Gjeneralmegafoni

Gjuha Shqipe

E-mail Print PDF

Prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte. Për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. “Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat. Nga Prof. Robert Shvarc...

 

Unë, që jam ulur t’i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore, sepse prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte, për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. Pra, që të kthehem te thelbi i çështjes: A e ka dëgjuar ndonjëherë ky brez i ri i “njerëzve të penës”, se në vitin 1972 është mbajtur në Tiranë “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhës së njësuar letrare shqipe”, kongres në të cilin kanë marrë pjesë dhe e kanë miratuar edhe vëllezërit kosovarë, madje duke qenë nën thundrën e rëndë të serbëve?! Fakti që ata, ndoshta nuk kishin lindur ende në atë kohë, nuk do të thotë kurrësesi se historia e Shqipërisë fillon pas lindjes së tyre, nuk do të thotë kurrësesi që ata të lejohen të bëjnë diellin dhe shiun dhe të fshijnë, madje, veprën e lavdishme dhe plot sakrifica të Rilindasve tanë të mëdhenj dhe veprën e përkushtuar të një Kristoforidhi, Xhuvani, Çabej, Kostallari, Shuteriqi, Cipo, Dodbiba, Domi, Riza etj.etj.!

Në emër të cilit “mision iluminist” veprojnë kështu? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë! Apo (siç dëgjojmë shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkëj mbajtur në epokën e PPSH dhe tani duhet të konsiderohet i paqenë, tani gjuha duhet t’u përshtatet kohërave moderne, duhet varrosur përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave, duhet të mos respektohet fare lakimi i emrave në rasat emërore, gjinore, kallëzore, dhanore etj., duhet të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?! Me sa di unë, as Rilindasit tanë, patriotë të kulluar, as Naim Frashëri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, pra, e gjithë ajo plejadë që i vuri themelet e shëndosha gjuhës shqipe, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?

Duket sikur dikush aty në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka marrë përsipër atributet e Institutit të Gjuhësisë. Këtë e them, ngaqë po vë re përditë se të gjitha buletinet e lajmeve që kjo Agjenci u shpërndan mediave të shkruara dhe elektronike, përmbajnë të njëjtat gabime të rënda gjuhësore, dhe ato lajme fliten nga spikeret ose shkruhen nga gazetarët papagallçe, pa marrë as mundimin më të vogël të reflektojnë për ato gabime të panumërta, duke të krijuar kështu përshtypjen sikur janë njerëz me katër klasë fillore - gjë që nuk është e mundur! Në qoftë se ky dikushi në ATSH apo në cilindo gazetë ose stacion televiziv, i urdhëron punonjësit e vet: “Do të bëni siç ju them unë!”, atëherë do të ishte e udhës që këta njerëz me kaq shumë “pushtet” t’i anullonin zyrtarisht vendimet e “Kongresit të drejtshkrimit dhe të gjuhës së njësuar letrare shqipe të vitit 1972 dhe të mbanin një kongres tjetër, në të cilin t’ia argumentonin popullit shqiptar “shpikjet” e tyre të fundit dhe përse donin t’ia vinin kazmën gjuhës sonë të trashëguar e të kristalizuar brez pas brezi.

Për të mos e zgjatur së tepërmi (sepse materiali është shumë, shumë i bollshëm), dëshiroj të jap vetëm disa shembuj të masakrimit të gjuhës sonë. Ata, ndoshta, janë vetëm disa pika në detin e paanë të marrëzisë së përditshme në mediat * * *

Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq: DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADEN (dhe jo: NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADENIN); PAUELL DO TË TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TË TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund të vazhdoja me qindra e qindra shembuj të tjerë, por besoj që edhe me kaq kuptohet se ç’dua të them. Pra, sipas kësaj logjike brilante, gjoja për hir të ruajtjes së origjinalitetit të emrave, na u dashka të themi e të shkruajmë, për shembull: KAM NJË TAKIM ME SKËNDER (dhe jo: KAM NJË TAKIM ME SKËNDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANËN)! Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARË NDIEJ PËR TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PËR DARKË? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes. Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit MOMENTI (në vend të: ÇAST); EVENIMENT (në vend të: NGJARJE); GJENERATË (në vend të: BREZ); AGRAVIM (në vend të: RËNDIM); APERTURË (në vend të: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, i pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”.

Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”. Shikojini veprat e Kadaresë apo të prof. Qoses! Shikojini përkthimet letrare nga autorë të shquar të të gjithë shekujve! Mos, vallë, duhet të kërkojmë nga Kadareja që të heqë dorë nga gjuha e tij e kulluar dhe e pasur letrare dhe të shkruajë vetëm në dialektin gjirokastrit?! Apo prof.Qoses të shkruajë në dialektet e katundeve kosovare?! Shtetet e mëdhenj mund të kenë me dhjetëra e dhjetëra dialekte, por kur vjen puna për gjuhën zyrtare, përdorin vetëm një gjuhë të njësuar. Atje, çdo fëmijë i fillores e di fort mirë se ku duhet ta verë edhe presjen, pale t’i lejohet të bëjë gabime trashanike gramatikore…. Shqiptarët pak se i ka zënë e keqja e madhe që fëmijët e tyre të shpërndarë nëpër botë, të moshës shkollore apo të porsalindur, nuk do ta mësojnë ndoshta kurrë gjuhën amtare – por tani i kërcënon edhe rreziku që, në vetë vendin e tyre, të flasin një gjuhë të bastarduar! * * *

Së fundi desha të theksoj që, edhe nëse gjuhëtarët tanë të shquar nuk janë në mes nesh, nxënësit e tyre të denjë janë ende gjallë. Prandaj dëshiroj t’u drejtoj një apel të gjithë mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t’i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve – sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarshinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokëbetonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrët!

Share

Shto koment Kerko
olti   |2009-05-11 16:42:06
gabimet jane pletore neper shtyp, gati gati te zhysin ne nje gjendje revolte.
edhe aktiviteti me antiombetar i orkestruar nga te gjithe spiunet e kesaj bote
nuk do te arrinte dot qe te godiste kaq rende zemren e keto kombit tone, sesa e
bejme ne me gojen dhe duart tona!!!
Ersi   |2009-05-12 05:46:14
E kam lexuar vite me pare kete shkrim dhe perfundimi eshte se akoma nuk gjen
paqe ky problem.
olti   |2009-05-12 06:26:09
sepse nuk behet pune e mjaftueshme ne asnje institucion privat ose publik. si n
eshume fusha te jetes ne shqiperi. po ky menefregizem nuk duhet te preke
shtyllat e ketioj kombi per ndryshe komb s'ka, as me det as pa det.
Kevinjon  - Gjuha shqipe   |2009-05-12 09:05:41
Gjate leximit te ketij shkrimi me vijne nder mend lloj lloj mendimesh plot me
vrere, mbllef, qortime, fajesime e vazhdoj keshtu gati gati deri ne nje kollaps
te plote shkaqesh e arsyetimesh qe behen perfundimisht akoma me te pakuptimte e
zbehen ne qindra pikepyetje kur nuk arrij dot te gjej nje zgjidhje te drejte e
te prakitikueshme te porblematikes ne fjale perpos te shfryhem ne brendesi me te
njejten klithme inati te pashprese si ndoshta cdo shqiptar tjeter qe ka deshiren
dhe pergjegjesine patriotike. -Si per koecidence por te nje natyre tjeter; sot
paradite ne pune e siper pata nje bisede interesante me nje grua 89 vjecare
gjermane qe kishte perjetuar edhe luften e dyte boterore, biles kishte pire kafe
edhe me vete Adolf Hitlerin. Ndersa bisedonim nder te tjera biseduam edhe pak
per histori e demokracine moderne ngaqe ajo kishte deshiren te me tregonte per
veten e te kaluaren e saje, me tha keto fjale: "Ne gjermanet nuk jemi te
gatuar per demokraci sepse ne e kemi ne gjak te shkojme e shikojme vetem drejt.
Ne gjermaneve na pelqen ti biem me grusht tavolines kur jemi te bindur, duam
goten e birren tone ..natyra jone eshte e pa diskutueshme packa
pseudo-arranzhimeve. Ne i kemi per natyre rregullin, disiplinen dhe normat, nuk
ka qene kurre e nevojshme te na i brymoste nje karizmatik sic ishte Hitleri
sepse ai nuk solli asgje te re pervecse e beri natyren tone ideollogji
shteterore" - ah sikur te ishim edhe ne shqiptaret pak a shume kaq te
vetdijshem per specien tone do te gezonim me teper respekt dhe do te ishim me
teper per veten tone!!!

Kevinjon
Onufri   |2009-05-12 10:46:34
Mendoj se duhet te jemi ne te paret,
qe duhet ta pastrojme gjuhen, atje ku
eshte e mundur, nga huazimet. Ndersa kjo
ulerime , qe vjen nga nje person i cili
nuk u lind ne Shqiperi por jetoi dhe u
dashurua me gjuhen tone, duhet rikujtuar
here pas here, qe te mos harrojme te
pakten ne,qe jemi te ndergjegjshem mbi
gabimin qe bejme.
Etmond  - Gjuha shqipe     |2009-05-27 08:37:48
Pershendetje te gjitheve.
Gjuha shqipe gjuha e nenes, ka kohe dhe vite qe
bastardohet dhe askush nuk e ve ujin ne zjarre, eshte per te ardhur keq kur sheh
disa djem dhe vajza te krekosur e te lyer dy cm mbi lekur, te ardhur nga europa?
Te modernizuar, te paisur me "dije" te armatosur me gjuhe te reja dhe me
nje fryme revulocionare thua se kan bere zbulimin e botes se re.
Te krekosen
ekraneve televizive me gjithefare budallelliqesh ne nje gjuhe qe askush nuk e
kupton, vecese atyre qe u intereson kjo mjegull!?
Pastaj vijon shtypi i shkruar
"mediat" gazetat "xhorrnalet" "news" e tje.
Ku ne nje
artikull te shkruar shumellojshmeria dhe pasurimi i shkrimit me fjale te huaja
eshte aqe i dendur saqe te jepe pershtypjen se nuk eshte shkruar ne shqip!
Dhe
sakush nuk jep llogari per kete "bastardim" masakrimim.
Onufri   |2009-06-05 14:31:35
Etmond ke shume te drejte! E vetmja gje qe mund te bejme per momentin eshte te
bejme zhurme. Ta ngreme zerin aty ku mundemi, aq sa mundemi, ne pune, ne
shkolle, ne kafe, ne shtepite tona. Pak nga pak kjo jehone do te arrije edhe
atje larte ku merren vendimet.
shqipja  - pastro   |2010-09-11 01:53:33
1. Disa fjalë "shqipe" në vet shkrimin ... : subtitrat, anullon,
bastarduar, mediokrët, brilante, frazë, subtitrat, peticion, Presidentit...

2: Kadare në mbarë veprën e vet ka 300-350 fjalë shqip
arapaj   |2011-01-25 14:59:40
http://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha_shqipe

Mendo j se ketu fillon njohja e
abc...zh
Cdo kush ka nevoj per mesim.
Respekte.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania