Gjeneralmegafoni

Gënjeshtra e Platonit dhe lufta (e re) e klasave

E-mail Print PDF

Sipas Platonit, shteti duhet të jetë ideali i drejtësisë. Koncepsioni i tij i shtetit ishte i ngjashëm me atë të Shpirtit. Kështu, shpirti përbëhet nga tre pjesë: arsyeja, vullneti dhe oreksi. Mirëpo, drejtësia, ashtu siç e mendonte Platoni, ndryshon nga nocioni që kemi ne sot për të. Platoni e identifikon drejtësinë me harmoninë; me fjalë të tjera, tek një njeri tre pjesët e shpirtit duhet të jenë në harmoni me njëra tjetrën – domethënë, arsyeja të bindë vullnetin, i cili fillimisht është neutral, që të sundojë oreksin, babëzinë, pasionet.
     Në nivelin e organizimit shtetëror, Platoni dallon tre klasa, të cilat i korespondojnë tre pjesëve të shpirtit të njeriut: udhëheqësit (arsyeja), rojtarët (vullneti, guximi), dhe artizanët (oreksi).

 Dhe, shteti i drejtë do të jetë ai shtet ku këto klasa do të ekzistojnë në harmoni me njëra-tjetrën – domethënë, si në rastin e shpirtit të njeriut, udhëheqësit duhet të sundojnë më anë të arsyes; rojtarët duhet të jenë të guximshëm për të mbrojtur shtetin; dhe, artizanët apo punëtorët duhet të mbajnë nën fre oreksin dhe babëzinë e tyre. Sidoqoftë, nuk shmanget mundësia që udhëheqësit, me anë të rojtarëve, të mbajnë nën fre artizanët dhe punëtorët. Dhe këtu lind problemi. Si ti bindim këto tre klasa që të pranojnë poziconin në të cilin ndodhen? Me udhëheqësit është e lehtë, sepse është e zorshme të gjesh dikë që nga pozicioni më i lartë të dëshirojë të zbresë në pozicionin më të ulët. Por si i bëhet me ata që nga pozita më e ulët do të kërkojnë të ngjiten në pozitën më të lartë? Dhe kjo, madje, eshtë diçka që është rrënjosur thellë në natyrën njerëzore.

 

       Për të shmangur një problem të tillë, Platoni sajon një gënjeshtër: këtyre klasave do t’u thuhet se është dëshira e zotave që secili prej tyre të bëjë sa më mirë që të jetë e mundur rolin që i është caktuar: udhëheqësi të udhëheqë sa më mirë; rojet ta ruajnë sa më mirë dhe artizanët e zejtarët të prodhojnë  objekte sa më të mira. Për këtë arsye, në zanafillë, zotat vendosën ar në trupat e udhëheqësve, argjend në trupat e rojeve dhe bronx në trupat e zejtarëve dhe artizanëve.
     Deri këtu gjithçka duket me vend – Platoni sjell një mori argumentesh në mbrojtje të teorisë së tij utopiste. Por tek kjo gënjeshtër mund të shihet diçka që kritikëve u ka shpëtuar: ajo që Michel Foucault e quan pushtet/dija. Është e vështirë të paraqesësh në disa paragrafë analizat e gjëra dhe voluminoze të Focault – diçka do lihet detyrimisht mënjanë, do braktiset...
     Dhe Foucault u përqëndrua pikërisht tek të mënjanuarit, tek ata të cilët historia u kish mbyllur gojën: i marri (Marrëzia dhe Mosarsyeja: Historia e Marrëzisë në Periudhën Klasike, 1961), i sëmuri (Lindja e klinikës: një arkeologji e perceptimit mjekësor, 1963), dhe krimineli (Të mbikqyrësh dhe të ndëshkosh: Lindja e burgut, 1972).

     Si u është mbyllur goja? Është i famshëm nocioni se gjithminë historinë e kanë shkruar fitimtarët – ne nuk e njohim historinë e humbësit. Nga ana tjetër, nëse dimë diçka mbi shekujt e shkuar, këtë e dimë nëpërmjet shkrimeve që na kanë ardhur nga ajo kohë... dhe kush i ka shkruar këto? Sigurisht, ata që dinin shkrim e këndim – kështu, ne nuk e dimë se si ishte shekulli i shtatëmbëdhjetë, për shëmbull, për një mullixhi, për një zejtar apo për një prostitutë të dorës së fundit. Shihet pra se si dijet që zotëronin një grup i caktuar njerëzish kanë mënjanuar një grup tjetër që nuk i zotëronte këto dije.
     Sipas Foucault, çdo epokë historike sundohet nga një lloj i caktuar dijeje dhe nga një numër i caktuar ligjërimesh të mundshme. Pra, në një epokë kemi një dije, si për shembull Krishtërimi në Mesjetë, dhe, në pajtim me këtë dije sunduese, gjithçka do pranohet si e vërtetë apo do të hidhet poshtë si e rreme. Pra, dijet implementojnë strukturat e përjashtimit, ku ai që zotëron një dije të ndryshme nga dija sunduese, përjashtohet, i mbyllet goja – për shëmbull, në shekullin e shtatëmbëdhjetë, në emër të Iluminizmit dhe të arsyes, marrëzia mbyll nëpër burgje e lidhje me zinxhirë. Por dija nuk ushtron pushtet vetëm mbi dijet e tjera, të cilat i frenon, i shtyp, e madje edhe i zhduk. Sistemi i mendimit që bëhet sundues në një epokë të caktuar ka brenda tij edhe “mikrofizikën e disiplinave”, ku pushteti ushtrohet imtësisht mbi individin, në një nivel periferik: në shkolla, në familje, në spitale, në qendrat e punës etj. Madje ky pushtet arrin deri atje sa ti “normalizojë” individët, duke praktikuar ndëshkime e tortura për ata që nuk respektojnë rregullat e parashtruara nga arsyeja sunduese. Provimi në shkolla është diçka e tillë...


     Por, atëherë pse pushtet/dija nuk i “normalizon” të gjithë individët, por lejon ekzistencën e të marrit, e kriminelit – dhe në rastin kur krimineli ekziston, atëherë pse mendimi sundues e shoqëria nuk e fshehin atë nga pjesa tetër, pjesa “normale” e shoqërisë? Në përgjigje ndaj një pyetje të tillë, Foucault thotë se shoqëria, pushtet/dija sunduese dmth, jo vetëm që nuk e fsheh kriminelin e maniakun seksual, por ajo i prodhon vetë ata. Dhe i prodhon sepse vetëm kështu, domethënë vetëm duke u nodhur përballë të marrit e kriminelit, arsyeja sunduese mund të përcaktojë e definojë vetveten. Ky është mallkimi që na ndjek bashkë me Iluminizmin. Nga ana tjetër, nuk është se kemi vetëm dijen dhe mendimin sundues të një shoqërie që përjashton individët që “mendojnë” e sillen ndryshe. Kur analizon psikanalizën, objektin e përhershëm të sulmeve të tija, dhe aspiratën e saj për t’u njohur e për t’u pranuar si shkencë, Foucault shtron pyetjen se cilat dije kërkon të përjashtojë psikanaliza duke e paraqitur veten si shkencë objektive, të vërtetat e së cilës janë të pakundërshtueshme? Dhe po të shtojmë këtu faktin që sipas Foucault çdo shoqëri ka regjimin e saj (politik) të së vërtetës, dhe faktin që në emër të objektivitetit shkencor janë shtypur një sërë dijesh të tjera, çështja bëhet vërtet domethënëse.


    Pra kemi një luftë “teorike” dijesh. Platoni ishte i ndergjegjshem per kete qe ne antikitet. Ai per te legjitimuar ushtrimin e pushtetit nga njera klase parashtron nje mekanizem te pushtet/dijes, ku individi do detyrohet te absorboje nje dije te caktuar, ne rastin tone nje genjeshter “me qellim te mire”. Pra, duke parashtruar nje dije si nje te vertete absolute, pushteti e detyron individin qe ta pranoje kete dije dhe bashke me te te pranoje edhe regjimin qe pushteti ushtron.
     Duke u rikthyer tek gënjeshtra e Platonit dhe sigurisht tek lufta e klasave e Marksit, duhet të themi se sot jemi në një epokë post-materialiste – të paktën në shoqëritë perëndimore të gjithë e kanë siguruar minimumin e jetesës. Në ndryshim nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, ku lufta e klasave përqëndrohej tek zotërimi i mjeteve të prodhimit, sot diçka e tillë është tejkaluar. A do të thotë kjo se lufta e klasave tanimë ka përfunduar dhe bota gjendet në paqe?
     Sigurisht që jo. Sot lufta e klasave është më e përgjakshme se kurrë – nuk kemi të bëjmë me dy klasa që dalin në sheshin e betejës për t’u ndeshur në bazë të rregullave të përcaktuara të luftës. Sot kemi të bëjmë me një anarki.
      Richard Rorty e përcakton kulturën tonë aktuale si një kulturë pa qendër, domethënë si një kulturë ku nuk ekziston një dije sunduese, dhe rebelët që luftojnë kundër kësaj me anë të dijeve të tyre. Sot, shoqëria është e ndarë në shumë grupe që kanë dijet e tyre, të cilët luftojnë kundër grupeve të tjera me dije të ndryshme... Kjo është lufta e re e klasave – lufta e dijeve...

                                                                                                                                                               Kel Musaj

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania