Gjeneralmegafoni

Vendi folklorik ku jetojmë

E-mail Print PDF

Ka dicka folkorike në këtë vendin tonë. Dicka që e bën jetën në Shqipëri paksa qesharake. Dicka qe as rrezimi i murit me te rëndë dhe më të trashë në botë nuk e largon dot nga sjellja jonë. Dicka që as regjimi më drastik nuk mund ta shkulte, dicka që me sa duket do të duhen dhe disa dhjetra vjecarë që të zbutet sadopak. Dhe ku më mirë se në mitingje festive dallohet kjo dicka, që në mungesë të një përkufizimi të saktë, do mundohemi ta saktësojmë në vijim të këtyre rreshtave. Festat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO i ngjante festës që organizohet në fshat me rastin e cfarëdolloj preteksti, mjafton që të dalin njerëzit në shesh dhe të presin të ndodhë dicka dhe në ndërkohë flasin me njëri-tjetrin duke risjellë disa doza normaliteti në një ditë që për ta është anormale...

Turma e njerëzve ishte vendosur para një skene të improvizuar, ku në fakt duhej nënvizuar se ishin bërë përpjekje për të sjellë disa elementë teknologjikë në të, gjë që do të kompensonte varfërinë artistike dhe intelektuale të materialeve të përgatitura me këtë rast. Dhe më në fund mbërriti rasti i shumëpritur. Mbërriti shpura e qeveritarëve që sollën me përpjekjet e tyre këtë ditë fatlume për Shqipërinë, me në krye një ministër në ndjekje penale, një tjetër i dorëhequr për shkak të ngjarjes që desh minoi procesin integrues të Shqipërisë dhe Kryeministrin, strumbullarin e të gjithë kësaj mizanskene gogoljane në mes të sheshit Skënderbe. Në fakt, meqë ra fjala, për "ditën e djeshme" sheshi duhet të kishte ndryshuar emrin, mbase sheshi Berisha, sheshi NATO, sheshi rrumpalla… po jo sheshi Skënderbe, pasi mu përpara statujës së heroit kombëtar ishte vendosur skena artistike e futjes në NATO. Në fund të fundit, gjithcka ishte bërë nën kujdesin e SHTZ Sali Berishës, në këtë kuptim asnjë simbol kombëtar nuk mund të përballej me mrekullinë e lirisë që solli në Tiranë pishtari i delegacionit shqiptar.

Pra pasi mbërriti kamioni me vullnetarët e lirisë që kishin marrë flamurin e kuq për ta ekspozuar në mes të sheshit të fshatit, filloi ceremonia. Në fakt festa rezultoi të ishte më shumë një miting i PD-së. Një festë kombëtare që u kanalizua tërësisht nga partia në pushtet për qëllime elektorale. Por nuk është ky thelbi i asaj që duhet të nënvizojmë. Më e rëndësishmja është sesi partia në pushtet edhe kësaj here tregoi se i takon një bote tjetër, një bote të vjetër me zakone të vjetra dhe me mënyra festimi gati paranojake. Madje, po të ishte e mundur, do të bëhej dhe një parakalim i forcave të armatosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit (më falni, Bulevardi që gjendet në këmbë të selisë së SHTZ Kryeministër), por problem është se nuk ka se me cfarë të bëhet parakalimi… Në kujtim të kohërave të vjetra, në kujtim të kohërave kur me të njëjtën iso folklorike festohej futja në bllokun armik të NATOS. Dhe kjo tregon mjaft qartë që koha ka kaluar por mentaliteti ka mbejtur fatkeqësisht i njëjtë. Kalojmë nga një rrymë në një tjetër pa kuptuar hapat që po hedhim.

Është shtruar gjithë ato herë pyetja se kush është e mira e futjes sonë në NATO. Këto të mira janë reale, ndër të tjera dhe kryesorja është futja në një bllok që presupozon se i bën ballë despotizmit që vjen nga Stepat e Rusisë, po a janë shpjeguar ose të paktën pohuar vetëm një herë? Në popull futja në NATO është përcjellë me të njëjtin fjalor që përdorin Dëshmitarët e Jevohait kur trokasin nëpër dyert e njerëzve: do kesh vetëm të mira, mjafton të besosh, do jetosh në prosperitet, në paqe, e ardhmja jote do të jetë më e lumtur… Dhe natyrisht populli duhet të jetë i lumtur për tërë këto të mira dhe s’ka si të jetë ndryshe. Po faktet janë kokëfortë dhe tregojnë shumë qartë se kulmimi i një procesi që ka disa vjetë që ka filluar nuk mund të fshehë situatën tepër kritikë me të cilën përballen njerëzit sot. Papunësia, mungesa e parasë që vjen nga emigrantët si pasojë e krizës botërore, mungesa e investimeve si pasojë e tkurrjes së aktiviteteve të shoqërive të huaja, hapat gjysmakë në zhvillimin e bujqësisë, problematika e arsimit, bomba me sahat që nëse shpërthen do të ketë pasoja që as 15 hyrje në NATO dhe 20 hyrje në BE nuk do t’a kompensojnë dot, konfliktet sociale dhe familjare, mungesa e perspektivave nëpër rrethe të Shqipërisë, korrupsioni anadollak që mbartet nëpër gene pushtetarësh që nga koha e rrëfimeve të Nolit dhe deri më sot, tregojnë se sa pak është punuar realisht për rimëkëmbjen kulturore, shpirtërore, ekonomike, arsimore të shqiptarëve. Nuk duhet menduar se populli shqiptar është dinamik dhe se e can vet rrugën e historisë me shpatë në dorë që shteti të rrijë mënjanë dhe të asistojë si spektator në shpërfytyrimin e një kombi ose si aktor në ndrydhjen e tij të mëtejshme.

Pra, hyrja në NATO, më shumë sesa festime anadollake dhe që fshehin të vërtetën therrëse të varfërisë së shumëfishtë të shqiptarëve, duhet t’i bëjë politikanët tanë të reflektojnë sesi mund të ndihmohet një individ pjesëtar i një shteti që është anëtar me të drejta të plota i një organizmi shumë të fuqishëm ta ndjejë veten të barabartë me një shtetas tjetër anëtar të së njëjtës organizatë. Por mbase është tepër të kërkosh shumë nga një shtet që gjithmonë ka organizuar festime bombastike domethënia e të cilave ka qënë gjithmonë larg problemeve të shqiptarëve dhe asnjëherë të mendojë me largpamësi emancipimin e tij në cdo fushë. Dhe nuk kemi pse habitemi kur sheshi mbushet hareshëm me njerëz që presin, dëgjojnë, shikojnë se cfarë do t’u servirë folkori i radhës…

Share

Shto koment Kerko
enidi   |2009-04-13 12:39:28
Un ndihem me i sigurte qe kur kemi hyre ne nato...
Jolka   |2009-04-14 16:18:57
oooo edhe une me e sigurte ndihem, sidomos me e qete teksa degjoj simfonine e
embel jo te Wagnerit por te topave kryeministrore dhe kallashit me feste e pa
feste,, ore e pa ore, qofte e diele a e premte,
dhe po ashtu qete ne ate brohori
muzikore i them vetes,,,mos ki merak jane amerikanet,,
Jolka   |2009-04-14 16:21:12
ah se harrova pershendetje te perzemerta draperit dhe çekanit te resmes,,
Anonim   |2009-04-13 16:42:05
akoma nuk eshte kuptuar rendesia e vertete e hyrjes ne NATO. Mua nuk mu ndryshu
jeta me hyrjen ne NATO. Strategjikisht eshte pozitive. Gjerat e tjera i takojne
retorikes politike
Anabel   |2009-04-15 05:18:55
Propagandimi bujshem i hyrjes se shqiperse ne Nato sigurisht qe do te shoqerohej
me marrezira kolektive. Do te cuditesha me shume nese nuk ndodhte dicka e
tille.
Populli u gezua pa mase per ate qe iu shit si 'mrekulli e lirise',
pamvaresisht se anetaresimi ne nje organizate ushtarake (anetaresim per te cilin
kam dyshimet e mia nese e kemi merituar) nuk mund te jete as mrekulli dhe as e
lirise. Liri? Deri tani nuk kemi qene te lire? Po shtetet qe nuk bejne pjese ne
Nato si ia bejne?
Ne jemi ne mase te paditur. Kemi nje ndjenje inferioriteti
ndaj gjithckaje ( individ, shtet, organizate) jo shqipetare dhe me kalimin e
viteve nuk kemi ditur te krijojme nje identitet tonin kombetar. Perhere kemi
pasur nevojen e te huajve per tu ndier me te rendesishem si Shqipetare. Prandaj
dhe servilosemi dhe puthim doren e cdo Bushi qe shkel ne token tone duke marre
lemoshe dhe duke u bere keshtu qesharake.
Klasa jone politike kete ka ditur ta
shfrytezoje, madje e ka thelluar me teper ne kokat e te paditurve se ne kemi
nevoje per mbrojtje. Dhe nese kete 'mbrojtje' me ne fund e arritem, pse te mos
festojme ne shesh? Jemi qe jemi..se mos ta lyejme blu?

Anetaresimi ne Nato do
te thote me shume detyrime ekonomike dhe njerezore per Shqiperine. Sigurisht do
te riformohet ushtria dhe tashme ushtaret do te kene nje pale kepuce per te
qene..por pertej kesaj gjithcka eshte ceshtje perceptimi. Pse Enidi ndihet me i
sigurte tani ne Nato? Mund edhe te jem dakort nese hedh nje sy fqinjeve tane
paqedashes dhe dashamires, por perseri nuk mendoj se behet fjale per ne..thjesht
u duhej nje vend i rehatshem ne ballkan dhe ku me mire se ne qe te paguajme
vetem na bli!

Ndersa per problemet themelore qe ka Shqiperina (varferi, etj
etj) sigurisht jane detyre e jona e brendshme. Smund te mendohet se Nato do na
zgjidhe problemet.
Kur do futemi ne BE, te na zgjidhe edhe ajo problemet e tjera
qe kemi?

olti   |2009-04-15 05:32:50
anabel, ndaj plotesisht vizionin tend, ajo qe eshte shqetesuese eshte mungesa e
nje vizioni kritik mbi gjithe keto hapa qe po hidhen. futja ne nato duhet ta
beje shtetin tone me te pergjegjshem edhe perballe partnereve nderkombetare dhe
jo te kete servizilem ne cdo kohe.
Ersi   |2009-04-15 07:54:24
Per stadin e analizave nderkombetare na duhej (per here te pare jemi nje hap
para serbise ne arene nderkombetare), persa i perket gezimit te hareshem
popullor, edhe pse nuk e ndaj, e pranoj, pasi ajo mase e perben shoqerine tone,
ajo eshte shqiperia...
Genti   |2009-04-15 10:44:49
Ti Ersi ja ke fut kot! "nuk e ndaj por e pranoj" Ca do me thene kjo?

Ajo mase qe perbeka shoqerine tone, duhet te kete nje memorie dhe te kujtoje,
se me po kaq entuziazem hynim ne Traktatin e Varshaves dhe pastaj me buje dhe
egzaltim, grisej ky traktat. Te jesh i sigurt se individualisht memoria egziston
ashtu si shija e hidhur qe na ka lene pas! Problemi qendron tek pushtetaret,
lideret e lige dhe te keshilltaret e verber te ketij.
Masa per te cilen flet nuk
eshte gje tjeter vec se nje qen i zgjebosur, i lidhur ne nje hu ne mes te
djellit. Ky qen gjithe diten fle, kruan zgjeben dhe versulet i terbuar kunder
cdo njeriu qe orvatet ta shpetoje nga veset e ti zgjidhe zinxhirin, me te cilin
eshte lidhur!
Enidi   |2009-04-15 10:57:42
Un personalisht nuk ndihem i perfaqesuar nga masat per te cilat flet Ersi me
larte.
Dhe mendoj se gabimi me i madh eshte te mendosh qe "Kjo eshte
shqiperia"
Sa per hyrjen ne Nato,jam dakort qe na duhej,por nuk jam dakort
qe e krahasuan me pavaresine e Shqiperise,duke harruar ketu ngjarje sh me te
rendesishme historike...Me pak fjale kjo po shfrytezohet per fushate,dhe festa
ne shesh ishte 1 miting i zakonshem 3 muaj para zgjedhjeve
Anabel   |2009-04-15 17:02:43
Klasa politike manipulon masen, e cila mund te kete kujtese individuale por
asnjehere nuk ka nxjerre mesime prej saj. Shqiperise asnjehere nuk i ka ecur me
dashurite e saj te medha..megjithate entuziazmi eshte i njejte.
Dhe sheshi
vertet ishte blu, por rastesisht. Keqshfrytezimi i kesaj situate do ishte i
njejte edhe ne nje shesh te kuq.

Ersi   |2009-04-16 10:12:13
Gent qetesohu. Kur them "nuk e ndaj" dua te them qe se ndiej veten
pjese te atij grupi dhe jo per trendy por per bindje... Nuk keni pse ndiheni te
prekur moralisht nga ai grup njerezish... pershtypja eshte qe doni te vini ne
dukje ndarjen e thelle qe ka ndaj tyre... nderkohe bej edhe analizen tjeter, qe
pjesen me e madhe te populsise e perben ajo turma dhe ne nje shoqeri fitojne
numrat (pa lene vend per filozofine e sidartes)!!!
Jolka   |2009-04-16 14:30:58
uuu d.m.th si i bie qe e pranoj, jam i ndergjegjshem por ne fakt nuk dua shume
t'ja di sepse ne fund te fundit masa do fitoj. E viva zgjidhja sasiore. shume
faleminderit per sqarimin e mases,, mendova se ketu s'ishte ideja vetem jep
komente pershkruese te "realitetit" qe ne kete rast sipas komentit
qenkerka e barabarte me "shumicen" por duhet te kishte vend per ide te
tuat, mendoj se analizen sasiore dhe pershkruese te fakteve e bejne lajmet, ku
nuk komentojne shume por "paraqesin" faktet,,,cfare do bejme ketu arkive
faktesh duke ngelur penge te sasise (mbetje te pavetedijes se ndryshur per
shekuj nga varferia, dhuna e informacionit dhe manipulimi nepermjet injorances)
apo do shkruanim/benim edhe diçka tjeter mbi keto te shkreta "fakte"
,,,po 'sndryshuam nga pikepamja sasiore do ngelim "dhi e zgjebosur bishtin
perpjete" (=vese sa te duash por ama "si shqiptari s'ka"),,,so come
on se po na lodhet truri me keto lajmet informuese mbi masen e masat apo
permasat,,si su lodhe njehere me o shume o pak,,,apo a te marr dhe njecik se...
Genti   |2009-04-16 16:41:11
Nuk e di se c'hy Sidharta (Budha) ketu?!
Rendesi ka mos e devijojme debatin.
Hyrja ne NATO eshte gjeopolitikisht shume e favorshme per ne shqiptaret. Kjo
eshte mbase e vetmja aresye serioze (dhe sh e rendesishme) pse na intereson te
hyjme ne Nato, por eshte gjithashtu edhe i vetmi argument qe nuk eshte perdorur
nga politikanet dhe nuk eshte sqaruar ne popull. Ti leme edhe nje here menjane
tifozlliqet dhe te behemi pakez objektiv, te mos mbetemi sic shkruhet dhe ne
artikull pre e folklorizmave, qe na kane vrare qysh ne kohen e Doktor Gjilperes,
per te mos thene edhe me pare - "Jemi ne Nato": -Shume mire, por mos
leme nam (negativisht) me festime si atehere kur kurorezonim me ceremoni mbretin
Viktor Emanuel te Italise... e te mos e shesim kete ngarje si Mrekulli dhe aq me
pak si te Lirise...
Ersi   |2009-04-17 04:59:52
Jolka, do apo sdo ti, do i maresh si baze ato numrat, se poltikat behen ne baze
te rrenjes perberese te atyre numrave...

Gent, me duket se po nxjerrim te
njejten analize por me pershtjellime te tjera,,, me te vetmen diference qe kete
lloj festimi "injorant" nuk e le te me lodh mendimin...
Jo   |2009-04-17 14:09:26
" Budallalliku eshte me i perhapur se zgjuarsia, por a do te thote kjo qe u
dashka te anojme nga kjo shumice ?
Ne fund te fundit proçesi i evolucionit
eshte i ngadalte dhe i mundimshem por ngelet minoritar,,dhe i pamundur per
shumicen...
olti   |2009-04-17 15:45:32
pas natos, centrali berthamor...
Ersi   |2009-04-18 04:57:08
Ky eshte problemi,,, "Super njeriu" ...

Jam pro centralit berthamor!
Genti   |2009-04-18 05:52:41
(Jo, nuk jam i bindur per prevalencen e budallallikut ndaj zgjuarsise! Preferoj
te besoj ne budallikun kolektiv dhe jo individual). Meqe ketu u hap edhe tema e
berthamores: Sa centrale do te duheshin per te plotesuar nevojen energjitike te
Shqiperise dhe Kroacise?! Fale mosdijes tone dhe bombardimit mediatik na eshte
krijuar bindja se nje central ben mrekullira dhe ndricon gjysmen e rruzullit. Dy
shifra per te krijuar nje ide te pergjithshme: Franca ka 59 centrale berthamore
gjigande(jo si ai qe do ndertoje Shqiperia e vogel ne Shkoder) dhe mbulon vetem
76% te nevojave te saja.Pra centrali i Shkodres me kosto te paperballueshme per
xhepat tane, me nje afat ndertimi qe kap brezat e niperve tane, nuk do te
mjaftonte as per Shqiperine e jo me edhe per Kroacine. Per te mos permendur
mundesite tona intelektuale dhe teknologjike. Jemi akoma ne periudhen e
akullnajave ne krahasim me zhvillimet qe ka patur kjo shkence. Me duket se ne po
bejme fantashkence...
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania