Gjeneralmegafoni

Kujt t’i drejtohem (2)

E-mail Print PDF

Si çdo fund muaji, të vjen mendja verdallë  me pagesat  e faturave të shërbimeve bazë, drita, ujë dhe telefon. Është e njohur metoda e adresimit me raste tek “kutia e sajuar postare” e parvazit te katit të parë të çdo hyrjeje. Them me raste pasi në një vit më kanë ardhur vetëm 4 herë... Aty i gjen të stivosura njëra sipër tjetrës në formatin A4, mënyrë kjo që ndihmon në rigjallërimin e  “traditës” së komshiut kureshtar, që do të dijë se ç’bluhet në shtëpinë e tjetrit. Në këtë vazhdë me ndërprerje, tipike shqiptare, çdo fund muaji paraqitem në zyrat përkatëse që këto shërbime kanë dhe kërkoj të kryej pagesat si konsumator i rregullt që jam.


Paraqitem pranë zyrave të Albtelekomit. Pasi mbaj radhën “një burrë një grua”, i zgjas librezën zonjës prapa sportelit që i duket vetëm koka, e cila kontrollon një listë emrash dhe më thotë sa do të paguaj, pa saktësuar se çfarë po paguaj: ajo thjesht të jep një vlerë që të është caktuar nga kompania. I them se vlera më duket e lartë në krahasim me herët e tjera, pasi unë nuk e përdor shpesh telefonin e shtëpisë, sepse komunikoj me celular. Ajo më jep te drejtë duke pranuar se vlera është e larte dhe më përcjell duke më thënë  të drejtohem pranë zyrave qendrore të kompanisë dhe të interesohem atje. Pra,  trajtuar me syrin e njeriut mesatar shqiptar që ka halle, punë, familje dhe trafik, kjo fjalë  goje e sportelistes përkthehet si vajtje në “qendër”, nën kaosin e trafikut, pasi marr leje shtesë nga puna dhe duke humbur kohën time për një pseudo-shërbim, i supozuar modern dhe për të cilin ne paguajmë rregullisht. Paraqitem ne sportelet “levizëse” të kësaj kompanie serioze dhe parashtroj problemin tim, u jap të dhënat e mia dhe më thonë se sistemi nuk e mundëson dot faturën analitike, pasi jemi në remont!!!
I pyes se si i justifikoni ju këto shifra që ne paguajmë, nuk marr përgjigje, por më lihet të kuptoj me shikimin e saj, që “o kështu o hiç”!!!

E kuptova se privatizimet strategjike në Shqipëri nuk janë në favor të konsumatorit dhe e kuptova se do të ishte një operacion vetëvrasës të shkoja të paguaja dritat në të njëjtën ditë. Rrjedhimisht sakrifikova ditën e punës të radhës me shpresë se ecejaket do të ishin më modeste...

Përpara së të paraqitesha pranë sportelit të radhës, u pajisa me një shumë të konsiderueshme lekësh,  pasi nuk i dihet kurrë se ç’shumë të thonë: konsumatori cjap që shkon te kasapi nuk e di se sa do të paguajë sepse shërbimi modern që presupozohet se është ngritur nuk të njofton për asgjë...

Në këtë çast shumë vendimtar, shoh të përvijohen dy radhë, një që shërben për printimin e faturave dhe tjetra për të paguar lekët. Njësoj si më lart,  edhe këtu e filloj rrugëtimin dhe i nënshtrohem diktatit të radhës “një burre një grua”, për të printuar faturën të cilën nuk m’a dërgojnë më në “kutinë postare” te parvazit te katit të parë. Kur më vjen radha, jap librezën dhe printohet fatura e re me shenjën CEZ, në të cilën shënohet vlera që më krijoi një pështjellim përzier me shastisje. Kërkoj menjëherë shpjegim: si ka mundësi që faturat e mëparshme ishin 150% më të ulëta se kjo aktualja. Përgjigja ishte e kulturuar por acaruese: “më vjen keq, por duhet ti drejtoheni sportelit të ri i cili ndodhet ne cepin tjetër të Tiranës”, të mirënjohurin Pallati me Shigjeta. Insistova duke thënë se ju jeni një zyrë qendrore dhe se duhet të keni një ambjent për çdo paqartësi, më thotë se atje është pika e vetme ku mund te paraqesësh ankesat, nderkohë më tregonte me gisht se duhet të shkoja dhe të paguaja nga radha tjetër ku sërish ndiqej me përpikmëri parimi “ një burrë dhe një grua”. Po s’kisha çfarë të  paguaja, nuk kisha lekë mjaftueshëm, pasi vlera ishte më e madhe nga parashikimi im (më rroftë parashikimi...). U detyrova të largohesha e të merrja lekët qe me mungonin. Kthehem pas një ore për të kryer pagesën dhe gjej ekonomisten qe bënte llogari e me thotë se janë mbyllur dhe se i duhet te shkoj në bankë. I kujtoj  orarin qe është per publikun dhe që s’mund të largohet para përfundimit të këtij orari. Zonja e nderuar, ma pret si pa të keq “ik mër çun se mua po më luan mendja këtu, kam ne dorë 20 milionë lekë dhe po më pret makina e ndezur”. Largohem nga sportelet dhe kërkoj ndonjë numër telefoni në faturë. Zbulova se faturat e reja e kanë një të tillë mu ne ballë, i bie numrit me 080 e rri ne pritje për kohë të gjatë dhe nuk marr asnjë përgjigje nga krahu tjetër...
Per t’iu kthyer “traditës” shqiptare të zgjidhjeve të halleve, i drejtohem nje shokut tim i cili punon në këtë kompani, e pyes nëse funksionon numri që gjendet në faturë dhe më thotë se nuk është ende aktiv. I them për faturat që kane vlera të pakuptimta, më thotë se edhe ai vet ka të njëjtin shqetësim dhe nuk i ka dhënë dot zgjidhje, pasi është në dorë të faturueses. Paguaj më tha ky shoku dhe kur te vijë faturistja, zëri prit dhe kërkoji llogari, vetëm kështu mund të zgjidhesh dçka (?!). Nuk e pyeta si dhe qysh është futur në atë punë, po me siguri për arsye se ka patur hobi t’i zërë prita faturuesve... Pra, që të merrem me hallin tim, më këshilloi të bëhem polic i një shërbimi që unë e paguaj me lekë!!!

Lindin natyrshën pyetjet:
Kujt ti drejtohem që të mos kem kokëçarje të tilla, kush i kontrollon këto kompani shërbimesh të cilat abuzojnë duke sjellë metoda të reja, moderne dhe perëndimore të vjeljes së lekëve po ruajnë të njëjtat teknika primitive të dhënies së shërbimit?
Kujt ti drejtohem qe ti thotë ndal vjedhjes dhe të bëjë diçka për individin e thjeshtë që duhet të punojë, jetojë, të ushqejë me lekë këto kompani dhe të durojë ofendimet e tyre të përjetshme.

Që Shteti shqiptar është një organizëm që lëngon kjo dihet. Dhe strategjia e privatizimeve pa hesap është një metodë që po përjetëson këtë lëngim dhe viktimat jemi prapë ne. Mund të trumbetojmë Evropën sa të duam, por ajo gjendet në këto detaje të vogla, detaje të cilat tregojnë se jemi duke ndjekur krejt rrugën e kundërt...

 

                                                                                                                                                    Ersan Karameto

Share

Shto koment Kerko
Baruti   |2010-12-06 04:05:34
Keta duan dajak, nga i madhi deri tek i vogli.
Talenti   |2010-12-06 09:30:04
Me sa laxova, ju qe shkruani,,, dukeni nje djale i ri, te pakten keshtu
paraqiteni ne komentet e sportelisteve te edukuara..por mendoj se si a del nje
pensionist ne vendin tuaj..te beje gjithke keto perpjeke e ne fund ti perplaset
nje dere ne fytyre..eshte e tmerrshmmeeee
Vasil  - Shtetas Shqiptar   |2010-12-08 06:51:22
Privatizimet gjoja te fameshme te Albtelekomit dhe shperndarjes se energjise
elektrike,ne fakt jane blerje te paligjshme nga njerez me pushtet ne Shqiperi,te
cilet kane krijuar komapani fiktive me llogari bankare dhe nje zyre me tre
punonjes,jashte Shqiperise (Ceki dhe Turqi),qe ju shiten Shqiptareve si
privatizimet me te mira te sektoreve strategjik(Komunikacionet dhe energjia)ne
Shqiperi.Keto jane privatizime qe i perkasin nje kaste ne Shqiperi,qe nuk ju
intereson as sherbimi as investimi dhe as inovacioni,sepse ata i privatizuan
thjesht per ti grabitur dhe plackitur,deri sa ti shesin te ndonje tjeter kur te
vije momenti.Mos prisni qe keto kompani te lidhura me pushtetin,te
permirsohen.Vetem stampat e bukura neper fatura dhe reklamat do te
ndryshojne,por sherbimi dhe kostoja per konsumatorin do te vazhdoje te rritet.
stavri   |2010-12-08 07:51:20
biznesi ka si qellim te fitoje leke. nje bote pa rregulla eshte parahse per te.
po ama pa rremuje. se rremujrave i druhet. atehere kane gjetur shqiperine, pa
rremujra po pa rregulla dhe bejen si t u doje qejfi, me kusht qe ti japin hakun
atyre qe vene firmat neper tendera... duket si nje shfryrje vulgare po
fatkeqesisht eshte realiteti.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania