Gjeneralmegafoni

Tirania në aksion

E-mail Print PDF

Nuk kam asistuar më parë në ndonjë diskutim buxheti, as nuk kam parë, ose të paktën mjaftueshëm për të shprehur një mendim mbi mbarëvajtjen e një mbledhjeje të tillë. Edhe eksperienca e huaj është për mua shumë e cekët, dhe kjo ka të bëjë me siguri me faktin që diskutimet për projekt buxhetet janë të gjatë, të lodhshëm, teknikë, dhe kësisoj fatkeqësisht interesi i njerëzve për to humbet. Megjithatë, për shkak të mbimediatizimit të mbledhjes së datës 3 shkurt të Këshillit Bashkiak Tiranë, e theva këtë rregull, duke ndjekur zhvillimin e diskutimit. Duhen nënvizuar disa momente të këtij diskutimi...

Së pari, më tërhoqi vëmendjen zhvillimi i debatit. Nga ana formale, debati nuk mund të përcaktohet si jo demokratik. Ai u zhvillua brenda rregullave, duke shfrytëzuar procedurën në të mirë të diskutimit, ndoshta edhe duke e tepruar paksa, ku përveç kërkesës për rishikim të buxhetit për arsye te ndryshme, dilte në pah dhe një elektrizim i tejskajshëm i situatës. Megjithatë, debati është pjesë e lojës demokratike, edhe nëse abuzohet pak me të, nuk bën ndonjë dëm të veçantë. I vetmi problem lidhet me tendencën për të ngritur tonin e zërit, për të mbrojtur teorirat me shumë emfazë, e cila vështirësisht fsheh boshësinë intelektuale dhe interpretative të tyre. Megjithatë, këtë po ja fat

urojmë mbimediatizimit të asaj mbledhjeje, dhe një politikani karriere nuk mund t’i tërheqim veshin pse mbrojti ato që thoshte në mënyrë heroike, qoftë edhe sikur të ishin gjepura.

Së dyti, nëse hyjmë në detajet e gjërave që u thanë, është praktikisht e pamundur të mos përfundosh partizan në sytë e pseudo-neutralëve, pasi mungesa e koherencës (në fakt dhe e shumë gjërave të tjera) e atyre që kishin objeksione ndaj projektit ishte qorruese deri në verbim, therrëse deri në palcë.

Diskutimi filloi me një mal vërejtjesh, i cili përmbante mungesën e detajimeve, mungesën e transparencës, lekë i hedhur tutje, pasi i painvestuar... Por, me kalimin e orëve, rezultoi se problematike ishin dy çështje për të cilat rrëzimi i Buxhetit do të ishte një tallje e plotë, aq më tepër që për këto dy çështje, diskutimi duhet të ishte bërë me kohë, pra në momentin e hartimit të tij. Dhe këtu del në pah motivimi i kryerjes së këtij veprimi politik. Nuk ishte meraku për mënyrën e shpenzimit të fondeve të Bashkisë për qytetarët e Tiranës, sesa linçimi me urdhër politik të kundërshtarit. Është e vërtetë se shumatorja e interesave vetjake, pra dhe atyre politike jep si rezultat interesin e përgjithshëm, kjo është e vërtetë. Historia ka treguar shumë raste se motorri i ecjes përpara ka qënë një luftë personale për pushtet, por që në thelb shpreh interesat antagoniste të palëve kundërshtare. Në këtë prizëm, edhe mund të mos i vëmë faj objeksionistëve të Buxhetit të Tiranës. Por, a është realisht një justifikim ky për të dhënë një shfaqje të tillë si ajo e datës 3 shkurt. Nuk mendoj kështu.

Nuk besoj se të nxjerrësh kartën e tiranisë së shumicës përbën një argument të mjaftueshëm për të hedhur poshtë çdo ligj e çdo buxhet që votohet. Në fund të fundit, dikush duhet t’i votojë, dhe këtë gjë e bën shumica. Këtu nuk kemi të bëjmë me tirani, pasi do të ishte një interpretim i gabuar i rolit që sovrani i cakton politikëbërësve. Tirani do të kishte nëse ekzekutivi shtrin tentakulat e tij kudo, duke ndrydhur hapësirat e lirisë së indidividëve dhe institucioneve që kanë lindur për t’u zhvilluar vet. Këtu po, kemi tirani. Tirani do të kishim dhe kur mllefin politik ndaj dikujt e fsheh mbrapa pseudo argumenteve të bazuara në ligj dhe në dashamirëësinë e tejskajshme për popullin, gjë që mbetet për t’u vërtetuar, dhe i armatosur me këto armë, del në sulm për të rrëzuar një njeri deri në poshtërim. Kjo po, është tirani. Madje do të thosha fashizëm. Tirani është dhe të drejtosh një mbledhje jo sipas vullnetit të pavarur dhe dinjitetit që të jep ai post, por duke marrë urdhëra nga histeria e sallës, paçka se në fund ndërgjegja të bën që të dorëzohesh para fakteve. Kjo po, është tirani. Tirani është dhe fyerja, ulërima, “këshillimi” i kolegut që ke ngjitur për mënyrën si të ngrejë dorën dhe dëshira për t’i treguar liderit se sa ujk je treguar para kamerave. Kjo po, është tirani. Është tirani sepse skena të tilla i kemi parë në filmimet e arkivës në kohën e komunizmit, ku linçimi i individit gati sa nuk u bë sport kombëtar për ata që duhet të dukeshin para partisë së flamurtarë të mbrojtjes së popullit dhe atdheut. Po kurrsesi votimin e thjeshtë të një buxheti nga një mazhorancë nuk mund ta quajmë tirani.

Megjithatë, edhe pse ajo mbledhje la një shije të hidhur, duhet të konstatojmë se stakanovistët e të bërit politikë dhanë shfaqjen e tyre më sublime. Ata janë politikanët e sotshëm dhe ka gjasa që edhe të së nesërmes. Më mirë, më qartë, më pastër, më shkoqur nuk kishim si ti dëgjonim dhe t’i shihnim dhe akoma më shumë të dëshironim t’u kthenim krahët përfundimisht.

 

 

 

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania