
Në këtë moment të ndërrimit të viteve, gjenerali uron të gjithë lexuesit dhe vizitorët e tij emancipim, realizim objektivash dhe vetëdije më të madhe për fatet e shoqërisë, rrjedhimisht dëshirë më të madhe për të kërkuar të drejtën e tyre me cdo kusht! Tani të kthehemi te punët e gjeneralit. Po duke mbetur te urimet. Dhe natyrisht Kryeministri do
urojë
popullin e vet pë
r një
vit të lumtur të gëzuar, me më shumë Europë dhe më pak viza (nga ato që ngjiten në pasaportë, se për ato të tjerat do të kemi nevojë, sidomos në kohë krizash…), më shumë drita dhe më shumë evropianë në shpirt se në 2009. Por para se të urojë popullin e vet, ai uroi mëkëmbësin e tij sypatrembur Ilir, që bashkë me të do qeverisin dhe 30 vjet të tjera.
Pra, populli duhet të përgatitet se edhe për 30 vite të tjera do të ketë më shumë Europë, më shumë Evropë në shpirtërit tanë, më shumë drita, më shumë para (por jo për borgjezinë… do ishte mirë, meqë ra fjala, që Kryeministri të na sqarojë se cfarë kupton me borgjezi kur del e bën shpëtimtarin Zorro në konferencë shtypi, që të mos bëjmë amalgame kot me periudhën e komunizmit), më shumë ujë, etj etj. Natyrisht, pa dashur të vëmë në dyshim reformat e thella të qeverisë, ne shprehim bindjen e thellë se me dy gringot e qeverisë shqiptare këto urime do mbeten fjalë boshe, të pandjekura nga vepra po përkundrazi, nga një regres që më shumë sesa dy shokëve të rinj do u shërben fqinjëve tanë, të cilat gjithmonë e më shumë e kanë të shtruar rrugën për në Evropë…
Megjithatë, rëndësi ka pushteti dhe uniteti i çeliktë i dyshes karagjoze. Rëndësi ka të vazhdojë pushteti i tyre pavarësisht se c’thotë vota e popullit shqiptar. Pra, po e ngrejmë gotën tonë imagjinare për Rajhun e dytë dhe të vërtetë shqiptar, atë që po formësohet këto ditë të ndërrimit të viteve. Edhe njëherë
Für eine tausendjährige Berishian Reich! (Edhe 1000 vjet të tjera Rajh i Berishës!)