Gjeneralmegafoni

Cfarë mungon në librat e historisë (vazhdim)

E-mail Print PDF

      Në një artikull të mëparshëm u përpoqëm të ilustrojmë disa mangësi të rëndësishme që kanë librat e historisë së Shqipërisë dhe të shpjegojmë se këto krijojnë një boshllëk në formimin e imazhit historik dhe si rrjedhojë një konfuzion në ndjenjën e përkatësisë kombëtare të shqiptarëve. Fakte dhe dokumenta që sigurisht historianët i njohin, që studiohen në fakultetet përkatëse dhe që nuk jemi as ne dhe as studiues të huaj që i bëjnë të ditura, por të cilat për një arsye apo për një tjetër janë lënë jashtë librave shkollorë të arsimit të detyrueshëm. Shpesh hasim në opinione të politikanëve që ngrenë problematikën e ndërhyrjes në librat e historisë dhe kjo sigurisht për arsye se politika ka ndërhyrë edhe në të shkuarën në punët e historianëve dhe të arsimtarëve. Një ndërhyrje e justifikueshme për të vënë gjërat në vendin e duhur. Por duhet patur kujdes që kjo ndërhyrje e re të mos shkaktojë të njëjtën rrëmujë si në të shkuarën. Një detyrë shumë e thjeshtë nëse u jepet mandat dhe u lihet dorë e lirë institucioneve të specializuara...

Le të shohim disa raste të tjera të mirënjohura që i hasim në literaturën jashtëshkollore.
Familja Durazzo (Durrësi). Një familje e cila nga Durrësi emigroi ne Itali në fund të shekullit të XIV dhe u vendos në republikën detare të Xhenovës. Ata u morën me tregti dhe ngjitën shkallët e pushtetit duke arritur deri në majat e tij.  Në shekullin e XVII ishin familja më e pasur e republikës dhe i kishin dhënë asaj disa Dozhë (Duka që qeveriste vendin) madje në këtë periudhë Xhenova quhej ndryshe edhe republika e “Durrsakëve”. Kjo familje e famshme i dha Genovës 9 Dozhë, 1 Arqipeshkv, Kardinalë dhe diplomatë duke u shndërruar në dinastinë më të madhe të Xhenovës. Marrë nga libri i pinjolles së kësaj familje, Angela Valenti Durazzo.

Një tjetër personazh i cili është mjaft i njohur në historinë Evropiane të shekullit të XVI është Mërkur Bua, arvanitas nga Peloponezi stërnip i Mërkur Bua Zguros dhe pasardhës i më të famshmit Gjin Bue Shpata. Gjithmonë në krye të një grupi kalorësish Shiptarë (të paktën 300), ai u bë tmerr i ushtrive kundërshtare. Një komandant i sprovuar, ai luftoi në krah të ushtrive të ndryshme në një Evropë ku betejat ishin të panumërta. Strategjitë e tij të suksesshme bënë që Mbreti Luigji i XII i Francës ti jepte titullin Kont, ndërsa dhjetë vjet më vonë perandori i Gjermanisë Maksimiliani e vendos në krye të kalorësisë perandorake duke i dhënë edhe gradën e gjeneralit të parë. Në një përpjekje për të krijuar një ushtri të përbashkët kundër ekspansionit Osman; Mbreti Karli i V-të i Spanjës , Maksimiliani, papa Klementi i  XII dhe Republika e Venedikut (në këtë periudhe Mërkur Bua ishte kryegjeneral i ushtrisë së Venedikut) vendosën që të zgjedhin prijës të kësaj kryqëzate pikërisht Mërkur Buan. Ky i fundit u zotua se vëllezërit e tij në Shqipëri do të merrnin armët dhe do të bashkëpunonin me trupat e kryqëzatës... Pa dashur të zgjatemi së tepërmi në figurën e këtij prijësi Shqiptar po përmendim që taktikat dhe strategjitë luftarake që ai dhe kalorësit e tij përdorën u bënë objekt studimi në vitet më pas dhe u përdorë nga ushtritë Evropiane të shekullit të XVI. Varri i tij sot ndodhet në kishën Santa Maria në Maxhore të Trevizos dhe u punua për dy vjet nga skulptori i njohur italian Antonio Lombardi...

Muhamed Ali Pasha është një tjetër figurë e njohur Shqiptare e shekullit të XIX-ë për të cilin librat shkollorë të historisë flasin pak ose aspak, ndërsa do të mjaftonte një “click” në motorrët e kërkimit në internet për të zbuluar material të pafund për jetën dhe veprën e tij. Mbret i Egjiptit, ai fliste vetëm shqip dhe njihte gjithashtu gjuhën turke. Dinastia e Muhamed Ali Pashës zgjati 150 vjet deri në 1958 me mbretin Faruk.
Është për tu habitur sesi figura të njohura botërore me origjinë shqiptare të së shkuarës lihen në harresë, mbase për arsye se kontributi i tyre për Shqipërinë është i vogël ose në ndonjë rast inekzistent. Kjo nuk do të thotë që historia e vendit tonë duhet te mbushet vetëm me ata bijë e bija të këtij kombi të cilët lindin e vdesin në trojet e tyre, aq më tepër kur historia e Shqipërisë është një histori  eksodesh masive. Psh. Në librat e historisë në shkollat e mesme flitet për Nënë Terezën. Edhe ajo është bija e këtij kombi, megjithëse edhe ajo si të tjerë të cilët përmëndëm më lartë, kontributin e saj e ka dhënë për popuj të tjërë dhe larg vendlindjes...
Një karakteristikë e shqiptarëve që shihet edhe në ditët e sotshme është pamundësia për të shkëlqyer në Atdhe dhe shpërthimi i talentit apo gjeniut të tyre në dhe të huaj. Një anekdotë shumë domethënëse që mbase nuk na ndihmon të kuptojmë arsyet e këtij fenomeni por që megjithatë ia vlen të shkruhet: Muhamed Pashai i Egjiptit në një letërkëmbim me Ali Pashain e Tepelenës kritikonte këtë të fundit duke i thënë : “ Cfarë bën kështu Ali Pasha, po vret vëllezërit tanë?!” – duke iu referuar masakrës së Sulit. Ndërsa Ali Pashai i përgjigjej: “Muhamed Pasha, ti në Misir (Egjipt) vret një dhe të dëgjojnë dhjetë, mua këtu më duhet të vras dhjetë që të më dëgjojë një”...

 

                                                                                                                              Onufri

Share

Shto koment Kerko
admin   |2009-09-26 03:56:14
Ngjarjet e fundit persa i perket Historise se Shqiperise 12 (per vitin e
katert), tregojne edhe nje here se sa meskine eshte klasa politike shqiptare, sa
i ulet dhe i peshtire veprimi i saj. Ndersa ne librat e historise ka realisht
nevoje per nderhyrje sic tregojne qarte edhe dy artikujt tane (Cfare mungon ne
librat e historise), ministria e Arsimit vendos te merret me lartmadherimin e
kryeministrit aktual dhe me historine e zgjedhjeve te 2005-es qe ne fakt nuk ka
18 vjecar qe te mos e kete perjetuar e si rrjedhoje e panevojshme per tu shkruar
dhe deformuar si pas kenaqesise kryeministrore te rradhes.
Lart madhnia e tij sali ram be   |2009-09-26 06:26:57
Me vjen keq, por un jam duke ber takime shume, po shume fryt dhenese. kam ftuer
boshnjaket te investojne ne shqiperi edhe pse keta te fundit nuk kane buke te
hane, por jua hodha nje llaf, nderkohe kam takue presidentin serb, dhe kam ra
dakort besa qe naften e ballshit do jau sjellim direkt e ne cisterantu tyre...
pra historia me vjen pas...
ernesto b   |2009-10-27 06:43:24
respekte shtz dr shpetimtar sali berisha, tu rritte fama.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania