Gjeneralmegafoni

Cfarë mungon në librat e historisë!

E-mail Print PDF

Cdo popull e ndërton të ardhmen, duke njohur mirë të shkuarën e tij. Historia e Shqipërisë duhet studiuar në librat dhe në shkollat Shqipe. Fati ynë i keq ka dashur që kjo gjë të mos ishte e mundur për shekuj me radhë, gjatë gjithë periudhës së pushtimit Osman. Për të krijuar një ide të shpejtë, po citojmë nga një artikull i Kadarèsë këtë paragraf: "Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga "Historia e shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme"...

 Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar…

Me krijimin e shtetit shqiptar dhe duke vijuar deri në ditët tona, situata në arsim u përmirësua ndjeshëm. Lufta kundër analfabetizmit ishte parësore për shumë e shumë mësues të cilët me përkushtim hodhën themelet e identitetit tonë kombëtar. E megjithatë ajo që vërejmë sot është një mangësi reale e shqiptarëve në të gjithë vendin, në njohjen e historisë së tyre dhe si rrjedhojë një vështirësi në identifikimin e vetvetes si të tillë, pra si shqiptar. Gjuha është mbase i vetmi element i qëndrueshëm i cili i bashkon ata në identitet. Heroi Kombëtar Skënderbeu është një tjetër element i rëndësishëm edhe pse kohët e fundit disa intelektualë metropolitanë kanë hedhur hije dyshimi mbi figurën e tij. Pra vërtetë shumë pak... Nuk do të zgjatemi me gjetjen e arsyeve dhe fajtorëve. Do të ndalemi në një nga pikat më të rëndësishme te kësaj mangësie, për të vazhduar në shkrimet që do të vijojnë me të tjera argumente.
Një faktor themelor në krijimin e ndjenjës së përkatësisë është imazhi historik i një populli. Të gjithë e imagjinojmë Skënderbeun me një përkrenare në kokë dhe të hipur mbi kalë. Këtë imazh na e sjell në mëndje një libër historie, por edhe një film, një teatër apo monumentet e Heroit Kombëtar në sheshet e cdo qyteti. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të krijuar një përfytyrim historik të plotë, te Shqiptarit ndër shekuj. Psh: Francezet,  kanë një ide të qartë mbi paraqitjen e një Francezi në kohën e perandorisë së Napoleonit, apo edhe më parë gjatë mbretërisë së Luigjit të XIV e kështu me rradhë. Të njëjtën gjë mund ta themi me siguri të plotë edhe për popuj të tjerë si Italianët Grekët etj. Po ne Shqiptarët, a i përfytyrojmë dot gjyshërit e stërgjyshërve tanë dhe nëse po, a jemi të sigurtë mbi saktësinë e këtij imazhi? Pikërisht këtu qëndron një nga shumë mangësitë e librave të historisë.
Në literaturën e huaj hasim shpesh në përshkrimin e veshjeve të mrekullueshme shqiptare dhe paraqitjen e jashtme të luftëtarëve (të gjithë burrat e Shqipërisë ishin luftëtarë me nam).
Në radhë të parë fustanella. Të gjithë kemi krijuar bindjen se fustanella është një veshje e Toskërisë dhe që nuk përdorej në Gegni! Asgjë më pak e vërtetë se kjo! Mjafton të shohim Pikturat e shekullit të XVIII dhe XIX të autorëvë Francezë dhe Anglezë ku do të shohim një përdorim të gjerë të fustanellës nga fisnikët Gegë. Po kështu edhe në fotot bardhë e zi të Marubit shek. XIX dhe XX, të cilat po i ilustrojmë me shembuj në linkun në fund të artikullit. Në këtë rast madje nuk mund të flitet as për mangësi por për krijimin e një imazhi të gabuar historik të një populli.
Së dyti paraqitja e jashtme e luftëtarit Shqiptar e cila mungon plotësisht në librat e historisë dhe që është më befasuesja. Luftëtari mbante të rruajtur pjesën e përparme të kokës (pra pjesen frontale) dhe pjesët anësore duke lënë flokë të gjata mbrapa. Ngjashmëri deri diku me një samuraj Japonez. Mbante rigorozisht një jatagan të një forme karakteristike vetëm për Shqiptarët dhe armë të tjera si mushqeta dhe pisqolla edhe këto të identifikueshme si prodhim dhe përdorim ekskluziv i trevave Shqiptare. Disa ilustrime në linkun e mëposhtëm: Arbëror

 

Onufri

 

 

 

 

 

Share

Shto koment Kerko
Ersi   |2009-06-05 07:22:06
Nuk i heq asnje pike ketij mendimit dhe e pergezoj onufrin per menyren si e ka
shtruar, packa se ka akoma vend per nje shkrim tjeter te bollshem me kete
argument...
Sylejman Qyqalla  - Ju lumtë,vëllezër,për këto shënime shumë të shtren   |2011-02-09 09:35:35
Vëllezër të nderuar,kjo që po bëni me këto shënime shumë të vlefshme
dhe jo të gjitha të njohura në opinionin e gjerë,është atdhetari e
vërtetë,sepse ,siç keni mundur ta vëreni dhe ju,në FB,kanë vërshuar
fushata antishqiptare aziatke.Prandaj është shumë e nevojshme që opinioni i
gjerë të njihet sa më shumë me të vërtetën historike të kombit
tonë.Unë jam kundërshtar këmbëngulës i hapur ndaj mishit të huaj në
trupin tonë.
Pra,sa më shumë të kemi kësi shënime për opinionin nëpër
media,po nga të gjitha fushat çka i përket çështjes sonë kombëtare në
përgjithësi.Dhe unë vetë kësi shënime i kërkoj me qiri e
pishë,pavarësisht se e kam qëndrimin të paluhatshëm për lashtësinë tonë
si komb e si fe.Jam kundër futjes në mënyrë fushate të islamit në trojet
shqiptare,se kjo ka mision reaksionar antishqiptar.
Pa e zgjatur:ju
përshëndet nga zemra vëllazërisht e atdhetarisht,duke ju uruar suksese,që
njëkohësisht është dhe sukses për gjithë kombin tonë të
lavdishëm.Rroftë Shqipëria Etnike!
SHQIPTARIA
Onufri   |2009-06-05 08:10:40
Ka vend per nje, dy artikuj, madje edhe me shume; ka vend per nje liber te tere
historie
Anabel   |2009-06-05 12:27:04
Pergezimet e mia gjithashtu. Ne menyre te vecante me pelqyen fotot dhe
pershkrimi i tyre..Uroj te vazhdoni te shkruani
admin   |2009-06-05 14:51:58
Patjeter qe do te vazhdohet te shkruhet! Mirepresim idete, verejtjet dhe
bashkepunimet tuaja.
admin   |2009-09-26 03:55:22
Ngjarjet e fundit persa i perket Historise se Shqiperise 12 (per vitin e
katert), tregojne edhe nje here se sa meskine eshte klasa politike shqiptare, sa
i ulet dhe i peshtire veprimi i saj. Ndersa ne librat e historise ka realisht
nevoje per nderhyrje sic tregojne qarte edhe dy artikujt tane (Cfare mungon ne
librat e historise), ministria e Arsimit vendos te merret me lartmadherimin e
kryeministrit aktual dhe me historine e zgjedhjeve te 2005-es qe ne fakt nuk ka
18 vjecar qe te mos e kete perjetuar e si rrjedhoje e panevojshme per tu shkruar
dhe deformuar si pas kenaqesise kryeministrore te rradhes.
Xhilda   |2010-08-24 15:03:21
Bravo djema ju pergezoj per punen
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania