Gjeneralmegafoni

Unë rreshtohem!

E-mail Print PDF
Fushata elektorale, shpenzimet e terpruara te fushatave, militantizmi partiak, krimi partiak, deklarimi i pasurise, konflikti i interesit, prona publike, erozioni, kushtet higjeno-sanitare, prodhimi brendshëm bruto, kostot e prodhimit vendas, arroganca, presioni i shefit, kurvëria, biodiversiteti, gabimet ortografike, kartat e identitetit, reformat, bashkësia ndërkombëtare, shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve, guroret, respekti, debatet e ashpra, strategji-strategji-harresë-harresë-harresë, uji i pijshëm, invalidët, senati amerikan, rezoluta, stabiliteti, konkurset, testimet, kush na siguron që edhe herë të tjera nuk është shitur dhe nuk është zbuluar, liberalizmi i universiteteve, kalueshmëria, pacienti-klient, transparenca, arsim-biznesi, veshi i shurdhër, Kushtetuta, përkëdhelja e minoriteteve, ojf-të, kanalet vaditëse, faturimi abuziv i energjisë elektrike, urrejta fallco dhe dashuria fallco e politikaneve, mungesa e Nanos në parlament, shpërdorimi i mandatave, zyra e përmbarimit, idiotët. Siguria në rrugë, Skënderbeu, monumentet e kulturës, trashëgimia kulturore, grekëzimi i emigrantëve, dhuna në stadium, zgjedhje të lira e të ndershme, komuniteti myslyman, kudo ku ka zgjedhje ka probleme, kartat e identitetit, sikur edhe një person i vetëm të marri dy karta( dhe kjo ka ndodhur) kjo tregon për keqrealizimin e këtij procesi dhe ul besueshmërinë.
 Më shqetëson që shteti harxhon miliarda lekë për një tufe “studentësh” që nuk kanë dëshirën minimale për të marrë dije, më shqetëson që buxheti për arsimin i shprehur në përqindje të GDP-së është më i vogël se 5%...
 Kam qenë gjithmonë i mendimit që Shqipëria ka 1000 probleme, po po 1000 probleme, mos ju duken ca si tepër?! Dhe gjatë kësaj fushate elektorale, megjithëse e kam ndarë mendjen më herët se ku do shkojë vota ime, prapëseparapë jam ulur para televiziorit në shumë debate apo përballje për të dëgjuar ndonjë gjë rreth problemeve dhe halleve të vendit tonë, por fatkeqësisht më tepër kam parë retorikë, fyerje, kërcënime (Paloka), një mungesë totale të etikës qytetare. A nuk është e tmerreshme që një politikan i thotë tjetrit kriminel, ndërsa tjetri ia kthen me mafioz, i korruptuar dhe se e kanos që do ta vrasë me duart e veta (!), nuk është akoma më skandaloze kur eksponentë të lartë të qeverisë nga njëra anë akuzojnë kundërshtatër si kriminelë, mafiozë, të korruotuar, dhe nga ana tjetër krenohen me reformën në drejtësi. Kaos!
 
Më shqetëson fakti që harxhohen miliona euro për fushta elektorale. Më shqetëson fakti që qeveria harxhon paratë e taksapaguesve për reklama qeveritare. Më shqetëson fakti që rrugët janë mbushur me ngërshjen e liderve partiakë. Më shqetëson fakti që nesër Ndoka mund ti shtrëngojë sërisht dorën Topallit ose Berishës.
 
Më shqetëson fakti që rrugët tona nuk janë aspak të sigurta.
 
Më shqetëson fakti që nuk parandalohen dëme shumë të mëdha.
 
Më shqetëson fakti që qeveria nuk dha dorëheqjen pas ngjarjes së Gërdecit. Më shqetëson fakti që Mediu e mban kokën lart! Më shqetëson fakti që qytetarët nuk protestuan fuqishëm për ngjarjet e Gërdecit. Apati qytetare në rastin më të mirë dhe frikë, apo mungesë demokracie në rastin më të keq. Zgjidh e merr. Europa është larg, shumë larg!
Sindikatat. O zot, ka apo s’ka sindikata? Ku janë? Me se merren? Apo vetëm me menaxhimin e ish kampeve të pushimit?! Më shqetëson fakti që rruga për në Parkun e Dajtit nuk është më rrugë.
Më shqetëson fakti që shumë procese gjyqësore nuk fillojnë për pretekste procedurale. Më shqetëson fakti që përsërtiten gjyqe pafund, vetëm sepse dashnores së avokatit i dhemb koka!
Më shqetësojnë ata studentë që sjellin prindërit në auditore për të takuar profesorin. Më shqetësojnë ata prindër që nuk shkojnë kurrë në takime me mësuesit. Më shqetësojnë ata pedagogë që ju fusin duart studentëve, disa ju marrin dhe para.

Më shqetëson fakti që karburanti që djegin automjetet tona nuk është sipas standardeve europiane.
Më shqetësojnë zhurmat e trapanit të dielen në orën 8 të mëngjesit, më shqetësojnë gjeneratorët. Rrugacët e lagjes. Bijtë e kurvave.
Më prishin gjakun lypsarët, që s’mund ti ndihmoj, më neveriten tutorët e tyre kur i plasin sakatët nga dum-dumet në mes të bulevardit ”Zog I”, në ditë me diell dhe në ditë me shi.
 
Shqetësohem që ka njerëz që shtriqen në poltronat e kuçedrave (pishinat), ndërkohë banorët e lagjes s’kanë ujë të lajnë brekët!
 
Më shqetësojnë lavazhet që përdorin ujin e pijshëm, më shqetësojnë njerëz që lajnë pluhurin e rrugës, ndërkohë që fqinjët e kateve të sipërm kanë rreshtuar bidonat me ujë të ndenjur, si ushtri të vdekurish në ballkone të mbuluar nga pluhuri.
 
 Më shqetëson fakti që mund të jem i manipuluar nga media, apo dhe nga muhabete kafenesh, nga njerëz të ndryshëm, që gjoja dinë shumë më tepër.
 
Më shqetëson profesori që pi më shumë raki, se sa pi ujë.
 
Më tmerrojnë vrasësit ordinerë, që vriten me thika.
 
Më tmerrojnë vetvrasjet nga varfëria, fotoksina që shitet si çaj mali. Farmacistët që shesin ilaçe pa pullë. Më shqetësojnë duhanpirësit, më shqetëson vetja ime.
Më shqetëosojnë telenovelat e pafund, më shqetëson kronika e zezë, pompoziteti i lajmit të parë,
 
Ndihem keq kur një roje “fukara” i maternitetit fiton më shumë se dekani i fakuletit! Tmerrohem kur nga pakujdesia e mjekëve, operacione të thjeshta të bajameve përfundojnë tragjikisht, tmerrohem me urrejtje kur raste të tilla përsëriten. Është e vërtetë që sot shumica e mjekëve nuk ju kërkojnë rryshfet pacientëve, por është po aq e vërtetë që shumë pak prej tyre e refuzojnë “bakshishin”. Skandalizohem kur mësoj që një zëdhënës shtypi në ministri ka një pagë zyrtare më të lartë se një mjek kirurg!!!
 
Politikanëve ju bie bretku gjatë muajit të fushatës elektorale, rrinë pa gjumë e bëhen copë, ju ikën zëri nga premtimet, premtojnë për popullin; ndërsa në 47 muajt e tjerë ose punojnë për vete ose bëjnë pushime dhe punojnë të tjerët për ta.
 
Më shqetëson zelli i terpruar i të rinjve, i zëdhënësave të shtypit, për të mbrojtur shefin, që flasin si dëshmitarë okularë. E turpshme!
 
Më shqetëson mburrja e të diplomuarve në perëndim, më shqetësojnë ata që kthehen, por akoma më shumë më shqetësojnë ata që nuk kthehen, më shqetëson përçmimi  që ju bën garda e vjetër këtyre të rinjve.
 
Doris Pack, edhe ajo mi ngre nervat. Ndërsa më pëlqen ambasadori Withers.

Po prodhimet bujqësore bio të vendit tim përse kalben, ose shiten për pesë lekë? Po peshku që shitet jashtë pse nuk shkon tek djersa e peshkatarit, por tek tregtati që punon veçse me celular?  Po ofertat e celularëve për të folur natën cfarë janë? Unë natën dua të fle gjumë jo të flas në telefon!

Po si mund të flesh gjumë kur lokalet paraditeve vihen në shërbim të partive dhe në darkë në shërbim të një ahengu që ka si klientë pronaret, kamarierët dhe dy tre veta tek tuk, po që bën të tundet një lagje e tërë. Më shqetëson kjo arrogancë e cila dhunshëm po nxjerr kokën e saj dhe në këtë fushatë zgjedhore.

Më shqetësojnë lajmet që më vijnë cdo ditë nga njerëz që i njoh, dhe që u premtojnë celularë me foto që të vërtetojnë se kanë votuar partinë e duhur, më shqetësojnë zhvendosjet e gjendjes civile si me magji vetëm për muajin e bekuar të qershorit, më shqetësojnë vonesat e aplikimeve cuditërisht në vendet ku nuk votohet partia në pushtet, më neverisin disa dhënie duarsh që mbajnë erë fëlliqësirë. Shtrëngime duarsh që na bëjnë të besojmë se njeriu parimor është i tepërt në këtë botë dhe se nuk ka marrë vesh asgjë nga funksionimi i saj.

Dhe ne asistojmë si spektatorë në agoninë e vazhdueshme 20 vjecare të vendit tonë duke mos guxuar të bëjmë asgjë. Po më mirë vonë se kurrë. Kemi pasur disa herë raste që të tregojmë se kujt ane i përkasim, të vjetrës apo të resë, folklorizmit partiak apo pjesëmarrjes kritike, shikimin drejt së ardhmes apo soditjes së të kaluarës, pra kemi patur disa herë raste që të rreshtohemi! Sot më shumë se kurrë duhet që të mos lëkundemi, të mos tregojmë skepiticizëm të kotë përpara një situate që mund të na cojë drejt një autokracie gati dinastike, e cila është e aftë të gjunjëzojë cdo ëndërr lirie dhe demokracie në këtë vend. Dhe tundimi është shumë i madh. Mbase dhe për hir të ndonjë stabiliteti të rremë, shumë opinionistë të autopatentuar, mendojnë se zgjidhja më e mirë është vazhdimësia e qeverisjes. Po kjo do të ishte dritëshkurtësi viktimat e së cilës do të jemi ne dhe liria e këtij vendi.
 
Jani Marka, Oltion Spiro, Gentian Bala

Share

Shto koment Kerko
Jetmir   |2009-06-24 15:55:14
Pas Gerdecit rizgjedhja e kti kryeministri do jete nje tragjedi e re kombetare
Anonim   |2010-02-24 20:50:34
...eshte sikur ta kem shkruar vete he he edhe une rreshtohem por nderkohe jemi
ketu akoma ne kete realitet te rreme (une per me teper ne krahun tjeter te detit
ende)
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania