Gjeneralmegafoni

Duhet të vrasim Gjergj Elez Alinë!

E-mail Print PDF


Një fjali – dy probleme: vrasje dhe antishqiptarizëm!
Problemi i vrasjes qëndron në atë se kjo vrasje është problematike. Në njërën anë, kemi një vrasës potencial: dëshirën e njërit për të vrarë (jo për të zhdukur apo shfarosur) një person, për të cilin kemi një imazh të qartë, njohim historinë e tij e mbi të gjitha, i dijmë edhe emrin. Nga ana tjetër, personi në fjalë është pa identitet, imazhi i tij është krijuar nga rrëfenjat, emri ndoshta është real, por emri mbetet emër; Gjergji në fakt ekziston, por ai nuk ka qenie, ai nuk është. Si ta vrasim pra? Skemi pse ta mendojmë diçka të tillë, mbasi nuk kemi nevojë për akte e vepra, por për dëshira. Të dëshirosh vrasjen e një njeriu është moralisht e dënueshme, por asnjë ligj nuk të dënon për shkak të një dëshire. Vrasja e Gjergjit duhet të jetë një vrasje morale e jo faktike.

     Problemi i dytë, antishqiptarizmi, është më i mprehtë – ai qëndron mbi kokat tona si shpata e Damokleut. Pse duhet ta vrasim një mit frymëzues të sa e sa gjeneratave, një trim mbi trima një kockëzim të dashurisë vllazërore? Nje personifikim të shqiptarit të vërtetë, trim e sypatrembur? Në agun e Luftës së Dytë Botërore, Pater Anton Harapi shtroi një pyetje shumë domethënëse: “a jemi shqiptarë apo do bahemi?” Një analizë gjuhësore e kësaj pyetjeje dhe e situatës historike në të cilën ajo u parashtrua tregon se për Frat Antonin, në atë kohë, ne nuk ishim shqiptarë dhe, me forcë e vendosmëri, ai nxirrte në pah domosdoshmërinë që ne të bëheshim të tillë. A u bëmë? Në vazhdën e opinioneve të sotshme mbi vitet e komunizmit, mund të themi se sistemi monist jo vetëm që nuk e ngriti më lart figurën dhe karakterin e shqiptarit, por e degradoi edhe më shumë, e bëri dekadent. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për kaosin dhe tranzicionin (me që kjo fjalë na pëlqen kaq shumë) e demokracisë. Si përfundim: përderisa nuk jemi bërë akoma shqiptarë nuk ka pse na shqetëson edhe problemi i antishqiptarizmit: pa shqiptarë nuk mund të ketë antishqiptarë.

     Kthehemi te Gjergji. Pse ta vrasim? Dhe, mbi të gjitha, pse ta vrasim moralisht?
     Le të qartësojmë disa terma.
     Gjergj Elez Alia është një mit, dhe një mit në një shoqëri kryen funksione të ndryshme. Mitologjia shpjegon gjenezën e kozmosit, tregon origjinën e fisit apo tribusë; miti përbën një ideal të palëvizshëm, që lëviz mes të shkuarës mbihistorike dhe së tashmes absolute, dhe në këtë të tashme (për mitet nuk ekziston kategoria “e ardhmja”) ai duhet që në bazë të normave të përcaktuara të rregullojë sjelljen e anëtarëve të komunitetit.
     Si qëndron puna me Gjergjin?
     Në bazë të një sociologjie të thjeshtë, detyra kryesore e një miti është që një tabu apo një normë ta kthejë në një vlerë kulturore. (qartësojmë se tabutë dhe normat janë rregulla të fiksuara që detyrojnë, ndërsa vlerat janë thjesht kritere që, për një anëtar të kësaj apo asaj kulture, filtrojnë dhe tregojnë se çfarë ky anëtar pëlqen apo nuk pëlqen; pra, normat dhe tabutë ecin me tog-fjalëshin “ti duhet”, për vlerat nuk mund të thuhet diçka e tillë).
     Është e qartë se problemi në fjalë është një problem moral. Mitet janë ngushtësisht të lidhura me moralin. Edhe vdekja (e supozuar) e Bajlozit, nga topuzi i Gjergjit, është një vdekje morale. Ai vdiq sepse parashtroi haptazi dëshirat e tija seksuale karshi motrës së Gjergjit. Tani jemi mu në zëmër të problemit.
     Ndërsa Bajlozi vdiq moralisht, me kalimin e kohës vdekja e tij u bë faktike. Ai ekziston, dhe ekziston pikërisht nëpërmjet vdekjes së tij. [Sartri mendonte se një njeri ekziston për ne në dy mënyra: nëpërmjet pranisë dhe nëpërmjet mungesës]. Përkundrazi, Gjergji akoma nuk ka vdekur; ai është i pranishëm (vetëm moralisht, duhet theksuar kjo), për shëmbull, në mëndësinë e çdo shqiptari që është gati ta kacafytet, madje edhe të vdesë, nëse ndokush shpreh dëshirat e veta erotike karshi nënës, motrës, apo familjarëve (të tjerë) të tij. Ky është ai Gjergji moral, dhe pikërisht këtë duhet të vrasim.
     Çështja që shtrohet tani është disi e vështirë. Edhe pse guximi mund të duket i tepruar, këtu, mund të shtrohet një tezë: prania e miteve të tilla bën që shoqëria shqiptare të jetë një shoqëri tribale. Prania e miteve të tilla tregon se këto mite vazhdojnë të na paraqesin tabu dhe jo vlera. Gjergj apo Konstandini nuk e kanë përmbushur misionin e tyre. Të mos harrojmë se funksioni i një miti është që një tabu apo normë ta ktheje në një vlerë kulturore, diçka që Gjergji me Konstandinin nuk arritën ta bënin.
     Ashtu si Sizifi, ata vazhdojnë të enden lart e poshtë skutave të errëta të një shoqërie me zemër tribale që ka hedhur mbi supe vellon e industrializmit dhe teknikës.
     Pavarësisht se na pëlqen të dukemi perëndimorë, pavarësisht celularëve dhe internetit, ne vazhdojmë të jemi tribalë. Në një vënd perëndimor, çdokënd që do të pyesnim (përveç Makiavelit, sigurisht), do të na përgjigjej se është diçka e mirë që dikush ta mbajë fjalën e dhënë, se është diçka e mirë që njeriu të jetë i guximshëm dhe trim, që të përballojë situatat më të cilat ndeshet... por vetëm kaq. Besa e trimëria për  të, në ndryshim nga ne, nuk është një tabu. Nuk është një detyrim (nuk ka “ti duhet”). Të mos jesh i guximshëm apo trim, të jesh gënjeshtar, është diçka që jo domosdoshmërisht duhet të të turpërojë. Vlerat janë vlera dhe tabutë janë tabu.
Ja pra pse duhet ta vrasim (moralisht) Gjergjin – ja edhe pse (moralisht) Konstandinin duhet ta hedhim nga kali. Për të qënë perëndimorë. E them këtë duke patur parasysh dëshirën tonë ta madhe për t’u dukur apo për t’u bërë  të tillë. Nëse kjo është diçka e mirë apo e keqe, kjo është një çështje krejt tjetër. Kërkon debat të gjërë të përcaktosh nëse një popull duhet të përqafojë mendimin teknik, të veprojë vetëm duke pasur në mëndje përfitimin vetiak dhe dëshirën për t’u bërë i pasur, të mashtrojë për të arritur këtë qëllim, apo të jetë një njeri i besës, trim e guximtar, të ruajë njerëzinë dhe të respektojë mikun. (besoj se në qoftë se një problem i tillë do t’i parashtrohej një shqiptari ai pa asnjë mëdyshje do të zgjidhte në favor të besës, trimërisë dhe mikut).
Si përfundim, atij djalit që dëgjon minimal, që i mban pantallonat të varura deri poshtë prapanicës, dhe që i ka flokët si një supersajan; asaj vajzës gjimnaziste që dëgjon emo, rri e ngrysur dhe tualetin e sajon në një mënyrë të tillë që të duket sa më e zymtë, që e kaplon dëshira për t’u dukur sa më Junky; apo asaj vajzës tjetër që vishet “me rripa” dhe mahnit djemtë me kërcimet e saj nëpër lokalet e natës; apo atij djalit me këmishë të bardhë e mbërtheçka zbërthyer deri tek kërthiza që në makinën e tij dëgjon tallava... si përfundim, këtyre, por edhe shumë “perëndimorëve” të tjerë, mund t’u themi me plot gojën: miq të dashur, nëse vërtet dëshironi të dukeni të tillë, nëse vërtet dëshironi të bëheni të tillë, atëherë ju duhet të vrisni Gjergj Elez Alinë, dhe kjo nuk është aspak një detyrë e lehtë duke patur parasysh topuzin që ai mban ndër duar!!!
                                

 

                                                                                                                                                            Kel Musaj

Share

Shto koment Kerko
Ravi   |2009-11-23 09:25:38
Mendoj se ka shqiptare (jo ata qe permende ne fund te artikullit)qe e kane vrare
gjergjin,problemi eshte se ata quhen me pak "perendimore" sepse nuk kane
floke si supersajan,apo nuk degjojne minimal...
Shkrim shum interesant dhe
realist.
Altin Logu   |2009-11-23 09:34:29
Jo me kot shqiptaret preken kur i shajne motren me shume se kur i shajne nenen.
Origjina paska qene tek miti i gjergjit qe i paskan ngacmu motren
Anonim   |2009-11-25 05:27:51
Shkrim shume interesant. Burim reflektimesh, deri diku te nevojshme...
Bruna   |2009-11-25 06:24:12
Onufri   |2009-11-25 07:27:32
Mbase pjesa me kontroverse dhe qe eshte mbyllur shume shpejte pa u shtjelluar
mire, eshte ajo mbi antishqiptarizmin (per te cilin nuk ka kuptim te flitet
perderisa nuk egzistoka shqiptarizmi). Pater Anton Harapi mund te mos kete patur
te drejte ne ate kohe kur e ka thene. Pra s'mund t'a marrim si te mirqene qe
kombi shqiptar(apo shqiptarizmi) nuk ka egzistuar deri ne Luften e Dyte Boterore
dhe pastaj te vazhdojme arsyetimin me ate cka u be ne 60 vitet ne vijim, deri ne
ditet e sotshme, per ta BERE kete komb.
Si kunderteze ndaj Harapit apo edhe
mendimit ne pergjithesi, se kombi shqiptar duhet akoma te formohet, po ju kujtoj
ketu se ka kombe ne bote qe quhen kombe por nuk kane nje gjuhe te tyren qe t'i
dalloje nga fqinjet. Ne shqiptaret kemi Gjuhen Shqipe, deshmine me te forte dhe
me te pakundershtueshme mbi identitetin dhe rrenjet e popullit tone te cilen nuk
duhet dhe nuk mund ta nenvleresojme ne asnje çast. Por kemi edhe nje folklor te
pasur e zakone aq karakteristike te cilat veshtire se mund te injorohen.
Megjithate mbetem i hapur ndaj tezes sipas te ciles "nuk eshte formuar akoma
identiteti yne kombetar", por duhet qe dikush te ma mbushi mendjen dhe te
hedhi poshte ate qe thashe duke folur nje gjuhe tjeter qe nuk eshte SHQIP ;)
ditarti   |2009-11-25 10:31:10
Pyes autorin po ti e ke vrare gjergjin tend?

sdq krahasimet shum te
gjetura
stavri   |2009-11-25 12:49:07
te kuptosh problemin eshte nje fillim atentati
auktori  - pergjigje   |2009-11-30 03:14:03
mgjths me vonese mund tu pergjigjem disa pyetjeve.
se pari, sa per faktin ne e
kam vrare apo jo gjergjin tim, do te thosha absolutisht JO. nqs do e kisha vrare
nuk do te mund ta shkruaja kete artikull, por jam duke farketuar topuzin,
me ndihmen e te cilit do te perballem me gjergjin (ne do fitoj a jo kete se
di).
sa per analizen e onufrit, do te duhej nje tjeter analize per tiu
pergjigj...gjithsesi un mund te (ri)them se ne nuk jemi komb ne nje kuptim
metafizik te kesaj fjale. Duhet bere e qarte se qe me historiografine
grekoromake, metafizika ka qene pjese e pandashme e konceptimeve te kombeve,
dmth Roma ishte ajo qe mbetej e pandryshueshme, ishte transhendentale, isha
substanca metafizike...tani, ne lidhje me kombet, ne kuptimin qe i dhane kesaj
fjale zbuluesit e kombeve te shek. XVII (nuk e di se pse kane perdorur fjalen
latine `nacione`)mund te themi se kombi nuk eshte asgje me shume se sa nje
berje, nje krijim, madje shpesh here, keto berje jane shoqeruar me polemika te
gjata ne lidhje me autenticitetin e komponenteve te nje kombi. keshtu, ne kemi
folklor, edhe te tjeret kane (per te mos permendur studimin e stavro skendit qe
tregon qartazi ngjashmerite e folklorit tone me ate te serbeve dhe
boshnjakeve)...ne kemi gjuhe, pse te tjeret jo... ok se kane te unifikuar, por
edhe nuk jemi te unifikuar (toleranca zero) ne lidhje me fene...shkurt dhe
shqip, jemi si gjithe te tjeret....mendoj se edhe ketu duhet te nize nje levizje
(intelektuale)qe do te nxirrte ne pah menyren se si kombi u krijua, dhe pse jo
ti cmontonte keto struktura...dekonstruktivizem!!!
Onufri  - Pergjigje ndaj pergjigjes se autorit :)   |2009-11-30 03:58:49
Sic e thote edhe autori me siper per t'u marre me temen e kombesise ne
pergjithesi apo te asaj shqiptare ne vecanti duhet nje analize me vete per te
mos thene disa te tilla. Une ketu dua vetem te ve pikat mbi "i" per sa
me siper:
Po perseritem; ka kombe ne kete bote qe quhen kombe dhe askush nuk e
ve ne dyshim qenesine e tyre(nuk po bej shembuj se eshte plot) ndersa ne qe kemi
gjuhen tone dhe E KEMI UNIKE, duhet te kemi dyshime mbi qenesine e kombit
tone???
Folklori vertete ka ngjashmeri me ate Serbo-Boshnjak une po shtoj dhe me
ate grek por perseritem serisht: Folklori yne eshte serisht unik ne pjesen
derrmuese te tij. Fustanella(greket nuk e kane te tyren), Polifonia, apo kanunet
etj etj... Pra kur permenda gjuhen dhe folklorin kisha parasysh se keto te dyja
me vecantite e theksuara na dallojne nga kombe te tjera.
PS. Feja... vertete nuk
kemi NJE fe, vertete ne pjesen derrmuese jemi gati te PAFE. Por a mos eshte edhe
ky konglomerat bestytnish qe na ben serisht te vecante dhe si te tille, Komb ne
nje kuptim me bashkekohor te nocionit komb?
stavri   |2009-11-30 06:00:09
tani pike se pari, me lejoni te ndaj nje shqetesim me auktorin e tekstit. sot qe
po flasim po jetojme ne nje realitet tjeter dhe jo te ate te vitit 1967. sot
kemi tre fe sunduese dhe nje mori fesh "perendimore" qe duan dhe ato
thelen e tyre te tortes. gjithashtu sot jetojme ne nje periudhe ku nuk kemi dy
blloqe te medha. nuk kemi me lufte midis nje lloku ateist dhe nje blloku
perendimor diku laik dhe diku fetar. sot kemi nje bote kosnumeriste qe shume
popuj e ndjejne sikur po i rrezikon dhe kane refleksin e mbledhjes ne vetvete
dhe rrjedhimisht neper tradita dhe fe.

kjo gje natyrshem sjell percarje, akoma
me teper ne nje vend si yni qe rrezikohet nga tre ose me hsume percarje. deri
tani po tregojme si popull qe bashkejetojme me njeri-tjetrin po kam shume frike
per te ardhmen.

shikoni tentativat e vorio-epirotasve per te ndare njerezit ne
fe dhe shikoni tentativat e disa islamikeve qe te vendosin nje xhami per fshat
si per te treguar territorin qe eshte i zene. jam dakord qe gjuha jone nuk do
shuhet po a do te formohemi si komb vetem me gjuhen??? kjo eshte ceshtja se
ciles asnje prej baballareve te kombit nuk po i pergjigjet.
stavri   |2009-11-30 06:14:45
ka dhe pike se dyti. dhe ketu ka te beje me kete baballaret e kombit qe kemi.
nuk mund te behet nje komb me nje mundes, nje spiun pa karakter, nje megaloman
egoist, nje president veteriner dhe nje tufe ndjekesisht pa arsim, pa deshire
per zhvillim po me shume vullnet per leke e qejf... me vjen keq, po ka dicka qe
nuk shkon ne kete kombin tone. me duket se po kapemi pas folklorit per te
argumentuar ekzistencen e kombit, por nuk mjafton!
Onufri   |2009-11-30 07:12:26
Meqe me pelqen te jem i sakte deri ne fund po i kujtoj stavrit qe ne fakt kemi 4
fe dhe jo tre. Nese ndan te krishteret ne 2 perse jo edhe myslymanet? Pastaj
eshte ajo moria e feve perendimore qe permend stavri, pastaj jane dhe ateistet.
E gjitha kjo ne vetem 3 milion banore. Tani nuk ju kuptova mire une (autorin dhe
stavrin)ose jeni totalisht jashte nje llogjike te bazuar mbi dialektiken. Une
shtrova nje pyetje dhe nuk mora pergjigje. Por u vazhdua me arsyetime paralele
duke kapur te njejtat tema.
Se pari kerkoj nje pergjigje me pas argumenta mbi
ate pergjigje.
Se dyti mos lexoni librin qe thote se kombet u ngriten mbi baza
fetare ne x ose y shekull dhe ja pra qe kete s'e luakerka topi. Sot jemi 3-4
shekuj me vone dhe duhet te arsyetojme sipas kohes ku jetojme.
Se treti Kombi
francez mos ka gje fe dhe gjuhe apo edhe doke e zakone te ndryshme nga kombi
italian? Apo spanjoll? Apo Portugez. E pra te dashur miq pranoj problemet
serioze qe kemi me identitetin tone kombetar por ju risjell ne vemendje se keto
probleme, sic kam shkruar ne disa artikuj me pare, lidhen me mosdijen, me
mospatjen e vetedijes, sepse qe identiteti (pra kombesia) eshte i forte une
personalisht nuk kam dyshime. Pikerisht sepse jemi NDRYSHE nga kombe te tjera.
Dallojme per gjuhe, zakone, folklor, e pse jo per t'ju bere qefin, edhe per
bestytni.
Pjeses derrmuese te bashkekombasve tane u mungon njohuria e
mjaftueshme ne menyre qe ta mbrojne me argumenta ose qe te jene te vetedijshem
mbi KOMBESINE e tyre ashtu sikurse nje femije me TALENT nuk ka akoma njohurite
apo pjekurine e duhur per ta shpalosur kete talent; por askush rrotull tij
(intelektualet ne paralelizmin me kombet) nuk e ve ne dyshim kete dhe punon qe
femija kur te rritet (ashtu si kombi yne i ri) te shfrytezoje dhe ta vere ne
jete kete Talent.

stavri   |2009-11-30 08:15:07
kombi eshte koncept, se qe te flasesh per nje koncept duhet te kesh vetedijen
mbi kete koncept. nese nuk e kemi vetedijen atehere qenkemi, ne rastin me te
mire nje komb pa busulle.

edhe njehere onufer, qe ta kesh te qarte, nuk po bej
destruktivizma, po konstatoj nje gje: talenti ose po keqperdoret ose mungon. ata
qe e keqperdorin jane elitat. sa te behet femijet e elitave eshte pak vone.


dihet qe vetedija e nje kombi formohet me kohen. une konstatoj qe nuk punohet
per kete vetedije, perkundrazi po behet cmos qe te shkaterrohet.
ditart   |2009-12-01 07:53:04
o auktor, kan qen shqiptaret ata qe pranuan krishterimin ne shekullin e 7-8 dhe
ne te 10 sllavet
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania