Gjeneralmegafoni

Histori me televizorë

E-mail Print PDF

Hapja demokratike e Shqipërisë na pruri edhe televizorët. Të tillë kishim edhe më parë, por këtë radhë televizori nuk ishte më televizor – ai erdhi i ndryshuar: bashkë me ngyrat, telekomandën, dhe markat e emërtuara në gjuhë të huaja, tanimë televizori shoqërohej me një emër të ri, tanimë ai ishtë bërë MEDIA. Kështu, edhe ne, duke iu bashkuar shoqërive perëndimore u kthyem në një shoqëri të mediave. Jo më kot Montesquieu shkruante se në momentin që nuk ka më intriga demokracia merr fund... sidoqoftë!
     Por... për të shmangur sadopak fragmentarizimin, dhe sigurisht, për të thënë një të re të vjetër, lipset që këtë kuti katrore, që tanimë nuk ka më formën e një kubi, por është bërë drejtëkëndore, ta shohim [nga pak, sigurisht] nën dritën e gjenealogjisë.

     Me që ra fjala tek dritat, po e nisim më ketë.
     Gjatë periudhës së okupacionit, elektriciteti ishte bërë i njohur për banorët e disa qyteteve të mëdha të vendit, por mbetej një fenomen i panjohur për zemrën e popullsisë shqiptare: fshatarët. Të mësuar me flakëkuqet e copave të pishave që teksa shkrumboheshin hidhnin një ndriçim të zbehtë në odat e tyre, ata ishin “skeptikë” në lidhje me proçkat që u kishin thënë. E si ishte e mundur që përmes disa tubave, telave që shtriheshin brenda tyre, dhe atij poçit të qelqtë me një fije të hollë teli brenda, në odat e tyre të buçiste drita? Epo ja që buçiti! Dhe një fëmijë njëmbëdhjetë vjeçar teksa pa shtëpinë e tij të zhytur në dritë, i tmerruar nga fantazma e gogolit që mbyste me ndriçim, ia dha vrapit dhe u fsheh diku mes gëmushave, në errësirë. Familjarët arritën ta gjenin vetëm mëngjezin tjetër, dhe iu desh kohë derisa ta bindnin që pasditet t’i kalonte në shtëpi.
     Shkuam shumë përpara, pasi elektrifikimi i plotë i vendit u bë vetëm në fillim të viteve `70. Kthehemi pas, në vitet e para pas çlirimit, kur vazhdonte që vërdallë të kishte partizanë.
     Pikërisht një nga këta partizanë, në një fshat ku nuk ishte parë kurrë asnjë lloj makinerie, mendoi të shfaqte një film. Shkoi tek lëmi i fshatit, dhe në degët e një arre aty pranë lidhi një çarçaf të bardhë. Të gjithë u mblodhën në lëm, por as për të shirë e as për të kuvenduar: kurioziteti i tyre kishte të bënte me rrondelet e makinës. Mirëpo mbasi u errësua dhe në çarçaf filluan të projektoheshin shkronja dhe figura, kurioziteti nuk ishte më ndjesia e tyre e vetme. Disa të rinj që kishin gjezdisur dhe e njihnin një fenomen  të tillë filluan t’u shpjegonin të tjerëve, atyre që nuk ishin larguar kurrë nga ai fshat, konceptin e kinemasë... dhe, kështu, shfaqja vazhdoi...
     Nuk vonoi shumë kohë, dhe në lëm ia behu një nga pleqtë më të moçëm të fshatit. I dridheshin mustaqet teksa bërtiste sikur ti kishin hipur xhindet dhe kërkonte që të ruheshin fëmijët nga lugetërit që kishin pushtuar lëmin e fshatit, ndërsa vetë me një pishtar në dorë shkoi të dëbonte hijet. S’do mend! Nuk është e vështirë të kuptohet impakti që patën në mendjen e fshtarit plak, të lindur aty nga 1870 (as ai vetë nuk e dinte me saktësi), çarçafi i bardhë dhe figurat që shfaqeshin aty: lugetër e çfarë lugetërish.
     Vitet kalonin dhe arritjet e komunistëve shtoheshin: hapja e shkollave, zhdukja e analfabetizmit, elektrizimi i plotë... dhe ja ku më në fund i’a dha dita që në këtë fshat të vinte edhe televizori i parë. Fati e deshi [që unë të mund të shkruaja këto radhë] që televizori të vinte në një shtëpi ku banonte një plakë nja tetëdhjetë vjeçare, bëmat e së cilës janë treguar nga një vajzë e re, fqinjë e plakës.
     Është e vështirë që të shpjegohen, aq më tepër në shkrim, efektet që pati televizori mbi plakën e gjorë. Gjithsesi, mund të themi se plaka i shihte si vizitorë, si njerëz realë që kishin bujtur në shtëpinë e saj, personazhet që shfaqeshin në qelqin e kutisë. Sidoqoftë, një përpjekje për të bërë fjalë merakun e plakës mund ta bëjmë.
          Pas nja ca kohësh – duhet thënë se tufëzimi i bagëtive kishte bërë të vetën – plakës i kish vajtur mëndja për një çikë dhallë. Del në sokak dhe i thërret vajzës:
‘Moj çupë – i thotë – po u dogjëm për një pikë dhallë, s’ka hiç’.
‘Eee – i thotë fqinja e re – unë e kam zgjidhur atë problem’.
‘Po qysh më? – pyet plaka e habitur – thomë edhe mua’.
‘I ke parë ato lopët laramane që dalin në televizor?’
‘E i kam parë – thotë plaka.
‘Epo unë e kam rregulluar me ato gratë që i mjelin. Në darkë vë një vazo mbrapa televizorit, dhe në mëngjes e gjej plot’.
E çuditur plaka i afrohet dhe me zë të ulët i thotë:
‘Po thoju më t’më japin edhe mua një çikë, se mos i paça kalamajtë nuk i tregoj njeriu’.

     Këto rrëfenja nuk janë ndonjë gjë e rrallë. Ndoshta, çdokush ka dëgjuar të tilla pasi ato i gjen në çdo shtëpi. Arsyeja se pse i shkruaj këtu është se ato janë harruar, ose, më saktë, nuk bëjnë pjesë në ato ligjërimë që zakonisht pëlqehen në lidhje me mediat tona.
     Flitet për vitin kur u themelua televizioni shtetëror, për vitin kur u hap televizioni i parë privat, dhe harrohen ndjesitë që patën njerëzit kur u përballën me të tilla ndryshime. Ndoshta nuk ka rëndësi, por ma do mendja se për të folur rreth fuqisë së mediave, rreth aftësive të tyre për të informuar, e madje edhe për të formuar politikanë, duhet që ndopak të kujtojmë se kush kemi qënë, të mos bëjmë një histori të përciptë vitesh, por t’i hyjmë më në thellësi, të njohim impaktin e mediave tek paraardhësit tanë. Dikush mund të pyesë: e ç’na hyjnë në punë ndjesitë e këtyre pleqve gërnjarë, të budallallepsur e fshatarë? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjemi me një pyetje tjetër: ç’është gjenealogjia?
     Një histori gjenealogjike është një histori që merret me ato fenomene që kanë rëndësi për ne sot, me ato fenomene që kanë ndikur mbi mënyrën se si sot jetojmë, mendojmë, dhe perceptojmë botën bashkë me dukuritë saja. Te flasim për pasojën, në rregull, por të mos harrojmë shkakun.
     Kështu, ndjesitë e këtyre pleqve në lidhje me TV ndikojnë mbi ne po aq saç ndikojnë edhe ndjesitë e tyre karshi besës, nderit, mikpritjes, e ku ta di unë tjetër. Figurativisht edhe Gjergj Elez Alia është gjyshi ynë.
     Që mediat, këtu në Shqipëri, ndikojnë në politikë-bërje në një mënyrë që nuk mund të vërehet në vendet Perëndimore, kjo është diçka me një qartësi të llahtarshme. Megjithatë, nuk synoj të bëj ndonjë analizë, synoj vetëm të nxis vëmëndjen e atyre që kur u turbullohet uji pastrojnë rubinetin e çezmës.

                                                                                                                                                           Kel Musaj    
     

Share

Shto koment Kerko
stavri   |2010-06-16 18:33:19
http://www.shekulli.com.al/2010/06/16/vetevritet-b ekim-fehmiu.html
Ruby Tuesday   |2010-09-11 18:50:23
o kel musaj po ky esht material i njohur
hajde ta gzofshi faqen i
here...

whole lotta love
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania