Gjeneralmegafoni

Xhaxhi Enveri dhe Baba Saliu

E-mail Print PDF

Për një gjë janë të sigurt të gjithë shqiptarët, si të majtë ashtu dhe të djathtë, si hipokritë ashtu dhe të sinqertë, si të verbër ashtu dhe me vizion qelibar, se Sali Berisha ka luftuar dhe do të vazhdojë të luftojë për krijimin e një pushteti sadopak të ngjashëm me atë të ish sekretarit legjendar të Partisë së Punës së Shqipërisë. Përshtypja nuk është thjesht e tillë, ajo bazohet në fakte dhe çdo tentativë për të menduar se këto përshtypje janë thjesht tymnajë e hedhur nga skeptikë të përjetshëm përgënjeshtrohen çdo ditë e më shumë nga vet Kryeministri.

Nuk duam sërish të përmendim ligjet e tij antikushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare që mbajnë era Esatizëm (si teori dhe praktike politike), intimidimi i gjykatave dhe i nëpunësve të administratës civile. Këto tashmë të gjithë i kemi dëgjuar dhe fatkeqësisht askush nuk ka reaguar. Duam më shumë të përqëndrohemi të imazhi që idhtarët e tij duan të krijojnë rreth tij: punëtor i paepur, intelektual i pashoq, sportist i lindur, i palodhur deri në vetëmohim, i pajisur me fat që e kanë vetëm udhëheqësit historikë të kombeve, njeri i kompromiseve por edhe i parimeve, njeri që respekton gjykatat dhe nuk lejon shkeljen e Kushtetutës… Këto nuk janë trillime, janë shumë të vërteta. Është shumë e vështirë për këdo të kundërshtojë këtë imazh që shqiptarët, sidomos fanatikët e PD-së kanë krijuar rreth Sali Berishës. Dhe një imazh i tillë, i ushqyer kaq shumë në anët tona, amplifikohet kur bëhet fjalë për dashurinë që gëzon Kryeministri pranë bashkëkombasve tanë jashtë kufijve. Kjo për faktin se i ka dalë nami i një demokrati të kulluar, atdhetar dhe që pati vizionin e duhur në kohën e duhur që të nxiste shpërthimin e Revolucionit demokratik në Shqipëri.

Mirëpo faktet janë krejt të kundërta: Sali Berisha ka qënë zbatuesi i projektit të ardhur nga ish kupola për kalimin e Shqipërisë në mënyrë të butë nga diktatura e proletariatit në ekonomi të tregut. Ai është mbrojtësi i piramidave që çuan në një rrënim ekonomik të shqiptarëve dhe në një ngadalësim së paku pesëmbëdhjetë vjeçar të aspiratave për të hyrë në BE. Ai është ushqyesi i dhunës verbale kundër ish kryeministrave të Shqipërisë, të cilët sot i ka ose konsulentë, ose shokë ose vartës. Vetëm se ai harron se kjo dhunë verbale ka ndikuar në jetën e çdo shqiptari duke krijuar një gjendje lufte të përhershme ndërkohë që të gjithë kërkonin stabilitet të situatës dhe ecje përpara. Ai është arkitekti i shitjes së trojeve shqiptare, nëpërmjet artificeve të varreve greke dhe të detit. Për këtë të fundit edhe pse Gjykata Kushtetuese tregoi mjaft qartë se negociatat ishin ndërmarrë nga profanë të fushës, ai megjithatë nuk heq dorë nga dëshira për ta marrë me të mirë mikun e ti të ri jugor. Ai është themeluesi i shtetit tonë kioskë, i udhëhequr në rrëmujë, përmes rrëmujës dhe për rrumpallat, në mënyrë që të vjelin sa më mirë shtetin shqiptar, i cili as hapat e parë drejt modernizimit nuk po i hedh dot normalisht.

Por këto nuk i hyn në sy njerëzve. Me sa duket, është shumë e vërtetë që njerëzit kanë nevojë të ëndërrojnë dhe në lartësinë e mjerimit intelektual të shqiptarëve, ëndrrat e tyre kanë të barabartë vetëm atë që u lejon atyre të vjedhin, të korruptojnë, të fitojnë lekë sa më shpejtë e sa më shumë, të jetojnë mirë brenda oborrit, paçka se jashtë kutërbon mjerim. Dhe Sali Berisha i përgjigjet mjaft mirë këtyre ëndrrave. Si njëherë e një kohë Xhaxhi Enveri, superstari i një periudhe të errët, sot kemi Kryeministrin, superstarin e një periudhe rrumpalliteti të kudondodhur. Ai mbron të fortin, mahnit të dobëtin dhe tredh kundërshtarin. Në këtë kuadër skepticizmi, menefregizmi dhe mungese të aftësisë për të reaguar, ai është shumë afër së vendosuri një regjim absolut. Në të mirë të tij dhe të idhtarëve të tij dhe në dëm të idesë që rilindasit kanë patur për Shqipërinë: kryelartë, e begatë, e kulturuar, që do të rrezatonte historinë e saj mijëravjeçare dhe mënyrën e saj të veçantë për të mbrojtur konceptin e lirisë.

Po le të kthehemi në ditët  e sotshme, në momentin e grevës se 200 qytetareve shqiptarë, në periudhën e Kryeministrit që qeveris pavarësisht Gërdecit, pavarësisht përmbytjeve në veri, pavarësisht rishfaqjes së kënetave në Maliq 40 vjet pas tharjes, në periudhën e pushtetit që është i pavarur nga vullneti i popullit. Sot së paku parimisht duht të kërkojmë transparencën e zgjedhjeve. Përse kutitë mbahen të mbyllura kur po na thuhet troç dhe hapur që rrezikojmë integrimin në Evropë nëse kriza vazhdon? Përse mbahen të mbyllura kutitë me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kosto që sigurisht do të paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Çfarë e fshehtë profane qënka kaq e pamundur për t’iu treguar “njerëzimit”?! A ka vallë ndonjë militant të Partisë Demokratike pa dyshime mbi përmbajtjen e të shumëpërfolurave kuti? Në këtë pikë ku jemi edhe militantin më të djathtë po e ha përbrënda kurioziteti si puna e atij trimit që donte të dinte me çdo kusht se “çfarë ka ajo dera”.

I shtrenjti Kryeministër hapi kutitë se je i plotfuqishëm. Hapi se je burrë që je rritur mbi kalë. Hapi se kjo opozitë kokëfortë që urrehet nga të gjitha mediat, pikërisht për karakterin e saj të poshtër, po na hap telashe me Evropën dhe me të ardhmen. Hapi Sali kutitë dhe të na rrosh sa malet.

Share

Shto koment Kerko
Taku nga Lapraka   |2010-05-06 02:11:11
Po nuk tha dje kryetari i Ps qe ne nuk deshirojme hapjen e kutive per
rinumerimin e votave, por kerkojme hetim te zgjedhjeve?
Ai vazhdon ta talli
buthen sic e ka tall me Tiranen dhe qe asnje nuk ndihet si ato spektatoret e
basketbollit qe shajne lojtaret ulur ne karrige, dhe ju vazhdoni i bieni fyllit
tek kryeminister komunist, pse ju dhe opozita qe mbeshtesni me kaq fanatizem, si
e ndjeni veten me kete shkrim dhe veprime provokuese dhe destabilizuese.
Glauk  - O Taku ca thua?   |2010-05-06 03:07:17
Te them te drejten nuk te morra vesh se cdo te thuash Taku?
Gjithsesi ajo qe
shkuhet eshte vertet realiteti, por ajo qe me vret me shume eshte se si ka
mundesi qe ky kryeminister mashtrues te mbaje kaq shume njerez pas vetes qe i
besojne cdo gje qe ai thote???
Kjo me ve ne dyshim ne intelektin e nje pjese te
mire te shoqerise sone. Mbase ndokush do me thote tani qe je fanatik qe je jo
patriot etj etj.. po me thone ju si ka mundesi qe ka akoma qe besojne ata qe ka
vene ne krye te kishes autoqefale nje grek ta besojne qe eshte patriot i madh,
te besojne se eshte i kulluar ate qe ka vjedhur me shume se cdo kush tjeter
(biles dhe duke vrare njerez ne Gerdec), si ka mundesi te besojne se eshte
patriot te madh ate qe e quante UCK spiune serbe, si ka mundesi qe te besojne si
antikomunist ate qe ka qene vete personalisht dhe jo pak por sekretar i partise
komuniste, si ka mundesi te besojne se mbrone interesat kombetare ate qe fali
siperfaqe te territorit tone greqise, si ka mundesi te besojne nje njeri qe per
pushtet mund te shese gjithe interesat e vendit,,,, po si ka mundesi a mund te
me thote njeri.... une vuaj dhe nuk e kuptoj si ka mundesi....

Kaq popull pa
intelekt te jemi>>>>>>>

Po si ka mundesi......
Ervin Stramarko   |2010-05-06 06:33:03
Me vjen keq,qe shume njerez nuk po kuptojne se per cfare behet fjale,ne
protesten e opozites.Protesta e opozites dhe greva e urise,nuk eshte proteste e
PS-se,por eshte nje proteste e te gjithe Shqiptareve,sepse kerkesat e kesaj
proteste,jane meshirim per themelet e nje demokracie qe eshte vota e lire dhe e
patjetersuar.Kauza e kesaj proteste eshte e drejte,sepse nuk mund qe te
diskutojme per nje demokraci funksionale,kur vota e popullit nuk eshte e
garantuar.Sistemet totalitare,nuk kane asgje me teper,nga nje pseudodemokraci ku
nuk respektohet vota e njerezve.Prandaj mendoj se Edi Rama dhe PS-ja kane nje
kauze te drejte,nga e cila do te perfitojne te gjithe Shqiptaret,pa ngjyrim
politik.
Ilir   |2010-05-06 09:23:02
Mua me habit sesi njerezit akoma kane fuqi te merren me opoziten, kur ne gjithe
boten nese ka verejtje ato jane per qeverine sepse ajo e ka pushtetin. Nuk me
intereson fare kush e drejton protesten. Kauza eshte e drejte dhe jetike per
popullin tone ndaj un i bashkangjitem asaj. O njerez hapni syte e shikoni kush
eshte Saliu dhe ne ca biruce te erret na ka futur.
stavri   |2010-05-06 10:08:14
Ambasadori Withers ironizoi ne menyre therrese dhe tallese popullin shqiptar
duke e quajtur te bute. ne fakt, ai donte te thoshte te mefshte... kjo nuk eshte
aspak e mire per nje popull qe me sa duket vazhdon te jete ne kerkim te
identitetit te vet.
Ani   |2010-05-06 13:44:04
Shkrimi shume i paster...por i duhen ca atribute shqipetareve per te pare mes
kesaj...mbi te gjitha nje ndergjegje sociale e paster...
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania