Gjeneralmegafoni

Kujt t'i drejtohem?!

E-mail Print PDF

Kam jetuar jashtë Shqipërisë për një kohë të gjatë të jetës time, saktësisht në një vënd të BE-së. Kthimin nuk e pata aq të lehtë, por isha i vetëdijshëm për realitetin dhe i përvesha mëngët që të ri-integrohesha në shoqërinë që kisha lënë vite më parë. Fillova një punë sipas profilit për të cilën isha specializuar. Për hir të së vërtetës nga kjo anë shqipëria është më dinamike se disa vënde të europës dhe ishte një nga motivet që më shtynë të kthehesha. Mora një shtëpi me qera, mësova ku ishin ushqimoret dhe fillova të kanalizohesha në jetën “rutinë” të së përditëshmes...

Tek flisja me disa miq, me të cilet ishte shtruar debati nëse ja vlen të kthehesh në shqiperi, bëra një rezume të disa nga problemeve që un has në kurizin tim nga të tretë dhe vendosa ti shtroja ato duke i shkruar.


Teksa ec
ën në rrugë me makinë, has akoma makina të cilindratave të larta që nuk rrespektojnë rrjeshtin dhe kalojnë duke të prerë rrugën në semaforet më sinjalin e kuq, ndërkohë, që këto të fundit janë të kontrolluara me polic dhe kur i kërkon informacion policit të shërbimit për këtë shkelje në flagrancë dhe të rrezikshme, të përcjell duke të kthyer krahët dhe bën sikur s’të ka parë dhe dëgjuar. Me veten vazhdoj akoma ta justifikoj, që ai i mëparshmi do jetë ndonje i “rëndësishëm” dhe polici i sherbimit në atë semafor ka frike ta ndalojë, pasi do të rrezikonte vendin e punës.
Me makinën time i drejtohem rrugës së shtëpisë, ndërkohe që në mes të rrugës përballem në një bllokesë të saj. Një kamion është futur në rrugicë dhe po bën ngarkim shkarkim. Ndaloj dhe ju bëj të ditur së në mirësjellje duhet të kishin lajmëruar ditë më parë me disa kartela, që rruga do jetë e bllokuar nga kjo orë deri në këtë orë, që kush jeton në zonë të organizohet, pasi ajo është e vetmja arterie e atij blloku banimi. Më percjellin më një të buzëqeshur ironike dhe detyrohem të parkoj në anë të rrugës dhe të largohem për tu kthyer pasi kamioni të kish mbaruar punën e tij.

Ndërkohë i drejtohem banesës sime dhe në këtë pike dua të ndalem pak më gjatë. Ashtu si shumë të tjerë, më ato pak lekë të kursyera dhe me anë të një kredie, vendosa të blija një banesë. Kontaktoj një firmë ndërtimi dhe shikoj projektin, më pëlqen dhe vendos ta blej tek këta të fundit banesën time.
Që nga koha e nisjeve të punimeve, u bënë 2 vjet që kjo firme është jashtë afateve të kontratës më banorët dhe lejes së shesh ndërtimit të marë nga bashkia. Pjesët e dyqaneve janë si katakomba me teneqe dhe materiale ndërtimi. Në këtë pallat janë shumë familje të reja që kane fëmijë dhe këta të fundit luajnë tek këto rrenoja që janë në katin e parë dhe rrezikojnë të dëmtojnë shëndetin e tyre. Po kështu, disa të rinj përdorues droge, kanë gjetur një hyrje për në tarracë, pasi pallati ka një shtesë pa leje të papërfunduar dhe kryejnë aty të gjitha nevojat e tyre, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të atyre që e banojnë atë pallat. I jemi drejtuar disa herë ndërtuesit të pallatit që të përfundoj punimet dhe të dorëzoj pallatin nën normat e sigurisë që e kërkon ligji, por rezultatet janë po të njëjta, përcjellëse. Hamendësoj, së ndoshta i ka krahët e ngrohtë pasi arkitekti është bashkëshorti i një politikaneje, dihet që në shqipëri për të pasur një aktivitet duhet të kesh njohjet e duhura. Sidoqoftë këtë s’mund ta them me bindje, di vetëm që është 2 vjet jashtë afateve!!!

Për ta pasuruar panoramën, ngjitur pallatit tonë po ndërtohet një objekt i cili po hap themele të thella dhe ky lloj punimi mundësohet me disa makineri të medhaja sonduese dhe të zhurmshme, por problemi është së ky proces bëhet natën dhe nuk ju shpjegoj dot zhurmën që këto makineri shkaktojnë. I kemi njoftuar disa herë për shqetësimin që shkaktojnë, por na përcjellin duke na treguar derën e kantierit.


Në fund të ketij shkrimi më vjen pyetja natyrale, “KUJT T'I DREJTOHEM”?

 

Pse, pas kaq shumë kohësh duhet akoma të bej paralelizma më të jetuarin në komunitet që beja jashtë shqipërisë. Pra, c’duhet të bej une që të kem një jetë të qetë, pa shqetësimet e krijuara nga të tjerë, kush është garanti?!

                                                                                                                                                     Ersan Karameto

Share

Shto koment Kerko
Anabel   |2009-05-15 12:26:14
Artikull me shume te verteta dhe ku te gjithe kemi se cfare te shtojme. Edhe per
mua, qe nuk kam jetuar jashte, situata te tilla jane tragjike, komike..le te
themi te papranueshme. Por a mund te presim kaq shume nga Shqiperia? Keto jane
probleme shume te prekshme dhe themelore por qe jane te lidhura ngushte dhe ne
pakete me gjithe karakteristikat e Shqiperise..Krahasimi me vendin ku ke jetuar
sikur nuk eshte fort i pershtatshem.
Kur shqiperia te zgjidhe problemet e saj
themelore, situatat me lart nuk do te perseriten..dhe kjo do te realizohet ne
menyre te natyrshme

olti   |2009-05-15 17:30:45
eshte e vertete qe shqiperia ka probleme shume te medha, po nje nga keto eshte
dhe komunikimi i keq dhe te mungesa e kerkeses se llogarise qe duhet te kerkojme
nga qeveritaret. rrjedhimisht ata mesohen me kete situate dhe u krijohen kushte
me te lehta per te na shkelur. problematika qe ngre artikulli eshte rrjedhoje e
te njejtes marredhenie te ndertuar keq.
Skerdi   |2009-07-15 02:43:41
Nuk je shume i sakte kur thua Ne nje vend te BE :silly:
beqir meta   |2009-10-16 07:57:34
kujt te duash. qeveria sot me ne krye SHTZ Dr. Prof. QNderiPrizren Dr. Honoris
Causa President Kryetar KRRTRSH Kryetar PDSH S A L I B E R I SH A ka ngritur
insititucionet e te gjitha ngjyrave dhe llojeve qe ti te drejtohesh dhe te
zgjidhesh problemin qe ke.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania