgjedhor?!?!?!   |2011-05-28 16:59:11
Vertet ekzistojne njerez qe besojne se ka demokraci ne shqiperi? Vertet ka
njerez qe besojne qe basha eshte me i mire se Sali berisha? Sa naive...
Tani
shpjegohet pse ka 20 vjet qe tallet Sali Berisha me shqiptaret.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania